“E mbylla dyqanin, i mblodha gjërat e mia dhe erdha në Shkup”, thotë demonstruesi 45-vjeç, Andrej Poposki, i cili ka udhëtuar me autobus nga qyteti i Prilepit, rreth 130 km në jug të Shkupit.

“Duhet të qëndrojmë dhe t’i konfrontojmë kriminelët. Ata vendin e kanë në burg, jo në qeveri”, ka thënë ai për Reuters.

Me mijëra protestues anti-qeveritar tashmë janë mbledhur në Shkup, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikola Gruevski pas skandalit të përgjimeve.

Turmat pushtuan sheshin qendror para zyrës së qeverisë së Gruevskit, ku shumë prej tyre kanë arritur me autobusë nga qytete jashtë kryeqytetit, duke valuar flamurin maqedonas, raporton Reuters.

Liderët opozitarë thonë se disa protestues po planifikojnë të ngrenë kampe në rrugë deri në dorëheqjen e Gruevskit, duke e akuzuar atë për shtypje të demokracisë pas zbulimit të përgjimeve telefonike për të cilat Perëndimi thotë se kanë vënë në dyshim demokracinë shtetërore të Maqedonisë, transmeton Koha.net.

Gruevski, pas nëntë vjetësh në pushtet dhe deklarimit se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, ka ftuar për një tubim të tijin në Shkup për të hënën mbrëma.  

47 Komente

Foto shume fallco ajo e flamurit maqedonas bashke me ate shqipetar, nuk i duam, skemi qene e sdo behemi ndonjehere vellezer...

i kemi dashur, i duam dhe do ti duam. Mora vesh se jane fiks njerez si ne shqiptaret, me sy, veshe, duar dhe kembe. Edhe ne, pra shqiptaret, si ata jemi. As bisht nuk kemi.

Paskemi qene, jemi e do te jemi vellezer. Dhe jo vetem me ta. Por seç kane qene "ca" qe kane dashur te na ngaterrojne smiley

Me nje ndryshim te vogel, ne jemi kokecepa dhe veshderra smiley

"Sebashku per paqe" tha maqedonsi. 

Respekte! 

Gruevski, pas nëntë vjetësh në pushtet dhe deklarimit se nuk e ka ndërmend të jap dorëheqje, ka ftuar për një tubim të tijin në Shkup për të hënën mbrëma

ju kujtohet Dr Mortja ? Do bej miting me 22 janar- tha në mbremjen e...

A ka tip gazetatema maqedonia ta shohim nr e sakte te protestuesve?

edhe sala keshtu i ndersente shqiptaret e kosoves ne -96-n!     bashkohuni me drashkovicin kunder miloshevicit u thoshte.  sot, shqiptaret pa atdhe u propozojne shqiptareve ne maqedoni te behen me zaevskin kundra gruevskit!

po thuaj shyqyr zotit qe nuk i degjon njeri keta muchnanistet  e shqiperise me mentalitet skllavi !

takova rastesisht nje dite nje shqiptar te martuar me franceze dhe qe kishin nje vajze. te kemisha kishte kjo te vizatuar flamurin francez me ate shqiptar. normal, çfare te kishte tjeter.

edhe keta te keto fotot mund te jene femije te tille, te çiftesh mixte. ka plot shqiptare sot, siç eshte Inva Mula, qe i kane nenat sllave (ruse, bullgare, çeke, etj). keta nuk mund te jene dot anti sllave. 

Normal qe ke plot me nëna slave, dhe minoritarë me të dy prindërit jo Shqiptarë. E keqja është kur ata komentojnë si Shqiptarë dhe bëjnë si ultra pacifista dhe shajnë Shqipërinë ose Shqiptarët duke u hequr si Shqiptarë.

ti e ke fjalet qe keta prosllavet bejne kot si internacionaliste,se ne thelb jane shule ose niper-mbesa rusi-e!

edhe kjo mund te jete!   se ,edhe sala, burri i sllobodankes,prandaj anon nga fshati i gruassmiley.  ose mund te jene sterniper te atyre evgjiteve (qytetarevesmiley) tek ajo fotografia e atij anglezit(a cfare ishte), ne durres nga fillimi i shekullitb te kaluar,tip kusheriri i kovacitsmiley

Ja u thashe qe ke shkrimi tjeter qe as populli i thjeshte maqedonas e as ai shqiptar nuk duan lufte me njeri-tjetrin se e dine qe Maqedonia behet pastaj "toke e djegur". Ashtu me te mire a me te keq do vazhdijne ta hane buken ne te njejtin tas, si njeri dhe tjetri.

Kjo eshte nje proteste e pro-bullgareve kunder bllokut serbo-rus.Flamuri kuq e zi aty eshte thjesht si magari nder dhen.Ndoshta do te ishte me e pershtatshme sikur  shqipo-maqedoncat   te perfaqesoheshin nen  flamurin me ngjyrat e ylberit.

