Ngjan e largët koha kur një vrull largimesh i qytetarëve të Kosovës drejt Gjermanisë dhe vendeve të tjera të BE-së, nisi të pasqyrohej edhe në median shqiptare. Theksi vihej tek mungesa e shpresës për përmirësim të ekonomisë dhe punësimit në Kosovë, dhe tek akuzat e shumëkujt mbi perspektivën e zymtë të një vendi të mbërthyer nga korrupsioni dhe trafiqet. Në fakt, bëhet fjalë për dy-tre muaj deri pak javë më parë. Vëmendja u zhvendos menjëherë brenda kufijve, në fillim sporadikisht e tashmë shpesh e më shpesh: Mjaft shtetas shqiptarë po ikin kryesisht drejt Gjermanisë, në kërkim të një azili që do t’u mundësonte dokumente gjermane dhe punësim. Qoftë dhe asistencë. Është quajtur edhe “eksod” në kërkim të krahasimit me largimet e hatashme të viteve 90-të, megjithatë nuk është çështje termash, por faktesh. Dhe fakti është që janë shtuar së tepërmi shqiptarët që duan të largohen nga vendi.

Çfarë po ndodh? Shkurt dhe thjesht, situata ekonomike në vend nuk është aspak e mirë. Le të zihen e të luftojnë me shifrat FMN-ja, BB-ja, BERZH-i, Instati dhe institucione të tjera, nëse rritja do jetë 3 përqind, apo 1.5 përqind. Njerëzit nuk arrijnë të gjejnë punë, puna në fshat edhe për ata që kanë toka është thjesht mbijetesë, e shpeshherë në kufijtë e saj. Nëse njerëzit mashtrohen nga sekserë biletash udhëtimi, apo qoftë dhe nga prapaskena politike, kjo nuk ka shumë rëndësi: Një njeri apo një familje që ndihet dhe jeton mirë në vend të vet, nuk ka pse largohet, cilido mafioz të afrohet për t’i mbushur mendjen.

Në këtë pikë, dy vjet pas ardhjes në pushtet, kreditet e këqija të kësaj situate i shkojnë qeverisjes aktuale. Ajo çfarë ka trashëguar mazhoranca e majtë nga qeverisja e kaluar, është bërë e qartë dhe tashmë e dimë që ishte një balonë borxhesh që vetëm fryhej e vetëm priste të shpërthente. Nëse megjithë masat e marra, kjo që po shohim është një lloj shpërthimi, atëherë fajin e ka qeverisja dhe jo Berisha. Ky i fundit, koshient se me bëmat e tij nuk i dilej ndryshe, nuk e kishte problem edhe tolerimin e një doze të mirë ekonomie në të zezë, edhe lulëzimin e hashashit dhe trafiqeve të tjera, edhe blerimin e njëmijë luleve universitare private ku të rinjtë të hardalloseshin në iluzionin e shkollimit në vend të punësimit, mjaft që punët të dukej sikur shkonin mbarë. As kështu nuk ja doli dot, sepse kur e zeza është e zezë, nuk ka detergjent që ta zbardhë.

Ajo që rezultoi prioritare për mazhorancën aktuale, sapo erdhi në pushtet, ishte padyshim ekonomia, por në aspektin rregullator dhe fiskal të saj, ndërsa shina e dytë paralele ishte ligjshmëria. U ftua sërish FMN dhe BB, por problemi është se këto dy organizma vetëm udhëzojnë e këshillojnë; nuk qeverisin, as joshin investime të huaja, as stimulojnë biznesin vendas dhe as hapin vende pune. Dhe qytetari është i gatshëm ose pranon për shkak të autoritetit të shtetit, siç dëshmoi atmosfera e përgjithshme, të paguajë dritat, gjobat rrugore, ndërtimet pa leje; por më parë duhet të ketë të ardhura. Është ky hapi i parë, përmes të cilit pastaj mund të vjelësh taksa, të vendosësh paketa rregullatore etj. Presidenti Regan ka një sentencë për ekonominë: Nëse lëviz, taksoje; nëse vazhdon të lëvizë, rregulloje; dhe nëse pushon së lëvizuri, ndihmoje.

Çdokush e pranon se Shqipëria nuk do shndërrohej në parajsë as për dy vjet, e as për dy mandate. Por qeveria nga ana tjetër nuk mund të mjaftohet thjesht me imazhin e hapjes së vendeve të punës, kur hap thjesht zyra pune; dhe duhet ta mbledhë mendjen se as arrin dot të gufojë zemrat e njerëzve me patriotizma e nacionalizma, për të hequr mendjen nga ekonomia.

Ndërkaq, ka dhe një moment rrethanash jashtë nesh, jashtë Shqipërisë, që po e stimulojnë këtë prirje për largim. Nuk është sekret se BE-ja ndodhet në një periudhë stanjacioni jo vetëm ekonomik, por edhe dyshues ndaj vlerave për të cilat është krijuar; mbase momenti më delikat që nga krijimi i unionit që synon të shndërrohet në Shtetet e Bashkuara të Europës. Pse dhe si ka ardhur kjo gjendje, është trajtuar dhe do të trajtohet në vazhdimësi. Ndërkohë që Shqipëria është në pikën më të afërt të procesit integrues prej 15 vitesh, BE-ja nuk është më ajo e 15 viteve më parë. Ka euroskeptikë, ksenofobë dhe forca retrograde, që tashmë janë përfaqësuar politikisht dhe ushtrojnë presion. Po kështu, ushtrojnë presion të tmerrshëm valët e mëdha emigruese të vendeve kufitare në konflikt, që jo vetëm kanë shkaktuar tragjedi të mëdha, por edhe dilema të forta morale. Padyshim, edhe ekonomike. Në këtë qerthull, shqiptarët gëzojnë liberalizimin e vizave dhe pavarësisht arsimit dhe intelektit, kushdo shqiptar i varfër e kupton që ka një shans të emigrojë pothuajse lirisht pa atë radhën rraskapitëse për viza gjatë viteve 90-të. Para se gjërat, largqoftë, të shtrëngohen në të ardhmen. Dhe para se (ende) parajsës me emrin Europë i vihet dryni.

Të gjithë këto sjellin valën e largimeve të fundit, që unë nuk besoj se mund të quhet eksod, por që është njësoj shqetësues. Jo se njerëzit nuk do largohen për një jetë më të mirë, se ky është një proces që nuk do rreshtë kurrë së ndodhuri. Por se atë parajsë që menduan se do krijohej në atdheun e tyre me një të rënë të lapsit, nuk po e shohin gjëkundi në horizont.

Prandaj qeveria dhe qeverisja duhet të tregohen të sinqertë në këtë moment, dhe jo të fshihen pas gishtit. Është e turpshme t’i ndalosh udhëtarët nga pamja, në pikat kufitare, kur kanë dokumentacionin dhe paratë e duhura për të udhëtuar, sipas kushteve të vendosura tashmë. Dhe mund të ishte menduar më gjatë para se të fliste, kandidati i së majtës për bashkinë e Tiranës, kur tha se ikjet janë të mëdha vetëm tek njësitë vendore që janë drejtuar nga të djathtët. Nëse qenka kështu, ç’nevojë kanë të shkojnë deri në Gjermani, kur mund të gjejnë rehatinë në komunat dhe bashkitë e majta?

176 Komente

Qeveria po e stimulon vete ikjen e njerezve , kshu qe nuk fshihet pas asgjekundi , tani po i lejon ne baze te nje marreveshje te fshehte me Shtetin Gjerman sepse gjendja ekonomike po rendohet kete nuk e di , po te ishte kjo Qeveria eshte ne rregull , por nqs ( teoria tjeter kjo ) qeveria po ben lojen e emigrimit sepse po afrohen zgjedhjet dhe do te qe te pakenaqurit te largohen dhe pas zgjedhjeve te behet prape Atdhesimi i tyre , kjo do ishte gje e ulet dhe e peshtire . Une uroj qe te jete e para.

"Dhe mund të ishte menduar më gjatë para se të fliste, kandidati i së majtës për bashkinë e Tiranës, kur tha se ikjet janë të mëdha vetëm tek njësitë vendore që janë drejtuar nga të djathtët. Nëse qenka kështu, ç’nevojë kanë të shkojnë deri në Gjermani, kur mund të gjejnë rehatinë në komunat dhe bashkitë e majta?"

Ne nje shtet me njefare strukture formale normale Veliaj duhet te kerkonte falje per at deklarate te piset, po ktu aty dmth, llafi i piset nga goja e piset bje ne vesh te piset, kshetuqe,

Opo s'kane nevoje te "majtet" t'i bosh per vehte. Ato qajne akoma Enverin e votojne per te. 

