Praktika e lejimit të bordeve, po gllabëron mialiarda në vit nga taksat e shqiptarëve, si paga fiktive për një klikë nepotike familjare e klanore, ku 12% e përfituesve janë anëtarë në 3-5 borde shtetërore.

Ministri - kryetar bordi tek shoqata e babait, babai - anëtar bordi në 3 institucione të ministrisë dhe qeverisë së djalit
Shkëlqim Cani, “çek” 250 milionë lekë nga “thesi” i shtetit për OJF... e babait 91 vjeçar!

Gazeta “Telegraf”, ka publikuar skandalet që po shoqërojnë në këto 18 muaj qeverisje, disa ministra të babëzitur, që përveçse janë dështakë në punën e tyre, po diskreditojnë keqas imazhin e “Rilindjes” e që çuditërisht po mbahen në detyrë! Janë 3-4 kokrra ministrash të zhytur në akte korruptive, duke u kthyer në shërbestarë e mbrojtës aktivë të krimit ekonomik, duke krijuar “fije të reja” korrupsioni, por edhe duke bashkëpunuar e bashkë-përfituar me koncesionet mafioze të “ish-gardës së vjetër” të krimit ekonomiko-financiar të viteve 2005-2013, të ish-qeverisjes “Berisha”. Një nga këta “esnafë” abuzimesh është ministri i Financave Shkëlqim Cani, që si “urithi” “nëntokazi” po deformon e po shkatërron sistemin financiar shqiptar, nën petkun e shlyerjes së borxheve dhe gjoja të reformave të “rilindjes financiare”. Ndërsa Ministri Gjiknuri, po hedh firma për vazhdimin e koncesioneve të pista, Ministri Beqja po vazhdon biznesin e tregut të ilaçeve dhe po mbledh 10% të tenderëve e koncesioneve që u jep klientëve të tij. Nga ana tjetët Ministri Veliaj po përdor reklamat e “punësimit dhe shkollimit profesional” si mënyrë për të financuar shoqatat dhe bizneset e vëllait, gruas e vajzave të kolegëve deputetë “rilindës”. Rasti më skandaloz paraqitet me Ministrin Shkëlqim Cani që guxoi të financojë babanë e tij kryetar shoqate (OJF) Islam Cani, me pagesë projekti fiktiv, të shpikur enkas për shoqatën që drejton babai i tij... 91 vjeçar.

