"Terroristë" apo "heronjë"? Indiferenca totale e qeverisë dhe gazetarisë shqiptare

A u dërguan luftëtarët e Kumanovës për ekzekutim!?

 

Kush duhet të jap llogari në Kosovë për tragjedinë e Kumanovës? Policia, prokuroria apo vetëm politika?
Që të gjitha institucionet e sigurisë në Kosovë kanë ditur për përgatitjen për sulmin. Një dokument e implikoi jo vetëm AKI-në, por edhe Presidencën. Ishte paksa e çuditshme.
Me 21 prill erdhi për vizitë në Kosovë presidenti i Bullgarisë, Rosen Plevneliev, për vizitë dyditore i ftuar nga presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Të nesërmen me 22 prill, ndodhi sulmi në Goshincë, fshat afër Likovës.
Në një interpretim të skajshëm dukej sikur presidentja Jahjaga me presidentin bullgar mund të diskutonin edhe fatin e Maqedonisë, dhe mesazhi ishte i qartë, Maqedonia vend jo stabil, ndërsa ‘bombat’ e Zaevit, më shumë se sa për një shtet të shthurur dhe antidemokratik argumentonin shtypjen ndaj shqiptarëve, një etnocid në heshtje të botës.
Pra, nëse Jahjaga ka ditur për grupin që hyri në Kumanovë, ajo mund ta ketë diskutuar situatën e shtyrë nga presidenti bullgar. E pamundur ishte që të paktën presidenti bullgar, me gjithë fytyrën proevropiane, të mos ia bënte një pyetje Jahjagës se a ishin të vërteta akuzat e kryeministrit të Maqedonisë Gruevski se njerëz nga Kosova po provonin ta destabilizonin Maqedoninë.
Këto gjëra e implikojnë pashmangshëm përgjegjësinë e Presidencës, pavarësisht ftohtësisë së saj ‘patriotike’ që si merr për zemër as ngjarjet e mëdha në Kosovë si në veri, e lëre më për shqiptarët jashtë kufijve.
Ndërsa, kryeministri Isa Mustafa, dhe veçmas zëvendësi i tij dhe ministri i Punëve të Jashtme, Hashim Thaçi, ishin të informuar drejtpërdrejt nga Ali Ahmeti, i cili siç raportuan mediat kishte sjellë një listë prej më se 50 vetash. Edhe pse pat një përpjekje për demantim nga BDI-ja, përgjimet e zbardhura, dhe informacionet e dhëna nga ambasada amerikane në Shkup, sipas mediave të atjeshme, tregojnë se BDI-ja ishte e implikuar edhe në ditën e ekzekutimit kur kishte nisur ndërmjetësimin.
Mediat në Serbi e kishin paralajmëruar operacionin në hollësi shumë kohë para se operacionet të ndodhnin, natyrisht duke i dhënë kahje sipas interesave të tyre.

Siç dëshmon tani vetë Sadulla Duraku, kryetar i komunës Likovë, pak ditë para se të ndodhnin luftimet në Kumanovë, me porosi të Ali Ahmetit ai e ka takuar në Kosovë Sami Ukshinin, i njohur si Komandant Sokoli për të mësuar se cili ishte motivi që donin të hynin në Maqedoni. Kjo dëshmon një rrethanë tjetër të përgjegjësisë, njohurisë dhe detajeve që kishte mbledhur ALia dhe Gruevski për grupin dhe veprimet e tij, pa llogaritur informacionet e këmbyera nga ai me Qeverinë e Kosovës, në emër të së cilës Hashim Thaçi e shpalli sikurse Gruevski, grupin më armiqësor të Ballkanit, terrorist! Një tezë që u refuzua tërësisht nga perëndimi.
Ndërsa, Zoran Zaev lideri i opozitës sllavomaqedonase dëshmoi se grupi përcillej që nga shtatori i 2013-ës.
Po ashtu si kemi shkruar më herët, sipas mediave edhe në Kumanovë e Likovë flitej për veprime, edhe në Prishtinë doli se e kanë ditur shumë veta, nga politika dhe figura publike. Atëherë këtu më nuk bëhet fjalë veç se me cilin motiv u përdor ky grup të sakrifikohej, veçmas në Kumanovë, dhe për më tepër që të zinte vend në një rrugë çorre.
Andaj këtu e pashmangshme është përgjigja logjike se grupi u përdor nga interesa të shumëfishta, u dekonspirua në mënyrë të shumëfishtë nga i cili dikush deshi të përfitonte politikisht, e dikush pas interesin kryesor që ai të ekzekutohet! Andaj, kemi shkruar dhe siç argumentojnë shumë njohës të rrethanave, se grupi u dërgua për ekzekutim!
Prandaj, dhënia e llogarisë duhet të fillojë me kërkimin e përgjegjësisë nga politika, policia dhe prokuroria! I. M.