Interesante pergjigja e Veliajt.  

Akuza qe i behet eshte per perdorim te fondeve publike dhe vendeve publike per dasmen.  Mendja ta do qe nqs pranon t'a adresosh kete akuze (qe ne fakt ne ate klime parlament-i-thenshin nuk keshillohet) do japesh faktet qe eshte bere me kursimet familjare. Por me ate lloj pergjigjeje, i bie qe meqe s'martohet me kusherire, t'i behen kabull te tjerat.  

Mire me shashkat Veliaj, mire.    

Esht per te ardh keq qe akoma ne 2015 mendohet te fitohen beteja politike duke share saliun dhe veriun sic po ben veliaj.

Prandaj dhe ne pergjigje te tirona. Nuk besoj qe i terheq per hunde akoma dashuria per enverin por urrejtja per saliun. Duam apo nuk duam duhet ta pranojme. Jemi ne epoken e berishizmit.

Po kur mos te jete me Berisha, ke do urrejne? Edhe Enverin jo se e duan per ideollogji, se asaj ia kane bere m... me kohe, por thjesht e kane flamur llogoreje. 

Lulin, cunin e enverit, te adoptuarin e salit.
Dhe ketu duket tamam qe berisha esht mbi enverin per ndikim ne popull. Mes lekundjes qe a ta dashurojne se esht cuni enverit apo urrejt ngaqe esht i adoptuar nga saliu zghedhin kete te dyten.

https://youtu.be/dXn4uRbHHCQ

Mos je gje Kac Myftari ti?smiley

Jo jo jam mero baze. smiley

Ne fakt jane dy bashki nga te cilat kane ik shume njerez keto kohe, bashkia Orikum dhe bashkia Kukes. E para qeveriset nga PS e dyta nga LSI

Pergjigja me siper ishte per linkun qe kishte sjelle Edisoni per "kusherinjte."  

@ Edison, mbase s'e ka me Veriun Veliajt, se me Kanun nuk lejohet martesa ne 10 breza ne Veri.  Sic eshte ndjekur mire a keq Kanuni ne disa pika, eshte ndjekur tradicionalisht edhe per kete.  Pike per pike bile.   

Se si, a per ke e ka thene ate "Ne te pakten" nuk e kam idene.    

Per rastin e marteses e ka personale me salen kurse per ate qe tha se po largohen banoret e bashkive te pd e kishte me veriun. Tip kshu mo qe po i kthejm nordiket andej nga kan ardh. smiley

kurse per ate qe tha se po largohen banoret e bashkive te pd e kishte me veriun.

Aha.  Nejse, nuk me duket e vendit t'i jepet ky konotacion situates.  Mjaftojne te tjerat, dalin e teprojne. Plus qe Orikumi dhe Levani ... 

eshte shume normale , Fiqo, te thote dicka te tille pikerisht ky Veliaj. sepse ky eshte thjesht demagog i keq, legen!!
arritjet e ketij si minister jane vecse disa marreveshje "ne leter", aspak konkrete, por virtuale... tamam si ato qindra mijera vendet e pune, virtuale, qe deklaron ky se ka hapur sistematikisht cdo 5-6 muaj.. langaraq burre!!

Ky eshte simboli i rilindjes llustra-boja. Jo me kot Rama po e pompon si pasardhes; eshte i pazevendesueshem, tha per te. 

He me Belul, a ka fjale tjeter per ta pershkruar pervecse LEGEN.

jo nuk ka!
vetem nje njeri i ndyre, i djallezuar, mund te gjej justifikime te tilla, apo medemek te japi "zgjidhje" kaq cinike , nderkoh qe po luhet perseri nje drame shqiptare...
lere pastaj faktin qe genjen si dreqi, pa pike turpi, kur te gjithe po shohim qe: "java shtate e ambasadori gjerman tete", gjendet ne Vlore.. apo ne Fier etj, per tu thene njerzve, hallexhinjve dmth, qe ska azil ne Gjermani.. he mer Legen, po keto bashki e komuna te djathta jane..??

Po me legenat c'keni mer qe u qisni inatin? Jane ene te dobishme, s'i kane bere keq njeriu.smiley 

po cte themi tjeter o Tirona...?! -per keti tipin edhe shprehja e lashte: "fshati digjet, kurva krihet", nuk e thua dot.smiley. sepse eshte ofendim per "kurven" e cila e ka minimumin e ndergjegjes!

Jo mer se kurva namin ka te keq se detyren e qan, me thene te drejten. Po per kete njecik me shume respekt se do jete kryebashkiaku i Tiranes, dhe besoj do kete nje banderole me te ne Rinas qe thote mireserdhet ne Tirone. smiley

Legen! S'ma merrte mendja qe do ta ulte pjacen kaq shume kaq shpejt.

"ne stuttgart, ne zonen e Karlsruhe-s" .. mire me gjeografine keta, se Karslruhe eshte nja nje dy ore larg me tren nga stuttgart, dhe landi eshte i Baden Wuertemberg-ut

guten morgen, lieben freundesmiley

Te majtet kane qene gjithmone specialista per per boshatisjen e Shqiperise. Faktet jane fakte nuk i mohojme dot .... 

Normal qe do ikin njerzit, ketu pervcse s'ka pune e buke po nuk je antar partie, s'ka as pritshmeri qe gjerat do shkojne per mire. Priten njerzit me shprese se mos do behej dicka me e mire me rilindjen, i fryu ne bythe dhe rilindja, dhe cfare alternative tjeter kane? S'jane as te gjithe kinga qe t'ju gjente ministri ndonje pune me 1000 Euro rroge, dhe detyrohen te ikin atje ku ndoshta marrin 500 - 600 euro me ate pamje jo-kinge qe kane

Kukesi dje : parajse qe shkonte rrote me rrote me Gjermanine:

- ne 2009

- ne 2011

 

Kukesi sot : ferr komunist.

No comment.

Stalker, se sapo te lexova pergjigjen te tema tjeter se s'e kisha pare

Ndofta nuk eshte personi i duhur qe duhet ta thoshte nje gje te tille, epur si muove : eshte fakt real se azilantet vijne kryesisht nga zona elektorale te PD-se.

Dhe ne lidhje me mesiper.  

Edhe?  Zevendesoje te lutem me "Eshte fakt real qe azilantet vijne kryesisht nga zona te varfera".  Dhe Pike.  Sepse s'ka dhe s'duhet te kete pike rendesie se per ke votojne.  Dhe Ministri i Punes dhe Mireqenies Sociale qe sic thashe tek tema tjeter eshte i gjithe Shqiperise, eshte po ashtu kokerr hajvani kur i jep teser partie deshperimit. Do thuash ti qe mizerje ka qene dhe dje.  Po dakort, mizerje.  Tani, shtoi kesaj mizerjeje papunesine e vazhdueshme, edhe detyrime te tjera sic jane pagesa e dritave, dhe ja ku jemi.  Se 10 a 20 mije leke eshte nje thes me kripe e miell.  

Ok. Arka e shtetit eshte bosh.

Dmth :  varferia = demagogjine = Rruga e Kombit = Kukes.

Me fal se nuk po ta kuptoj kete.  Ku lidhja? 

Lidhja eshte tek arka e shtetit. E zbrazi Rruga e Kombit, eshte e natyrshme qe ta mbushe, midis të tjerash, pagesa e dritave (qe permende).  Pasoja : emigrimi ( e logjikshme)

ps: kur Lubonja ua tha shqiptareve se vepra të tilla jane ca si shume të shtrenjta për takatin e tyre, ooooo  u hodh mileti, "ti je antishqiptar". Ok, voila rezultati. 

Ne kohe te Sales merreshin borxhe per investime kapitale. Ishin apo nuk ishin investime te mira eshte muhabet tjeter.  Ndersa sot po rritet borxhi  per te kompensuar deficitin buxhetor. Nuk mblidhen mjaftushem pare nga doganat, tatimet, akciza etj (edhe pse jane rritur disa taksa disa here) per te permbushur nevojat buxhetore vjetore. Nuk ushqehet dot as administrata pa borxh. Shkurt sot nuk mbushet dot arka, dhe per kete nuk e ka fajin Sala.

Zhvleresimi i Euros vetem mizerje ka per te eksportuar ne vende si Shqiperia. S'ja doli dot Zvicra, nuk di si ka per t'ja dale Shqiperia &Co.

 

“Fyerje për inteligjencën e shqiptarëve që t’u thuhet se ajo që po ndodh javët e fundit është e lidhur me ndonjë rënie të ekonomisë”, replikoi kryeministri Rama.

