Po bëhet i gjallë Fatos Nano! Duket se këtë herë e ka seriozisht dhe jo sa për t'i hequr ca vota partisë ku shumë e quajnë "liderin historik të saj". Kësaj here gjasat janë që rreth tij, në një parti të cilën nuk e ka pagëzuar ende, të mos jenë ca të ndërsyer, si dikur Ben Malaj dhe Blushi (ky ktheu mendje për ta ndjekur "adashin" në një betejë të planifikuar nga mareshalli Nano teksa ishte në kulmin e përpjekjes për t'u bërë deputet "i pavarur" i Vlorës), por disa goxha figura të Partisë Socialiste që nuk e kanë më vendin që gëzonin më parë. Këta natyrisht janë, o të pakënaqur nga Rama, o të mësuar me periudhën e gjatë kur i pati stërngopur qeverisja e Nanos. Por ligji i jetës na meson se të mirat, dhe sidomos paret, firojnë.

Nuk ka asnjë dyshim që ideali i gjithë taborit që do të mund të mbledhë Nanoja në partinë, emri më i përshtatshëm i së cilës do të ishte "Partia e të pangopurve socialistë", do të jetë të arrijë të dëmtojë kauzën e së majtës.

Hollësirat mungojnë, por një gjë është fare e sigurt: që partia e re e skicuar prej Nano- Blushit do të jetë një fatkeqësi më shumë për shqiptarët. Cdo parti e shtuar në kalanë e shushunjo-partive realisht do të ishte një fatkeqësi më shumë, por sidomos kur në krye të saj fanepset... Fatos Nano! 

 

30 Komente

nano, thone se me parate e abuzimit te postit te kryeministrit, ka ndertuar nje nga kazinote me te famshme ne Tirane. Tani lind vetvehtiu pyetja; O mirru me bixhoz, o mirru me politike, se te dyja sikur nuk shkojne. 

bixhozi me i madh eshte politika... smiley

Imagjino po te fuse Blushin per Tiranen. Po Majkon.

"cfaredo qe te beje tosja (kte radhe eshte fjala per nanon), eshte me siguri e ndyre."

thiorem pa corollary fare, sade dhe shqeto.

Habitem si quhet e ndyre bashkimi i profesoreve te harruar ne ps dhe si quhet e paster aleanca me pd-stet dhe ls-istet.

Cdo gje qe prek Tosi eshte e ndyre dhe cdo gje qe prek meta kthenet ne flori.smiley

Ben blushi perpara se te merret me shqipen e janullatosit sikur te shpjegoje me mire  se ku i gjeti toci parate(granted nuk i solli xhoi ne paje) per te jetuar si pasha ne vjene per 8 vjet.

Hollësirat mungojnë

smiley

 

smiley

 

Nani ka bo ndere dhe nuk ka qene marova Pune te dhjefsha kalin si Edi. Pastaj me are opozite te ngordhur ne Shqiperi, njoni duhet per karshillik. 

epo jo te gjithe e kane patur shancin te jene kryeministra ne kohen e "tranzicionit ekonomik te shqiperise"  !  smiley

In all fairness kjo levizje duhet pershendetur.ajo qe ka nevoje shqiperia per momentin nuk jane fabrika e uzina per te futur miletin ne pune por nje parti politike me shume .smiley

Shume mire ben qe krijon parti, biles ka per te qene parti parlamentare pasi Kac pedofilin e ka deputet. Nese i shkon mbrapa dhe Blushi behet me 2. Po ju afrua dhe krimineli sali bohet me 3, biles me 4 nese i ngjitet dhe ish spikerja e parlamentit.

Po çatboj dhe Tosi smiley

PSn ja muarr Meta smiley

#Meta eshte i yni,

Jo me keto fytyra ne politike  !

 Jane kaseta TE PRISHME , te vjetra jashte mode, te konsumuara ne vite !

Keto kane lene mbrapa nje histori te hidhur per shqiptaret prej vitit 1997 !  Nga keta shqiptaret kane kryer 3 -4 eksode te medha !

Edhe sot shumica e njerzeve kerkojne te ikin nga Shqiperia sepse nuk jetohet dot atje, pjesa tjeter qe eshte jashte Shqiperise nuk ka shprese me te kthehen ne Shqiperi sepse shqiperia eshte sot me keq sec ka qene ne 1997 keta kane rregulluar vetem famijlet e tyre, klanet  e tyre por jo shqiptaret. 

