Do të merrem me sheshet e Tiranës dhe Durrësit, qytetet e tjera nuk i njoh mjaftueshëm.

Kur Basha mori drejtimin e Tiranës e para gjë që bëri ishte ndryshimi i planit për sheshin “Skënderbej”. Për të qenë i saktë, anuloi projektin e Ramës, duke hedhur në plehra paratë e derdhura deri në atë moment dhe bëri një rregullim provizor, deri në hartimin e projektit të ri. Pas saktësisht një mandati qeverisës, dardhat vazhdojnë të çelin lule të bardha, pylli i vockël rritet me ditë dhe sheshi ka mbetur po njësoj.

Që në fillim, dy gjëra më janë dukur të pakuptueshme: Pse duhej të mbilleshin gjith’ato pemë, kur plani ishte provizor? Dhe, pse iu dha ajo formë e çuditshme pjesës me bar të ish-lulishtes? Për të parën, personalisht mendoj se kishte dy mesazhe, njëri metaforik, siç janë dardhat, me bisht mbrapa, dardha n’Shën Ndre’ (ajo shprehja popullore, do të marrësh dardhat, ose dardha në Shën Ndre’, që i bie në një stinë kur nuk ka dardha), e kështu domethënë, që e mbollëm me dardha, në pritje të planit të ri. Mesazhi i dytë është fare i qartë: e mbollëm me pemë që askush të mos vërë më dorë mbi shesh dhe nëse e provojnë, do t’i akuzojmë që po pakësojnë gjelbërimin. Ky i bie të jetë bishti, që ka dardha nga mbrapa. Sa për të dytën, atë të formës përreth Skënderbeut mbi kalë, kuptimi duhet të jetë më i thellë dhe, duke qenë se gjërat më të thella duken në sipërfaqe, mendoj se duhet të ketë patur ndonjë lobim të fortë feminist, nga ato të tipit “free bleeding” apo diçka e tillë. Njëkohësisht çmitizohet heroi, rrethohet me një simbol femëror, kali na na qenka pelë, heronjtë na qenkan njerëz, madje çupëlina që sa kanë filluar ta ndjejnë veten femra dhe që grinden mes tyre për gjëra të vogla, por që kurrsesi nuk mund të ngrihen të bashkuara për të artikuluar ndonjë kundërshtim të rëndësishëm. Me bashkëpunimin e Alket Islamit (i takon personave kompetentë për të parë nëse ai ishte pjesë e planit, apo u përdor pa dijeninë e tij), i cili e fotografoi sheshin nga ajri fill pas përfundimit të punimeve, nëpërmjet internetit mesazhi iu shpërnda të pandërgjegjshmes me qëllim për të thyer vullnetin e qytetarëve për të protestuar.

Para se ta shtjelloj më tej këtë, dua të ndalem pak edhe në Durrës.

Dhe pikërisht tek sheshi.

Ky shesh nisi me tersllëk; punimet filluan në verë, kur qyteti ishte i mbushur me turistë, duke rënduar edhe më shumë trafikun, pastaj ajo çështja e shatërvanit, e kështu me radhë, deri sa jemi thuajse në përfundim të tij dhe në pamje të parë të duket se kjo formë që ka marrë i është dhënë pikërisht për të thyer vullnetin e kujtdo që mendon të organizojë ndonjëherë ndonjë protestë. Edhe kështu, nuk është që në Durrës të bie rasti të shohësh shpesh protesta, por gjithsesi. Sheshi është plot me gropa, që mesa duket do të mbillen me lule, me bordura mermeri, si punë stolash, dhe me palma. Një Zot dhe Dako e kuptojnë se ç’dobi i sjellin palmat qytetit, por kjo është çështje tjetër. Në asnjë pjesë të sheshit nuk mund të mblidhen bashkë, fjala vjen, dymijë njerëz, turma do të ndahej në mes nga ato gropat e ato bordurat dhe më shumë se protestë, do të dukej si shëtitje.

Sheshi qendror i Tiranës, të krijon një ankth kur do të kalosh nga njëra anë e tij tek tjetra, të duket se duke i rënë rretheqark asaj gjësë që ka në mes Skënderbeun, humbet aq kohë sa nuk ia vlen mundimi, të duket sikur nuk do të dalësh kurrë nga ana tjetër. E në Durrës, gjithë ai mermer, ato palmat gjigante e ato thyerjet e vazhdueshme, të krijojnë një ndjesi frike, sikur je në një qytet të huaj e nuk do ta gjesh dot rrugën. Në këto sheshe, nuk arrin dot të mbash në kokë ato që po mendoje para se të ishe aty, se të duhet të mendosh se si të kalosh nga ana tjetër dhe të kesh kujdes mos humbet rrugën. Dhe asnjëri prej këtyre shesheve nuk të krijon kushte miqësore për një protestë.