KM Drama per eksodin:

Rama ironizon Albana Vokshin: Një pyetje më erdhi nga kulla e plazhit

http://www.balkanweb.com/site/rama-ironi...

lajmi i rendesishem qe kaloi pa vemendje per shkak te batutagjiut KM ishte se qeveria kaloi nje ligj ku OSHE mund te sekuestroje banesen e kujt nuk paguan dot dritat

smiley

 

 

fakti qe vokshi, berisha e sera e tyre jane akoma atje dhe jane aktualisht e vetmja "mburoje" e shqiptareve, eshte nje goxha motiv per t'ja fut vrapit naten nga ky vend

duhet patjeter ti balanconi gjerat? Nqs eshte keq nga njera ane duhet me qene keq nga ana tjeter, qe te ndjeheni mire, me realitetin si i keni punet?

Opozita po ben nje pune shume te mire per te treguar anet e dobeta te kesaj te ashtuquajtur qeverisje, kjo eshte puna e saj

Nuk du une ti balancoj gjerat, po fatkeqsisht jane shume te balancuara prandaj njerzit s'kane me shprese. Me ngel puna me te mbrojt kryehajdutet qe per 8 vjet i rane Shqiperise me top ... e kupton ti sa rende eshte gjendja apo jo? 

Swedo nuk jom fare dakort me ty plako!

Ky fakt eshte motivi me u munu me shume per ket ven. Eshte gjynof ta lesh kete ven ne dore te maskarenjve te tille (si nga nje krah ashtu ene ne tjetrin). Personalisht menoj se e kena per detyre ndaj kalamojve tane ne rradhe te pare po edhe edhe ndaj atyne qe kane sakrifiku shume qe ky ven te bohet. 

Ne jena nje brez qe duhet te na vije turp cdo dite qe ky ven kalo nga Berisha te Nano, pastaj te Berisha e Meta prape, e tani te Rameta. Sinqerisht kjo nuk eshte per futja vrapit po per futi drunin qe te qerohen e mos t'i bi mo ne men asnje maskarai te llojit te ketyre qe t'i afrohet posteve drejtuese.

Kush t'ja fusi drunin? Ja ti, une, po marrim te dy dhe nga dy shoke e u bome 6 veta gjithsej. Ca t'bojme masnej? E keqja eshte rrenjosur ne qelize, ja kane dal me sukses te plote te ndertojne nje sistem te tille qe ngado te sillesh do perplasesh me sistemin e tyre, pushtet - mafia - drejtesi - media - shoqeri e ashtuquajtur civile - biznes. Kane monopolizuar buken e gojes, e kupton qe nuk merr dot as voten e punonjesve te pastrim - gjelbrimit po nuk je pjese e sistemit se sistemi i kercenon me buken e kalamajve? Leqe kush po te le t'ju afrohesh iher, po paraqite rrezikshmeri s'te lene as fejsbukun se ti bejne report abuse gjithe diten krimbat politike qe paguhen per te bere propagande online

sistemi i kercenon me buken e kalamajve?

Sistemi kudo kerceno me buken e kalamajve (edhe ne Kanada edhe ne ShBA). Ketu vec te japin kredi, e bejne propagande per 'rishpikje te vetes' po te qiti tregu skarco. 

Ajo qe po ndodh ne Shqiperi eshte simptome globale. Shifrat jane mire, por nuk i hame dot.

Une qekom i nerume se nuk kom facebook smiley

Plako veshtiresite dihen se po te ishte e lehte nuk do ishin aty ku jane halete. Po ene te rrish e te presesh qe "shkabat" te vete-ftillohen me duket e pashprese si situate.

Mua me duket si marrveshje e rames me merkel qe te largohen sa me shum te varer nga vendi ne prag zgjedhjesh te cilet do kthehen pas ca muajsh sic deklaroi vete ambasadori gjerman ne tiran. Se kush pjese e votuesve po largohen na e ka thene erion naivi.

Dhe Merkelit i plasi trapi (virtual) se kush po fiton bashkine e Rrushbullit?

I plas o tirona i plas. Po dolen shum dobet per ps kto zghedhje me ket kriz ekonomike qe po shtohet plasin protestat. Imagjino me dal ne protest sala bashk me tom doshin. smiley

Po po ne ate krah flini se po i plas Evropit per Albanien. Aty avulloi gjysma e Ukrahines e s'e rrujti njeri.

Nuk besoj qe u erdhi thika ne kocke. Njerzia ketu keq kane qene dhe me perpara.

Nje loje e flliqur luhet ketu,nuk e di nga kush,po jo se e gjitha kjo eshte pasoje e ketyre qe po qeverisin,asihere ne bote s'jam dakort!

 

Mos e ke lene ti kete komentin ketu?

Dot ishte interessant me e dit, se sa para u jep PD ketyre hajnave qe te lipin Asyl ne evrop?!?

Nuk kam une kshu lloj gjykimesh zemra ime,nuk paragjykova pd-ne,por po po them se nje force jashte nesh (agjenture e huaj, ndoshta) po i ushqen keto lloj situatash dhe nuk eshte gjendja jone sot qe na e imponuan keta qe jane ne pushtet.Ja kte po perpiqem te them. Gjithcka qe po ndodh,po ndodh jo rastesisht,jo e shtyre nga ndonje gjendje e brendshme,por,sipas rradakes time, eshte regjizure e dikujt,me qellime te mirepercaktuara politike.

Po jo mor Pjeter se bashke me ne ne krye te listes jane edhe Kosovaret edhe Serbet edhe Greket (por keta te fundit nuk kane nevoje te kerkojne azil). Nuk ka regjizure ketu; biles kete problematike e kane ngritur fillimisht Evropianet/Gjermanet te cilet duan t'ja vene pergjegjsine per ndalimin e emigranteve qeverise shqiptare. Sa te zgjuar e? Sa mire i zgjidhin hallet e tyre.

Qeveria shqiptare vetem perfitime ka nga largimi i shtetasve te vet te cilet nuk i ushqen dot. Dhe nuk mundet qeveria vetem ta zgjidhi kete krize, se gjendja eshte e tille qe duhen marre borxhe per te mbyllur deficitin buxhetor vjetor, s'ka te ardhura per investime e stimulim ekonomije. Por qendrimi i tyre kavaljer ndaj problematikave te tilla e rendon situate; kjo gje mua me duket e shpifur.

Nje gje me ben pershtypje per Shqiperine: gjithmone gjysma e popullates harrohet. Dikur punonte fshati per qytetin. Sot punon mafia/emigranit per nje gjysem popullate. Po ata te tjeret? 

Nji kjo.

E dyta.

Modeli i 'rritjes ekonomike' te Shqiperise ka qene ai i uljes te popullates, tip 'ik se s'ka vend per ty'

E treta

Stimuli i dhene ekonomise nga qeveria (ai EUR 300 milion fatura te papaguara) vajti tek sa veta?

He si u vendos. 

ndonje arsye keshu pse , qysh . tek. apo vk. Poshte Rilindja. ene buke mish e oriz do vijne automatikisht.

Pasi Renuan nje Shtet te Tere , Pasi vodhen,vrane, dhe dogjen dhe e cuan ate vend ne Mesjete  . tani mjeshtrat " Ta lene Dobicin ne dere" dhe te thone  : Eshte i Joti. mbaje. 

E pse mos te thone super LEGENAT? Cuditerisht ketyre LEGENAVE ju perputhej cikli i Venejs se parase me Qenien ne Pushtet. 

 

 

 

 

Besoj se ka per te ra pak Emigracioni se po vjen vera e do ket me shume pune per fukarenjte...per te rifillu prap nga dhjetori......Per te gjithe te indinjuarit keto 25 vjete kane emigru 1.6 milione Shqiptare....ket 10 vjecar...PD+PS....kane emigruar 350 000.....dhjetevjecarin tjeter PS+PD llogarisni edhe nje 500 000 te tjere. Shpresojme te stabilizoheni mbas 20 vjetesh nese nuk na plas ndonje lufte tjeter apo Kto Pranverat Arabe a Syrizat qe shume njerez me te drejte te zotit i adhurojne e i shohin si dekrete te Perendise.......

Ambasadori gjerman tha qe kjo te mos politizohet. Nuk e degjon njeri se nese nuk flasin per eksoden ( shkruhet eksode apo eksodi , por une po e shkruj si Komandanti ) atehere i bie qe do flasin per Kol Dorianen.

Turp i madh Veliaj. smiley

Tërp! Qeveri Pe Leshi!