Ndersa perplasja me arme ne Kumanove mbetet ngjarja me e rendesishme dhe me shume ndikim ne zhvillime te ardhshme per Shqiptaret ne Maqedoni dhe rajon, KM shqiptar eshte totalisht indiferent dhe vazhdon "betejen" e tij elektorale si te thote sa me bukur batutat e lodhura te radhes. Media shqiptare vetem perkthen cfare shkruajne kryesisht mediat Maqedonase dhe te Kosoves duke mos bere asnje perpjekje per te percjelle te verteten sic eshte ne terren.

13 Komente

mire boll ja kane ba maqedonsit qe i kane vra te gjithe .......

Letra e Mirsad Ndrecajt: Betohem se në Iliridë, shqiptarët do të jetojnë lirshëm

Letra e plotë e postua në Facebook:
Te nderuar bashkombas Shqipetar nga te Gjitha trevat Shqipetare. Jau bej me dije se Mbas sulmit ne karakollin e Goshinces qendrojn Djemt me te ndershem te Kombit Shqipetare ata djem qe e nisen Luften ne Vitin 2001 ne Iliride dhe qe e Fituan Ate lufte po udheheqsija politike me ne Krye me Ali Ahmetin e shiten Ate lufte per interesa personale ne Ish eproret e UCK asnje her nuk u pajtuam me Marreveshjen e Ohrit e Cila edhe me Kalimin e kohes e Deshmoj se nuk ishte ne te mire te Popullit Shqipetar ku asnje her nuk u Realizua asnje pik e saj ne te mir te Popullit po qka u realizua veq ne te Mire te disa individeve te cilet perfituan personalisht duke i shitur interesat Kombetare ku edhe ushtrija kishte emer Ushtrija Qlirimtare Kombetare.
Ajo qka i ka Munduar me se Shumti opinionin e Gjere vendas e dashakeqas te Shqiptareve jau bejme me Dije se nuk ka vlere me te larte per ne se sa realizimi i aspirateve Kombetare dhe nuk ka pasuri qe Egziston ne kete Bote qe mundet me na ble e ne qe te Dalim kunder Gjakut te shokeve tane qe dhane jeten per nje qellim e aj qellim ishte dhe do te mbetet Shqiperia Natyrale.
Sot ne Iliride kemi politikan te Pasur dhe Popull te varfer e te mjeruar ku Maqedonasit investojn me Qindra miliona Euro ne Shkupin e Shqiptarve duke bere Histori te rrejshme me permendore te Iks personave te cilet as nuk kan pas te bejn me historin e ndershme te Shkupit dhe Ilirides, kurse askush nuk e ngriti zerin pse asnje Shkolle asnje Fabrike asnje Spitale nuk u be te Shqiptaret per te jau lehtsuar jeten, po Qdo dite e me shum duke jau bere jeten me te veshtire me Ndihmen e Shqipfolesave vetem qe Shqiptaret te Largohen nga trevat e veta.
Popull i dashur Shqipetare ne token e Ilirides ju Betohemi ne Gjakun me te Ndershem te Deshmoreve te Kombit Shqipetare se ne Djemt tuaj per Lirine Tuaj ne me Shume e duam Vdekjen se sa Armiku e don jeten vetem e Vetem qe femijet Tane dhe ju Shqipetare nje her e Pergjithmon te Jetoni ne Tokat tuaja te lire ndershem si Qdo popull i botes se Civilizuar. UCK ja e Vertet Gjithmon ka Goditur ne Cake dhe Gjithmon do te Godet aty ku armikut Do ti Djege me se Shumti. Ne Luften nuk e Duam po ajo kur te na imponohet ne jemi Gjithmon ne Balle per te Mbrojtur Popullin tone te Dashur Shqipetare. Me Rrespekt, Mirsad Ndrecaj Nato.

