Marinza e Fierit u zgjua mëngjesin e djeshëm për të pëjetuar skena të pabesueshme, ndërsa ujë, gaz dhe baltë çlirohej fuqishëm dhe gurgullonte nga nëntoka duke krijuar dhjetëra shatërvane të vogla dhe disa që arrinin deri në dhjetra metra lartësi. Shpërthimet mendohet se vijnë si pasoj e shpimeve të "Bankers Petrolium" në pusin P29 në afërsi të zonës. Policia e Fierit ka njoftuar sot nisjen e procedimit penal ndaj kompanisë kanadeze, si shkaktare e shpërthimit të gazit.

42 Komente

dmth kanadezet po çpojne ne vend te gabuar kshu..smiley po orjentoni busullen mo, per te P30..smiley

"...pasojat ekonomike-thotë Gjiknuri-janë shumë të mëdha për vendin, po nuk u nxorr naftë". Është një gënjeshtër! Kjo nuk është e vërtetë sa i takon shtetit, qendron vetëm për Banker's. Janë vetëm ata që fitojnë nga kjo pasuri. Shqiperia ka kohë që e ka humbur sovranitetin mbi naftën dhe kënaqet me thërrimet lëmoshë që i japin privatët e që nxirren nga statistika fiktive të hartuara jo nga organet tatimore por të diktuara nga "bilancet" e shfrytezuesve. Kjo situatë është kultivuar sa për shkaqe të pranisë së një administrate tatimore të paaftë, aq dhe për ushtrimin e korrupsionit aktiv dhe pasiv të shfrytezuesve mbi individët që zotërojnë postet e licensimit, kontrollit të zbatimit të kontratave, etj. Nga nafta shqiptare fiton më shumë dashnorja e pronarit sesa shteti ynë. Ndërsa te banorët shpërthen gazi dhe balta, te organet e administratës së lartë shtetërore që duhet të jenë zot te nafta, ka shpërthyer me kohë era e fekaleve.

..."harro mushke Valarene se Ali Pashen e prene"

Rilindja do rishikonte te gjitha koncesionet abuzive kur te vinte ne pushtet. Ne ka ndonje koncesion abuziv qe ben muuuu dite e nate eshte masakra e Bankers. Rama nuk flet, Gjiknuri rri si guak dhe flet idiotsira, parlamenti ka hall me nje killer, opozita nuk ndihet, Sazan Guri ha qofte......Me te ardhe tjetri ne shpi, te te marre pasurine, te te shkaterroje dhe helmoje token, te paguaje taksa kur dhe sa i do qejfi dhe ti te rrish si mut?! Cer lloj soji jemi mer smiley

Po flisja sot me nje specialist, i cili me thoshte se pervec pergjigjesive te shpuesve, ka dhe nje aspekt tjeter, ate te ndertimit vend e pavend. Dikur, keto zona nuk ishin te populluara pikerisht pasi fenomene te tilla jane te mundshme. Marinza ka qene gjithmone aty, por tani eshte zgjeruar aq sa ka ardhur 200 metra larg puseve.

Mire Blend mire, por zullumi i Bankers nuk eshte vetem tek shpimi. Keta edhe ishin pezulluar qe prej disa muajsh por nderkohe vazhdonin punen per qejf. 

Nuk kam asnje kundershtim. Secilit hakun.

+1  Ate mendim kam dhe une, Blendi. E njejte me ata qe kane ndertuar mu ne buze te lumenjve dhe pastaj cuditen kur del lumi nga shtrati dhe jua prish shtepite.

Kjo fig(dalja e perzierjes se  ujit me gas) tregon se sa barabre eshte kjo metode e shfrytezimit perfundimtare te Marinzes dhe se shume shpejte  Bankers nuk do kete nevoje te qendroj deri ne fund te kontrates 99 vjet sepse nga te gjithe puset do dali vetem uje i presuar ne shtersa.smiley  Mire Nanua qe e dha dhurate pasurine e shqiptareve per disa kacidhe po atje spaska burra qe ta ndalin kete katastrofe.smiley

Eh Çfarë  Grande që je ti  smiley

Po Imail që i çove Berishës pse nuk e tregon ...smiley

Po ç'ke o derëbardhë me sholokët antikomunistë . Nuk janë të këqij . Më butë se i marrin dhe seriozisht ata dhe fillojnë Pëllasin me stil Ironik  " Fajin e ka Saliu "

Big Grande Kaka !

