Militant partiak sot mund të jesh edhe pa e kuptuar. Nuk është militant vetëm ai që ka një shall të PD-së apo PS-së në qafë. Militant është sidomos ai që me sjelljen e tij e ndihmon sot këtë sistem të ngritur nga PS-ja dhe PD-ja që të jetë funksional, të jetë thelbësor dhe të jetë vendimmarrës për jetën e njerëzve. Një militant i këtillë partiak mund të jetë kushdo.

Mund të jetë një gazetar akrobat që shtiret për i pavarur, por që nuk i rresht së ofruari publikut gjellën e lirë të gatuar nga kuzhinat partiake a thua ajo është kulmi më i rafinuar i kulinarisë së politikës. Gjithashtu, militant partiak mund të shndërrohet pa e kuptuar as vetë, dikush i veshur me petkun e shoqërisë civile. Mund të jetë një donkishot i kohëve moderne që vihet në lëvizje thjesht nga dëshira e mirë për ndryshim. Mund të jetë një kalorës i aktivizmit pro çështjeve qytetare.

Misioni i militantit sot është të na nxisë të mos mendojmë si pengohet qysh në zanafillë mundësia që pushteti të shkaktojë shkatërrim. Halli i tyre është që ta humbim kohën me shpëtimin imediat prej shkatërrimit vetëm në fund të procesit, pasi shkatërrimi është bërë fakt i kryer.

Të mos mendojmë – na ftojnë militantët sot – por të shpëtojmë çfarë mund të shpëtohet. Të shpëtojmë digën e Liqenit. Të shpëtojmë universitetin. Të shpëtojmë kopshtin zoologjik. Të shpëtojmë ndonjë lulishte. T’u kërkojmë autoriteteve të ndalin shkatërrimin e kësisoj të na sjellin shpëtimin që po u kërkojmë.

Kështu, përmes mbajtjes në rolin e shpëtimtarit të atyre që e sollën situatën deri te shkatërrimi, ne e ndihmojmë sistemin që prodhon shkatërrim. Pra, mbajmë në lojë sistemin shkatërrimtar duke i dhënë atij edhe atributet e shkatërruesit, por sidomos ato të shpëtimtarit.

Kjo lloj filozofie na inkurajon të mos mendojmë rrugëdalje përtej sistemit, por vetëm brenda tij. Ajo propozon që të mos kërkojmë shërim të shkaqeve të krizës, por vetëm të menaxhojmë krizën atëherë kur kjo ka arritur aty ku s’mund të prapësohet më.

Kjo lloj filozofie e ngre në piedestal menaxherin “e mirë”. E asocion përherë menaxherin me epitetin e mirë, sepse për këtë sistem menaxheri në fakt është i mirë ngaqë nuk ngre pyetje, por thjesht “sajon” zgjidhje nga problemet që shkakton vetë sistemi.

Një shoqëri që ka për model një tjetër figurë nga ajo e menaxherit “të mirë”, është një shoqëri që synon të mos kënaqet me sajim zgjidhjesh emergjente, por të ngrejë pyetje. Por ne nuk jemi kjo shoqëri. Në shoqërinë tonë, antiheroi i modelit të menaxherit të mirë është ajo e kritikut të keq. Sepse ky model i fundit, ky antihero, prish punë. Ai ngre pyetje. Pyetja siç dihet provokon mendim. Mendimi zbulon të vërteta. Dhe e vërteta është e dëmshme. Në fund, kjo filozofi na shitet madje edhe për pozitivizëm dhe për punë të dobishme. Në fakt është shërbimi më i madh që mund t’u bëhet shkatërruesve.

Në fund të ditës, një shkatërrues në pushtet nuk ka qëllim final shkatërrimin, por qëndrimin në pushtetin që i jep mundësi të fitojë përmes shkatërrimit. Duke i faktorizuar shkatërrimtarët, duke negociuar me ta dhe duke i konsideruar si adresë shqetësimi, ne thjesht ua njohim këtë pushtet.

Kështu ne i konfirmojmë ata në krye dhe u krijojmë premisën që të prodhojnë më shumë shkatërrim. Të negociosh me shkatërruesit është si të negociosh me terroristët. Duke hyrë në pazar me ta, ti e pranon për alternativë shkatërrimin ashtu si terrorizmin. E legjitimon atë.