Skandali financiar "Cani", me OJF e babait - kryetar

 Afro 1 muaj më parë, Ministri i Financave Shkëlqim Cani, ka larguar nga puna një prej bashkëpunëtorëve më të afërt, të cilin e paguante me rrogë “drejtor drejtorie”, vetëm duke e përdorur për “vigjilencë” në ministri. Shkak i largimit ishte, se në vend që “vigjilenti” të ruante sekretin dhe të zbulonte sekrete “anti-ministër”, krejt pa dashje, në një bisedë tavolinash në kafene me kolegët e ministrisë, mes të cilëve ishte futur për të zbuluar sekrete “anti-Cani”, kishte nxjerr një “sekret” që kishte lidhje me aferat e ministrit Cani.  Fjala shkoi urgjent në “veshin” e kryeministrit Edi Rama, prej nga u veprua menjëherë për të ndalur dhe mbuluar skandalin financiar, të bërë prej kryefinancierit Cani. Sekreti që doli dhe që përbën skandal të rëndë, ka lidhje me një urdhër të paligjshëm me numër “Extra” Prot., datë 31 dhjetor 2014, të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani. Sipas këtij urdhri, Ministria e Financave duhej të bënte një pagesë në vlerën 250 milionë lekë të vjetra nga buxheti i kësaj ministrie, për llogari të subjektit privat (OJF) “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” që drejtohet nga babai i tij Islam Cani, me këtë objekt shpenzimi: “Veprimtari vëzhguese lidhur me freskinë e mallrave, sipas afateve të përcaktuara në standardet shtetërore, në tregun e lirë”. Urdhri u lëshua, mbështetur në një propozim dhe kërkese të paraqitur tek Ministri Cani, nga struktura vartëse “Drejtoria Teknike e Standardeve dhe e Cilësisë” pranë kësaj ministrie. Mbështetur në kërkesën e drejtorisë vartëse të standardeve dhe në projektin e OJF-së, “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” që e drejton babai i tij Islam Cani, Ministri Cani e miratoi këtë projekt vrojtimi në treg, si “risi evolutive në sektorin e përditësimit të dhënave në sektorin e standardizimit të tregut”. Ende pa u ekzekutuar në thesar, urdhri u anulua prej Ministrit Cani, pas një telefonate nga kryeministria. Shkaku i anulimit të këtij urdhri, ishte skandali që përmbante ky urdhër financiar shtetëror, me të cilin djali - ministër i Financave Shkëlqim Cani, i dhuronte babait të tij kryetar i “Shoqatës së Konsumatorit Shqiptar” - Islam Cani, një çek 250 milionë lekë të vjetra nga buxheti i shtetit, nën motivin e një shërbimi shtetëror, që ndalohet kategorikisht të bëhet nga subjekte private, qofshin këto edhe OJF! Sa për kujtesë, babai i ministrit Cani ka përfituar fonde publike në disa qeveri në emër të shërbimeve shtetërore, gjoja të bëra nën petkun e kësaj shoqate ku është kryetar që prej ditës së parë të vetë-themelimit prej tij më 15 Mars 1990, që prej ditës së miratimit në Gjykatën e Tiranës me Vendim Nr. 1177 Prot, datë 03. 10. 1991 e deri sot pas 25 vitesh, kur vazhdon të financohet nga i biri ministër financash, me lekët e buxhetit të shtetit, që na fakt janë taksa të shqiptarëve.
 
Babai i ministrit Cani, anëtar bordi në Drejtorinë e Përgjithshme të Standardizimit dhe në 3 borde të tjerë.

Babai i ministrit të Financave Shkëlqim Cani, tashmë në moshën 91 vjeçare, vazhdon të jetë anëtar bordi në 3 institucione shtetërore, madje prej shumë vitesh. Prej 12 vitesh Islam Cani është anëtar në Bordin Drejtues të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, prej 8 vitesh është anëtar në Bordin e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, prej 4 vitesh është anëtar në bordin e Drejtorisë së Përgjithshme të Metrologjisë dhe prej 18 muajsh është anëtar në Bordin e Drejtorisë Teknike të Standardeve dhe Cilësisë, strukturë e Ministrisë së Financave. Thuhet se babai i Ministrit Cani është edhe në 4 borde të tjerë institucionesh shtetërore që merren me kontrollin higjenik, shëndetësor, të sigurisë fizike dhe standardet në treg, por interesimit të gazetës “Telegraf” në këto institucione, nuk pranuan t’i përgjigjen, me justifikimin “mungon shefja e administratës” (në faqet “online” nuk janë publikuar përbërjet e bordeve)! Nuk e dimë, nëse babai i ministrit është apo jo anëtar në 4 borde të tjera siç thuhet, por dimë faktin që babai i ministrit Islam Cani është anëtar në bordet e ministrisë dhe institucioneve të qeverisë së djalit - ministër, ndërsa djali ministër Shkëlqim Cani është kryetar në bordin e shoqatës së babait - kryetar shoqate, pasqyruar kjo në faqen “online” të strukturës drejtuese të “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar”.

