Reportazh nga vendqëndrimi i punëtorëve me mëditjen te "Ushtari i Panjohur" në kryeqytet. Zhgënjimi nga kushtet e rënda ekonomike dhe përse do të donin të iknin si azilantë në Perëndim

Në Shqipëri vetëm miku bën punë”. Është ky refreni i të intervistuarve nga gazeta “Shekulli” ditën e djeshme, në lidhje me fenomenin e largimit nga Shqipëria. Mjafton një anketim i thjeshtë për të kuptuar gjendjen reale të brengave të panumërta që populli shqiptar ka akumuluar gjatë kthesave të shumta të tranzicionit në vitet e fundit. Papunësia, varfëria, dhe braktisja e shkollave janë disa nga fenomenet që kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në lëvizjet e shumta e të pakontrolluara të shqiptarëve drejt vendeve fqinje.

Për pjesën më të madhe të të intervistuarve zgjidhja e vetme që t’i shpëtosh varfërisë, është të largohesh sa më parë nga Shqipëria. Pa shpresën për një të ardhme më të mirë në vendlindje, shumë nga të rinjtë e anketuar shprehën për vështirësitë e punësimit dhe të ndërtimit të një familjeje në këtë vend. Një nga të pyeturit, i cili nuk pranoi të prononcohej me emrin e tij të plotë është A. Perleshaj, i cili edhe pse i punësuar aktualisht, shprehet se në momentin më të parë që do të ketë mundësi për të ikur jashtë, do largohet menjëherë.

“Lum ai që ikën nga këtu”, është fraza e tij e parë që shpreh menjëherë pas pyetjes së drejtuar nga gazeta “Shekulli”. “Unë jam në punë aktualisht, por përsëri janë një sërë faktorësh, që e bëjnë të papërballueshme jetën këtu. Nuk i kam mundësitë që të largohem diku jashtë, por në mundësinë e parë që të më ofrohet, çfarëdo oferte qoftë ajo, do iki nga Shqipëria. Këtu pikësëpari mungon drejtësia dhe po nuk gjete drejtësi për një X gjë, çfarë mund të presësh tjetër nga ky shtet.

Ti kërkon të drejtën tënde dhe nuk e gjen, shkon dyerve të gjykatave dhe asgjë nuk funksionon, po punë atëherë si të gjejmë?”, u shpreh Përleshaj. Pyetjes për vështirësinë e punësimit djali nuk ka hezituar të përgjigjet me sinqeritet, duke theksuar faktin që prej vitesh i është dashur që familja të angazhohet për gjetjen e një miku, në mënyrë që të siguroj një vend pune.

“Çdo gjë bëhet me mik, sa të kesh mikun mund edhe të vlerësohesh, po nuk e pate mikun nuk të vlerëson njeri. Unë kam mbaruar për inxhinieri mekanike dhe e kam pasur shumë të vështirë që të punësohem në një punë modeste. Mund të them që prindërit, nuk kanë lënë njeri pa i “rënë në qafë” që unë të hyj në punën ku jam”, rrëfen ai.

Prel Ruçi 

Që në momentin e parë që i drejtohesh një personi në rrugë dhe e pyet në lidhje me fenomene të tilla si papunësia, perspektiva për të ardhmen apo largimin e popullsisë, nuk hezitojnë aspak të shprehin hallet e tyre dhe vështirësitë ekonomike që vazhdojnë të kalojnë në ditët e sotme. Prel Ruçi po e vuan prej kohësh papunësinë dhe vështirësitë ekonomike. Gjatë bisedës për “Shekulli”-n zoti Ruçi, tregon gjendjen e vështirë ekonomike në të cilën ndodhet dhe shpresën që mban tek qeveria e ardhur në pushtet për përmirësimin e kësaj situate.

