Opozita hap zyrtarisht fushatën zgjedhore lokale nën moton “Punë dhe Dinjitet”. Përpara qindra demokratëve të mbledhur në Pallatin e Kongreseve, do të ishte sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Arben Ristani, i cili do t’i ftonte të gjithë shqiptarët të japin një votë ndryshe në zgjedhjet e 21 qershorit dhe t’i rikthejnë besimin dhe dinjitetin vendit. “Kandidatët tanë nuk kanë rekorde kriminale dhe zotohen se nuk do të rrisin taksat, por do t’i ulin në kufijtë më të ulët ligjorë. Kandidatët tanë zotohen se dera e tyre do të jetë e hapur 24 orë për qytetarët. Votoni më 21 qershor për punë dhe dinjitet”, deklaroi Ristani.

Ndërsa, për shefin e opozitës Lulzim Basha, në 21 qershor shqiptarët kanë mundësi me votë të hapin një kapitull të ri për më shumë mirëqenie dhe dinjitet. Fjalimin e tij, Basha do ta niste në përfundim të prezantimit të të gjithë kandidatëve, ku i fundit prej tyre do të ishte kandidati për Tiranën, Halim Kosova. Dhe për këtë, Basha zgjodhi ta niste fjalën me një batutë teksa rrëfeu para kandidatëve, krerëve të partive të koalicionit të djathtë dhe qindra qytetarëve. “Halim Kosovës i thashë te shkallët, ‘kësaj radhe flas unë pas teje, më 21 qershor ti pas meje kryebashkiak i Tiranës’”, tha Basha. 

Koalicioni i majtë prezantoi kandidatët disa ditë më parë, në një aktivitet në Pallatin e Kongreseve.  Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij gjatë prezantimit të 61 kandidatëve të Aleancës për Shqipërinë Europiane, tha se Shqipëria sot, 18 muaj pas ardhjes në qeveri të Rilindjes është në drejtimin e duhur. Kreu i ekzekutivit, Edi Rama tha se më 21 qershor do të mbizotërojë fryma qytetare.

Ai krahasoi punën e qeverisë me punën e një kopshtari. “Nëse duam të ndërtojmë një kopsht me lule, duhet të punojmë për të siguruar diellin, ajrin dhe mbi të gjitha duhet të luftosh me barërat e këqinj. Që në ditën e parë që jemi në detyrë janë plot ata që kërkojnë me zhurmë nga ne, fruta nga të gjitha pemët e jetës ekonomike dhe sociale të kopshtit tonë, ndërkohë që vetëm 18 muaj më parë, kopshti ynë ishte i pushtuar nga barërat e rrënimit. Pemët të molepsura nga sëmudjet e shumëllojta, pjellë të abuzimit. Rrezet e dritës, të cilat bllokoheshin nga krimi dhe korrupsioni. Ajri i rënduar nga rënia e fuqisë blerësve dhe nga mungesa e investimeve”, tha Rama.

Nëpërmjet një videoje të publikuar në rrjetet sociale, Gjergj Bojaxhi fton qytetarët që përmes donacioneve, sado modeste, të ndihmojnë fushatën e tij elektorale dhe grupimin 'Ne Tirana'.

E ndërsa thotë se nuk do të pranojë financime nga biznesi, në mënyrë që askush të mos pretendojë favore prej tij, Bojaxhi sulmon kandidatët Veliaj dhe Kosova se në kohë krize, kur shqiptarët po marrin arratinë nga varfëria, organizojnë siç shprehet ai, dasma elektorale, me para për të cilat nesër do të shndërrohen në favore ndaj financuesve.

“Ftoj kandidatët e partive të bëjnë publike koston e fushatës së tyre si dhe financuesit. I ftoj të na tregojnë se me çfarë parash sponsorizohen me dhjetëra zyra elektorale kudo nëpër qytet. I kujtoj qytetarëve se çdo lekë që bizneset e mëdha i dhurojnë sot kandidatëve të partive, nesër do shpërblehen me leje ndërtimi dhe favore të tjera në kurriz të qytetarëve”-, është shprehur Bojaxhi.

56 Komente

M'terezi!

Shko puno mer popull veshdrerr!

Mjekra e Lulit si e Peter Griffin smiley

militantë, check

pensionista, check

kalamaja, check

folklor, check

flamuj, check

dele të perëndisë, check check. 

