I verbni

Duel me setrën e nafakës së e tij të zezë,

E nji andje të habitshme me pasë tetë kambë,

Por sharti i keq, dy kambë qi s'mundën me u udhëheqë dot prej syve, 

               sakaq për te ndau

E mënia e përdheut t' parrafsh ia numëroi jo pak herë nyjet e shkopit

E pa yrnek kundrat ia hangri .

Pas krahut të nanës mësoi ai hapin me e zgjatë,   

E me kohë drejtpeshën e shkrryeme të vetën e bani.

Gjithkah kah duel marrje-mendsh  në ajër ndiehu,

E dengun e pyetjeve, 'pse mue', përsipri mbajt me droje.

Rrnueshëm pa jetë,

Pa veri a jug, pa lindje a perëndim, 

Pa kurrgja kundruell ai u end,   

Rreth amtisë qi sjellesh e pështjellesh pa kahe,

Kurrgja kundruell pos nji kujtese të zbehtë

Të shpërthimit ngjyrë-ndezun të nji granate lufte qi plasi në dorë,

Tek luente si fëmijë diku andej kah Korça.

 

Vorret e katundit

Në nji faqe kodre ku nji dredhkë asht përqafë me nji lis

Gurët e vorreve me rend zbardhojnë,

Pa zbukurime, pa fotografi,  pa mermer të latuem.

Qendrojnë asi si gurrvorret janë supozue me qendrue, 

Të heshtun, të randë, të përvajshëm,

Disa prej tyne me kryet menjianë, 

Njisoj si me i pat luejtë me sup 

Të zot’ e tyne kur natën u sjellën përfjetun. 

Të tjerat të shtyme përmbas,

Sikur me shpinë i patën pjerrë të penduemit e asaj vorreze

Kur në to u pështetën nen diellin e nji pasdite, 

Me i hudhë nji sy jetshkrimit të tyne

             ku patën gabue.

 

Nji gushkuq

Sahera kopshtit del me punue

Nji gushkuq i vjen përqark me fluturim të beftë,

Bucën e sapo kthyeme në sy me e mat

        prej gemit në gem,

E tokës së capueme i qaset pupthi tue u hedhë 

Me lehtësinë e nji dy kambëve gjithnji të ngrehun në tendosje.

Ngat e ma ngat tue e avitun pohen se kopshtari e ai

Nji gjasend duhet doemos me nda n’mes tyne.

Miqësi kjo qi s’lyp kueshedi sa vemendje,

Veç sigurinë e bisedës së nenkuptueme.

- Mos kujto, i thotë me mend,

Se shoqëni me ty un po due.

Dheun e shkrifët për vete lakmoj,

E qark capit tand i vi për force zakoni.

Me mija vjet pyllit të stërlashtë mbas thiut t’egër unë shkova,

Ku me hundë myshkun e plehut të gjetheve përmbyste,

E tash qi pyjet e vjetër fli sharrës kanë ra,

Pas cfurkut tand m' duhet t’rrëmoj prej zori.

 

 

5 Komente

Tek kjo vargezuesja e   gushkuqit me ngjan se autori eshte ngrites leqesh per zogj .Ka kap nonji dhe po i kno /

Lujdes me Voret se me duket i kendon Lavdise se shoqit Enver qe ngriti Varre per here te Pare ne Fshatra . Mbase dhe ka pas sipas , ..rrotull ca shtepi te vogela fare , rethurre me qish e me varre ...Po varre hoxhallaresh mazllemesh ? Me duket si enverist ky autor qe ka postuar Beu i Fshatit ! Etj etj se vjen Gjembi dhe ma fshin !

Ke parsysh kur lexon nje faqe ne nje gjuhe te huj qe e din gjysa-gjysa,ne fun te faqes kupton se s'ke marr vesh asisen. smiley

Keshtu me erdhen dhe kto poezite.

Drizo,shoqi Enver ne kit pike s'ka pas nevoje me u marr me ne(ka pas pune boll m'ane te qera smiley ),pasi ne traditen katolike kane egzistu varrezat e fshatit dhe s'varroseshin gjinja ne fun te oborrit.

Tashti me traditë nuk e ke keq i nderuar Pjetër dhe me Musteqe dhe me të Kuqe smiley

Po përveç Hoçishtit mbë zonë të Devollit , në asnjë vend nuk kam parë Varre FSHATI, të paktën deri '66 !

Shihe dhe njëherë se ndryshe do kishim Varret e të nderuarve Prifta nëpër vendet ku diqën për Fe e për Atme . Përveç varrit të shën Nanout smiley Beu i fshatit  e ka dijt  që Shqipëria ka qenë me dominancë Mazllëmse dhe besoj do  ketë shëtitur e qarrë ato varre ku kalonte

Alba me zamete xarre xare / të vdekurit se ç'i ngjallte / të gjallët çi diqe fare .

Kisha dhe një pyetje . Ku lexove Poezi te kjo faqe ? Apo e kishe për vergje -vergjet që derdhen përroit tatëpjetë smiley

Shiko,une kur e shkrujta, pata parasysh fshatin tim.Ne fasht,e kam thene ,kam kalu nje pjese te femijrise time, pasi kam qene shume i lidhur me gjyshen.

Dhe varrezat e atij fshati me kane lene gjurme te thella ne psiqiken time prej femije,kur kam shku ne vakite qe te conin atje.Ishte nje shteg qe hynte  ne nje si pune livadhi qe shtrihej ne mes te pyllit,tre ane ishin te rrethuara me lisa te gjate,shekullore, dhe nje ane ishte si pune honi - per mu aty ishte funi i botes.

Kryqet e thyera qe ishin perdhe, me mbishkrimet e emrave qe kishin ikur nga kjo bote dhe rrenojat e nje kishe te vogel me nje kembane qe varej akoma ne tavanin e ngelur te saj (pas 90 es me kane thene se e shiten),benin qe ne imagjinaten time,  e gjitha kjo qe ishte e panatyrshme per boten e asaj kohe,,te me dukej si bota e pertejme.

Nuk kishte varre ne fund te oborrit,pervecse varreve te saj varreze,pra varreza ishte para Enverit tone,stergjyshi im i vram prej ushtareve te nepses,aty prehej.

Varreza ishte 45 minta,nje ore larg fshatit.

Nejse mo ..Unë nuk du me të fut ke kujtimet Individuale se dhe ne kishim i copë gur ke varri që i thoshim "I Gjyshes " ku shkonim me dhimbje për moshën dhe meditonim si për ndonjë Hyjni .

Kur thu Varreza ..osht tjetër Gjë dhe në se këta maskarej Fetarë të të gjith religjioneve duhen Rrahur është pikërisht KJO .

Asnjë detyrë të ngjashme me Fetarët e tjerë në Botë nuk kanë në drejtim të Regjistrimit të Lindjeve dhe vend Varrimet Kolektive si FSHAT apo Lokalitet ..... si Kulturë Kulti e Respekti Religjioni për frymorin e Zotit  !

Një Kosovar i 98 i UÇK u habit kur pa varret e Sharrës.

Tek ne kullosin Gomerët ..... tha ! Patjetër që regjimi Serb atë dëshëronte si Priftërijtë e Hoxhallarët tanë në shekuj .Të mbeteshim pa VARRE .

Kështu që unë ja njoh meritën Enveriste të nderuarit Be të Fshatit për Varret e përmendur në vergjet e tij si të një kohe të mëvonëshme.

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).