Shtetet e Bashkuara, Irani dhe pesë fuqitë e tjera botërore bënë të ditur një mirëkuptim, në të cilin përshkruhen një numër kufizimesh ndaj programit bërthamor të Iranit, që ai të mos mund të prodhojë një armë atomike. Mirëkuptimi u kërkon negociatorëve të arrijnë një marrëveshje të plotë brenda tre muajve.

Duke lexuar nga një deklaratë e përbashkët, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Federica Mogherini tha se ishte arritur një hap vendimtar pas më shumë se një dekadë negociatash. Ministri i Jashtëm iranian Mohammad Javad Zarif lexoi të njëjtën deklaratë në gjuhën perse. Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry dhe diplomatët e lartë të Britanisë, Francës dhe Gjermanisë bënë gjithashtu komente të shkurtra.

Presidenti Barack Obama e quajti marrëveshjen "historike'' dhe paralajmëroiKongresin që të mos ndërmarrë veprime të cilat mund ta dëmtojnë punën drejt një marrëveshjeje përfundimtare.
 
"Çështjet në fjalë këtu janë më të mëdha se sa politika," tha zoti Obama në komentet e bëra në Shtëpinë e Bardhë. "Këto janë çështje të luftës dhe paqes,dhe ato duhet të vlerësohen në bazë të fakteve," tha ai.
 
Presidenti e quajti "marrëveshjen" një marrëveshje të mirë, që plotësonobjektivat tona kryesore.'' Ai tha se mekanizmat e verifikimit janë të tilla që,nëse Irani mashtron, bota do ta kuptojë. Nga ana e tij zoti Kerry tha se "ishte arritur një marrëveshje për të zgjidhur çështje të mëdha lidhur me programin bërthamor. Do t'i rikthehemi punës së shpejti për një marrëveshje përfundimtare," shkruante ai.

Zonja Mogherini tha se shtatë vende do të fillojnë tani të hartojnë tekstin e një marrëveshjeje përfundimtare. Ajo përmendi disa pika për të cilat ishte rënë dakord lidhur me kufizimet në pasurimin e materialit që mund të përdoret ose për prodhimin e energjisë ose për mbushje bërthamore. Ajo tha se Irani nuk do të prodhojë plutonium që mund të përdoret për armë bërthamore.

Ajo që është më e rëndësishmja për iranianët, sanksionet ekonomike të cilat lidhen me programet e tij bërthamore, do të hiqen pasi agjencia bërthamore e OKB-së të konfirmojë se Teherani i është përmbajtur marrëveshjes.

22 Komente

lajm shume i mire! do ti qe ndihemi ca si me te lehtesuar...

Netanyahu said: “A deal that is based on this framework will threaten Israel’s existence … The alternative is to stand firmly and increase pressure on Iran until a better deal is reached.

“This deal would legitimise Iran’s nuclear programme, bolster Iran’s economy and increase Iran’s aggression and terror throughout the Middle East and beyond,” he said. “It would increase the risks of nuclear proliferation in the region and the risks of a horrific war.”

Ka te drejte per kete:

“This deal would legitimise Iran’s nuclear programme, bolster Iran’s economy and increase Iran’s (aggression and terror) influence throughout the Middle East and beyond,”

Po ata buzeshpervjelurit e lagjes çifute, c'thane?

Do bej leke me thes Irani, apo jane kondra?

Në terma te tjere kjo perkthehet : tani qe USA ka gazin e saj argjilor (shale gas - te 'mirat' e te cilit nuk duan koment), eshte e natyrshme qe edhe politika e saj ne Lindjen e Mesme te ndryshoje. Ne terma te tjere: edhe po prodhoi ndonje bombe atomike Irani, nuk u be "qameti"

E shikoni qe per sa kohe Ekonomia do te konsiderohet si arti i vetem i qeverisjes (dmth edhe i gjeopolitikes), lufta eshte i vetmi horizont i mundshem ? 