Keta canadezet ia kane leru pragun Albanies. Edhe nje deshmi e unitetit te botes, demokratas e rilindas, i bashkon dollarua.  

Fajin e ka Saliu!

Kanadezet qe kane shpuar ato puse duhen therur me thika te ndryshkura dhe tu vihen kokat ne hunj sic i ben ISISi.

Plehra vijne nga vendi ku ka rregullat me te forta ne bote per cpimet e naftes dhe perdhunojne token tone nen proteksionin e Ilir Metes dhe per te fituar nje dollar me teper ne kurriz te popullit tone te varfer.

Zgjohuni o njerez. Verjuni dinamitin ke puset qe te mos tju veje me mendja te vijne ne Shqiperi...

"Bej siç them une, por jo siç bej une..."

Procedura penale eshte hapur, ama pak e shoh te mundshem demshperbmin e banoreve dhe fermereve te zones. 

Zonja zhardë, kur thuhet penale nuk ka lidhje me demshperblimin e banoreve dhe fermereve te zones.

Ju faleminderit per mirkuptimin.

Me hapjen e nje procedure penale medoemos do kete nje gjykate qe  cakton ne do kete kompensim, apo jo? 

Xhykata, por majasellin nuk e mjekon otorinolaringologu

Nderkohe cmimi i aksione te Bankers rritet sot. Pronaret vejne bast qe nuk u hyn gjemb ne kembe.

Bankers Petrolim eshte stock .....cope cope...2.8 dollare....stocku, nuk ka shume institucione financiare ta prekin me dore kur esht nen 5$. Po ti beson se deperton lajmi nga Shqiperia tek tregu kanadez????? Pse nuk shikon qe stoqet e naftes sot do vazhdojne te rriten pa diskrimin perderisa bisedimet Amerikano-Iraniane nuk kane deshtuar?????? Apo e verteta nuk i sherben urrejtjes ndaj oksidentit????

Kjo kompania del vetem me humbje ne shqiperi. Kjo ndodh kur ska dogana dhe tatime ne vend. Cudi si nuk kane shpallur falimentin.

Tani bilancin nuk ja shof por nuk eshte e vertete ajo qe pretendon zoteria siper sepse nuk duket qe jane tu ble pronaret apo te brendshmit. Aksionet Kane luhatje 2.3 me e ulta e 8$ me e larta. Cmimi tregon se nese cmimi per barril shkon 30 nuk mbijeton si Edhe eshte shume afer zones se rrezikshme ku mund te delistet. Pronaret duken ne krize likuiditeti por nuk e shof niveli ne borxhit. Sigurisht qe nuk preket nga ajo pak nafte e Marinzes. Ndoshta mbijeton se ka investuar kunder vetes me pak fjale eshte hedged.

Hajt per hair, ishalla del gaz per eksport smiley Ta kisha ditur, te kisha blere nja 500 euro aksione te firmes kanadeze para 1 jave, se sot me siguri do ishte rritur vlera nga gjith ky gaz. Po te kishte komuna ne fjale obligacionet e saja ne burse ne Shqiperi, me nje spekullim te paster, do i kish nxjerr shpenzimet e demtimit te shtepiave aty. 

Eksportet do na lejonin me shume importe per popullin.

Gjithnje shikon pozitiven tek negativja, z. Pjer. smiley 

Ende mund ti blesh Pjer akoma me lire ne muajt e ardhsem. cmimi i naftes pritet te bjere akoma.

Nuk eshte gaz nga ai qe mendon ti o Pjer.

Rrofte miqesia Shqiptaro-Kanadeze!

Hardial Bank-s ..Bank-ers

Ej ku është ai A.Hoxha si Investigativ . Na i paskan fut komunistët Kanadezë . Po erdhi dita që Plasën të katër të vërtetat smiley

Plasi  në Marinëz . Por kadal se ka për të palsë dhe në Kuçovë !

kapo, mund te na thuash cfare eshte ky fenomen qe po ndodh atje ?Dua te them si fajsi ! 