 

Për hajër fushata.

Meee qeeetesi dheeee dashuri

Gati te flijohet per fitoren.

Shyqyr qe ka cdo 2 vjet zgjedhje, gezonet dhe populli duke takuar udheheqjen, sikur t'i benin cdo vit me qene. 

Ama LSI nuk premton kot me: "Me shume sherbim dhe punesim."

Lsi po fuqizohet ne kurriz te ps-se.
Pd gjithashtu po fuqizohet sic ndodh me cdo opozite. Kam pershtypjen qe heres tjeter qe pd do bej koalicion me lsi do kete me teper se 1 milion shuplaka. Dhe kjo gje esht e frikshme.

ça ngjashmerie e frikshme e Rames me Safet Gjicin, sikur ia ka bo e njejta none kokat. tëpkë edhe vizionet te njejta i kane smiley

Hajde mer Gon gjej nej gjo tjeter. E para aty ska kurrfare dhune, e dyta duket ai shoku si staf i OraNews qe po i prish pamjen kameras. Erjoni per mu eshte koqe kanari por ne ket rast nuk e akuzon dot per kafsheri. 

boooooo e bone edhe koqe kanari, s'ngeli epitet pa i vone.

Pse po sulmohet tani Halim Kosova

A. Shkullaku

Mapo

Fushata normale e Halim Kosovës e ka vënë në vështirësi të dukshme arrogancën dhe euforinë me të cilën mazhoranca po hynte në këto zgjedhje për Tiranën. Distanca reale që doktor Kosova ka nga politika meskine dhe konfliktuale, karakteri i tij paqësor dhe afrimiteti i natyrshëm që ka me njerëzit, duke kontrastuar fort me teatralitetin e kundërshtarit, duket se po u krijon një telash të madh strategëve të fushatës së PS.

Krejt papritur, ndërsa e nisi duke vlerësuar kundërshtarin, duke u treguar si tolerant dhe bashkëpunues, kandidati Erjon Veliaj e ka hedhur këto ditë maskën e moderuar për të kaluar në sulme personale, madje diversive, ndaj Halim Kosovës. Në mënyrë të sinkronizuar, aksesorë të tjerë të fushatës së Veliajt, ku dallon për nga lartësia e shtatit dhe trashësia e akuzave ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqja, kanë nisur një sulm ndaj kandidatit të opozitës, me qëllim devijimin e tij nga fushata që është duke zhvilluar deri më tani.

Ky ndryshim, nga fushata e moderuar në atë agresive, mëton të prodhojë si efekt ndonjë reagim të nxehtë të Kosovës apo të tensionojë klimën politike në ditët në vijim, për t’u krijuar votuesve të lëkundur idenë se edhe kandidati rival sjelljen paqësore dhe bashkëpunuese nuk e ka filozofi, por strategji elektorale. Në të njëjtën logjikë, vihet re një përpjekje tjetër ku, përveç sulmeve dhe akuzave personale ndaj doktor Kosovës, po nxitet konfliktualiteti për ta treguar atë jo si një individ që për shkak të përvojës dhe profilit të tij shkon përtej një partie politike, por si pjesë e ngushtë e PD, i afërt me Berishën, me Bashën, etj. Edhe me këtë strategji synohet përsëri elektorati i lëkundur, por edhe ata votues të majtë që nuk pranojnë të votojnë për Erjon Veliajn, duke risjellë ndarjen politike si digë për të ndalur rrjedhjen e votave.

(1/3)

Sondazhe të bëra brenda mazhorancës flasin për një ngecje të Veliajt në kuotat afërsisht 8- 15 për qind më pak se koalicioni i majtë dhe një ngritje të lehtë të Halim Kosovës që shkon më lart se koalicioni opozitar. Këtë diferencë, që sjell një rrezik evident deri në 21 qershor, Veliaj dhe strategët e tij kanë menduar ta zgjidhin duke provokuar konflikt dhe duke tentuar të fusin Halim Kosovën në kurthin e politikës vulgare të ditës. Kjo shpjegon se përse vetë Veliaj, që ashtu si Ilir Meta, Majko e të tjerë eksponentë të së majtës, e vlerësoi kandidatin kundërshtar, tani e sulmon atë. Për këtë arsye, Ilir Beqja e akuzon Kosovën pikërisht sot, në zemër të fushatës, dhe jo një vit apo gjashtë muaj më parë për disa shkelje që sipas tij qenkan bërë vite e vite të shkuara, tamam në kohën kur kryebashkiaku i atëhershëm Edi Rama e ngrinte lart punën e Halim Kosovës në maternitet.