Refuzimi është përgjigjja, por për të arritur deri aty është i nevojshëm para së gjithash edukimi. Është i nevojshëm ushqimi i përditshëm i vetes me retorikën e shëndetshme të kritikës që vë në pikëpyetje gjithçka që e kanë paketuar bukur qëllimisht për t’i fshehur brendinë e dyshimtë.

18 Komente

Po veten e ke pyetur ndonjehere cfare je ?

Ta them u : je leng qe merr formen e enes ku te hedhin.

E kuptoj shqetësimin tënd (Sokol), por kur vjen puna tek faktet ku mbështet kritikën, që nënkupton edhe qasjen ndaj veprimit të mundshëm/ardhshëm, nuk më dalin llogaritë. Si mund ta shprehësh kundërshtimin ndaj sistemit ekonomik/social/politik pa u marrë me problemet konkrete që shkakton ai? Për çfarë ngelet të flasim përveç citimit të burrave që janë marrë me problemet konkrete të shekullit të nëntëmbëdhjetë? A ka çështje më të mirë se ajo e universitetit për të identifikuar problemet thelbësore të qeverisjes dhe shoqërisë? Ndoshta ti ke dashur të thuash që mënyra si zhvillohen kundërshtimet konkrete nuk artikulon kundërshtimet filozofike. Në luftën për universitetin, ama, qartazi kjo nuk është e vërtetë.

Tangencialisht, një shënim për gazetarinë dhe gjuhën shqipe. Kur lexova "në fund të ditës" m'u kujtua një qortim i vjetër kur të njëjtën shprehje kisha përdorur vetë. Ndikimi i anglishtes në shqipen e sotme është bërë i ndjeshëm dhe megjithëse problemi është mbarëbotëror, sepse interneti është bibliotekë me fond kryesisht në anglishte, duhen bërë përpjekje të ndërgjegjshme për t'iu ruajtur ndikimit, duke u ushqyer me shqipe të mirë dhe duke gatuar të njëjtën. Burimet gjenden po t'i kërkosh.

edhe nje shkrim "byks" qe iu shtua himeve te perditshme falna sot.

gjithnji pys veten kur shof ksi gjonash: cili eshte edukimi (shkollimi) i autorve si dhe pervoja e tyne e punes.

me ca perfundimi del pasi ke lexu tekstin? ca mbeti pasi u avullu ujti? paragrafi permbylles? kjo gjeja e cofur dhe e sterthene ketu?

Refuzimi është përgjigjja, por për të arritur deri aty është i nevojshëm para së gjithash edukimi. Është i nevojshëm ushqimi i përditshëm i vetes me retorikën e shëndetshme të kritikës që vë në pikëpyetje gjithçka që e kanë paketuar bukur qëllimisht për t’i fshehur brendinë e dyshimtë.

Per nder pasi lexon shkrime te tilla te merr malli per parulla te vjetra koncize te tipit "Mesim-Pune-Kalitje" apo "Me shpejt-Me lart-Me larg". Kupton ti? E kishte te qarte robi se cilat ishin pritshmerite ndaj tij, dhe o e bente ose jo. Po nuk rrinte var ne limbo am I or am I not?

Well. That's really something...

ne fillim te dites! Shko mor kiu, ne fillim dhe fund te dites. 

po cilat jane shkaqet e krizes o Shamet? ke djersitur ketu por pak duk te ka puna. E ke per Bojaxhiun me siguri, se po reklamohet si menaxher e shpetimtar (shkrimi i Gilman Bakallit sot tek Mapo).. 

shume ne tym flet. Ketu kane ende frike te flasin me emer. Sa vete do e kuptojne se ku qellon ky? mjaft te shohesh reagimet ketej. Shperndan shpulla neper parti, shoqeri civile etj. por kush ta ka dhene spektrin e moralit.

Bej ndonje pune te hajrit, ose ndryshe vendosi emer zemerates tende. 

Well, un do thoja ka dhe nje militant narrativ si puna e Shametit. Ahh protagonizmi!!

Ka kohe qe PPU eshte bere vend ku shfrehet cdo af of me Anale e me hartime " bombe e flamur ". Pse te mos shfrehet dhe Shameti ?

Ku ka rendesi se cfare do te thote ? A shkrujti rreshta dhe ja botun ? Cfare doni me teper .