"Speaking before the protesters, SDSM leader Zoran Zaev vowed that he would continue the protest until Gruevski resigns. "We will not disperse until the prime minister fulfills our demands and resigns," Zaev noted. He added that if Gruevski does not go away, "Macedonia will see a war, like in Ukraine."

Per jo anglisht-folesit: Duke folur para protestuesve, drejtuesi i SDSM Zoran Zaev premtoi se ai do t'i vazhdonte protestat gjersa Gruevski te jepte doreheqjen. "Ne nuk do te shperndahemi gjersa kryeministri te permbushe kerkesat tona dhe te jape doreheqjen," tha Zaev. Ai shtoi se nese Gruevski nuk largohet, "Maqedonia do te kete lufte, si ajo e Ukrahines." 

Ndersa link nga ku eshte marre edhe thenia shpjegon versionin rus te ngjarjeve.

 

 

 

Holy smoke! Domethene nje opozite qe kerceno se do ndodh skenari Ukrainas, nese si zgjedhin. Kjo mund te shpjegoj lehtazi kush e paska inskenuar rastin Kumanova. Zoti e befte mire per ata shqiptaret ne Maqedoni, se punet lesh e me lesh duken.

Ju ka ardhur dita ketyre specimeneve te prapambetur te terhiqen nga pushteti. Shpresoj qe indinjimi popullor te perhapet edhe ne Shqiperi se eshte qelbur krejt  situata. 

te ka ngel plaku pa pension ?

O Zhardino ti po thu qe te ngrihemi e te rezojme me dhune ket qeveri e tia japim prape pushtetin berishes dhe familjes se tij? Po qenke e cmendur fare! smiley

E ke gabim zotnie, Kopshtarja kerkon qe populli te dali ne rruge per :

 Nxerrjen e Cunit te Shqeres ne gjyq per GERDECIN, THYERJEN E EMBARGOS SE NAFTES ME SERBINE, VRASJET E 21 JANARIT..... plus Vrasjet i boni Sllavi i Fyromit bash si dhandri Sllav i Shqupit. 

Zhardina osht e familjes smiley

jardin po nuk reagoi e para shtresa intelektuale nuk perhapet indinjimi. ne komunizem intelektualet burgoseshin e pushkatoheshin ndersa sot ne demokraci po mbahen peng me ane te berishizmit. i shikon si reagojne? te sjellim saliun ne pushtet eee? jo jo me mire rrime e vdesim me ramen. ky vend nuk behet edhe sikur te kete drejtesi hyjnore.

Pikerisht, qe te mos ndodh kjo duhet te cojme ne gjykate Cunin e Sheqeres me Lulthimin per krimet e kryera keto vjet.Ndryshimi fillon me 1 milion shuplakat ndaj Saliut, Lulit e Ridivanit . Ne Gjyq...keshtu pastrohet edhe haleja Shqup.  Nje opozite e mbushur me kriminele e hajdute nuk te insipiron. 2 vjet te humbura kot me Saliun ne dritehije. Kur do mesojne komunistet e shqupit se populli nuk eshte budalla.  Na pranoni prape thote Cuni i Sheqeres me Lulthimin se kemi nje formule. Shqupi eshte disaster ne opozite...largqofte ne Qeveri. Shyqyr qe Shqiptareve u erdhen syte dhe i trodhen...nje here e mire shpresoj.....jo me Shqup ne pushtet....kurre me ....parti te tjera please..

esht rend situata

leje qe nuk behet fjale te hiqet qeveria por as kritika nuk i behen. e imagjinon dot? nje qytet ne muaj largohet dhe intelektualet thone qe gjithcka eshte ne rruhen e duhur. este e tmerrshme qe berisha nga pushtimi i mendjeve te njerezve te thjeshte ne fillimet e tij ka ardhur me ngritje dhe tani ka pushtuar e budallallepsur mendjet e shtreses intelektuale deri ne permasa te frikshme.

rama dhe meta duhet ta ruajne saliun 24 ore, tja kontrollojne dhe ushqimet para se ti haje e jo ta fusin ne burg se moren fund. ti shiko endrra qe meta do fuse saliun ne burg per 21 janarin. apo rama qe beri aleance me shkaktarin e 21 janarit. 

Situata eshte ajo qe eshte. Keni humb 2 vjet me Berishizmin e Shqupit akoma me keq. Kta jan te zgjedhurit qe ste pelqejne ty. Po sa ka si puna jote?