Problemi i vetëm që kanë strategët e Veliajt në këtë ndryshim kursi është se ata i bëjnë llogaritë duke patur si model kandidatin e tyre. Ata harrojnë se Halim Kosova nuk është duke luajtur ndonjë rol ashtu si Erjoni, por ai shfaqet në fushatë ashtu siç është. Të tërheqësh Kosovën në një kurth të tillë elektoral është thuajse mision i pamundur. A mundet të ndryshojë karakteri i një njeriu, 40 vite përvojë jetësore, me disa intriga të vogla elektorale? Halim Kosova beson vërtet se është i pranueshëm si nga demokratët ashtu edhe nga socialistët dhe sillet si i tillë me ta. Ai madje ka bindje, ndoshta edhe pak delir, se për të votojnë qytetarët pavarësisht ngjyrës partiake dhe se ai vetë është më i mirë se PD. Halim Kosova nuk e thotë kot, por e bën vërtet që shiritin e përurimit të ndonjë vepre të bashkisë t’ia lërë Edi Ramës ta presë. Disa e shohin këtë si naivitet, disa të tjerë si kulturë qy/tetare, por në fund të fundit ai është Halim Kosova. Ai nuk i paramendon batutat apo barsaletat (siç ka filluar t’i quajë Erjon Veliaj) por i ka pjesë të natyrshme të komunikimit të tij gati apolitik.

(2/3)

E pikërisht kjo distancë me politikën shtirjes, të përbaltjes, të konfliktit, qoftë si natyrë humane, qoftë edhe si profil politikani, e bën Halim Kosovën imun edhe ndaj strategjisë agresive që po ndjek rivali ndaj tij. Të zhvendosësh doktor Kosovën nga fushata e tij normale, në fushatën konfliktuale me të cilën janë lodhur qytetarët në 25 vjet, është mundim i kotë. Sepse Halim Kosova nuk ka zgjedhur që një javë të sillet kështu dhe një javë tjetër ndryshe, që tolerancën ta përdorë si taktikë dhe jo si bindje, që njëherë të jetë i vërtetë dhe njëherë i shtirur. Të bombarduar nga politikanë që ndryshe janë e ndryshe sillen, që të tjera thonë e të tjera bëjnë, kemi humbur konceptin e njeriut normal që mund të jetë edhe politikan. Këtë koncept e kanë harruar edhe strategët e Veliajt, që duan ta fusin Kosovën në një valle që ai nuk e luan jo se nuk do, por se nuk di.

E duke dashur t’i vijnë në ndihmë kandidatit të majtë, ata që e këshillojnë rrezikojnë ta vënë edhe më shumë në dukje falsitetin e tij. Të krijojnë madje imazhin e një të riu që sillet me arrogancë ndaj dikujt me një përvojë më të madhe jetësore, të një politikani të ri që në vend të kultivojë politikë të re, prashit plehun e vjetër të akuzave dhe përbaltjes. Ndonjëherë mjafton vetëm normaliteti për të bërë nul arrogancën e numrave dhe të pushtetit. Kjo e ka zhbalancuar fushatën e PS dhe vetë kandidatin, që pasi ka provuar çdo lloj roli, tani e ka të vështirë të përballet me dikë që është i vërtetë. 

(3/3)

Ne durrsjanet e vjeter i kemi dhene fjalen Grides. Apo nuk ka lidhje me temen?

ajo fotoja me "pune dhe dinjitet" - 2 things we don't give a phuk about

Suksese te gjitha partive! Mos u zini se ka per te tere. Mjere populli! 

Mbyllet "fushata e degjesave".

Bo bo, po pse cfare ishte deri tani? Po kane mbi 3 jave qe na cane bythen ne dac pozita ne dac opozita me takime e premtime pallavrash a thu se po i tregojne perralla femijeve 2 motake. Keta po bejne lojen kush te rej me shume se tjetri. 

I tha njoni tjetrit: a e di sa i gjate ka qene babi im? Sa nje pallat 10 katesh.

-Ou s'qeka gjo fare- ju pergjigj tjetri, babi im eshte i gjate sa kulla Eifel.