E pra ke te drejte..qeveria duhet te tregohet e sinqerte,jo tu thote njerzve qe nuk u lejojme ne te kaloni kufirin se jeni te varfer..por tu thote se nuk ju duan ne evrope e atje ku doni te shkoni se jeni te varfer,e nuk na lejojne qe tu leme te kaloni !! 

Ore mire fare e ka artikulli ne fund. Pse deri ne Gjermani, aty eshte Komuna e Parisit. Apo e kane bere me viza dhe ate?

Komuna e parisit eshte lagje me sharm.

Ambasadori i Gjermanise foli. Tashti te presim ate te Komunes se Parisit cfare do thote. smiley

E verteta eshte qe demokratet e Kuksit dhe Orikumit po lene vendin ne mase sepse opozita i ka braktisur. Nuk ka opozite dhe pas 21 qeshorit per demokratet e vertet vetem azili i perjetshem brenda dhe jashte atdheut eshte e vetmja alternative. Kshu eshte kur e le popullin pa opozite, eshte krim i madh.

smiley  Je i madh. As Veliaj vete nuk do mund ta sqaronte kaq bukur.

Ka nje rol dhe rilindja, keto zona te pd ne thojza, kryesisht rurale, deri me sot jane mbajt ne njefare vegjetimi me serume si ndihmat ekonomike, moispagesat e dritave etj, pa politika zhvillimore, nashti qe rilindja ua u hoqi keto privilegje, del me zbukuar mungesa e perspektives sidomos per nje brez te ri. Taksirati i rilkindjes qe u desh te trashegonte barren sociale ne nje kohe krixe rajonale, por gjithashtu pa nje plan te sajin programor per keta njerez, propaganda mediatike dhe partneriteti publik privat po rezultojne te pafuqishme.

+1

Kush eshte zone rurale Orikumi ne Vlore apo Kuksianet e Bathores? smiley

Ne Vlore ishte para dy diteve Basha te prezatonte kanditaturen e PD-s per qytetin por nuk shkoi 5 km nga Vlora te takonte demokratet e Orikumit tu bente thirrje mos te linin vendin. As Ndoka me Saliun nuk shkojn ne bathore tu bejne thirrje demokratve kuksiane mos ta braktisin vendin e tyre.

Kam qe pas 21 Janarit qe  them per PD-n po investohet shume per ta shfarosur nga politika pasi u shqye tresh pas 23 qeshorit. Saliu do jete gjalle ta shoh me syte e tij. Eshte krize morale kjo e asaj pjeses se popullsise qe nuk sheh asnje lloj shprese per arrdhjen e PD-s ne pushtet. E verteta eshte e hidhur, pa ca ti bejme tani do kaloj. 

eshte zone periferike, te pakten, aty afer dmth.

 pd ps se ngjajne me shume se cmendon ti.

Ben Blushi: Ka mundësi që të varfërit para se të ikin, të na nxjerrin jashtë nga parlamenti.

“Në 25 vite kemi humbur 1/3 e popullsisë. Nuk ikin se s’ka ujë, s’ka diell, ka një arsye, ne qeverisemi shumë keq. Shihni shifrat e migrimit, vetëm për një arsye po ikin se jetojnë keq. Shqiptarët nuk persekutohen për shkak të festë, por se janë të varfër, i persekutojmë për shkak të mungesës së pasurisë, je i varfër nuk shkollohesh, merr me pak pension, nuk fiton gjyqe. Diskriminimi është Standard i keq, po diskriminojmë të varfrit, për turpin tonë”,

Pesimizmi që ka kapur Shqipërinë është fatalitet kombëtar. Duhet ta ndryshojmë këtë fatalitet duke u dhënë më shumë, duke rritur pagat, pensionet, duke investuar, duke e bërë shoqërinë më të drejtë. E dini pse ikni ata që kanë kalamaj, kanë vetëm një problem, kanë frikë se fëmijët do ti ngjajnë. Vetëm të varfrit kanë frikë se fëmijët e tyre do ti ngjajnë, varfëria është fatale. Shoqëria ka vdekur nuk ka shpresë, kjo është arsyeja pse ikin. Ka akoma mundësi që diçka të ndryshojë, pavarësisht se nuk jam shumë optimist. Nëse nuk ndryshon diçka, të varfrit do vinë në parlament do na nxjerrin jashtë smiley

Kapo, dobet. Keni rene ne xhelen e qeveriut per ti bere keto zgjedhje politike dhe jo sic duhet te ishin, administrative.

Nese vazhdohet keshtu deri ne fund do kete qudira ne rezultatin e zgjedhjeve.

Perballja e Berishes  and co me Veliaj sot ne Parlament i jep ketij te fundit shume vota.

Mos me thuj qe nuk te paralajmerova. smiley

...mbase osht ene rastesi por ;dy herë kanë emigruar në masë shqiptarët, 1 herë kur shpëtuan nga kthetrat e komunizmit më të egër në botë dhe herën tjetër kur hija e po ketij komunizmi u kthye nën petkun e rilindjes  me tritol ne dore, smiley

Dakort mer dakort, por sipas meje politizimi do shfrytezohet dhe mundesine per ta shfrytezu e ka qeveriu sepse akoma eshte tek zarfi i pare.

E di historine e tre zarfave qe cdo qeveri ja le tjetres kur iken?

 

Arsyet e eksodit sipas meje :

- Pritshmeria e madhe pas zgjedhjeve i kapercente kufijte e mundesive. Ne fushaten elektorale u premtua parajsa, gje qe ishte praktikisht e pamundur. Papergjegjshmeria ne premtime sjellzhgenjim dhe humbje te besimit.

- Rilindja krahas perpjekjeve dhe deshires se mire ka patur dhe shume fiasko. Qeverisja po deshton ne shume premtime elektorale.

- Kryeministri jo gjithmone i fokusuar ne detyrat madhore. (shperndan dele neper fshatra ne vend qe te qeverise me projekte afatgjata) Me shume pune dhe me pak politike kerkohet nga qeveria. Populli i zgjodhi per te punuar, jo per te polemizuar me opoziten.

- Militantet ne detyra shteterore, qe mjelin lopen e pushtetit, po e rrenojne shpresen e njerzve. Njerzit duan te shohin nje administrate qe i sherben atyre, jo ca taksidare injorante e barkderra qe u pine gjakun...

- Mos ju vrisni njerzve te ardhmen. Jepuni njerzve shprese, se energjite i kane vete...

Po ikin te varferit Edhe nga fshatrat e Jugut ata qe i keni harru. Tek Komuna ne Tirane ka Pune prandaj se rrujne ata qe jetojne aty. Ka dy Shqiperi, prej vitesh, Tirona e Jo Tirona .....nuk ka per te depertu qeveriu ne zonat rural ....maksimumi do mire mbaj qytetet kryesore.

Mire Ben, largohu nga politika, kur ke pas (edhe ti) kaq deshtime. Do rrosh me letersi, ku ka me mire. smiley

aty eshte problemi s'rron dot me letersi mediokre

nuk rron dot as me letersi te mire.

ah jo - me ate te miren biles e di se ke bere dicka te mire - megjithese edhe beni cdo gje qe shkruan i duket e mire 

pra me letersi te mire rron, po thua?

te pakten rron shpirti rehat se e di qe ka shkrujt dicka te mire

a-ha. ok.

nuk du te bej galexhant komentesh, por u hap padashur nje teme me interes (per mua).

t'i leme ato qe c'eshte letersi e mire apo jo e mire, kush ka tager ta percaktoje kete e ku di une. praktikisht, nje shifer e xhiros se librit artistik ne shqiperi, dhe sa sa jane royalties prej saj, do na orientonte goxha mire ne ket pik. nuk besoj se gjenden diku keto te dhena vertet me interes.

o emo ti do me na e reduktu diskutimin e letersise te niveli i 'royalties'? smiley 
Ma merr mendja ai tipi qe gjithmon bertet VQ'ja VQ'ja me siguri e ka prek edhe kete. 

Realisht se besoj te kesh statistika te mira per tregun shqiptar. Po c'e do gjithsesi? 
Sa i perket letersise nje analize te thelle dhe te bukur ka bo sartri te "Cfare eshte literatura/letersia?" 

well, OK, por po po flisja nese rron dot nje shkrimtar me letersi. Fjala ishte per fatura mujore, per blerje ne grocery store si dhe per me shku her pas here gjekund. smiley se i do "shpyrti" keto.