krahasoje pak veten toni-shkoder me kete "terroristin" , si ndjehesh? smiley

 

o Shqipe, ky esht krimb i UDB nga Seksioni i Propagandes anti Shqiptare. kan vite qe perdorin te  njejtat Fjali shabllon , te njohur edhe ktej nga foret shqiptare ne zonen gjermanisht-folese.Varja K...

Pse mer ti kshu, po shkoderlocja djepi i kultures e democracise merr ta marrsha.

 KM shqiptar eshte totalisht indiferent dhe vazhdon "betejen" e tij elektorale si te thote sa me bukur batutat e lodhura te radhes

Po pra. Ato dite qe u hap ky lajmi i Kumanoves i hodha nje sy mediave shqiptare per ndonje reagim shteteror/politik dhe shoh tek kryeartikujt...batutat e Rames per opoziten, dhe anasjelltas kuptohet, askujt s'i plaste trapi. Pashe qe kishte bere nje koment te mire Majko, por s'e di nese ai apo dikush tjeter permendi gje zyrtarisht, p.sh. ne Kuvend, apo vetem aty ku e pyeten gazetaret.

Pashe qe gazetaret e kishin pyetur dhe Spartak Ngjelen per kete ngjarje. Nuk mu ndodhen minuta te teperta per ta lexuar, thjesht e permenda per te ilustruar debilllekun e gazeareve, ec e gjeje lidhjen e Takut me kete ngjarje.

Media shqiptare vetem perkthen cfare shkruajne kryesisht mediat Maqedonase dhe te Kosoves duke mos bere asnje perpjekje per te percjelle te verteten sic eshte ne terren.

Mediat shqiptare me shume sesa media jane kryesisht fletushka te betonizuesve, te cilet nuk e hedhin hapin aty ku s'ka pare per pronaret. Mediat shqiptare benin te njejten gje me rastin e dron-flamurit...shumefishonin mediat serbe duke perkthyer fjale per fjale artikujt e tyre. 

Di gje njeri sa eshte ora?

O Admina, ne cfare gjuhe eshte ky shkrim se une nuk kuptova asnje gjo! Ah, po me poshte tek komentet xhibin e kuptova. Por sa pare ben kur nuk kupton kryesoren?

O xhibo po nuk pertove ma sqaro pak ket situate si i qut qe je! 

o admina .. smiley

kjo teme eshte per ato qe dine te lexojne shqip 

smiley

Milaim Zeka: Në Kumanovë veç 3 shqiptarë të vrarë, 7 të masakruarit janë emigrantë nga Lindja e Mesme

Bota Sot | 14.05.2015 22:59

Gazetari Milaim Zeka, i cili posa është kthyer nga Kumanova ka treguar se autoritetet maqedonase kanë spekuluar rëndë lidhur me numrin e të vrarëve, kurse kanë ushtruar dhunë të rëndë mbi të burgosurit dhe civilët.

Zeka thotë se nuk është e vërtetë që janë vrarë 14 luftëtarë shqiptarë nga grupi i armatosur, por janë vrarë gjithsej tre, kurse shtatë të tjerë janë emigrantë nga Lindja e mesme, të cilët autoritetet maqedonase i kanë vrarë dhe gjymtuar për të pamundësuar identifikimin e tyre, transmeton telegrafi.

“Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska tha që janë 14 të vrarë, por sipas burimeve të sigurta në Kumanovë bëhet fjalë vetëm për tre shqiptarë të vrarë nga grupi i armatosur, kurse shtatë të tjerë janë refugjatë nga vendet e lindjes, mbase Sirisë që janë marrë dhe janë dërguar në Lagjen e Trimave, ku janë ekzekutuar e masakruar, sa që është e pamundur të identifikohen”, tha Zeka.

