Një personalitet si Volteri është një nga ato gurra të cilat nuk shterojnë kurrë, edhe kur zhvillimi i shoqërisë njerëzore futet në epoka të ‘shkreta’ nga pikëpamja shpirtërore. Edhe kur ato bëhen viktimë e fanatizmave që pasqyrohen në shumë ndodhi të kohëve të sotme: ‘Charlie Hebdo’ ishte vetëm një nga ngjarjet të cilat në një farë mënyre Volteri i pati parashikuar më se dyqind vjet më parë nëpërmjet këtij pamfleti të fuqishëm kundër fanatizmit, dhunës, urrejtjes dhe paragjykimeve të çdo lloji. A mund të harrohen përplasjet që shpërthyen vite më parë në Irlandë ndërmjet protestantëve dhe katolikëve, njësoj si në Francën e shekullit  XVI? Gjenocidi në Ballkan pas viteve ’90, ku popullsitë myslimane në Bosnjë-Hercegovinë apo në Kosovë u masakruan mizorisht? Apo krimet barbare të ekstremistëve të ISIS që presin koka njerëzish mbuluar nën maskën e dashurisë për Zotin?

Për fat të keq, shoqëria njerëzore ka pjellë gjithmonë fanatizma të çdo lloji. Dhe ja pse ky libër mbetet gjithnjë aktual. Për mendimin tim, një libër apo pjesë e një libri të Volterit nuk duhet lexuar, por studiuar. Nëpërmjet shpotisë therëse ai nxjerr në pah mënyrat e tmerrshme që kanë shkaktuar konfliktet në shoqërinë njerëzore.

Vetëm një njeri që ka guximin e tij, di të jetë anëtari më besnik e më dashamirës i një shoqërie, por njëkohësisht edhe kritiku më i ashpër. Tek ai filozofi nuk e pranonte kurrë kompromisin për hir të asgjëje. Avokati nuk e pranon padrejtësinë, por e bën themelin e gjithçkaje, duke sjellë shembuj të panumërt nga shoqëri të lashta duke u dhënë një mësim të mirë shumë prej shoqërive aspak tolerante të kohëve të sotme. Historiani sjell fakte kokëforta që janë gjithnjë në funksion të mbrojtjes që i bën lirisë dhe drejtësisë. Ndërsa shkrimtari i jep veprës magjinë dhe mundësinë që ajo të lexohet nga të gjithë me ëndje.

Pikënisja e kësaj eseje ishte një ngjarje e zakontë dhe e pazakontë njëherësh. E zakontë, sepse bëhej fjalë për një dënim me vdekje, që jo vetëm në Francë në shumë vende ishin një gjë fare e rëndomtë. Ishin kohëra kur jeta e njeriut nuk kishte fare vlerë. Kur mjaftonte një grup gjykatësish apo bindjesh të gabuara që një të pafajshmi t’i pritej koka, apo t’i thyheshin kockat mizorisht mbi rrotë, ashtu siç u dënua personazhi që u bë shkas për hartimin e kësaj vepre.

‘Traktat mbi tolerancën’, u shkrua në vitin 1763, por nëpër kapitujt e tjerë, si njohës i mirë i historisë, ai jep shembuj nga shumë komunitete shoqërore dhe veçanërisht ato fetare. Si personalitet i lindur në një epokë ndryshimesh të mëdha, ai ishte njeri shumë mendjehapur duke kritikuar ashpër çdo dukuri negative dhe veçanërisht fenë dhe disa dogma të saj jotolerante.

Dihet se Volteri nuk ishte i vetmi që kritikoi fenë. E si mund të harrohet “Tartufi” i Molierit? Por, nëse ky i fundit përdori dellin e tij satirik, Volteri përdori atë shpotitës e kritik duke trajtuar me vërtetësi të mirat dhe të këqijat që solli që feja dhe besimi i verbër, që shpesh shpien në fanatizëm, mungesë tolerance dhe kasaphana të tilla si ajo e ‘Natës së Bartolomeut’ ku në emër të fesë brenda një nate u vranë me mijëra qytetarë.