Amerika eshte vend nafteprodhues mbi te gjitha, Stalker, nafteprodhues, pa llogaritur qe shumica e kompanive te naftes jane shume-kombetare me koncesione ku te mundin. Heqja e sanksioneve ndaj Iranit mund te sjelli hedh nen e 1 milion barrilave nafte ne dite ne nje treg tashme te ngopur si Edhe ulje ne cmimit te naftes ne treg duke goditur kompanite e naftes qe luftojne per ekzistence e te zhytura ne borxhe. Sdoli gje teoria jote.

"Teoria" ime, vetem keshtu sic e ke kuptuar ti qe nuk duhet kuptuar 

  Kam kenaqesine nga lajmi  i djeshem  se kam parathene pikerisht kete perfundim , kur shume mu kundervune se medemek Izraeli i ...Netanjahut , do bente hatane me bomba mbi Persi...!Amerika kish kohe qe po infiltronte ne kanale te padukshme me Iranin, ndersa Izraelitet detajonin plane per te mesyre me bombardime mbi kazanet e prodhimit te uraniumit iranian.Izraeliteve ka kohe qe u ka marre koka ere dhe maten me hijen e mengjezit...Karafili Netanjahu, mbajti nje fjalim me shume " kende" ne Kongres dhe u kapardise duke e mbyllur se .." Izraeli e beri detyren duke paraljmeruar per rrezikun iranian" .Por sapo nikoqiret percollen mysafirin e vetpompuar , ben humore me preferencat e Netanjahut, per ...." haviarin e zi te Hormuzit " ...! 

  Amerika e tregoi vehten me kete rast se krahas pragmatizmit qe e karakterizon politiken amerikane, ne fund te fundit eshte arrsyeja dhe puna studimore e perfundimet e planeve "Prognoze" ato qe percaktojne veprimet ne qeverisjen e botes.Izraelit i duhet te rikonceptoje strategjine me arabet, perballe nje Irani qe sa vjen e po i afrohet Perandorise Perse, si objektiv strategjik, ne kushtet e modernitetit.I duhet ta ule ca hunden ! Ky u duk se ishte mesazhi   i vertete i  Sekretarit D.Shtetit, teksa beri te ditur perfundimet paraprake te takimit.Likudasit, kane shtuar konsumin e hithrave per sallate ...Diete qe keq nuk u ben as idhtarevevte tyre ne ppu ! 

Priten ndryshime ne vet gjirin e Lidhjes Arabe .Ne Iran dje dhe sot po festohet.Ata kane fituar si politikeberje dhe hedhje tej te sanksioneve.

Amerika i dha me kete rast botes shembullin se politika arrin objektiva me shum se bombat.Le te shpresojme se te tjera hapa do te hidhen , sigurisht per me mire ! Puna e ca fucive me shume apo ca me pake eshte e fundit ...

Sic e thashe zoti Grava,qe sot Ameriken do ta duan shume me LM.smiley

Une per vete mendoj qe marreveshja eshte e mire,perserida Irani nuk prodhon arme berthamore.

Megjithate historia tregon ndryshe.

Beri Xhimi Karter nje marreveshje historike me Egjiptin dhe Jordanine dhe Israelin.

Cfare ndodhi?

Arabet moren zemer dhe shkuan e vrane autoret e marreveshjes ne Egjipt,dhe anti-amerikanizmi u rrit.

Ah po harrova qe Irani e "pershendeti" kete marreveshje me marrjen e stafit te ambasades amerikane peng per 400 e kusur dite.

te shikojme se kush do te jene prishesit e marreveshjes kete rradhe.

Nje humbje tjeter e Amerikes,dhe nje fitore e Rusise dhe Kines-do te shprehej Arti. smiley

Tani ne boten arabe Amerika do te jete me e preferuara.

Nuk e duan Ameriken dhe Perendimin ngaqe ka nje filozofi jete te kundert me te tyren. Ky rajon akoma lufton per ideale, nderkohe qe shumica e botes ndjek lekun. Edhe po mos perzihet Amerika ne punet e tyre, po njelloj do mendojne per te.

Po edhe kto lekun ndjekin mo Fjala,lekun.