Them qe eshte "zanati" me jo shperblyes ne bote nga kjo nahije. e balancon nga ajo nahija tjeter, merret vesh.

e di qe jemi jashte teme, por procesi eshte shume me i komplikuar dhe i rendesishem se sa duket. Sepse ka te beje direkt me thelbin e kultures se kombit dhe kultivimit te saj. Dikur xhaxhi Enver iu jepte rroge, leje krjimtarie e ca sende si keto atyre qe ai (shteti) e mendonte qe ia vlente te ishin shkrimtare professioniste. Keta natyrisht, jetesen e kishin te garantuar, por sikur te kishin fitim nga librat, nuk do shikonin gje prej kesaj. Dhe natyrisht, shkrimtar professionist ishte si Ismaili edhe Loni Papa. smiley

Muhabete te gjata, por po te isha KM dhe te kisha interes te sinqerte per punet e vendit, keto do ishin tema te cilat do merrnin fuqishem vemendjen time. po aq sa papunesia ose siguria.

flm per biseden.

ti dhe dostoyevski te ishe ne ate nahije s'do te te dilnin ... se ajo nahije eshte ... por si c'do mall tjeter edhe ai 'malli' yt po te jete i mire e do edhe nje treg te madh qe ti te rrosh mire POR eshte catch-22 se po e pate mendjen te tregu s'te del malli i mire

Shoku Ben eshte i prem per minister e meqe minister nuk po e bajne , pse jo ti kthehet asaj letersise mediokre. Qe e ban shumica e atyne qe pelqejne te quhen shkrimtare ne Shqiprine e sotme .

Mua me cudit nje fakt, kemi nje vend si Maqedonia me nivelin me te larte te papunesise ne rajon gati 29-31%  nderkohe qe Shqiperia arrin aty ke 17-18% nderkohe shqiptaret jane te prirurt te marin udhet e botes

po jemi komplet rrac tjeter o Art - ne dume me kap naj lek kshu shpejt fare 

Mos krahaso papunesin por ndihmen ekonomike, cmimin e dritave ujit ushqimeve etj.

Pak si pa lidhje me temen, por ne vijim arrogancash:

Kryeministri Edi Rama ka komentuar sot për hërë të parë kandidaturën e opozitës për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë që Rama dha për televizionin Klan, e ka cilësuar si “të lodhur” mjekun Halim Kosova dhe se sipas tij, ai është i denjë për të drejtuar një azil pleqsh, por jo një kryeqytet.

“Besoj se është e kundërta e doktorit të parë. Doktori i parë ishte ai që ishte, por sidoqoftë, për vite të tëra, nuk mund të thuhej se ishte i lodhur.Ky doktori tjetër është burrë i mire, por shumë i lodhur. Kështu që, nuk besoj se Tiranës i duhet një njeri që sado i mirë qoftë, në këtë fazë mund të drejtojë një azil pleqsh, por jo kryeqytetin”,- u shpreh Rama.

Ndërsa gazetarja i kujton që Halim Kosova është një mjek që sjell jetë, Rama ia pret shkurt duke i thënë: “Preferoj që mos flasim për ndryshimin nga doktori i zemrës tek doktori i gjinisë”

O zoti Kryeminister, per cfare e quan "te lodhur" tjetrin?  Per nga mosha?  Po Guvernatori i Kalifornise me GSP te paren ne US dhe te shtaten ne bote, eshte 77 vjec.  Si s'mesuan njehere te flasin si njerez, por mbeten duke leshuar "batuta" te shemtuara.  

Erdhi puna te qaje doktorrin e pare. smiley

Po tani Rama nuk eshte i supozum me i thur lavde ketij "doktorrit".

Ja nje format i pergjithshem: Urime zotit Kosova per kandidaturen per kryeqytetin e Shqiperise.  Shpresojme per nje fushate qytetare bla bla bla.  Por besojme ne projektet tona dhe vizionet tona per kryeqytetin etj etj.  Asnje shpikje kjo, format qe ndjek gjithe bota e qyteteruar.  Jo bota e batutave te Portokallise.  

Nice smiley

 

Kjo qe thu ti s'do ishte keq aspak por "ai stan atje ate bylmet ka" ...

Jo jo, se nuk anashkalohet aq kollaj.  Cili stan, kush bari dhe dhente e kujt? 

Po mor po, i lodhur. Nuk ka fuqi te ngreje dele dhe ti shperndaje neper fshatra.

Ky paska fillu te fus uje...

palloshit pordhet mos ja duro po fjalen nigjoja se ka pa boten me sy.... shiko çfare ka per te thene edhe per madam sekretaren tone that will change our elections forever.

 

E cuditshme...e cuditshme. Sapo fillo me na u mush menja se Shqiperia s'ka ku bohet me mire, tak vjen tjetri qe thote se Shqiperia nuk ka ku bohet me keq. Ngelem duke knu gjithe diten "O veeemi/o s'veeemi...". Na temperun.

Per vacation eshte nice ama.

Compared to what? Mlidhi leket qe te duhen per bileta avioni vet i katert, dhomat, transportin, ushqimin, harxhimet anesore, trapcarjet me robt rreth e rrotull dhe shif ca mund te besh me ato leke per nje pakete all inclusive ku te vjen filipicka dhe te rregullon krevatin e gjumit dy here ne dite dhe pastaj flasim.

Ke t drejte. N'fakt sesi m'kapi nostalgjia, as vete se kuptova.  smiley s'ja vlen. Gjithe ajo rruge.

Gjithe ajo rruge

edhe ti rrezik e bo dyfish se ti dukesh nga ato robt qe ecin ne avion lart e poshte smiley

...... smileysmiley

Shqipnia eshte shum me mire sec ishte para 2 vitesh te  pakten sot nuk thellohet gremina ekonomike e Sali - Bodes me shoke . Keta te sotshmit i kane pagu nja 500 milion ero qe Sala ia u la ne dere . Rritja sipas FMN Parashikohet  3% dhe shoku Hahn ne Brukslet thote qe gjerat po shkojne mire dhe nuk kemi pse ankohemi per albanien . Tani dritat duhet me i pagu pernryshe , wtf ...!

"Ky doktori tjetër është burrë i mire, por shumë i lodhur. Kështu që, nuk besoj se Tiranës i duhet një njeri që sado i mirë qoftë, në këtë fazë mund të drejtojë një azil pleqsh, por jo kryeqytetin”,- u shpreh Rama."

Popull pa fat. 99 here ta fusi doren ne thes gjithmon nji si puna e tij kap smiley

E sidomos po te jesh fans i Berishes&co pse me shku te thesi hic kur e din se sa te jete gjalle ai eshte si shkrim prej perendise.

Popull pa fat. 99 here ta fusi doren ne thes gjithmon nji si puna e tij kap  [smiley]

 Fiqo edhe 999 here ta fusi doren ne thes Rezultati varet nga c'ka ne thes, 

Tani qe kur populli  na nxorri nga thesi Dr.Peshtymen/Rrumpallen nuk flitet me per "fat" ..por "C'do Popull meriton ate qeveri qe ka ".

 

Tani, ne demokraci qeveria nderron ne mos njehere ne 4, po te pakten nje here ne 8 vjet po. A thu nderro dhe poplli?

Une them se "Populli" ndryshon , Per mire a per keq o tjeter pune..

Kurse ky tjetri qenka cmend fare. Ky nuk do te mbyse vetem varkat, si ajo taljonka.

Inglizi dashka ti mbyse komplet si shtet vendet e prejardhjes se emigranteve.

Cameron: Britania ofron luftanijen më të madhe për të ndaluar emigrimin në Mesdhe

Kryeministri britanik David Cameron teksa hynte në takimin e Bashkimit Evropian për emigracionin tha se Britania ofron luftanijet më të mëdha për të ndaluar emigrimin në Mesdhe. Cameron ka thënë se Britania do të ofrojë tre helikopterë dhe dy anije patrullimi për tu përballur me këtë situatë.

“Britania e Madhe ofron një prej pjesëve më të forta të Royal Navy, anijen helikoptermbajtëse Bulwark, tre helikopterë dhe dy partullues.Ashtu si gjithmonë, Britania e Madhe do të japë ndihmën e saj. Dëshiroj të ofroj sot HMS Bulwark, një prej luftanijeve më të mëdha britanike, tre helikopterë dhe dy anije patrullim”, tha Cameron``

 

He mer si e dat???? Erioni e ka shkaktu krizen me azilkerkuesit? Cdo qeveri e paska nga i Erion ne Ballkan. Te pakten ne shpetum, sdo e kemi mo Minister Mireqenie...por thjesht kryebashkiak te Tirones. Cdo e keqe e ka te miren e vet.

Cfare ka ngjare? Po ikin shqiptaret? Shaiptaret kan qe ne 1400-at qe ikin. E vetmja periudhe kur nuk kan ikur ka qene periudha 45-90...sepse nuk i linin. 