- Mire, i tha i pari, po gjyshit tim koka i shkonte deri tek rete!

- A ishin ndopak te buta ato rete? i thote i dyti

- Po ishin - ju pergjigj i pari. Epo atehere me siguri do te kene qene bolet e gjyshit tim - i tha i dyti.

Keshtu, pra, keta 2 palloshat le te flasin cfare te duan e si te duan, e kur te duan dhe sa here te duan. Une jam i qete. Voten time do ja jap Gjergjit, vetem se garon jashte kornizes politike, te kesaj politike mjerane dhe dhe bastarde. Sikur te kishte zot, keto gjallesa duhet ti kishte zhdukur si specje te demshme.

 

" Une jam i qete .Voten time do ja jap Gjergjit .

Ja dhe nje tjeter i zhgenjyer nga Rilindja .

smiley

Rilindja ishte e keqja me e vogel dhe e mbeshteta ne zgjedhjet e pergjitheshme. Vazhdoj te kem prape mendimin se kjo e keqe ( me e vogla) eshte me e mire se kucedra plake dhe kelyshet e saj. 

pse s'krijon partine çobane ?

smiley

Apo s'qenka dhe e kuqe smiley

Gomat a i ka trasha sa c'i pelqen ti?

ku eshte banjo ktu

“Gati në më pak se 10 ditë angazhimi, mobilizimi të ALUIZNI-t, të Drejtorisë së Përgjithshme të Hipotekave, me nje makine fotokopjeje, me nje makine qepëse dhe me nje shaptilograf, plus 7 stilolapsa nga te Pjerit, ne sot kemi rreth 300 legalizime dhe ky proces do të vijojë në ditët dhe në javët që vijnë edhe në Domje e Bërxull, edhe në Prezë, edhe në Gërdec, sepse interesi i ynë është që t’i japim njerëzve zgjidhje sa më të shpejtë të këtij problemi” - tha Ilir Meta.

http://www.balkanweb.com/site/shperndahe...

Po shabantapine c'fare e pengoi qe per tete vite beri vec korrupsion ? 

Perfshirjen ne vrasjen e ushtareve shqiptare ne peshkepi nuk ia paskan shenuar ne resume .

Nga c'kam kuptuar une, reporter.al nxjerr CV-te qe kane shkruar vete kandidatet.

mua me kujtohet ngjarja e Pehkepsie.. bashke me greket qe sulmuan posten ushtarake kane qene edhe 2  ''shqiptare'' .  njeri ishte Bejleri nga Himara dhe tjetri qe sme kujtohet emri,  ishte nga Saranda... 

por eshte ky Bejleri qe morri pjese ne ate ngjarje,  se jane fis i madh keta ne Himare.. pra mund te jet vellai i ketij, apo ndonje kusheri etj..

Ata qe denoncuan dhe u distancuan te paret nga ky individ ishin greket vete.

dakord, nese eshte ky Bejleri qe ka marre pjese ne ngjarjen e Peshkpise, e quaj guxim te madh te vendoset e te jetoj ne Shqiperi!  jo se do ti ndodh ndonje gje nga shteti shqiptar,  por nga familjaret e 4 te vrareve,.. mos gaboj nja 2 ishin nga Tepelena.

Belul, nuk e kuptoj lidhjen. Ti po thua ishin te implikuar Bejleri nga Himara. Ky eshte Beleris. Nga Peloponnisos dhe Ionion Nison.

zhvilloi vepriptari të dendur për mbrojtjen e të drejtave të Helenizmit të Himarës.

Keta bien vete me kembet e tyre. E pranojne qe Himara s'ka qene Greke por po e Helenizojne keta Fredis Beleris Bollanos.

keta mund ta bejne si te duan emrin ne Greqi:  Beleris, Beleraqis etj   madje ky mund ta bej edhe si rus, Belerov..smiley    po ne Shqiperi ky e ka dhe njihet me  Bejleri!   dhe do ishte shume naiv nese mendon se ajo  s-ja ne fund do ta shpetoj.smiley

Tashti derisa Saliu ishte kundra ketyre (se c'futi nja dy brenda, dhe opozita e kohes beri namin) me rregull treshi zotni burra duhet te jene keta. 

Ajo e saliut ishte hakmarrje se futi minoritare qe s'kishin lidhje me ate pune te cilet nen presionin e amerikes dhe BE i liroi .

c.d.v.