Mend ? Po pse kush i humbi ti gjeje Shameti ose varianti shqeto i te baraztundurve te fjaleformueses Lexhendare Xhibole ..Milidele .smiley

Te pakten Drejtoresha i sheh edhe nga pervoja se nje Dele nuk jep vetem Lesh po jep edhe qumesht domethene qe Milet .

Shkruj o Shamet shkruj . Edhe po nuk te lexoj njeri fundja e ke nje faqe , ku kushdo mund te hedh nje Gure per Rrathe . Si do mund te na shpetonim  keto Perla , kur edhe filosofi me fame Kombetare NN eshte zbehur .....Mendimi zbulon të vërteta....smiley

Diell ua befte te nderuar Admin . Hyri prilli dhe nuk late pa gje . Edhe me nje ne Muaj te kenaqur jemi se per ndicim te perhershem kemi Llampatitesit .

Drite ua befte !

Gjithashtu, militant partiak mund të shndërrohet pa e kuptuar as vetë, dikush i veshur me petkun e shoqërisë civile. Mund të jetë një donkishot i kohëve moderne që vihet në lëvizje thjesht nga dëshira e mirë për ndryshim. Mund të jetë një kalorës i aktivizmit pro çështjeve qytetare.

...e ka llafin per bojaxhiun e piktorit me duket smiley

Si te behesh militant ? Pysni kapon dhe leftin ! smiley

ose lexoni "55" si ky burri posht .

doku

Po, por sic thote Hegeli, nje ndryshim teknik mund te sjelle nje ndryshim ideor, keshtu -bie fjala- kundershtimi i ndertimeve tek diga e liqenit, (qe mund te sjelle anullimin e atij projekti te mbrapsht) eshte nje nisme e mire per levizje vertet te pavarura politike. Biles kjo me duket se ka nisur qysh nga kundershtimi i asgjesimit te armeve kimike siriane. Dhe tashme, i kujdo krahu qofte nje projekt i caktuar, ai mund te kundershtohet masivisht nga publiku (i lodhur nga politika), nese ai projekt ka pasoja te metejme anesore. Ndaj do thoja se ky artikull nuk duket aq i sinqerte, as i pavarur. Per te ndryshuar gjithshka nga rrenja, -per kete gje eshte vone sot. Vetem nje lufte mund te sjelli ndryshimin rrenjesor, apo ... shkaterrimin rrenjesor!

Ideja  e revolucionit nuk lindi nga te mirat..... Dhe ne fund te fundit permbysjen e shikon si pike referimi e orientimi ...per progresin e ri ! 

Hahaha. Une per vete kam dy vete qe me bejn padashje militant partie. Njoni eshte vellai im dhe tjetri eshte ketu te peshku. Per momentin, ose me mir me then, per inat, jam "militant i djatht"

e vetmja qe pat profetizu ecurine e tranzicionit ish Gili, me le te puthen, demokrate e socialiste, sot dallimi mes tyre eshte inekzistent. Gjithashtu kjo puthje e vetmja zgjidhje per te ndreq percarjen dhe ngercin qe elita i ka bere popllit si dhe e vetmja qe sistemi te mbijetoje.

Ndoshta sot ka ardh koha te thuhet, le te shkerdhehen...

Ky ngre nje fenomen real, por degjeneron artikull kur fillon e akuzon kedo per aktivizem. Refuzimi qe proklamon ky eshte pasivitet. Pra njerzit duhet te mos marrin pjese ne struktrurat aktuale pasi legjitimon te drejten e tyre.

Vazhdon e derrmon komplet mendimin e tij, duke quajtur donkishotian ata qe vihen ne levizje nga deshira per ndryshim. Nese njerzimi do mendonte sic mendon ky do kishim perfunduar si topa ne vend. S'mund te ndalosh sistemin kur s'te pelqen, me vjen keq, por te perpiqesh ta ndryshosh me akte ndoshta dhe minimale. Madje ne afat te gjate edhe revolucionet kane disavantazhet e tyre. 

Per mua te kishte ndaluar tek ideja primare e militantizmit te zorrshem, sesa te perfundonte tek zgjidhjet me refuzim.  Por mendoj, se kunji qendron diku tjeter, ndaj ka nje inkoherence kaq te madhe llogjike.

Man is least himself when he talks in his own person. Give him a mask, and he will tell you the truth.

V

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).