Gjykata e Arbitrazhit Sportiv do të marrë në shqyrtim rastin e ndeshjes eliminatore të Europianit: në nëntorin e kaluar ajo nuk përfundoi për shkak të një sherri dhe të një droni në fushë

 

Ndeshja e turpit europian është kthyer në fushë, por në atë të gjykatave të drejtësisë. Po, në Lozanë të Zvicrës, ku të premten Gjykata e Arbitrazhit të Sportit do të shkruajë faqen e fundit të një mosmarrëveshjeje fare pak sportive dhe shumë “territoriale”, e nisur nëntorin e kaluar me sfidën mes të zotëve të fushës, Serbisë dhe Shqipërisë, e vlefshme për kualifikimin në kampionatin e ardhshëm europian, dhe që nuk përfundoi kurrë për shkak të trazirave tepër të rënda. CAS-i duhet të shprehet për ankimimin e së parës (Serbisë) që ka të bëjë me 3 pikët e penalizimit dhe të së dytës (Shqipërisë) për humbjen 3-0 aforfe që iu vendos .

Atë natë, në Beograd, çfarë nuk ndodhi dhe shumë më parë se sa një dron që valviste flamurin shqiptar të fluturonte mbi stadium duke shkaktuar reagimin e marrë të lojtarëve të përfaqësueses së Dick Advocaat (i cili ndërkohë ka dhënë dorëheqjen dhe ka përqafuar kauzën e Sanderlendit) dhe atë të tribunave të një publiku të dalë jashtë kontrolli. Gabimi qëndron në krye, në dhomën e pultit të UEFA-s, që lejoi takimin mes dy realiteteve që janë në konflikt për arsye politike, duke u shtirur sikur nuk dinte asgjë edhe pse bëhej fjalë për një ndeshje me përqindje të lartë rrezikshmërie.

Faktet, të dokumentuara nga filmimet televizive, përshkruajnë një klimë kërcënimesh tepër të rënda ndaj kombëtares së drejtuar nga Gianni De Biasi, e cila u ndëshkua aforfe sepse është “fajtore” që braktisi fushën e lojës, pasi shumë prej tyre ishin goditur, sulmuar, sharë. Të keqen e “fair play”-t, kalin e betejës kaq të lakuar nga UEFA. E cila nuk lejon kryqëzime ndërmjet Rusisë dhe Ukrainës dhe madje edhe ndërmjet Spanjës dhe Gjibaltarit, por më pas mbyll një sy, madje që të dyja, në raste të tilla. Ky është autogoli më i pabesueshëm.

 

La Stampa

27 Komente

De Biasi e do me zemer Shqiperine!  edhe ky shkrim i La Stampas besoj eshte pasoje  punes se lobimit te tij  ne prag te vendimit te gjykates se arbitrazhit per ndeshjen e ''famshme''  Serbi-Shqiperi..

nejse,  ka nje shprese qe ne te marrim ate 3-pikshin neser.. jo vetem per shkak se faktet dhe e drejta  eshte me ne,(ne fakt keto nuk pine uje te UEFA),  por se gjykatesit CAS  jane te pavarur dhe nuk kane lidhje me UEFA.

Eshte i gabuar vizioni se sporti eshte jasht politikes.Dhe se njeri organizem vendimmarres eshte krejt i pavarur nga te tjere dhe politika,  ne rastet e gjykimeve.Vendimmarrja politike eshte ajo qe jep direktivat per te ruajtur ekuilibrat rajonale e me gjere.

Edhe ne rasitn e topit te futbollit qe ai te mos shndrrohet ne ...obuz ! 

Mediat shqiptare u moren me shume me dronin se sa me lojtaret e arbitrat e perfaqesuesit e UFE's. Cfare tha kush e pse e tha ? Nderkohe qe UFE's nuk ja griz fare per dronin apo per drurin qe hengren lojtaret ne fushe. Fakt eshte qe mediat shqiptae apo sportistat shqiptare nuk kane gje ne dore per te vendosur. 

Pak a shume te gjihte cuan uje ne mullirin e qofte largut smiley

Deri tani asnje lajm smiley

Ca lajmi or Brad. Vendimi nuk leviz. Vertet shpreson?

Nuk e di por duke pare disa vendime te veshtira qe kjo gjykate ka dhene , jam optimist smiley

Bradi ka te drejte, kjo gjykate eshte per ceshtje sportive, por nuk ka lidhje me UEFA.
shpresojme pra.. aty nga ora 6 pritet vendimi..