Mund të duket konspiracioniste, madje teprim kosnspiraionist, se duke parë kush i drejton këto qytete, të duket e çuditshme që mund të arrijnë të mendojnë kaq larg, sa ç’është e pandërgjegjshmja, por nga ana tjetër, as e pamundur nuk është. Tek e fundit, ky soj drejtuesish e ka qëllim në vetvete shtypjen dhe shfrytëzimin, aq sa kjo i është bërë pjesë e karakterit, i është futur në nënndërgjegje dhe, edhe pa e ditur vetë, ajo pjesa e errët e mendjes së tyre ka punuar pikërisht në këtë drejtim, duke i shërbyer qëllimit të ndrydhjes së vullnetit për të kundërshtuar.

Dikush mund të pyesë nëse i kam seriozisht të gjitha këto dhe e mirëkuptoj. Dhe ngaqë e mirëkuptoj, po përgjigjem shumë sinqerisht: Nuk e di!

13 Komente

Pra perfundimi eshte qe Basha e boni sheshin si lines qe te mos bohen protesta aty? 

 

I modh!

 

Tjerrin lesh keta mo...

Ai sheshi Skenderbeu qe u shperfytyrua ashtu eshte vertet krim. Po nga rob qe nuk kane ndonje dashuri apo nuk i lidhin kujtime me qytetin, domosdo qe thagma te tilla do presesh. Uroj qe ai shesh t'i kthehet formes se tij origjinale se me pare dhe mundesisht te perfshihet edhe ne ndonje projekt "monument kulture" qe te pakten edhe per nja 100 vjet qe do te duhen te urbanizohet Bathorja, faqja e qytetit te ruhet me aq sa ka mundesi.

Ky muhabeti anti-proteste pastaj eshte shtu sa per ti dhene pak vlera poetiko-revolucionare besoj.

qdo gjo e kom kuptu, edhe kur thon qe sala di shum gjuh, te huja si dhe tonat, edhe ket e kom kuptu dikur, ama ilaqim, kur thon per lulzimin qun tirone, kte s'ma ka kap radari hala... edhe s'duket kurrkun, me asi lloj nejbërhudi jo.

Ai duket qe eshte 100% cun Mami. Dhe rob te tille nuk mund te jene as cuna Tirone, as Elbasoni as Peqini ( Peqini me q si qekiqi, jo per Pekinin kinez) se nuk kane pas kurre lidhje me rrugen apo sheshet. Kto jane thjesht cun mami.

Kjo puna e anti-protestës është një përshtypje që më është krijuar duke parë sheshet dhe duke menduar për protestat. Realisht më duket shumë e vështurë të organizohen protesta aty. Edhe pse nuk besoj të jenë bërë të tillë qëllimisht, më duket si metaforë e gjetur: Jemi anti-demokratikë dhe kjo duket edhe tek sheshet që kemi. Si punë ironie a kudiun'. Po të jetë e qëllimshme do të ishte shumë e ligë, por gjeniale.

Nuk je i pari. Tos Lubonja pat hudh idene e sheshmosprotestes qysh kur Rama nxorri projektin e piramidizimit te sheshit. E kemi bo telef ate projekt ktu. Po sna e vari njeri. Puna vazhdoi pa nderprerje per nja dy vjet. Nji eskavator cope nji, shkonte e vinte papushim nga ana lindore e gardhit drejt anes perendimore te gardhit dhe kthim papushim me nji pushim sa per pak pushim e prap papushim se duhej te dukeshin sa me shume tyta pushkesh ne ato istikame smiley

ehh si kalon koha. 

Rrjetat e merimangave kan zaptue rrjetat e peshkatarve smiley

Më paska shpëtuar kjo ideja e Lubonjës. Dhe për Ramën i jap plotësisht të drejtë, se këto metaforat i qan ai.

Tashi, me tutje, do ti qe edhe ai projekti i Rames perfshinte dardha dhe peme te tjera lulebardhore po me ate hapesire? smiley

 

A ma gjen dot atë sheshmosprotestën e Lubonjës? Se kërkova, po nuk e pashë.

Duhet me kërku nëpër debatet televizive të kohës?

Me i dobti k bashkie qe ka pasur tirana eshte ky rrshqanori. Edhe me i dobet se qazim mulleti teatrit. 

Nuk e di por edhe sheshin e protestave ne Korce e prishi bashkia socialiste...

Ndersa sa per cun Tirone,meqe ti PF e quan veten tironc den baba den,dhe ke te drejten e e vetos  per ate qe quhet apo jo tironc,po ta them qe Basha eshte po aq tironc sa ty.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).