Nëpërmjet citimeve nga Bibla, nga librat e shenjtë të hebrenjve apo ata të historisë, shkrimtari hedh më shumë dritë edhe mbi ngjarje të njohura, edhe mbi të panjohura. Ai mundohet që të zbardhë sa më shumë mite, legjenda apo trillime, të cilat turbullonin mendjet dhe shpesh helmonin zemrat e njerëzve. Gjithsesi, autori nuk harron të përmendë se shumë klerikë patën merita, sepse arritën që pavarësisht kuadrit fetar, t’i jepnin shoqërisë njerëzore një pjesë të dijes dhe të arsimimit. Duke u bërë pishtar i lirisë dhe armik i përbetuar i paragjykimeve, fanatizmave dhe dogmave, eseja është kambanë, e cila bie vazhdimisht se fanatizmi nuk i ka sjellë njerëzimit asgjë të mirë: përkundrazi, veçse fatkeqësi.Volteri është një shkrimtar i talentuar, një historian i mirinformuar, një jurist i zoti dhe një besimtar i devotshëm. Me shpirtin e tij altruist, ai do që të gjitha këto cilësi t’i vejë në shërbim të një qëllimi: të mbrojë dinjitetin njerëzor, të luftojë derisa të japë shpirt çfarëdolloj tiranie e fanatizmi dhe të ngrejë në altarin më të lartë kultin e së vërtetës, të dashurisë dhe në veçanti të tolerancës, të cilat janë të vetmet shtigje drejt majës që shumë njerëz të shquar kanë synuar ta shpien shoqërinë njerëzore të cilësdo epokë: paqes.

 

*Përkthyesi i librit.  Marrë me shkurtime nga Shqip

 

Pjesë nga libri

KAPITULLI V: Mbi pranimin e tolerancës

Guxoj të hamendësoj se, qoftë një ministër i arsimuar dhe shpirtmadh, qoftë një prift njerëzor dhe i urtë, apo një princ që e di se interesi i tij qëndron te numri i madh i shtetasve, ndërsa lavdia te lumturia e tyre, mund ta marrin mundimin t’i hedhin një sy këtij shkrimi plot mangësi e të meta. Pse jo, le të hedhë secili dritën e vet dhe të thotë me vete: Ç’të keqe ka nëse shoh edhe të tjera duar punëtore që e bëjnë tokën të begatohet e stoliset, të ardhurat të shtohen, shteti të lulëzojë më shumë?

Sot Gjermania do të ishte shkretëtirë e mbuluar nga eshtrat e katolikëve, protestantëve, të të reformuarve dhe anabaptistëve të therur me njëri-tjetrin, sikur më në fund paqja e Vestfalisë të mos kishte sjellë lirinë e ndërgjegjes.

Ne kemi hebrenj në Bordo, në Mec, në Alzasë. Kemi luterianë, molinistë dhe janseistë: nuk mund t’i tolerojmë e t’i mbajmë kalvinistët pak a shumë në të njëjtat kushte siç mbahen katolikët në Londër? Sa më shumë shtohen sektet, aq më pak të rrezikshëm bëhen. Larmia i dobëson. Të gjitha u binden ligjeve të drejta që ndalojnë tubimet e potershme, fyerjet e kryengritjet dhe rregullave që zbatohen gjithnjë në bashkësi.

E dimë se shumë kryetarë familjesh kanë vënë pasuri të madhe në tokë të huaj dhe janë të gatshëm të kthehen në atdhe. Ata kërkojnë vetëm mbrojtje nga ligji, vlefshmëri të martesave, sigurimin e jetës së fëmijëve, të drejtën e trashëgimisë nga etërit dhe të drejtën e votës; jo tempuj, poste në bashki, apo ndere. Këto gjëra katolikët nuk i kanë as në Londër, as në shumë vende të tjera. Nuk bëhet fjalë për t’i dhënë privilegje të shumta, apo vende të sigurta pune një grupimi, por për të lënë një popull të jetojë në paqë, për të zbutur dekretet ndoshta të domosdoshme dikur, por jo sot. Nuk na takon neve t’i tregojmë pushtetit se ç’duhet të bëjë. I kërkojmë vetëm të kujdesen për fatkeqët.

Ah! Sa mënyra ka për t’i bërë të dobishëm, për të mos i lejuar të jenë të rrezikshëm! Përkujdesja e duhur e ministrisë dhe këshillit, me mbështetjen e forcës, do t’i gjejë fare lehtë këto mënyra që sot shumë kombe të tjera po i përdorin më së miri në dobi të tyre.