Une do filloj te shqetesohem vetem kur te mar vesh qe po ikin dhe banoret e Komunes se Parisit. 

E kush e le Georgetown-in pervec se kur shkojne me pushime?!!

Ky alternimi i vemendjes nga micro (dora e majte e Balles) te macro (ikja e shqiptarve) deshmon me se miri per vertetesine e tezes kryesore te Pjerit se shqiptaret i kane vizionet e paqarta. 

ketij sikur i ka dal ajo Mortianna ne onderr:

"zgjidh e meeeeer... o kryemninistri ne ikje i shqiptareve.......... o kryeministri i shqiptareve ne ikje".

Gono, kush o tu ik....le qe kush osht tu ardh i her...per Kryeminister.

Gono, kush o tu ik...

kush te mundet te caje ferren... do ngeli vetem Halimi se ai eshte i lodhur smiley

Apo jo ore, e kush ta le bosh Komunen e Parisit ty dhe mue...mos e ha ate koqe ullini me shit shtepine tate e me ble 25% real estate Komun Parisi. Jo me jo, thash se e kishe per Erionin se ai po iken...me u bo kryetar bashkie e ishe tu e thirr Kryeminister ne ikje...

Shkaba e leshoi S.O.S para dy ditesh... na beri te gjitheve me dije se google po e bombardonte me reklama punesimi per ne Lajpcig dhe qe po e kerkonin medoemos. kjo po qe do ishte humbje per Erin.

I qafsh hallin Shkabes ti, te gjith Tironcit dun me bo krushqi me te....ja sapo blen nja 3-4 prona ne pazar te ri robt e tij. 

po, po si do ja boje eri pa shkaben. ja shife ti, ska drita shkaba sot me hap internetin dhe po bohet nomi ketu tu shajt rilindjen

Po lene tshkretin te mbledhi kockat ca dite se ai kur vjen ja mbeshtjellin te gjithe mbas qafe si tek Berberi me ja bo shnet ....nqoftese e mba men.Ose e ka mor ndonjoni e po i trego tokat me ja shnderru Shkaba ne Gated community.

ai kur vjen ja mbeshtjellin te gjithe mbas qafe si tek Berberi me ja bo shnet ....nqoftese e mba men.

smiley

Libri "Jeta, Loja, dhe Vdekja e Lul Mazrekut" e trajton shume bukur dramen e ikjes.

Po c'kane qe ikin thosh Merhumi ne liber. Ma bejne per inat mua...

/kshu dhe kjo puna e ikjes per inat te Edit

//iken gjith votusit e lul bythes e vuqidolit... tropozhanet e policies or tie 

I pari qe iku ishte ai reperi Stresi. Ai pat thone qe nuk kthehem per sa kohe qe Ed Rama eshte ne pushtet.

Eksodi ne numra , se numrat e bejne i cik me te thjesht debatin, Eshte absurde shkrime qe pretendojne se sjellin nje problem nuk shoqerohen me numrat  e rendesishm, qe pasqyrojne direkt problemin.

 

Ne vitin 2006:
-43 723 shqiptare u larguan nga vendi si emigrante
Ne vitin 2007;
43 700 shqiptare u larguan nga vendi si emigrante
Ne vitin 2008;
43 448 shqiptare u larguan nga vendi si emigrante
Ne vitin 2009;
43 302 shqiptare u larguan nga vendi si emigrante
Ne vitin 2010;
42 841 shqiptare u larguan nga vendi si emigrante
Ne vitin 2011;
55 852 shqiptare u larguan nga vendi si emigrante
Ne vitin 2012;
50 489 shqiptare u larguan nga vendi si emigrante
Ne vitin 2013;
47 540 shqiptare u larguan nga vendi si emigrante
Ne vitin 2014;
46 412 shqiptare u larguan nga vendi si emigrante
Nga viti 2006 deri me 2013 kane ikur
370 895

 Burimi: E,Brace

Ku pisome i gjeti Bracja keto numra? I majti pishen kujt hyn, del, apo iken si emigrante.

Une kom hik ne 95 dhe rrezultoj akoma si banor i rruges Bardhyl... 

Njerezit kur ikin nga shqiperia nuk deklarojne qe po ikin emigrante

Nuk e di fgm , Por mendoje se do kene ndonje satistike ne pikat doganore qe masin fluksin sa hyjne dhe sa dalin.  Dhe erioni edhe nga privilegji qe i sjell posti qe ka mund ta kete me te shpejt accesin ne keto satistika.

 

Por mendoje se do kene ndonje satistike ne pikat doganore qe masin fluksin sa hyjne dhe sa dalin.

Pse s'thua ti qe vec Pjeri i paska fryre keto numra me hyrje-daljet e tij te shpeshta ne Albanie

Menyra me e thjeshte eshte nga shtetet pritese....pershembull une pashe qe Greket kane procesuar 120 000 emigrante te rinj ket 10 vjecare, kurse italiont 230 000 e kusur. Sigurisht qe mungojne te dhenat e shume vendeve si Canada, USA e GB.

Po e mbani mend gallaten tjeter, gjithe keto vite mediat tona bonin propagande dhe bicim raportazhesh me te kthymit nga Greqia a Italy qe hapnin biznese ne memedhe. Pertonin me shku ne mal a te kufini e te shifnin sa here me shume ikshin.

Lale, ti po ngaterro reklamen me filmin si puna e Shkabes. smiley

Rashe edhe une viktime e kameras, PF. Thoshin te shkretet qe ska pune Greqi dhe u kthyem te hapim ndonje biznes te vogel...dhe gazetarja deklaronte se 5000 veta ishin kthyer nga Greqia ate vit....por harronte qe 37 000 te tjere ishin nisur ne Greqi mbas kurrizit te ketyre. Nga deshira ta shikoja vatanin mire u genjeva e jo se i desha te keqen Hasmit Grek

i ka hip pordhe e madhe qeverise, pergjigje ter fodullek e prepotence, jo sikur po e cojne kete vend per lesh po sikur po administrojne finlanden.
ben ironira dhe lamashi per kandidat bashkie, ne vend te ulin koken...
Pjesa me aktive e vendit tone ka ikur e po iken akoma jashte si ajo e krahut te punes si ajo e inteligjences normal qe do katandisemi keshtu. per fat te keq duhet ti jap te drejte swedit kur percakton kategorite qe rrine ne shqiperi...

Po ske nevoje hiç. Shko ke puna.gov.al vejj filtrat: Tirane = 3 rezultate ( nji ndihmsguzhinjer dhe dy shperndares picash) 

Filtro Kukes: 1 vend pune (Osshe qe ka 50% te vendeve te lira ne rrang rrepublike)

Po perse do te kapesh veshin e majte me doren e djathte ?

Numrat qe sjell Erion Brace jane numrat  E Drejteperdrejte qe pasqyrojne problemin..

uuuuu Eksod .. iken shqiptare,   Mire iken , po SA iken..   Nuk e di sa iken po iken SHUME... Mire o Mire po SA iken..  Dhe Numrat e Erion Braces te japin Pergjigje.

Pasi zgjidhe problemin se sa iken , pastaj vemi tek pika e dyte e problemit PERSE iken.. qe edhe numrat qe ke sjell ti i japin pergjigje .

 

Po shum pra po ikin, 18.000 ne 100 dit thote opozita. Gjysma po themi ne 9000.

Ambasadori dojç thot po ikin, Primoministro albaneze e pranon, brukseli te thrret me charter, dmth ka i gjo ktu. 

Tashi esht e koklavitme padyshim. Se KM i bon presjon evropit me bashkimin me kosoven dhe si çdo udheheqes shqiptar ose i atij niveli hapi i dyte tradicjonal eshte kercenimi me emigracjon, apo jo?

Se Shkaba psh nuk e kupton si mund te iket nga nji vend ku edhe shendetsija eshte falas 

 

Bracja thote, ai qe thote lahet helmi me uje. smiley

Me duket se ky vend pune i thote te gjitha:

"Seleksionues Guri" - Qarku Braces. smiley

Juve zoteri genjeni!

Paska edhe "Ekonomist për marketing" smiley

une marr vesh qe po ikin ca njerez po nuk e kuptoj ku po ven dhe si do jetojne atije. pa gjuh pa mbeshtetje ku ven kta njerez me femije. 

   Pse ikin njerzit ? Vetem nje idiot mund ta beje kete pyetje.Sepse cdo qenie ne natyre  jeton ne strofkullen e vet sipas ligjit te pershtatshmerise, bazuar ne disa kushte jetesore.Ne se ndryshon njeri apo disa kushte  njeheresh ahere qenia  vdes  o iken nga  ai mjedis natyror.