Jepinin alternativa popllit e jo nuk dum Ramen se Ramen as e keni votu e as e keni dash ndonje here.  Mesoni te respektoni VOTEN, sot per sot populli nuk ju do...cfaredo qe te perfaqesoni. E dini se pse???? Se bazoheni te dobesite e Rames e vete nuk ofroni asigjo. Rama-Meta keto zgjedhje gezo voten popullore....neser flasim prape.

tironc gjize e rakie je. ket muhabet do besh gjiithmon.

kur te dal rakia e te me kuptosh mire atehere te kthej pergjigje

Cone, kur vjen dita qe i Mirditor si piña jote shiko me percmim nje tironc me tave balte, kjo eshte demokracia. Une e kum sjell Taven e baltes prej Shqypnie .....Jo se jam injorant... Si do me paraqit ti...por sepse kur boj tave balte me kujtohen dasmat e ahenget qe kena pas ...ato qe sjane me e qe bonin fergese te mire. Bravo Rames e Metes per demokracine qe kena ne Shqypni kur i i Mirditor si Conia i thot Tironcit mos ha gjize. Shqipetaret bon me zgjidhjen Rama Meta me te miren e mundshme.

p.s. Per hajnite e Shqupit a do Dali njerezia me protestu apo vari hejbet???

Kena qen mir dikur me ver e mish. Erdh turku futi raki e turshi.

Gatimi i darsmes në Kanun.
 
§. 45. Per darsem do të gatohen:
 
a) Kau i darsmes do të qesë 100 okë mish e vjamë;
b) Nji barrë miell kallamoqit;
c) 4 babune grunë – miell grunit;
d) 12 okë sheqer; 
e) 8 okë oriz;
f) 4 okë mjalët;
g) 10 okë djathë
h) 2 okë tlyen;
i) 3 okë voj të butë;
j) 70 okë raki.
V.O. heret në vend të rakis ishte vena.

Une jam Kaurr or ti...kush Bo Venen....Bo ene rakine, e perpara pi mushtin. Duhet me msu prej Tironcit per ca gjona. Turku erdhi, ndejti e iku. E mbasanej une do jem krenar qe ha Sushi sot e Jo Gjize?

Ket Ramen e Meten si kum pas shum qejf por sot kur ku shof si alternative boll te mire me duken. Vallahi e kom gabim po populli i do ende.

Tironc dikur kena qen burra dhe vetem e hajshim delen me ver. Pasi erdh turku u bem legena fare e fillum tu i fut durt deles per i cik gjiz se e donte rakia.

Humbem luften me Turkun, ishte tragjedi...ca po dun me na thon qe ishte fat...hell No... Ta kishin provu te njejtin fat ne Stamboll Sikur ti kish pushtu Gjergji me Lezhianet ...do u qaj shin per 500 vjet ata. Kjo eshte Shqiperia le ta bejme me te mire. Me verte e kom, me duken gjonat tu u rregullu pavaresisht se duhet shum Kohe.

ky vend nuk behet edhe sikur te kete drejtesi hyjnore.

persmari e keni vendin mer QORRA dhe njerez te paafte.

nga ata qe punojne ASNJE nuk qahet atje. qahen vetem zgjepsat, qe duan konfort qyl dhe qe kujtojne se bota jeton mire. 

kur thashe drejtesi hyujnore e kisha fjalen qe intelektualet te kene liri te plote mendimi o profil. dmth qe dhe po ta kene lirine e plote prap politikanet du ua gjejne anen e ti budallallespin sic kane bere gjithmone.

sa per ate qe vendi eshte permsbari dhe vetem te verberit nuk shikojne (fjale islami e bullshit like that) duhet ta kuptosh qe ke humbur ne arsyetimin tend kur fillon dhe fajeson viktimat e sistemit te cilet po largohen nga ky vend. kjo eshte lajthitja finale. dhe qe ta dish jo vetem te papunet jane larguar por dhe biznese te tera jane zhvendosur ne shtete te tjera.

lexo dhe mos ofendo kot. kur nuk ke zgjuarsi mbushu me informacion qe mos te behesh qesharak

 

 

ata qe ti quan intelektuale jane ne fakt Sharlatane. 

asnje nuk i pengon intelektualet sot te flasin, te botojne, te njihen dhe behen popullore. kur kete mundesi e kane edhe budallenjt lirisht. 

le te vijne te peshku dhe te na çudisin me intelektualizmat. kush i pengon ?

kisha pershtypjen qe peshku perbehet kryesisht nga intelektuale

nuk po flasim per te njejten specie si duket.

me thuj nje emer intelektuali, qe te kem idene se çfare tipi ta mbush mendjen ty.

ps: ne nje enciklopedi franceze te para ca vjeteve, kur lexova per perspektivat e shqiperise ne te ardhmen, pasi jepte te gjitha shifrat e tjera apo potenciale te vendit, tek negativet hynte mungesa e intelektualve.

pra per boten, ne na mungojne ky lloj njerzish. ata qe te ne quajme pao mbajne veten si te tille, jane fallc, jane kot. prandaj une i quaj sharlatane.

