Te gjitha " burite " po " krujn zerin, per te dhene lajmin se Greqia, po shkon drejt  pikes fundit,  ate te falimentit.Vendi i skenes lashte te teatrit tragjik,  per disa vite eshte shnderruar ne skenen me te shemtuar te " Eres Evropes Bashkuar " . Athina u be teatri " model " eksperimental  i politikes ekonomiko- shoqerore evropiane , te " zgjidhur"  gjer sot nepermjet deshtimit te papare me, me terapine e shtrengimit te rripit ne kufirin ku plasi ! Gjer sot gishti per fajsi eshte drejtuar tek klasa politike Athinase.

Mirepo dy  nga studjuesit me ne ze te Gjermanise ( prape po keta, gjermanet xhanem ! ...)  si Ssebastian Gechert  dhe Ansgar Rannenbrrg perllogariten se kolapsi i P.B.Bruto  greke  pas vitit 2009  mund te spjegohet vetem me shtrengimin e rripit ...te rekomanduar nga strukturat  evropiane, mase qe ne vend, qe te kish rimekembur ekonomine greke , e varrosi ate perfundimisht...! 

Pa Trojken , rekomandimet e saj, Greqia mund te kishte rene ne stanjacion, por kurrsesi ne ..depresion.Ky kolaps epiqendren e ka ne origjine te nivelit  maksimal te borxh/ PBB,  fakt per te cilin nga kancelarite evropiane ...kritikojne sot Greqine, sikur te mos ishte e gjitha kjo nje pjelle e vet Trojkes..

 Per keto dhe sigurisht shum te tjera , mund te pyesim: I kujt eshte faji qe Greqia  arriti ne kete stacion katastrofe  ? 

Pergjigjen mos duhet ta gjejme te parashikimi i Leninit, kur ne vitin 1919 profetizonte fate te tilla te popujve  te ndryshem evropiane,

qe do te mund te behshin nje dite pjese e " Evropes Bashkuar " ? 

E ne se keshtu mund te perfundojne rrjedhat edhe per shtete te tjera nenshtruar te njejtes terapi, ku po shkon Evropa e Bashkuar , ku ne po marshojme te arrijme nje ore e me pare ? 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).