  Njerzve u ndryshoi sistemi dhe u ndryshoi ne menyre shkatrruese.  Ne ate fillim shume moren rrugen e kurbetit duke u kthyer ne stranike( gjezdisesa per vendin ku do te mund te rehatoheshin me mire) Levizen  Greqi, Itali, vendet e ulta, Gjermani e kush cau edhe ne pertej oqeanit. Por kudo mbeten brenda nje sistemi qe vetem i shfrytezoi, ne se ingranimi zgjatej, per shum arresye.

I genjyen , i mashtruan se ai ndryshim do tu sillte parajsen shqiptareve qe mbeten pre e nje klase politike te seleksionuar nga me te molepsurit me tere veset poshtruese te njeriut.Qeverisjet e ketij cerek shekulli, brenda nje sistemi shfrytezues e kriminal bene qe njerzit te ikin e ikin, me shpresen vetem tek fati.

Ligji natyror i qeneve, detyron prindin te luftoje per pasardhesin, qe te mos kete fatij e tij.Dhia ja gerryen dheun kecit qe te fleri  me rehat, ... se lloshi ku ajo e lindi ! Ne kete llosh ku livadhisen banditet si ai qe e kaloi tere qeverisjen ne kriminale dhe ky qe qeveris duke shtrydhur varferine,  sipas ligjit te vet sistemit, njerzit detyrimisht qe do behen stranike.

    Nuk ka rruge tjeter per te varferit vec shembjes se Sistemit .Askush prej 40 milion te pasurve ne tete miliarde, askush prej 55 miliardereve shqiptare, nuk hedh nje dhekare per te kontribuar ne zbutjen e varferise.Tete miliardet mund tja u marrin duke i shqyer ate pakice shushunjash,  qe ushqen ky sistem i felliqur.Por u mungon nje "qeverisje" qe ti drejtohe ne rrugen e shpetimit.Ose atyre  do tu prije Jezu Krishti luftetar ...Nje mesi qe te vihet ne krye te te varferve.Tere kapitali i shoqerise shekullore shqiptare perfundoi ne 55 njerez, ne 110 duar kusaresh ....! Ja ku e coi shoqerine shqiptare sistemi ! kurse opinionistet i lexoj te bejne tojo mojo mjeranesh ! Jo veliaj e jo Zeni i majmur prej babakes bandit ! 

Po cironkat e peshkut nuk kane tru per te konceptuar rrenjet e se keqes ...! 

 

 

Dihen rrenjet e se keqes puna eshte qe njerzit ndihen te pafuqishem per te ndryshuar realitetin se e dine se Te gjithe nga e njejta gjelle jane gatuar...Te njejten lufte qe bejne ne vendin e tyre per mbijetese Te njejten lufte do bejne edhe dhè te huaj vetem se shpresen e Kane gjithmone ne xhep ktej.

po ky eshte tere thelbi mo Giovani por " kecrit " te lodhin se vetem  verrasin ...pa lexuar as titullin e temes 

Aha, mungon OidrizO, anallim loje, asigjo nuk quhet.

Ashtu si ketij Salloni i mungon nje gramafon i markes la Voce del Padrone, ketij blogu i mungon i Nderuari.

 

smileysmileysmiley

oh sa i modh qe je! 

Le t'i japim njehere te drejte Shkabes te ziut.

Eshte fakt i pakontestueshem, qe pa imigracion, Gjermania ne vitet e ardhshme rrezikon te kete nje gap demografik shume ne ndjeshem ne tregun e punes. Behet fjale per rreth 36% me pak, ose renia nga 45 milione ne 29 e personave ne moshe pune. 1 punonjes i specializuar ne 2 del ne pension brenda 2030 dhe 450.000 emigrante qe hyjne cdo vit ne gjermani, per sa i perket potencialit te forces prodhuese, jane te mjaftueshem per 5-8 vjete.

si rrjedhoje, gjermani si popull dobiç, pragmatist, planifikues dhe largpames, po ben nje korrje gjigante e cila do ti duhet per vitet e ardhshme. S'ka rendesi nga vjen populli tani per tani, nga shqiperia, kristali, vitrina apo ufo. Nje trajnim i shpejt 1 vjeçar brenda nje sistemi pune tejet te organizuar si ai gjerman, krijon kualifikimin dhe standartin e nevojshem per nesër.

Nje paralelizem i vogel si shembull, mund te jete ai i futbollit dhe i klubeve gjermane, kur kaluan nga katastrofa e viteve 2000, ne 7 me 1-shin e brazilit. Planifikim, planifikim dhe vetem planifikim!

Ne mbyllje te fjalimit, ajo qe eshte tragjikomike ne kete meselè, eshte paaftesia totale e qeverise Rama ( apo dhe e parardhesve), per sa i perket nje politike emigracioni me pika mbi i, akordesh bilaterale, ku dhe Shqiperia te marri te sajen dhe Jo gjithmone...Lesht' e Currit.

 

Shif ballcekano se vete icik e dhime kjo pune, vertet gjermani si shtet ka mungesa por ka dhe lokomotivat ish lindore qe ja plotesojne keto mungesa. Ka ik ai tren me kohe,Gjermani nq se hap tregun e punes nuk ka per ta hap per punetore te pakualifikuar se polaket,ceket,hungarezet,letonezet,rumunet,etj i kane plotesuar keto boshlliqe. Nje xhiro dola para ca kohesh ke K-Rauta(dyqan mateialesh diy&ndertimi) vec polonisht e rusisht degjoje gjithandej. Llogarisim Vetem Bullgaria dhe Rumanine qe jane nja 28milione (s'po llogaris 40milione Polonine), per keto vende dy destinacjone jane per punesim :Britania e Madhe dhe Gjermania (dhe pak a shume Spanja per Bullgaret) Gjermani nq se e hap tregun do ta hape per punetore te kualifikuar si doktore,inxhinjere,dentiste,etj ndersa shqiptareve do tju bjere te plotesojne boshlliqet e tregut te punes ne Rumani dhe Bullgari.

Thua Art? Pse shqiptaret ç'jane, me pak aftesi apo ambicie se lindoret e tjere?

Pse shqiptari duhet te luaj detyrimisht ne mbrojtje e te kenaqet me pak? Per njofje dhe deshmi direkte, di qe gjermani po ben nje perzgjedhje tani per tani masive, si Roma me tregetine e sklleverve ( nenkuptohet , flitet per aftesi intelekti), i shikon nga dhembet, nga syte per strabizem, i provon te bejne ca pompa... Shqiptaret, me sa di une ( mjeke, inxhiniere, dentiste etj) plotesojne shume nga keto parametra.

ah, do thuash ti, shkojne si individe pa asnje lloj mbeshtetje nga memedheu...kjo qendron.

jo aspak jane biles shume here me te afte po ata te tjeret kane shtetesine Evropjane gje qe i ka nxjerre ne anen tjeter te bregut me kohe...nderkohe qe shqiptaret perpiqen te notojne kunder rrymes. Thjesht po them qe boshlleqet e puneve te pakualifikuara jane zene me kohe qe kur u pranuan blloku lindor ndersa kerkesat keto punet e kualifikuara jane gjithmone e ne rritje (sidomos ne sektorin mjekesor kur flasim per nje popullsi ne plakje graduale).Gjermani dhe BE ka kohe qe kane krijuar sistemin e kartes blu e cila eshte si tip karta jeshile e SHBA apo viza Kanadeze per punetore te kualifikuar.

...e pra, jane shume here me te afte. Ne rastin e mjekeve apo studenteve te mjekesise, di psh qe gjermani dhe po i kthen siç i merr shume çeke, bullgare apo te tjere ngaqe nuk plotesojne paramerat, pavaresisht jane ne BE apo jo. Ndersa punet e pakualifikuara...dhe ato kane qarrin e tyre. Do kete gjithmone nevoje dhe per muratore, karpentiere, kameriere apo mbledhes patatesh. 

Qeveria, po te filloje te bej pak dobiçin, duhet te bej Merkantin: Do nje ing, apo mjek, apo idraulik?

-Ja çmimi, zgjidh vete..

Kur e thone dhe deputetet tenore te PS-se dhe mazhorances se situata eshte e rende, madje japin dhe arsyet e kesaj situate, si mund te "mbrohet"  kjo palo qeveri, pervec argumenteve bajate qe perdor Andrea Stefani dhe Lorenc Vangjeli ??