Bankers jane pergjegjes pavaresisht budallallekut te banoreve qe ndertojne  prane puseve .

Ta bejme Marinzen si gjithe Arabia Saudite!

Marinza e zbuluar më 1928

Maya Angelou - I rise..

‘Cause I walk like I’ve got oil wells Pumping in my living room.
 

usa kanadaja dhe gjithe vendet me legjislacion te zhvilluar,prodhimin e naftes ia lene privatit. kushtet e koncesionit dhe kontrolli prodhimit eshte gje tjeter.

nese shperthimet ne marinez kane ndodhur gjate ndonje shperthimi hidraulic ne ndonje pus aty prane, bankersat e paskan dhi. gjithsesi gjera qe ndodhin. bankersave ti prezantohet fatura dhe .... jeta vazhdon.

Nuk jane thjesht cpime, joo, nuk jane puse nafte, por fryrje e tokes me ajer dhe uje, si e si ti nxjerrim me zor tokes dhe ate pike nafte apo gazi qe i ka mbetur ne brendesi. Ja, keto jane paojat! Por prit, se mund te kete edhe me keq, po e grice shume me Memem Toke!

Bankers te paguaj nje me nje te gjitha demet. S'ka fare rendesi a i bene shtepite mbi pus a mbi vrime. Ketu s'po flitet vetem per deme materiale por dhe ekologjike. Keta i kane marr falas te gjitha me investime gati 0. Te kishin bere blerje te tilla ne Kanada do i kishte derrmuar vetem kostot e tokes, qe ne ja dhame gati falas.

Ndonese nafta e Shqiperise, s'ka ndonje fare cilesi( kjo dhe sepse ne s'kemi industri per perpunim, po merremi me nxjerrje), perseri fitimet e kompanise jane te konsiderueshme.

Keta kane marre dhe nje gjobe me perpara per deme ekologjike. Nuk ka bere asnje investim mbi zone ( dmth asnje cent), rast i paprecendent per kompani te tjera jashte.Keto jane ato marreveshjet korruptive qe na i ka lene peshqesh keta qe bejne gam-gam. Kompania ndonese kanadeze menaxhohet nga filiali Grek dhe gjithmone eshte perfolur per lidhje me politiken.

Bankers, nje koncesion i arte ne Republiken e Bananeve

Ne emisionin e Ylli Rakipit per Bankers thuhet se vetem nga 2008 dhe sot, Bankers nga shitja e naftes se  eksportuar ka fituar 1miljard e 400 miljone dollare dhe ka paguar ne formen e te gjitha taksave vetem 120 miljon dollare. smiley

....edhe guxojne e shajne koncesionet e Mbretit  me pipinot 50 me 50% komunistet. Ky eshte krimi me i madh i shekullit qe komunistet kane bere ndaj popullit te tyre.

http://www.youtube.com/watch?v=DHRczmt8pX0

Si paska fituar $1.4 miliarde kur kompania ka vetem $90 milione ne banke.

Kompania ka bere $ 940 milione investime....po edhe Kapo shkollen ne Shqiperine komuniste e ka bo e sdi si bohen llogarite por propaganda. Cti bosh o Kapo, specialiste medioker nxorri Shqiperia per 45 vjet, ata falimentuan socializmen e jo te kishin syte ne balle kur firmosnin kontrata me Kapitalistet e naftes.

...po pra pse nuk na e qun ate shkollen e Dulles, u detyrum te shkojme prape ne shkolle edhe ketu ne Canada.Dhe ato llogarite me siper jan bo sipas shkolles se ketjme dhe jo me te Dulles.smiley

ca shkolle ke shku o Kapo, amon, me qafsh smiley

Po duhet te kish futur investimet Kapo ne llogari plus shpenzimet qe une sti futa, se nafta nuk osht me rubinet e vje i huaji si sumqut....hap rubinetit e mbushet barrila.... Te ishte aq e kollajte do dilshin katnaret me kova e do e mblidhnin ne oborr te vet.

Nejse ta thash, shkolla ne Shqiperi ishte masive por cilesisht jo profesionale e per aresye ka nxjerre ata rrondokope qe ka nxjerr...dhe e kan honger si ngahera.... 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).