Ja bordi i “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar”, që kryen punime shkencore e projekte dhe siguron ndihma financiare për shoqatën :
1. Shkëlqim Cani, Dr. Prof. i Ekonomikut. 
2. Baftjar Rusi, Avokat.
3. Eleni Vangjeli, Dr. Shkencash Ekonomike.
4. Ahmet Osja, Dr.Shkencave Agronomike
5. Hajredin Toca, Ekonomi Agrare, Asistent.
6. Nazmi Tola, Biznesmen.
7. Spartak Kamberi, Inxhinieri Mekanike, Biznesmen.
8. Arben Cani, Inxhinier, Ekonomist me Bursën.
9. Galip Rrema, Ekonomist, Biznesmen.
10. Zabit Bushi, Ekonomist.
11. Zana Kamberi, Dr.Shkencave Arkeologjike.

Ja faqja zyrtare e Bordit Drejtues, të Drejtorisë së Përgjithshme të Standardizimit, ku është anëtar edhe babai i ministrit Shkëlqim Cani:

Ilir RRËMBECI, Agjencia Rajonale e Zhvillimit, Tiranë, Drejtor Ekzekutiv. 
Klotilda NEZIRI, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Drejtor - Drejtoria e Tregut të Brendshëm.
Fjorida DEMKO, Konfindustria, Koordinatore për Marrëdhëniet Institucionale.
Fatmir HOXHAJ, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes, Drejtor, Drejtoria e Shërbimeve Juridike. 
Armond HALEBI – Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit, Drejtor i Përgjithshëm
Edlira PRENGA, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Drejtore e Marrëdhënieve me Median. 
Dorina RUÇI, I pazëvëndësuar akoma, Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë.
Shpresa ARBI, Ministria e Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Drejtor -Drejtoria Veterinare.
Islam CANI, Shoqata e Konsumatorit Shqiptar, Kryetar.
Përparim DEÇOLLI, Universiteti Politeknik i Tiranës, Profesor i Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike 
Ibrahim MORINA, I pazëvëndësuar akoma, Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës.
Bordi i Qendrës Universitare Spitalore, kryetar ministri Ilir Beqja
Ministri i Shëndetësisë, Kryetar.
Rektori i Institucionit të Arsimit të Lartë (IAL).
Dekani i Fakultetit të Mjekësisë.
Kryetari i Këshillit të Profesorëve të Fakultetit të Mjekësisë.
Drejtori i Përgjithshëm i ISKSH.
Këshilli Mbikëqyrës i KESH, mbushur me shefat e ministrisë “Gjiknuri”
Entela Çipa, Kryetar, këshilltare e Ministrit Damian Gjiknuri.
Koli Bele, Anëtar, Sekretar i Përgjithshëm. 
Aurora Alimadhi, Anëtar, Drejtore Juridike tek Ministria e Gjiknurit. 
Arian Hoxha, Anëtar, Drejtor i Politikave, Zhvillimit, tek Ministria e Gjiknurit. 

(me gjeresisht tek Lapsi.al)

29 Komente

 Sekreti që doli dhe që përbën skandal të rëndë, ka lidhje me një urdhër të paligjshëm me numër “Extra” Prot., datë 31 dhjetor 2014, të Ministrit të Financave Shkëlqim Cani. Sipas këtij urdhri, Ministria e Financave duhej të bënte një pagesë në vlerën 250 milionë lekë të vjetra nga buxheti i kësaj ministrie, për llogari të subjektit privat (OJF) “Shoqata e Konsumatorit Shqiptar” që drejtohet nga babai i tij Islam Cani, me këtë objekt shpenzimi: “Veprimtari vëzhguese lidhur me freskinë e mallrave, sipas afateve të përcaktuara në standardet shtetërore, në tregun e lirë"

Cani që guxoi të financojë babanë e tij kryetar shoqate (OJF) Islam Cani, me pagesë projekti fiktiv, të shpikur enkas për shoqatën që drejton babai i tij... 91 vjeçar smileysmiley

...qe perposh e deri siper

 mbushur me ..ungj e me niper

mbledhur qe ngado ku qene

legenet permbi legene

pjellur vici, si te mos vene 

Fryma e ketij artikulli e diskretiton komplet temen qe eshte e rendesishme.

Cfare jane keto?

"....Shkëlqim Cani, që si “urithi” “nëntokazi” po deformon e po shkatërron sistemin financiar shqiptar...."