Prandaj nje kryq i madh ketyre fytyrave ! Ka edhe te tjere por me qe jemi tek Nano, sozeja e BERISHES ! 

Po jo o zotni Grava, esht propagand e Udheheqsit kjo smiley

Eshte menyra per ti bo daljen Malajt, Blushit dhe Mejdanit dhe ca te tjereve pak me shpejt se vete nuk po i bojn komet me ik smiley 

Eshte stili pra stili. Çohet masa dhe Ai qe te heq udhën thote skam çbej kshu do Grava, Fiqo dhe Berberi, e kam pasur shok por tek puna, tek Partija ste fal smiley

Marifete o zotni Grava, u bo 16-18 vjet ne politike edhe Udheheqsi S1KQ nuk esht me çiraku Nanjes smiley

 

 

Se pari ky nuk eshte bere dhe nuk besoj se do te arrije ndonjehere te behet " udheheqes" .Eshte grade shume e larte kjo qe ju more zotni IFiqo, i jepni pa asnje kriter ketij.Ky e shumta eshte nje " menaxher i keq, por me fat te madh". Nje  i fandaksur nuk mund te fitoje kurre titullin Udheheqes.Udheheqesit kthehen te tille pasi te shfaqen ne cilesine e profeteve te shoqerive.E ka arritur ky e cilido nga  keta gogelet, qe ka sjelle  me siprr  ilir- jani ? " jooo , do me hakerrehesh ti .

E mu per kete as nuk duhet guxuar te quajme per histori ndonjerin nga keta horra e kodoshe ..udheheqesa tranzicioni .Por vetem katile  dhe shkaktare te fatkeqesive te shoqerise shqiptare.

do shkosh te votosh me udheheqesit o grava?

Radio Kapelja thote qe Nano i ka vene 10 milione $ gjobe te gjatit por ky i kishte treguar gishtin e mesit. Nano i nxeh i kishte thene : Oh yeahhh! Watch me doing you! Ndjese por radio kapelja nuk e kishte perkthyer ne shqip pergjigjen e Nanos. Kane perkthyes vetem per italishten e Brindizit.

Po u riciklua prape ky, duhet ta leme Shqiperine njehere e mire, e pamundur qe te jete cdo gje rastesi...

late nam, juve vuani per muhabet e thashetheme ne ppu. ne vend qe te shihni perpara, mbetet duke kthyer koken pas. cfare jane keto tema keshtu smiley

Pale fotografite ....

July ke te drejte se duken si thashetheme, shpresojme te ngelen ne kete nivel, po e shkuara eshte e hidhur, se askujt si shkonte mendja qe do riciklohej i paudhi pas gjemes se 97, po ja qe ndenji 8 vjet te tjera ne pushtet. tani kete te degjeneruarin kemi mangut te kthehet...

aman o lungomare se e di per ca flet, po keto muhabete me teper i ushqejne ata. i bejne protagoniste edhe te mos duash ti. E kaluara te behet mesim ama mos na i ngjallni prape. a ka mundesi te lihen ne harrese...

Durrësi, drejt një vote plebishitare për Dumën smiley

E pse na qenka fatkeqesi ?

Ja nje "lajm" tipik nga Shqiperia, me nje amplifikim tipik nga nje media shqiptare. 

Qe nga "hollesirat mungojne", ne mungesen e emrit te autorit dhe gazetes ku eshte marre. 

Mungon "e pse jo", si edhe "nuk do ishte cudi qe". 

 

 

 

 

 

Shkrim- parashikimi eshte i graves.

Ketu ne Peshk na eshte ofruar ne rubriken "shtypi". Dhe une e lexova me bese, duke menduar qe nje fare filtri, sadopak, eshte aplikuar mbi te. Cili "shtyp"? Cila gazete?

Nuk e dime. smiley

Ne fakt, tani e dime. Nuk eshte botuar, ose "shtypur" askund. Eshte nje koment "per chef t'vet" i nje individi, qe na ofrohet, amplifikohet do thoja une, per nje arsye qe une nuk mund ta marr dot me mend. 

Mbase duhet ta hiqni nga "shtypi" dhe ta vini ne "te tjera". smiley

Partia jonë me forë

Si deti që shtyn pamporë

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).