PS. Per cfare po hakmerrej Saliu, se i morren kullen ne Vucidol keta?

Veprimi I tij ishte I tipit :ju na vrate 4 ushtare ne do fusim 5 greke brenda .veprim me teper per te shpetuar fytyren nga turpi qe ushtria nen komanden e tij u gjet gafil .e mira duhej te ishte kur autoret dolen publikisht te dergonte agjentet e shikut ti palosnin si ben mosadi. shiku ishte teper I zene ne ate kohe me thyerjen e dhembeve te oppzites dhe shqipot e tjere I ruanin plumbat per te vrare njeri tjetrin.

Dmth ti thua qe vec se eshte Vucidols Saliu s'eshte dhe dedektiv i mire, po prap e meta kryesore vucidolleku mbetet. Mire shiku i Saliut, po ne vaft te rilindjes po benen dhe kryetare bashkie, apo cqt, prap Saliu e ka fajin. 

 

At a u vrane ne sahat te saliut .Ai ishte pergjegjes per mbrojtjen e vendit nga armiqte e brendshem e te jashtem.kandidimi I tij dhe greket Na e sjellin be vemendjen tone se kush eshte ai perben nje lemeri me vete.per nje arsye apo tjetren ai incident pak kujtohet .shumica e shqiptareve dine kush eshte alket rizai apo ilia kareli por nuk dine emrat e 4  ushtareve te cilet u vrane nen flamurin e tyre.

Pikerisht prandaj kujtonet pak se iu vu kondra Sali vucidolsi, ato thac dhe me lart po s'e kishe mendjen ne mesim tia. Ohu sa gjera do benen per inat te Salise. I kishte Saliu taksat e uleta, rriti qenet! 

Kjo ka te bej me shpejtesine e informacionit mi Alba. Shqipetaret si dine emrat e atyre 4 qyqarve se asokohe hala ishin dynjaja me nga 1 radio ne shtepi dhe TV kishte lajme deri ne ora 6. Sot qe info ecen me shpejt e me shume i dine dhe robte. 

ama  cja fut ndonjehere si kau peles  ti...  ''ushtria  u kap gafil'',  thote.smiley   cila ushtri, cili shtet..?? e ke haberin per cfare vitesh po flet apo jo?   -behet fjale per fillimvitet 90-te.  vitet e qametit.. nje shtet i falimentuar.  nderrimi i sistemit, sapo kish nisur tranzicioni i rende..   shqiptaret (edhe ushtaraket)  donin vetem te largoheshin, te emigronin.. ndersa ata qe mbeten ne Shqiperi  i ushqente Pelikani.. kaos me pak fjale..

ndersa ti krahason SHIKun e asaj kohe  me Mosadin..smiley    nderkoh ushtria  aso kohe ishte ne shperberje e siper, e pa kurrefare disipline.

ore ata qyqaret i gjeten ne gjume ne poste. po sot mbase s'ka poste fare.smiley

po, ne gjume i gjeten te shkretet..  nja 10-15 veta ishin te ajo poste. as qe behej fjale per mbrotjen e kufirit, mbrojtjen e Atdheut.. ata s'mbronin dot veten e tyre. 

ne fakt kot rrinin atje.. e shtynin diten duke u treguar rrugen/monopatet  emigranteve shqiptare per ne Greqi.. nxirrnin ndonje leke dmth.. gjynah!

Kam pas nje kusheririn tim qe kishte bere ushtrine aty ne kufi. U be celebrity duke shoqeruar karvanet e emigranteve, me ato para si fillim, e shto uje e shto miell ... eshte goxha bixnesmen sot.

Nje sekonde, po kjo organizata Vorio Epiri, ku i bie mer? Te ligjshme jane keto organizata, se ne qofshin, pika qe si bie.

Kryetar i saj ku zhvilloi vepriptari të dendur për mbrojtjen e të drejtave të Helenizmit të Himarës

Vazhdon qy.

PD- `Pune dhe Dinjitet

LSI- `Me shume Sherbime dhe Punesim `

Takime me Pleq dhe plaka, dhe nga nje foto selfi me te rinjte e fshatit ose provincave qe e kane hobi te dalin me "figurat" politike ..ne celular smiley

Pyetja eshte :

 Kush genjen me shume dhe me bukur ?!

PD ? PS ? LSI ?

se partite e tjera vrk !

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).