Fanatikë ka ende, si mes kalvinistëve, ashtu edhe mes katolikëve. Llumi i besimtarëve fanatikë të Shën Medardit nuk e ndot këtë vend; kurse ai i profetëve kalvinistë është zhdukur krejt. Mënyra më e mirë për të pakësuar numrin e fanatikëve, nëse mbeten të tillë, është që kjo sëmundje e mendjes të kurohet nga arsyeja e shëndoshë, e cila i ndriçon njerëzit ngadalë, por në mënyrë të pagabueshme.

Arsyeja është e butë, njerëzore; frymëzon shpirtmadhësi; nuk e lë mosmarrëveshjen të zërë rrënjë dhe forcon virtytin. Më shumë i bën njerëzit t’u binden ligjeve butësia e saj, sesa ashpërsia e forcës. Po qesharaken që rrethon sot fanatizmin? Nuk do ta marrim vallë parasysh? Ajo është një pengesë e fuqishme kundër zdërhalljeve të të gjithë fanatikëve. Le ta zemë pra, sikur e shkuara nuk ka ekzistuar kurrë ndonjëherë. Duhet të nisemi gjithnjë nga e tashmja, nga pika ku kanë mbërritur kombet.

Dikur mendohej se duhej të nxirrnim patjetër ligje kundër atyre, doktrina e të cilëve binte ndesh me kategoritë e Aristotelit, tmerrin nga boshllëku, me thelbin dhe universalen e sendeve. Në Europë kemi më shumë se njëqind vëllime jurisprudence mbi magjinë dhe mbi mënyrën si të dallojmë magjistarët e rremë nga të vërtetët. Mallkimi i karkalecave dhe kandrrave të dëmshme ka qenë i përhapur gjerësisht dhe mbetet ende në shumë rituale. Ky zakon nuk është më. Tani nuk trazon njeri as Aristotelin, as magjistarët apo karkalecat. Shembujt me kësi marrëzirash të papërfytyrueshme, por dikur të rëndësishme, janë të panumërta. Herë-herë nxjerrin kokën të tjera, por pasi lulëzojnë pak, nuk i përfill më njeri. Ç’do të ndodhte vallë sikur dikush ta quante veten karpokratian, eutikian, nestorian, monotelit, monofizist apo maneist ? Do të shkriheshim së qeshuri ashtu siç do të bënim me një njeri të veshur si të lashtët.

Kombi sapo kishte filluar të hapte sytë kur jezuitët Lë Telje dhe Dusë trilluan dhe dërguan në Romë letrën Unigenitus. Kujtuan se jetonin ende në kohët e errëta të paditurisë, kur pohime nga më boshet njerëzit i hanin si sapunin për djathë. Madje guxuan të dënonin edhe këtë pohim që përbën një të vërtetë universale, në çdo vend e kohë: “Frika nga shkishërimi i padrejtë nuk duhet të na pengojë të kryejmë detyrën që na takon”.

8 Komente

Perseris pa u lodhur (megjithse duke i lodhur vazhdimisht shoket e palodhur  ... se racizmi zotrie, ... se eugjenetika zotrie) se ka diçka qe nuk shkon tek njerzimi, nje lloj skizofrenie ne kufi te hipokrizise:

Hebrejte jane nje popull injorant dhe barbar, qe bashkon prej kohesh kopracine me te madhe … me urrejtjen me te eger per te gjithe popujt qe i tolerojne dhe i kane bere te pasur.

                                                             zeri “Hebrejte” i “Fjalori filozofik” te Volterit.                                                                      (nga 118 zera, 30 denigrojne hebrejte)

Tek “Traktati i Metafizikes” Volteri shkruan se raca e zeze e ka origjine nga ampleksi midis njerzve dhe majmuneve:

Zezaku eshte nje kafshe qe ka lesh mbi koke, ecen mbi dy putra, eshte praktik pothuaj sa nje majmun, eshte me pak i forte se kafshet e tjera te se njejtes madhsi, zoteron pak me shume ide dhe eshte pajisur me me shume aftesi shprehje.

Pjesa me e madhe e zezakeve jane te zhytur ne te njejten idiotsi … dhe atje do te kalben per shume kohe akoma.