WTF fiqo. no po presim tjeter gje..

Ai vendim merret javen tjeter 

jemi optimiste. ... http://lajmi.net/de-biasi-i-buzeqeshur-j...

p.s. o Fiqo, degjova qe te Bajerni e kishin gjetur nje viktime per humbjen ndaj Portos ne CL... pushuan doktorin e ekipit nga puna... shume demtime te gjata ne ekip, motivacioni...
nejse, nese Bajerni skualifikohet perfundimisht nga CL, kane per tja futur atij tipit qe kujdeset per kantinen e klubit (kafe , çaj etj), si dhe rojes te parkingut te AllianzArena..smiley

Une them qe ka per te qene Turk.( per ti dhene nje kuptim me te drejteperdrejte te shprehjes"koke turku")smiley

turku  i parkingut do behet ''koke turku'', ndersa doktori i ekipit  ''kurban''.smiley
 

Bajerni i Modh sa i Modhqi je ti bo 6-7 te marten dhe hypim prap tgjith ne autobuz mas nji pushimi te shkurter me sanduiç e pije freskuese smiley

O Fiqo, Portugalia mund te kete shume halle. Po mos u bofte me ngel me honger sanduic m'Gjermani. Vec halli e puna (prape halli dmth) te cojne n'ate ven. E mira t'mirave o me more buke me vete smiley

Vallaj o Belul une shume pak besim kam te CAS sepse per ta e shenjte ngelet car thone arbitri dhe i deleguari i UEFA-s. Nuk e di as a eshte e mundur te futesh aty pamje filmike jo te zyrtarizuara nga UEFA.

Para pak kohesh ata dhane nj evendim per Marokun dhe rrezuan vendimim e CAF (ekuivalenti i UEFA-s per Afriken) por behej fjale per gjobe e perjashtim te ekzagjeruar e jo per rezultat ndeshje.

Sidoqofte vendimi i tyre sot do perbeje nje fare jurisprudence. Dhe sot ne gjendemi me nje aleat te ri, Rusine. Se UEFA dihet qe nuk ka pike respekti per integritetin e saj, e nuk e ka problem qe te marri vendime te ndryshme per raste te ngjashme, sic mori per ndeshjen Mal i Zi - Rusi. Po CAS besoj se e respekton pak me shume veten dhe nuk besoj qe ne nje kohe kaq te shkurter t'ia lejoje vetes qe te marri vendime te ndryshme. 

Lizandro, kane nje shprehje hollandezet per raste te veshtira, te pamundura: "jo-në e kemi..., mbase marrim po!". nuk kemi cte humbasim pra.smiley

CAS, s'kishte ndonje perberje pro-shqiptareve, por Zoti e befte mire. Shpresojme per pak profesionalizem nga keta,  se qe Platini i "do serbet" e morem vesh.

po mire sikur u pat thone qe do perfaqesohemi me studio te huaj prestigjoze? apo mos perfundum te avokatet e frrokut edhe per kete rast, di gjo njeri?

Po pra mo, Tan Hajdari na perfaqson. Super avukat. smiley

hallall do e kete nje shishe nga ato te Pjerit smiley

O Belul, me vje keq po a e di kujt i sherben qe vendimi te jete kundra Shiperise a jo? ... Tamom, Portugalise. Dhe a e di kush lu me Portugaline. Osht njoni qe pederastet e Michelinave e dun pa tjeter ne Evropian se bohet ke atdheu i b. q... ve (hint, it is not Pepe). Pra mos u prif shume se do na e fusin si gjithmone ....

Po Portugalia me siguri qe do jete ne Europian, ketu behet fjale per vendin e dyte a te trete.

Duhet te luajme mire ne fushe per te fituar simpatine e tyre, dhe ti mundim per te fituar rrespektin. Te perqendrohemi pra tek ndeshjet qe do luhen ne te ardhmen.

Ndeshja duhet te luhet ne nje fushe asnjeanese.

Kjo duhet te jete vendimi i gjykates.

Megjithate uroj qe te marrim 3 piket,por besoj se do te jete e veshtire.

zoterinj dhe zoterushe e pa njeri faqen e CAS-it? Aty thuhet qarte se te premten u be apeli dhe u degjuan argumentat e dy paleve. Por, por vendimi pritet te meret para ndeshjes se ardhme me Serbine. Pra nuk Ka date, e akoma me pak te jepej vendimi te premten. Tani ata mbase vendosin dhe neser po shancet jane qe do mari ca kohe.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).