Ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu ka zhvilluar një konferencë me pyetje dhe përgjigje me qytetarët shqiptarë në Facebook. Kanë qenë të shumta pyetjet që qytetarët kanë dërguar në faqen zyrtare të Ambasadës së ShBA-ve, por ambasadori ka mundur t’u përgjigjet vetëm pak prej tyre.

Përveç procedurave për emigrimin dhe studimin në ShBA, pyetjet më të shpeshta drejtuar ambasadorit lidheshin me dekriminalizimin, luftën kundër korrupsionit dhe zgjedhjet lokale në Shqipëri.

Duke iu përgjigjur shqetësimit për kandidaturat për zgjedhjet lokale, Lu nuk ka komentuar për kandidatë të veçantë, por është shprehur se ShBA-të po monitorojnë procesin e nominimit të kandidatëve.

“Jemi duke parë procesin e nominimit me shumë kujdes. Atje ku ne shohim emra të personave që ne besojmë që mund të jenë të korruptuar ose të lidhur me aktivitetete kriminale ne ua themi këtë krerëve të partive. Shqiptarët duhet të kenë pritshmëri të larta nga përfaqësuesit e tyre politikë dhe ata duhet të jenë të ndershëm kur ata besojnë se këta kandidatë janë kriminelë. Ne besojmë se të gjithë kandidatët në zgjedhjet lokale duhet të përmbushin standardet më të larta etike - asnjë kandidat nuk duhet të ketë lidhje me çështje penale ose kriminale”, është përgjigja e ambasadorit.

Lidhur me dekriminalizimin, Lu është shprehur se veprimet e ndërmarra deri tani nga Prokuroria, Parlamenti, liderët e partive dhe aktorët e tjerë janë të rëndësishme, ndërsa ka theksuar nevojën që partitë “të pastrohen” politikisht nga persona me veprimtari kriminale apo korruptive.

Ndërsa çështja "Doshi" ishte një temë e "nxehtë", të cilën Lu e ka shmangur, duke mos u përgjigjur në mënyrë të drejtpërdrejtë.

19 Komente

Sot kryeministri Lu bashkbisedoi me qytetaret, me vone ai do kete nje takim me ambasadorin Rama.

T'shkoje jeta tu fol carlliqe o i shkrete! A je m'terzi me? Ku e aprovo Jari, Ramen si ambasador, mer!

Kurse Arvizu, Lu, etj si keta do votoheshin si Enveri m'vaktit 99.99%. Pra ata nuk mund te quhen kryeministra por minimumi Perandor.

smiley

Falemnderit shumë Amerikë. Ndërkohë 3 lajme lokale nga zona legjendare Nju Jork - Nju Xhërzi, të treja brenda vitit të fundit:

1- Majkëll Grim (Michael Grimm), deputet i Partisë Republikane në Kongres, përfaqësues i Stetën Ajlëndit (Staten Island) dhe një pjese të Bruklinit, arrestohet në prill 2014 për evazion fiskal dhe mashtrim.

2- Sheldën Sillvër (Sheldon Silver), deputet i Partisë Demokratike në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut dhe kryetar i kësaj asambleje, përfaqësues i jugut të Manhatanit, arrestohet në janar 2015 për korrupsion.

3- (Robert) Bob Menendez ((Robert) Bob Menendez), senator i Partisë Demokratike në Kongres, përfaqësues i pjesës perëndimore të Nju Xhërzit (pak a shumë rrethinë e Nju Jorkut), merret i pandehur në prill 2015 për korrupsion. Ky është i vetmi që nuk ka dhënë (ende) dorëheqjen.

Me vejne cudi* se si ka mundesi qe korrupsioni eshte gjithnje e me i madh ne marredhenie me madhesine e burrokracive dhe te ashtuquajturit shtet. Se Nova Jorku dhe Nova Xhersi jane nder vendet me socialiste ne SHBA.

*bej shaka. smiley

Nju Jorku është zemra e korrupsionit amerikan, jo vetëm sepse është qendra e financës por edhe sepse duke qenë porti kryesor i hyrjes për në SHBA ka pasur nevojën dhe mundësinë e organizimit të dyndjeve të emigrantëve. Makineria historike e Partisë Demokratike në Nju Jork nëpërmjet të famshmes Tammany Hall (Tëmënë) është shkollë më vete për ndërtuesit e nënave parti* të mbarë botës.

*në botën kapitaliste

trop, duket nuk ke kontakt me veriun e NYC, namely the Bronx. Si e kish emrin ai senatori qe kishte edhe klinike private dhe vidhte Medicaidin dhe per pak ore u be edhe kryetar i senatit ne Albany. Ai qe e beri lemsh shtetin e NY para nja 2 vjetesh. Tani e kane rrasur brenda. Ia harrova emrin dreqit. Ai ishte spektakolar, nje pafytyresi e papare. Menendez eshte kot, kot fare krahasuar me kte idiotin.

(pëshendes Swedin me këngët I'm Not the One dhe It Ain't Me Babe)

Tropizma e nderuar, te pershendes me kengen "atje njerzit kalben n'burg cfardo t'jene, po hajde mushi menjen shqupit" smiley

tropizma deri aty paska arrire  puna moj ? Do tju dergojme prokurorin qe cuam ne ..Vlore ! 

Lu-ja thote:

Atje ku ne shohim emra të personave që ne besojmë që mund të jenë të korruptuar ose të lidhur me aktivitetete kriminale ne ua themi këtë krerëve të partive.

Hajde gallate, hajde, ky osht bo si me qene makina e se vertetes. Njesoj si dikur Enveri kur thoshte "armiku i kllases". Megjithese, per ju amerikonet, Enveri e pat gjet tamom kur ju thoshte se jeni "xhandare nderkombetar". Faktet vecse e perforcojne kete gjetje Enveriane.

Lu......loading.......Luli

Kapitalizmi Amerikan eshte si shpirt! 

Mcdonald cu en lu-jasmileypo veshgon!,ndersa kreret e fiseve shqiptare i dergojne nga nje dele per ta marre me te mire !

Ore mos po ndikon edhe Toni Bler në Angli për zgjedhjet në Shqipëri. Luftë e madhe kundër Korrupsionit . Në Amerikë arrestime . Në kinë zyrtari ilartë , sal hi dhi ..Në Shqipëri  deputetë .

Kishin arrestuar Belulin në Angli ...smiley E vërtetë apo është ndonjë Belul tjetër .Si me H mu lexua ..BeHlul .. Lajm ju lutemi !

big brother is watching you.smiley

 

Po amon o bashkkombas.. Po i vume tgjith te nershmit kryetar e keshilltar, kush do punoj are, hajdutët?

Ambasadori amerikan qe sinjalizon elementet e dyshimte, medemek Enveri sdi gje e ka bere Mehmeti me koke te tij. ska nevoje ti sinjalizoje amerika, mjafton te funksionojne strukturat tona si duhet. po si tua bejme parkingjeve ne vlore ku ps e pd u bene shembull uniteti bashke me nusen perfekte...

Kushedi ca miku lu per me kap mbasadorin ne Albanie. Besoj se, krahasimisht, pasioni i gjuetise (i temes tjeter) eshte si me henger sultiac. 

Po i hani mune kandidateve juve, me nder. 

Mune.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).