Në tre fushata elektorale rrjesht Kryebashkiaku Dako është përballur me të njëjtën akuzë nga tre kundërshtarë të ndryshëm politikë. Akuza ka qenë standarde: Vangjush Betoni! Është plotësisht e vërtetë, që Kompania 3D në pronësi të familjes Dako, sipas deklarimit të bërë në zyrën e tatimpaguesve VIP e ka rritur xhiron vjetore e për analogji edhe fitimet. Është po ashtu e vërtetë, që në 2 mandatet aktuale të Dakos, bashkia ka financuar nga fondet e saja, por edhe duke nxitur biznesmenë durrsakë të hedhin para për artin. Kur themi bashkia ka investuar për artin nuk kam parasysh investime në projekte të rrejshme artistike, ku dominon muzika tallava. Jo është investuar për objekte, që i shërbejnë kulturës, që reflektojnë kulturë. Durrësi pa sallë ekspozitash, sot ka një galeri arti, moderne, funksionale të ngritur gjatë mandatit Dako. Në të janë hapur qindra ekspozita pikture, skulpture, filatelie, fotografie, numizmatike, etnografike etj.etj. Sot Durrësit iu shtua një çift tjetër skulpturash parku. Krahas Xhon Lenonit ulur në stol, u përurua vendosja e dy skulptuarve të këngëtarëve idol perëndimorë: Mik Xhekerit dhe Tina Tërnerit. Vepra të tilla arti janë larg palaçollëqeve të tipit nipi paguan për të vendosur bustin e gjyshit, që na paska qenë patriot më i shquar se Ismail Qemali e Isa Boletini të marrë së bashku! Vepra të tilla janë sa art aq edhe utilitare në funksion të bërjes së Durrësit gjithnjë e më shumë tërheqës për turistët e huaj.

Brenda majit pritet, që Durrësit t’i shtohet një tjetër vepër arti fryt i mendjes dhe duarve të Ilir Xhixhës, skulptorit durrsak me famë botërore. Një investim i tillë për artin në Durrës, për artin e bërë nga skulptorë durrsakë (Iliri është gjithashtu “figlo d’arte”) është diçka që të bën të ndihesh mirë që je durrsak. Le të shpresojmë, që Kryebashkiaku Dako krahas asfaltit, suvatimeve dhe betonit të vazhdojë të investojë një pjesë sa më të madhe të parave të taksapaguesve durrsakë për artin e kulturën e mirëfilltë në Durrës.

CEREMONIA

Duke shfrytëzuar përkujtimin e Ditës së Europës sot në Lulishten pranë hyrjes kryesore të Portit të Durrësit u bë përurimi i statujave të idol-ëve të muzikës: Tina Tërnerit dhe Mik Xhekerit. Dy skulpturat janë vepra të skulptorëve të mirënjohur Arben Bajo dhe Ilmi Kasemi. Në përurim karahas Kryebashkkiakut Dako morën pjesë deputetët e Qarkut të Durrësit: Esmeralda Shkjau dhe Blendi Klosi, Prefekti Roland Xhelilaj dhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Durrës. Një ougur i mirë për këtë përurim ishte edhe pjesëmarrja e nxënësve të gjimnazit "Gjon Buzuku" të Prizrenit, të cilët kishin ardhur për eskursion në Durrës. Këto skulpura që ditën e përurimit u shndërruan në një atraksion turistik.

Na tërhoqi vëmendjen fjala e Kryebashkiakut Dako me ngjyrime tepër europiane, tepër perëndimore, larg mizaskenave të së kaluarës,potreteve të “Dullës” apo flamujve me yjet e komunizmit, që jo pak raste shoqërojnë veprimtaritë e së majtës shqiptare. Për të ilustruar këtë konkluzion po citojmë një pjesë të fjalës së Dakos në ceremoninë e përurimit:

"Përmes tingujve të muzikës së këtyre idhujve, që ne kemi zgjedhur t’i përjetësojmë në bronz në këtë ditë të veçantë, ne zbuluam Europën brenda nesh, Europën me mure të shembura të “The Wall”,  këngës së “Pink Floyd”, Europën e lindur si ideal i “Odes së Gëzimit” të Bethovenit e deri tek Europa e re e pas komunizmit e lindur nga tërmeti “Winds of Change”."

Th. agjencia e lajmeve “Dyrrah”

3 Komente

"out" me statujat e RealSoc-it, "in" with the Western World: Wind of Change smiley

Dmth Dako, baba i realpolitikes lokale premton se pervec karameleve negativeve edhe karamele positive per elektoratit artdashes durrsak.

Keni beton por keni edhe alamet kulture te tipit -  "Krahas Xhon Lenonit ulur në stol, u përurua vendosja e dy skulptuarve të këngëtarëve idol perëndimorë: Mik Xhekerit dhe Tina Tërnerit. Vepra të tilla arti janë larg palaçollëqeve të tipit nipi paguan për të vendosur bustin e gjyshit, që na paska qenë patriot më i shquar se Ismail Qemali e Isa Boletini të marrë së bashku! Vepra të tilla janë sa art aq edhe utilitare në funksion të bërjes së Durrësit gjithnjë e më shumë tërheqës për turistët e huaj."

whey hey, give that man a goldfish

 

https://www.youtube.com/watch?v=Jot-yM3Fozw

Qemal Kërtusha, këngëtar durrsak!!
Zija Saraci, këngëtar durrsak!!

C'do me thën busti i  Mik Xhegërit dhe Tina Tërnerit në Durrës?? Ky Dako(u) duket si Xhelal Mziu i spondit tjetër (emrat e rrugëve në Kamëz, psh)!!

QESHARAK!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).