                                                                        Volter, Philosophie de l’histoire

Ketij principi i ka neneshtruar natyra gradet e ndryshme te natures te popujve qe shohim te ndryshojne kaq ralle. Ky eshte shkaku perse zezaket jane skllever te njerzve te tjere.

                                                                                Volter, Essai sur le moeurs

Volter e sigurte qe kishte investuar te gjithe pasurine e tij tek Kompania e Indive e cila kishte gjysmen e te ardhurave nga tregtia e sklleverve. E pasigurte, diskutohet akoma, nese e dinte apo nuk e dintesmiley kete fakt.

 

Ne s'gaboj, ti ben pjese tek ata qe ankohen pse bota po i humbet instancat autoritare. Pranimi i autoritetit don te thote pikerisht refuzim i njohjes se skizofrenise per te cilen flet ti. Problemi eshte se njerez te ndryshem dhe kohe te ndryshme duan te njohin autoritete te ndryshme. Keshtu nisin e i zbulojne "bemat" instances autoritare te kundershtarit, per te mberritur se bashku ne njohjen e faktit qe "il piu' pulito c'ha la rogna". Nga kjo pike pastaj, njerezia nisin e ndahen: ca behen qaramane, ca cinike, ca hajdute, ca besimtare, disa edhe nje kombinim i tyre...

"Volter e sigurte qe kishte investuar te gjithe pasurine e tij tek Kompania e Indive e cila kishte gjysmen e te ardhurave nga tregtia e sklleverve."

per te cilen "Kompani e Indive" e ke fjalen, tiku.. per ate hollandezen, shume te famshmen VOC ..? -nese po, keta kane "gjynahe" te tjera: psh krijimin e kolonive ne ato vise si Indonezia etj etj dhe meqe i zotoruan ato vende e ato dete, pasi i ndoqen me dhune ish kolonizatoret e pare, (portugezet) krijuan keshtu edhe monopol absolut ne tregetine e mallrave nga me te ndryshmet.. dhe kryesisht me "specerijet"(erezat), kafeja, kakao lloje druri ekzotike etj... e deri te pambuku, hekuri, bakri etj..
kjo lloj tregetie ishte baze e te ardhurave te tyre, monopoli qe krijuan ne tregeti, e jo tregetia e sklleverve, te cilen ne fakt e benin te tjere...

http://www.lintellettualedissidente.it/i...

François-Marie Arouet detto Voltaire, oltre ad essere il mentore di tutta l’Europa progressista e liberale è anche – e questa non è una contraddizione, ma è piuttosto esplicativo della nostra schizofrenia (kape finisterre, kape Fukoinsmiley) – lo stesso, storico Voltaire che, pur difendendo la causa antimilitarista, cosmopolita, universalista, era un grande possidente, un abile speculatore nonché azionista della compagnia delle Indie francese che aveva il monopolio del commercio degli schiavi (il commercio più lucroso ai tempi) in Senegal e in Guinea. La sua cultura umanista non gli impedì, un volta cessato il monopolio nel 1769, di aprire un’attività in proprio e armare il battello negriero “Le Congo” per continuare le trattative nella zona. In una lettera al suo collaboratore disse: “acquistiamo schiavi domestici solo dai Negri; ci rimproverano questo commercio. Questo traffico dimostra la nostra superiorità; colui che si da un padrone è nato per averne uno”. Vero e proprio signore feudale, l’autore del Candido si preoccupava più delle imposte che doveva prelevare sui suoi domini, che non dell’affare Calas per cui fu ricordato come primo “intellettuale impegnato”. E ancora Voltaire, fatto postumo padre della rivoluzione francese, è lo stesso che affermava “è impossibile, nel nostro infelice mondo, che gli uomini viventi in società non siano divisi in due categorie: ricchi e poveri”. Fanatico anti-religioso in pubblico, non esitava a scrivere, in difesa della nuova élite, che “la religione è necessaria per il popolo, se desideriamo evitare che i ricchi siano assassinati nel loro letto. Per il bene della società abbiamo bisogno della concezione di un Dio che ricompensi il bene e che punisca il male”.

                smiley

O Rono, po ça thu kshu tina mer burr, thote burri gjona tilla ... smiley

 

Nga kjo pike pastaj, njerezia nisin e ndahen: ca behen qaramane, ca cinike, ca hajdute, ca besimtare, disa edhe nje kombinim i tyre...

