Përfituese kompanitë Edonil dhe Edil Al

Komisioni Teknik i Ministrisë së Ekonomisë ka miratuar kërkesat për ndërtimin e dy fshatrave turistike në Ishëm të Durrësit dhe në Palacë në Bashkinë e Himarës.
Komisioni vendosi pranimin e kërkesës së shoqërisë “Edonil Konstruksion” sh.p.k. dhe “XH &M” shpk., objekt marrjen e lejes së ndërtimit (zhvillimi) për projektin “Kompleks turistik “Delta Bay Resort”, me vila 2-3 katëshe dhe hoteleri, në plazhin e Dralleos, Palasë, Bashkia Himarë. 

Burimet zyrtare të Ministrisë së Ekonomisë bëjnë me dije se, është, paraqitur kërkesa edhe nga zhvilluesi EDIL AL me nr. 2473 prot. date 27.03.2015 “Për leje ndërtimi/zhvillimi “Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri”, në Komunën Ishëm, Durrës. Kjo kërkesë ka si objekt marrjen e lejes së ndërtimit për “Kompleks turistik, fshat turistik dhe hoteleri”. 

Këto kërkesa u shqyrtuan nga Ministria e Ekonomisë në zbatim të Udhëzimit të Ministrit të Zhvillimit Ekonomik, Tregtisë dhe Sipërmarrjes nr. 217, datë 28.03.2014 “Për rregullat dhe procedurat e shqyrtimit të kërkesave për leje zhvillimore që miratohen në KKT si dhe për ngritjen e komisionit për shqyrtimin e tyre”. Gjithashtu sot pritet te bëhet shpallja e fituesve për projektet e konkursit për Produktin Turistik inovativ. 

Projekti “Risi Turistike”ka ftuar të gjitha kompanitë e interesuara që të dorëzojnë një propozim dhe plan biznesi për të zhvilluar dhe zbatuar një produkt të ri turistik në rajonet e Beratit apo Shkodrës. Afati i fundit për dorëzimin e propozimit që ishte data 13 maj 2015.

RisiAlbania organizon konkursin e parë kombëtar të quajtur “Risi Turistike” për rajonin e Beratit dhe Shkodrës, në mënyrë që të nxisë zhvillimin e produkteve të reja turistike. 

Produktet e reja inovative të turizmit do të ndihmojnë për të krijuar itinerare të reja ose gjeneruar vlerë të shtuar të atyre ekzistuese, duke siguruar një përvojë të pasur dhe autentike për turistët në këto dy rajone

6 Komente

Filloi dhe betonizimi i palases nje nder te paktat vende qe kishte mbetur i virgjer...

Mbarun kthesat e forta, tashi duallme ne rruge te drejte, mshoja vlla lirshem se ska as polic as lesh..

Dmth s'mbetet gje tjeter vecse te bejme kryqin, henen, yjet e diellin qe te mos masakrohet plazhi i Palases? 

Komisioni vendosi pranimin e kërkesës së shoqërisë “Edonil Konstruksion” sh.p.k. dhe “XH &M” shpk., objekt marrjen e lejes së ndërtimit (zhvillimi) për projektin “Kompleks turistik “Delta Bay Resort”, me vila 2-3 katëshe dhe hoteleri, në plazhin e Dralleos, Palasë, Bashkia Himarë. 

Asnje fjale me shume?! 

Cila eshte kompania "Edonil Konstruksion"?  

Nga website i kompanise po vecoj kete projekt: http://static.wixstatic.com/media/15fc1e...

Sipas kompanise kjo rruga: Rikonstruksioni i Rruges Hajdar Hidi ne kryeqytet eshte  nje nderhyrje ne nje nder lagjet me te vjetra te qytetit, mbeshtetur ne fondet e bashkise Tirane. Nje rruge e ndertuar sipas te gjitha parametrave bashkekohor ne zemer te qytetit. Kohezgjatja e punimeve ishte 60 dite ne periudhen Prill - Qershor 2013.

Ne website http://www.edonil.net/  s'ka nje emer te perveçem.

LSI-ja force ndertuse!!!! 

Ky artikull mban daten 20 maj. pej sot kane kaluar 2 dite. per dy dite vine me pase ketu tek peshku edhe nja 5-6 artikuj te tjere. Keshtu, asnje lexues nuk mund te perqendrohet ne veprimtarine mafioze shqiptare, ate te monopolozimit te aferave ndertimore. Edhe ne gazetat po e njejta pamje, ne mos me keq. Media jeton nga parate e ketyre monopolizuesve anti-ligjore. 

Ne lajmin e mesiperm nuk jepet asnje e dhene kur eshte dorzuar kerkesa nga "Edonil..." per ndertimin ne Palase!!! Gjithashtu nuk sqarohet lexuesi nese ka patur konkurrente te tjere!!! 

Ndersa per kerkesen tjeter mbi ndertimin ne Ishem nga Edil Al jepet data e kerkeses, por nuk sqarohet nese jane paraqitur edhe kerkesa te tjera, te cilat respektojne keshtu ligjin per konkurrimin e lire e sejcilit subjekt ndertimor. 

Shpesh, per t'mos thene gjithnje, te tilla "kerkesa" dhe leje ndertimi kalojne ne shtyp te cunguara, gjysem te fshehura dhe mjaft shpejt!!! Kjo tregon se media (ajo e shtypur, TV dhe e internetit) jane po kaq te korruptuara sa dhe vete subjektet qe keto gjoja kritikojne per korrupsion! Made in Albania!

Per Merkaj shpk (ose XH &M shpk, keta dalin me nga 100 emra subjektesh, dhe asnje ne QKR - qendra kombetare e regjistrimit te bizneseve): http://www.merkaj-construction.com/imm/C...

nr. i NIPT nuk jepte asnje informacion - ndoshta eshte gabim. ose e kane bllokuar mjeshtrat e QKR - edhe me emrin Merkaj, dilnin te tjera biznese por jo kjo Xh & M

Por Fatmir Merkaj, pronar i XH & M eshte i njohur per publikun, sepse ka qene i perfolur per ate 7% qe kerkonte Meta per hidrocentralin. http://shqiptarja.com/dossier/2711/deshm...

Prifti thote se Fatmir Merkaj eshte mbulese per biznesin e Ilir Metes ne gjirin e lalzit.. se ky paska qene shofer i ilir metes.. historia e vjeter ne Shqiperi, ku shoferet e ministrave, presidenteve behen deputete .. si me qene shqiperia  vend feudal ku kaloresit behen pjese e oborrit

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).