Kritikave të deputetit Ben Blushi për qeverinë e drejtuar nga kryeministri Edi Rama, i është bashkuar sot në Kuvend edhe Pandeli Majko.

 

Duke folur për eksodin e shqiptarëve, Majko kundërshtoi edhe deklaratat e ministrit Erion Veliaj.

 

“Ata që po largohen janë të majtë e të djathtë. Arsyeja e largimit të tyre ështe se nuk po mbajmë premtimet që dhamë në fushatë dhe ndjehen të zhgënjyer”, tha Majko.

 

Më tej Majko tha se ligjet në Shqipëri po vdesin, por po vdes edhe fjala, ndërsa shtoi se në vendin tonë ligji ndryshe është shkruar dhe ndryshe po zbatohet.

Nuk është nevoja të fshihemi pas gishtit. Ka një disproporcion të madh midis asaj që duhet të ndodhte dhe asaj që po ndodh”, - deklaroi Majko. 

Shqipëria një nga vendet më të palumtura në Botë

 

Nëse kërkohet një arsye se përse shqiptarët largohen nga vendi kjo duhet kërkuar edhe tek një klasifikim për nivelin e lumturisë në botë të botuar së fundi në ShBA. Shqipëria është një nga vendet më të palumtura në botë, duke u renditur edhe në rajon pas Kosovës Malit të Zi dhe Serbisë, ka treguar një studim ndërkombëtar për lumturinë që është botuar në New York.

 

Janë listuar 158 vende ku në krye qëndrojnë Zvicra, Islanda dhe Danimarka. Finlanda, Holanda, Suedia, Zelanda e Re e Australia janë nga vendi 6 deri në vendin 10. ShBA është në vendin 15, Belgjika në 19, Britania e Madhe në 21, e Gjermania në vendin 26, Franca në 29. Spanja 36, Italia në 50, Greqia në 102, Rusia në vendin 64.

 

Kosova sipas kësaj rangliste është para Serbisë, Shqipërisë e Malit të Zi. Ajo gjendet në vendin 69, Serbia në vendin 87, Mali i Zi në vendin 83 e Shqipëria në vendin 95

.
Krahas parave, raporti si kritere të lumturisë përmend rëndësinë e drejtësisë, ndershmërinë, besimin dhe shëndetin e mirë.

Kjo qeveri premtoi shume dhe nje pjese e mire e dinin se kaq shume premtime ishin BULLSHIT.  Megjithate ishte pjesa derrmuese qe kerkoi ndryshim, me shprese per nje jete me te mire.  Une kam qene nga ata te bindur per skenarin GREK ne Shqiperi pas zgjedhjeve te 2013-es. Dhe kriza Greke po ndodh edhe ketu te ne aktualisht, tani po ndihen pasojat me te forta. Kjo vale eksodi po e verteton dita dites se njerezit ne mungese te Drejtesise, Shendetesise, Parase, jo vetem nuk jane te lumtur, por sduan tja dine me as me Shtet, Atdhe, Patriotizem apo cfare, dhe po marrin leckat e plackat e po ja mbadhin nga syte kembet.

Kjo eshte nje kambane alarmi qe tregon se situata eshte katastrofike. Qeveria ti veje gishtin kokes dhe te marri masa drastike per lehtesimin e taksave, ndihmen ndaj biznesit, investimet dhe rritjes se punesimit, qofte me incentiva shteterore (subvencione) : njerezit skane buke te hane!

Left cer fitoj une nese shkoj ne Durres vetem per zgjedhjet lokale e votoj Griden?

Pra a kam ndonje bonus per ndonje gje se e kam vendos. Bile eshte dhe nji tjeter me nickun lungomare qe dhe ai nen influencen time do vije ne Durres e do votojme per Grida Shqinen.

Ta heqim ate Dakon e te vejme Griden.

Si thu?

Po po e konfirmuar, i bej edhe foto votes per te evituar dyshime

Komentues,

Voto per ke te duash! Jemi vend i lire. Populli e votoi Hitlerin, mqns Gjermanine e lartesojme kaq shume keto vite, le te mos e harrojme edhe kete detaj.

Edhe populli yne me 1 milion shuplaka e largoi Berishen dhe votoi RamaMeten. Ti gezoje. Nese me gjithe kete keqqeverisje ne keto 2 vjet, doni ti jepni prape besimin atyre, eshte e drejta juaj. Pasojat e deshtimeve te tyre ne qeveri, prape mbi ne do bien.

Arsye, ka disa ketu me poshte (kritika te Blushit, Majkos, Doshit, te pakten keta deputete te majte do ju duken me kredibel se zerat e paarsyeshem te opozites).

Tani Berisha ka hesape me prostaten dhe eshte hesap i mbarum or mik  e kot ma permen mu. Ate dite kur votova qe Berisha te mos ishte me i pare i vendit u qova qe me 6 te mjezit dhe eshte nje nga gjerat me te menqura qe kam bere ket' dhitvjeqarin e fundit.

 Une e kam fjalen per Griden. Ja te te pyes me direkt : e doni voten time per Grida Shqinen apo jo?

E kish nuk do me shku me pa Barcen tu u shalu ne Munih smiley

Po vazhdojti Bayerni i Modh sa i Modh qi je ti kshu, pisk e kemi me emigracjonin smiley

E paskan lene se ka shkuar per te marre pjese te shpallja e pavaresise se landit te Badenit

Ose i kane treguar ato reklamat ...

"Eksodi nga situata e trashëguar" 

Dihet ajo Zogu i ka fajet. Le qe si fillin te ndajne mendjen ka apo s'ka eksod. 

Meta balancues, i terheq paksa veshin Veliajt  smiley

"Eksodi nuk duhet te perdoret per qellime politike" thote Meta

Eksodi qenka per shkak te 'krizes' ne Evropi. Une kujtonja se ishim 'decoupled'smiley

Dmth Veliaj e paska nisur fushaten duke premtuar pastrimin e KP (Komunes se Parisit) nga jo-kingat maloke? 

Shkabe, urime per punen e re si menaxher i fushates se Veliajt. Reagim brilant! Kishte te drejte Stalker kur thoshte se Veliaj kritikohet vetem nga ata qe e kane zili, nga ata te cilet jeta e vet i duket pa kuptim kur i hedhin syte nga Veliaj smiley

Me sa di une ne gjthe evropen nuk eshte se ka nevoje qe emigracioni te mbush boshlleqet e zanateve si mjek,dentist,inxhiner etj si keto..se vendasit nuk do bejne vetem punen e pronarit e profesorit apo avokatit bie fjala..boshelleqet jane sot e ne te ardhmen ne zanate si mekanik,idraulik,elektricist,infermier e murator.Se polaket,ruset e te tjere kane nja 20 vjet qe i bejne keto zanate ketej,ne mos ata vete,femijet e tyre nuk do vazhdojne me me pune krahu..ka punuar babi per ta.Edhe keta qe nisen une i imagjinoj qe kur i marin ne interviste cfare zanati ke?.. ose nuk hic,ose mund te kene ndonje diplome universiteti..ndoshta me ndryshe sikur te kishin ndonje diplome si zanatcinj,ja ato kurset e shume snobuara te Erjon Velise bashke me marrveshjet e njohjes se pensionit mund te sjellin ndonje dobi..paskan qene te thella gjerat,na doli i forte ky Veliaj smiley !

Meta: Varfëri ka, por shqiptarët të mos bien pre e mashtrimeve

Gjithmone i drejtperdrejte, gjithmone i hapur: Ilir Meta

nuk e ka fajin qeveria qe njerzit ikin si te marre. ku ven kush i pret si do ushqehen atije. Qeveria ka detyre stabilitetin e vendit mos te behet ndonej luft ndonje gje. Un pervete nuk do ikja po te isha ne shqiperi. varferia nuk eshte gjithmon pasoj e politikes por edhe e zgjedhjeve te nejrzve. ne fakt qeverit ne shqiperi asnjeher nuk i kan ndimuar te varfrit por njerzit vet kan ngritur ekonomit e tyre dhe shqiperin pas 91 deri tani, craf transformimi eshte ber nuk i ka ber qeveria por shqiptaret vet

Shqiperia eshte nje nga vendet me te palumtura ne bote duke u rajitur edhe ne rajon pas Kosoves,Malit te Zi dhe Serbise sipas studimit te fundit nderkombetar te lumturise. Shqiperia renditet ne vend te 95 midis Mozambikut dhe Lesotos

Keta njerez qe jane studiur thjesht kane dashur te dalin ne media e studime - do te thonte njeri.

Dikush qe eshte aty after, ju lutem jepini ketij ciftit nr te tel te Shkabes se ja kthen ai mendjen.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).