Ke harru kategorite me kryesore dhe tretesit me universale (i tresin te gjitha kategorite e tjera):

... ca kurva, ca kriminele (gjithnje te kombinuar bashke)

Plus edhe ca qaramane qe i shpjegojne gjerat me teorine e Frojdit eros-thanatos zotrie ... .

Duke fol konkretisht, dmth me konkretisht se s'behet, ne situaten peshkore, jo ne Kompanine e Indive, ti nuk gabon sepse un e pranoj autoritetin e admineve pa u bere qaraman, dmth nuk ankohem kur me quajne abuzues, sipas keshillave te anarkistes femen Zhardin dhe shoqes autoritare Qefsere, e me japin te drejten e nje-dy-tre komenteve ne dite. Biles i vlersoj shume, sepse adminet jane autoritet, dhe pa autoritet Peshku do te ishte vetem belbezime femen dhe flluska uji mashkull ... se zotrie. Autoriteti na mbron, biles edhe nga vetja, qe te mos themi me teper se nje-dy-tre budallalleqe ne dite.

Per te fol teorikisht per autoritetin, pergjigjen ma vone (me teorine e Fukoit) se ashtu osht i pune.

 

Nuk behet fjale per autoritetin administrativ ne shoqerite post-totalitare apo demokatike, autoritet i cili pranohet sepse konsiderohet si e keqja me e vogel, pra duke iu njohur difektet e duke u perpjekur te permbahet e kontrollohet.

Behet fjale per figuren "e babait" ne shoqerite laike, per modelin moral dhe skizofrenine e tij.

...mbi tolerancën fetare, bëhet fjalë kësaj here. Kush merr mundimin ta lexojë, ndonëse dimë se "peshku... " nuk u lë kohë të mjaftueshme, le të na japë një mendim, një ide, një qendrim, një vlerë bashkëkohore, një shembull vlerash krahasuese për rrethanat shqiptare të botës së ndërlikuar fetare që e rrethon...

"Nëse mendojmë me kujdes mbi të gjitha këto - shkruan Volter në faqen 273 të botimit të "Saras" - kuptojmë se nuk ka njeri të arsyeshëm që të mos dalë në përfundimin se opinionet e të tjerëve duhet t'i mirëpresim dhe vlerësojmë", dhe më tej: Fati udhheq të bindurin, heq zvarrë kryeneçin!

Krim mentaliteti kush shpall abuzues të nderuarin Here Tak Tuk Tik . Në se ka ndodhur , me seriozitet e them se PPU si moderatorë ka Degjeneruar . I nderuari Penar dhe z Blendi për këto Raste duhet të ndërhyjnë me autoritetin e tyre . Kështu mendoj dhe nuk ma lëkund njeri , sepse të shprehësh mendimin në një Blog për të Gjithë si PPU , është Guri Themelit për këtë Blog . Dikush sipas pëlqim mospëlqimeve kërkon të abuzojë me kopetencat që u ka dhënë i nderuari admin. në raste ekstreme që z.heretik nuk shan Kurrë nga Familja ose Personalisht - prapa nikun !

Pastaj në se Heretiku si zakonisht smiley komenton pa ditur përse , në këtë rast " se Volteri zotrie " , që vetëm sh.Enver i hynte në punë me të drejtë sepse i duhej edhe " se Russoi zotrie" për të kulturuar një Popull fatkeq të lënë anës lumit .. kjo është Heretikshe dhe askush mendoj nuk mund t'ja  ndalojë !

E shkafja asht ky Volteri në 2015 kur së fundi dhe shkollat u Digitalizuan smiley

Dmth ai Lexohet , Përpunohet , Pëlqehet ose jo , bëhet pjesë Intgegrale e dijeve individuale ose JO , si të gjith të shkuarit dhe NUK bëhet më pjesë e Komentit dhe jetës së sotme. Dikur i kam thënë të nderuarit Hertik se shpesh merr përsipër të

Hedh Bombën Atomike me HOBE si LefTKopeja Pampersat e SHQU-p  smiley

Ka vdek koha e Enciklopedistëve që me WIK-in i nderuar !

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).