“Vështirësitë ekonomike janë të papërballueshme. Shpresojmë që kjo gjendje të ndryshojë, sepse nuk e dimë se çdo të bëhet me këtë popull. Unë për vete prej kohësh jam i papunë. Çdo ditë dal këtu për të kërkuar një punë, por janë të pakta ditët që të punësojnë, sepse si unë janë dhe shumë të tjerë. Si të mos mjaftonte kjo jam i sëmurë nga astma. Gruaja ime është gjysmë e verbër, ndërsa nëna ime 72 vjeçe, po ashtu ka problemet e veta shëndetësore.

Për momentin, në familjen tonë, vetëm djali punon për ilaçet tona”-u shpreh ai. Pyetjes nëse ka tentuar të largohet nga Shqipëria në këtë periudhë, zoti Prela shprehet se e mendon shpesh, por nuk ka mundësi që të largohet. “Kam menduar shumë herë për të ikur diku jashtë, por as këtë mundësi nuk e kam. Në Shqipëri gjithmonë ka qenë keq situata ekonomike, por këto kohët e fundit e vetmja mënyrë për t’u shpëtuar problemeve ekonomike për shumë nga ne është largimi drejt vendeve që pranojnë azilantë.

Para pak vitesh kam tentuar që të emigroj në Greqi, por, për shkak të sëmundjes, e kisha shumë të vështirë t’i përballoja vështirësitë e rrugës. Nuk e di as unë se si kam mbijetuar, sepse më është dashur të flija rrugëve dhe në të ftohtë. Megjithatë sa u përket vështirësive, edhe pse vitet kanë kaluar, ato nuk janë reduktuar, madje në këtë moment jam pa drita në shtëpi, sepse edhe energjia kërkon një kosto të vetën. Shumë të afërm të mi kanë emigruar. Kam dy motrat të cilat aktualisht jetojnë jashtë vendit , njëra ka emigruar në Greqi, tjetra në Itali, por edhe ato kanë hallet e veta dhe s’mund t’iu kërkoj gjë”, rrëfen zoti Ruçi. Bardhyl Selimi dhe Hysen Lamnica flasin për vështirësitë ekonomike

Rikthehet eksodi 

Eksodi i qytetarëve në Shqipëria si duket është kthyer sërish. Sipas statistikave të institucioneve Evropiane (Eurostat), Shqipëria renditet e treta në listën e vendeve, për nga numri i kërkesave për azil ekonomik në vendet Evropiane, kryesisht në Gjermani. Arsyet kryesore të cilat i detyrojnë këto qytetarë të largohen, janë ekonomike. Pamundësia për të përballuar jetesën dhe vështirësia e të gjeturit të një pune që të mbulojë kostot e shpenzimeve të përditshme, i detyrojnë shqiptarët që të largohen në kërkim të një jete më të mirë.

Në përpjekje për ta vendosur këtë fenomen në qendër të vëmendjes së politikës, është organizuar një tubim pranë Ushtarit të Panjohur në Tiranë, ditën e premte në orën 11:00. Përmes një muri të improvizuar fletërrufesh, qytetarët do të mblidhen, për të ngulur arsye pse shqiptarët duan të ikin.

Nuk largohet njeri nga e mira prej vendit të tij...  Bardhyl Selimi

Sado e vështirë ka qenë gjendja ekonomike në Shqipëri, për disa, ideja e largimit nga Shqipëria nuk është zgjidhja më e mirë. Fenomeni i emigrimit është një plagë e vjetër e Shqipërisë dhe për zotin Bardhyl Selimi tashmë kjo gjë është kthyer në një gjë normale. “Në Shqipëri ka shumë vite që ky fenomen është bërë i zakonshëm. Sa kanë ikur gjer tani? Në Greqi 800,000, në Itali 500.000, gati një e treta e popullsisë ka emigruar dhe kjo situatë nuk më habit më. Shpresojmë që të bëhet diçka më mirë në këtë aspekt, në mënyrë që të jetë vendi ynë që të mundësoj një jetë më të mirë”, u shpreh ai.