E kam fjalen per masat, jo per politikanet qe ne gjithe boten ndjekin jo thjesht lekun, po qylin.

Irani sido me qene eshte muhabet tjeter; atyre ju plotesua deshira per shtetin Islamik dhe duket e kane heq fiksimin.

Tani ne boten arabe Amerika do te jete me e preferuara.

Kur ke nivelin e iq te njejte me temeraturen e dhomes natyrisht qe keshtu do shprehesh...Akoma nuk e ke kuptuar faktin qe bota arabe eshte kaq komplekse sa asnjehere nuk kane patur dhe nuk kane per te patur preferenca per Umriken smiley  sidomos tani qe ju futi gishtin sunniteve dhe po ju hap krahet shiiteve

    Kuptojeni mire,  ACDC 1 ky eshte njeri nder sukseset e para te politikes amerikane ne keto 30 vite.Dhe deshtimi i pare me i madhi ne politiken antiarabe e  anti iraniane te Izraelit.Krejt ndryshe do te zhvillohen ngjarjet.Amerika faktikisht i dha te drejten Iranit ta shtrije krahun mire mbi Irakun,  me popullsi ne pjesen dermuese Shiite.Kam bindjen se Amerika eshte " futur " mire ne Iran ! Le te shofim si do rrjedhin situatat ne Bri te Gadishullit Arabik.Rreziku i luftes ne L.Mesme u shang , prej diplomacise amerikane..mendoj une 

Grave;duket qe  kongresi amerikan eshte pothuajse kundra kesaj marveshje dhe nuk do e aprovojne pasi te degjojne edhe shpjegimet e Kerit .

kapo , politikat amerikane nuk i ben kongresi. Prognozat i bejne Institute dhe struktura ...te tjera.Kongresi sigurisht qe eshte organi me i   larte por aty vine projekt vendime qe veshtire se kthehen mbrapsht.E degjove sot Obamen? E quajti fitore te madhe te politikes amerikane ...

Me ne fund SHBA e kuptoi rendesine gjeostrategjike te Iranit ne Lindjen e Mesme. Kjo ishte nje levizje e bazuar ne real politike. Izraeli do thartohet ca se po i prishet balanca por realisht nuk i vjen asnje rrezik nga Irani (kete e kane theksuar shpesh dhe kreret e Mosadit)...rreziku i madh Izraelit i vjen nga vetvetja dhe po s'u mesua te pranoje realitetin e nje Irani te fuqishem rajonal dhe te bashkjetoje me te do te veproje sistematikisht ne menyre paranojake. Tashme do perjetojme nje zbythje te influences se Petrofashisteve te Arabise Saudite dhe nje rritje te influencese se mullleheve shiite te Iranit (gje e mire kjo per rajonin dhe boten)

Ne fakt, ky eshte fillimi i largimit te SHBA nga Lindja e Mesme dhe Gjiri Persik. Prova : Arabia Saudite fillon se shpejti programin e saj 'civil' nuklear 

Une shoh se Jemeni do te jete faktori i vendimtar percaktues ne kete balance rajonale. Bahreini eshte territor malor pothuajse i papushtueshem dhe sulmet ajrore e suniteve thejsht do shtojne ortekun e zemrimit popullor. Ka shume mundesi vendi te ndahet ne dysh sic ka qene me perpara dhe Sauditet ne te ardhmen mund te kene bazat Iraniane ke dera e shhtepise. Prit se Bahraini eshe  vendi i radhes i cili po zjen, popullsia e atij vendi jane mbi 75% shite dhe po mbahet artificjalisht nen tytelen sunite. Po moren dhe Bahrainin Iranianet e kapen per k@esh edhe Katarin njekohesisht.

Ja kur te vije Arti tani dhe ta nxjerre kete si fitore te Rusise dhe Kines.

Keto takime dhe ky rezultat pritej, dielli i se ciles u duk qysh vitin e kaluar, kur Franca hyri ne kontakte drejtpersedrejti me Iranin per shum çeshtje. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).