Nga sa me informoje ky shkrim, del se nuk ka abuzime financiare, pasi edhe nje abuzim ne potence (pra nuk mund te quhet abuzim persa kohe nuk ka nje vendim gjykate te formes se prepre) rezulton i pa financuar, pra nul. O Lefto na rrofsh per vere ti megjithe ate kriminelin qe ke ne vend te babes.

Si nuk ka skandal more! Tjetri firmos urdherin ne 31 dhjetor si skuth per te atin, 250 milione leke ti thua ska skandal?!!

Tjeter pune qe "me urdher nga lart" urdheri u anullua disa dite me vone..sepse (lexo me poshte):

...Shkak i largimit ishte, se në vend që “vigjilenti” të ruante sekretin dhe të zbulonte sekrete “anti-ministër”, krejt pa dashje, në një bisedë tavolinash në kafene me kolegët e ministrisë, mes të cilëve ishte futur për të zbuluar sekrete “anti-Cani”, kishte nxjerr një “sekret” që kishte lidhje me aferat e ministrit Cani. Fjala shkoi urgjent në “veshin” e kryeministrit Edi Rama, prej nga u veprua menjëherë për të ndalur dhe mbuluar skandalin financiar, të bërë prej kryefinancierit Cani. 

Po fakti se nje 91 vjecar eshte anetare  bordesh ku paguhet me leket tona, madje ne borde qe varen nga Ministria qe i drejton djali, ti mendon se eshte e ligjshme ? Se ketu nuk ka fare shkelje te ligjit per konfliktin e interesit, per mos te thene ndonje gje tjeter ?

Jeni verbuar fare nga "rilindja" ose perfitoni para me grushte nga ajo

po cfare sekreti ore ti mik? Urdheri ka kaluar nga sektori i financave e buxhetit, tek shefi i kabinetit, sekretari i pergjithshem, e tek ministri e me pas tek protokolli. Jane minimalisht 10 vete ne ministri, prej nga 3 jane drejtore, qe e dine ekzistencen e ketij urdherit.

Prap me lapsin ?

Popull kar, mire t'ju bohet. 

E qine popllin shqiptar ka njezet vjet.

I here malesoket e Sales, i here keto pidhat "cun Tirone".

Gjak ja bone gjunjet, se per bythen s'po pyt mo njeri.

Qe ne momenti qe shkrimin e sjell LL (lefter loqja) dhe ka brenda percaktorë si Cani 'shkaterruesi' duhet te jesh shume skeptik. Qe komplet faktet mund te qendrojne po fryma partizane e shkrimit eshte vetëdiskredituese. 

As i vuna men hic kush una kush e ka sjelle e nga. 

Kjo puna e bordeve eshte kancer i vjeter- e ka introduktu ne floren shqiptare nji tjeter pidh-cun Tirone- "The Original Cun Tirone".

Nejse, fryma, leshi, preshi, vari karin ktyne zorzopeve te Sales qe dje pane det me sy dhe thane "ku derdhet gjithe ky uje?"

Faktet mbeten.

Dhe une kur lexoj keshtu faktesh, merzitem shume. Sic edhe po e shef.

Te gjithe merziten po duhen verifikuar icik kto faktet para se te zërë vend merzia kembekryq. 

O burra! 

Po kush ti verifikoje? 

Une? 

Aty jane me emra me mbiemra njerezit. Si zor te jene te gjitha shpifje. 

Te thashe, bordet ne Shqipni i solli Tos Rokenrolli- boje-dhe-i-dopjo. 

Kshu qe nuk o rrene kjo pune. Mund te luje noi emer noi shifer, po fenomeni aty eshte, verifikoje sa t'dushe ti. 