Hysen Lamnica 

Hysen Lamnica është një tjetër i intervistuar, i cili nuk e ka “tradhtuar” asnjëherë vendin e tij. Pavarësisht kushteve jo të favorshme ekonomike, ai ka preferuar që të qëndrojë në Shqipëri për të kontribuar sado pak me punën e tij për vendlindjen. Pavarësisht këtij fakti, plaga e emigrimit është hapur dhe në shpirtin e tij, sepse vetëm pak muaj më parë djali së bashku me familjen e tij, është larguar për një jetë më të mirë në vendet fqinje. “Sigurisht që situata ekonomike për mua nuk ka qenë gjithmonë e favorshme, madje ka pasur raste që ka qenë shumë e vështirë, por prapë jam munduar t’ia dal.

Sot kjo situatë në Shqipëri më duket edhe më shumë shqetësuese. Askush nuk ikën nga e mira, të gjithë largohen në kërkim të së mirës. Mundësitë e punësimit janë të pakta, edhe ato pak vende që ekzistojnë nuk ofrojnë mundësi të barabarta për të gjithë. Ky ishte dhe shkaku që para pak muajsh djali im emigroi së bashku me familjen në Gjermani. Të ardhurat e tij financiare në muaj ishin të pamjaftueshme për përballimin e jetesës, e vetmja zgjidhje që kishte ishte të largohej. Po ashtu edhe djali tjetër, që për momentin ndodhet në Shqipëri, nga momenti në moment pret të largohet për një jetë më të mirë diku jashtë vendit”, u shpreh zoti Lamnica.  

16 Komente

Ja dhe Koco Koqedhima me gazeten e tije " Lum ai qe iken nga ketu "

Opo keta e kane vendos qe ne Shqiperi te rri vetem Rilindja se s´ka mundesi smiley

 

ik Qamil ik.....

e bojn per te dal ne gazete - do thosh dikush

Shkaba...haha

 

Papunësia, varfëria, dhe braktisja e shkollave janë disa nga fenomenet që kanë ndikuar në mënyrë të drejtpërdrejtë në lëvizjet e shumta e të pakontrolluara të shqiptarëve drejt vendeve fqinje.

I pini longun PD dhe PS, kryesisht doktor profesor Sali Berishes, Fatos Nanos, Skender Gjinushit, Ilir Metes ...dhe  " intelektualeve " te tjere me parti dhe pa pa parti qe ju sollen keto " dite te lumtura  " Shqiperise dhe shqiptareve !

eDramen pse s'e permend?

 

Lum ay qi hiken e mal ay qi rri.

Ato 300 mij vendet e punes , a u hapen apo jo,  apo u hoqen 300 mij nga puna dhe u zevendesuan me 300 mij te tjere. 

Zhak Atali , keshilltari per 10 vite prane Presidentit F.Miteran tha sonte ne TV .Vizion plus..." Kultura Perendimore dhe pergjithesisht botrore eshte kthyer ....drejt Barbarise ! " ...Degjojeni ca thote ky personalitet i madh i Evropes per situaten e dyndjes  emigranteve...! 

" Kufinjte e vendosur gjat shekujve te 18 dhe 19 ...nuk do te rrespektohen! " 

..." ai mut punoi mire me rruget..! " Je nje vlere e basenit Pjer 

Ku ishte i ftuar ky ?

e ke tani Live  ne Vizion plus ndiqe sa i drejtperdrejte eshte Nuk kam degjuar personalitet evropian tjeter ,  te flasi kaq hapet ! 

Nuk shof vizionin une mer sikur nami te behet. Tek ai Furxhiu i Tacit eshte ky Atalia?

saken....! Po me qe pyte ..

Ku e kan gjet fiks are amon: Kryeministri turist i nji populli rrefugjat

Ne 300 dite nxorrem 300000 shqiptare refugjate #Rilindje.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).