Ai ka konfirmuar se në luftime janë vrarë vetëm tre shqiptarë, Mirsad Ndreca dhe Begë Rizaj dhe Xhafer Zymberi.

Zeka më tej ka rrëfyer për torturat që u janë bërë të burgosurve.

“I burgosuri Beg Bajra është tepër i torturuar sikurse edhe të tjerët. Nga lëndimet që u janë shkaktuar në fytyrë ka qenë e pamundur të bëhet edhe identifikimi i identiteti i tyre në gjykatë...”, tha Zeka.

Ai tha Prokuroria maqedone u ka ofruar të burgosurve të nënshkruajnë deklarata që të pranojnë fajësinë për terrorizëm, me çka do të dënoheshin deri në 15 vjet burgim, në të kundërtën, u është thënë se ndaj tyre mund të ngritet padi edhe më e rëndë me çka rrezikojnë dënim të përjetshëm.

Gazetari Zeka thotë se policia maqedonase ka maltretuar edhe popullatën civile.

“Janë maltretuar edhe civilë të verbër, duke i detyruar të qëndrojnë me orë të tëra në këmbë duke i kërcënuar se do tu hedhin nitroglicerinë në sy. Një të riu, që ishte i plagosur gjatë shkëmbimit të zjarrit në Lagjen e Trimave, nuk i ishte ofruar ndihma duke i thënë se plagën e kishte të vjetër”, tha Zeka, duke rrëfyer tmerret e pamjeve që kishte hasur në Lagjen e Trimave, pas tërheqjes së policisë maqedonase.

http://botasot.info/lajme/404904/milaim-...

As e kam idene kush jane keta, por nderhyja me dhune ( I repeat topa dhe tanke) qe ju be takimit te tyre, qenka thjeshte eliminimi i nje kundershtari politik.

Sikur te mos te kishte ndodhur kjo nderhyje shteterore keta maksimumi do ishin bere nje parti ala Agim i Arte. Ndonese shanset qe te marrin perkrahje popullore eshte dhe me i larte tani. Who knows! Nje gje eshte e sigurte doli haptazi qe shteti Fyromian ka nje qasje anti-shqiptare dhe qe partite shqiptare aty punojne per te interes te pushteteve te ngushta te lidershipit te vet.

Lavrov: Thirrjet për “Shqipërinë e Madhe”, thirrje për gjakderdhje

 

Lavrov i ka bërë këto komente në Beograd, pas takimit me homologun serb, Ivica Daçiq.

“I bëjmë thirrje Bashkimit Evropian, që përmes pranisë së tij në Ballkan, t’iu kushtojë vëmendje të veçantë këtyre tendencave shqetësuese, e veçanërisht shprehjes së qartë të terrorizmit”, ka thënë Lavrov.

Fundjavën e kaluar, në Kumanovë të Maqedonisë, forcat policore kanë zhvilluar një aksion kundër, siç kanë thënë, “grupeve të armatosura terroriste”.

Disa shtetas të Kosovës besohet se kanë marrë pjesë në luftimet që kanë rezultuar me disa të vrarë, në mesin e tyre tetë policë dhe 12 pjesëtarë të grupit të armatosur.

Disa media në Serbi, këtë aksion e kanë interpretuar si “luftë për Shqipërinë e Madhe”.

Lavrov ka thënë se thirrjet për “Shqipërinë e Madhe” janë thirrje për gjakderdhje të re në Ballkan.

Sipas tij, asnjë politikan i arsyeshëm nuk mund të qëndrojë gjakftohtë ndaj këtyre thirrjeve. Lavrov ka këmbëngulur se ngjarjet në Kumanovë kanë qenë “aksione terroriste, të përgatitura mirë

http://botasot.info/lajme/405061/lavrov-...

Sipas njerit luftetar qe kishte arritur t'ju largohej forcave Maqedonase, qellimi ishte krijimi i nje shteti shqiptar brenda Maqedonise si Republika Serpska ne Bosnje dhe se ishin rreth 2000 luftetare

http://www.panorama.com.al/flet-luftetar...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).