 

ja cfare shkruan nje qytetare nga kombinati per Islam Canin;

kominatse

20:22 Pre/04/2015 at 20:22

Islam Cani eshte nje komunist i poshter , qe ne vitet e diktatures ka marre me qafe shume njerez te lagjes se kombinatit. Kryetar Fronti qe bente ligjin ne lagje, qe ne ndarjen e shkollave, shtepive e deri ne gjyqet e famshme politike, ne te cilat shpesh ka qene deshmimtar. Nuk duhet te lihet pa permendur sjellja jo njerezore ndaj puntorve te kombinatit.Per kete njeri duhet hapur dosja sa me pare. smiley

kapo, hic mos u habit qe duhet hap dosja nji or e me par. pse e ve ate koken qe habitet ne fund?

propozimi nga seksioni i sofkes dhe i kritikes letrare te peshkut biles ka qen edhe me rende se kaq: duhej te shkonim te gjithe neper shtepira edhe te pyesnim pleqt: cfare ke bere fshehtas ne monizem? me te urte t'i pyesni, ishte porosia nga seksioni. me te bute. ule babane ne karreklle (imitohej me perbuzje dialekti tosk, medemek, nga gjithfar kuksianesh e tropojsish qe u dukej se u erdhi dita e shpagimit ndaj komunizmes ortodokse toske, perfshi Fan Nolin me gjithe perkthime e introdukta), "ule ndenjun", pra, edhe pyete: c'ke bere, ke ke spiunuar. Po asnje, mor bir, do theshte babai. Jo, baba, nuk eshte e mundur asnje, duhej te vazhdonte spurdhjaku liberatoro-illuminist me buzet me qumesht miu, dike ke spiunuar ti, dike e ke marre me qafe. Asnje, o bir, por lerme te ngrihem tani, se me shpetoi ujet e holle, e kam fshikzen e dobet. Jo, baba, ketu e kam sapllakun, beje ketu, dhe nderkaq mendohu, ke ke spiunuar? Thuaje. Te bejme eksorcisme. Te pastronemi. Une dua nje klizme, o bir... Jo, baba, me pare ke nevoje per kte pastrimin tjater, ke spiunove?...

hahahahahah, o Kapo nese ka qene kryetar fronti osht e sigurt qe nuk ka patur dosje. Dosje kon ata/ato qe rekrutoheshin, pra informatoret dhe jo ata/ato qe i rekrutonin. Ja pyt Josefinen po deshe, ose artan hoxhen, ose prec zogajn, ose ......frok cupin, ose jemin gjanen, ose mark markun. 

 Kryetar Fronti qe bente ligjin

Vojerist medemek smiley

Ju nuk merreni vesh , edhe qeveri doni edhe korrupsion nuk doni , nuk bohet.

Po nuk kane fund kusaret po nuk u ngrit populli te rrembeje hurin..! Nje lukunie e re kusaresh ne veprim ! 

tek ne skandalet dhe vjedhjet nen kete qeveri mafizesh nuk kane te sosur, aq sa keto skandalet e Canit & Co nuk i bejne me njeriu pershtypje... njerez amorf
 

me bordellot shteterore thuaj me mire smiley

Pleqeri te mbare babos, zakonisht kur nuk ecen ne dashur ecen ne para smiley

...te dyja bashke , jo thua ? 

Jane versulur te gjithe ministrat per te blete makina akull te  reja.! Nuk mjafton jo sasia e C4 Ballkanit ! Se ai ..nuk ngjallet me, qe t'i  kalonte te gjithe ne litar ! 

prej 90 ..babai i ministrit Cani ka përfituar fonde publike në disa qeveri në emër të shërbimeve shtetërore,...shkërmoq grykën  Gëlbaza lapsi .al dhe LefTKopeja e kapërdin  shkarazi smiley  .Mos përfshihet edhe Qveria e shërbesave këtu ?

Si zakonisht kësaj Gëlbazës  lapsi.Al bisedat i dalin nga kafenetë pastaj pasi i "verifikon " lëshon LefTKopenë me komente argumentuese. Vetëm tek PPU thua ?

Po mirë moj LefTKope ku është Vjedhja Këtu ? Sikur ke thënë që do propogandojmë sali Qenefin për shtet me Ligje jo me thashetheme Partie . Është anëtar Bordi e pastaj ? Përse nuk e shpjegon ku është shkelur Ligji ?

Se kështu me tërsëllëma e kërcënime e nisin dhe ata të Palo..eve në parlament pastaj para Gjyqit bëhen Pula . Na tha LefTKopeje nga Gëlbaza lapsi.al ...mëk mëk

Po pse kështu do vazhdoni Opozitë Ju ." Ma  ka thanë njani në kafene "

Temen e lexova dje, dhe me vjen keq qe shqiptaret i paragjykojne disa gjera, apo edhe nuk i dine disa elemente baze te shoqerise demokratike dhe detyrimeve shteterore ndaj shoqerise civile. Nuk dua te mbroj ministrin derdimen Cani, por eshte detyre e qeverise te subvencionoje disa nga shoqatat/organizatat qe mirren me mbrojtjen e konsumatorit dhe tregut. Babai i ministrit vule-humbur Shkelqim Cani, sa per dijeni te gazetes on-line Lapsi, ben nje detyre fisnike, mbron konsumatorin, mbron qytetarin e thjesht, mbron ty, ate, kedo. Po a nuk e meriton ai nje mbeshtetje morale dhe financiare per punen qe ben se bashku me stafin e tij.

Nuk perjashtohet mundesia e shoqatave fantazem, por ne rastin ne fjale, une kam qene vete para 2-3 vjetesh ne shoqaten e tij, duke vezhguar, dhe kam pare qe ai kryente nje detyre me teper se fisnike; Ne ndihme te konsumatorve.

Ai ishte thjesht nje pensionist, dhe ne vend qe te shijonte pensionin dhe jeten, mirrej me nje pune vullnetare ne ndihme te njerzeve te prekur e ne nevoje, me gjith mundesite e pakta qe kishte.   

Pjer Thomas,

Nuk e ve ne dyshim se ne Shqiperi ka njerez te nderuar dhe te perkushtuar ndaj punes/pasionit te tyre. Nje nga keta mund te jete me gjasa edhe babai i Ministrit te Financave CANI.

Thelbi eshte se ne i gjykojme veprimet a mos veprimet e dikujt me lupen : a eshte njeri i mire apo a eshte njeri i lig. Por ne boten perendimore, duhen gjykuar gjerat sipas ligjit : eshte veprim i ligjshem apo jo?

Dhe ne rastin konkret, nese vertetohet se Ministri Cani ka firmosur ne date 31 dhjetor (ne fshehje dhe mungese transparence te plote) nje vendim qe i kalon shoqates se babait te tij 91 vjecar, mbi 250 milione leke (200.000 US $ me vleren e sotme), kjo tregon se ai ka kryer shperdorim detyre dhe ka shkelur ligjin per konfliktin e interesit. Se po te hetohet me thelle, ndoshta del se shoqata e babait eshte ekran, se leket do kene perfunduar prape me ndonje vend tjeter...kjo perben tjeter veper penale.

Ne Belgjike i nderuar Pjer, cdo thoshte dynjaja nese ministri Melchior Wathelet baba do i jepte fonde shoqates per Drejtesi ta zeme, te birit, Wathelet Junior ?

Ne 2005 kam mbajt shprese se mos saliu do fuste brenda ndonje te "klanit te zemunit" si psh, duken, nacin a bacin.... Ligji i merfit nuk e lejoje te ndodhe. Tashti, megjithse ftofet, shpresoj te filloje me boden. Po nuk u hap loja me burg per administrate nuk ka shprese. Nuk e kam fjalen per raste si doshi dhe kompani se keta jane "te forte dhe i kap ligji i te fortit", e kam fjalen per raste si ai i bankersit ku shteti ka pafytyresine e thote me gojen plot se nuk garantojme dot ate qe kemi firmos vete.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).