Kam pershtypjen qe shtresa intelektuale eshte e zene duke shkruar statuse fb-je te tipit: "Ne votojme Gjergjin...Perpara vetem me Gjergin... Voto Gjergin... Zgjedhja ime eshte Gjergi... I love Gjergji."  Blah, blah, blah i merzitshem. Shtresa intelektuale ne Shqiperi eshte ne nivel super-bezdises sharlatanizmi dhe protagonizmi. Reagimet siç duket i fillojne vetem partite. 

Prandaj edhe mentaliteti partiak kendej verdalle. smiley 

P.S. Ka edhe reagime krejt bizarre. smiley

mos gaboj dhe ne Sarajaven e 91-shit u mbajt nji protest me flamuj jugosllav nen thirrjet "bashkim vllazerim".

konflikti me McDONIA eshte  kombetar,ndersa ne shqiperi shoqeror.   tani,si mund te vihet shenja e barazimit  ketu, vetem ndonje qe ka pare much nano show mund te na e shpjegoje!

Lidhja eshte lidershipi/kryesia (per te qene shqiptarisht korrekt) i/e prapambetur ne te dy vendet, zoteri shqiptar i vjeter. 

per te ndrruar lidershipin duhen prit zgjedhjet. nuk sherben rruga.

udheheqja(lidershipi per te qene integrimisht korrekt)  e prapambetur eshte ajo shqiptare ne kete rast.  ne jemi me vonese faze 50 vjecare.  ne nje kohe qe ne evrope, te cilen disa e kane ne vend te perendise,edhe 2-3 shtete multi-kulti qe kane mbetur jane ne gjendje lufte,ne vazhdojne me perrallat e bashkim-vellazerimit e endrres  se nje perandorie evropiane pa kombe.   keto iluzione i besojne vetem shqiptaret,sepse edhe maqedonasit,mbas serbeve,po pregatisin ndarjen e maqedonise.  puna eshte se ata po programojne qe shqiptareve me 40-50% te popullsise tu japin max 10% te truallit.

pastaj,si e shpjegon ti qe fqinjet tane ,te cilet shumica ketu i mban per nivel me te larte zhvillimi,jane te gjithe nacionaliste,ndersa ne qe jemi 150% integrimsa dhe internacionaliste,jemi bloze??

p.s  mos me thuaj qe saliu eshte nacionalist se pastaj cdo gje shumezohet me zerosmiley

Mire, nese Maqedonia po pergatit ndarjen, ç'leverdi kane politikanet shqiptare atje ta kerkojne kete ndarje me perfitim maksimal 10% te truallit? Dhe ç'perfitim ka Shqiperia aktuale te perdore nje retorike kombetariste ne dem te shqiptareve? E vetmja gje qe Shqiperia mund te beje ne gjendjen e saj eshte hartimi dhe implementimi i programeve kulturore, arsimore dhe ekonomike me komunitetin shqiptar ne Maqedoni. Meqe permend edhe Evropen, ke shembujt e Belgjikes, Zvicres, Austrise, Luksemburgut suksesi i te cileve bazohet pikerisht te ky bashkepunim prej disa aspektesh me shtetet rrethuese.

pastaj,si e shpjegon ti qe fqinjet tane ,te cilet shumica ketu i mban per nivel me te larte zhvillimi,jane te gjithe nacionaliste,ndersa ne qe jemi 150% integrimsa dhe internacionaliste,jemi bloze??

Fqinjet tane kane luksin e nacionalizmit. 

Po spastrohet Ballkani nga mbeturinat e se shkuares.

Mendoj se kufijte jane gjithashtu nje mbeturine e asaj kohe. Vecanerisht ne rajonin tone ku rilindja dhe shtet-formimi europian u perkthyen ne terren ne menyren me meskine te mundshme nga elita mediokre gjate shekullit te 19, (ne shqiptaret s'e kemi kete problem pasi fale represionit te dedikuar otoman nuk na kishte mbetur ndonje elite e caktuar, sidomos klerikale, ne ate kohe, per te "na zgjuar").

Mendoj sa ajo cfare eshte me e rendesishme sot jane makro-zonat fizike dhe ekonomike te cilat brenda nje Europe te bashkuar shkojne pertej kufijve etno-nacionaliste te percaktuar nga vullnete elitash qe sot pa frike do te konsideroheshin si te tejkaluara dhe madje edhe anakronike. Vete etno-nacionalizmi eshte sot i tejkaluar.

Ne si shqiptare nuk na intereson logjikisht qe te kufizohemi te gjithe brenda kufijve te nje mendesie tashme te vjeter. Ajo cfare na intereson eshte mireqenia ekonomike dhe zhvillimi shoqeror qe do te arrihen fale nje nderveprimi me intensiv midis nesh se pari dhe se dyti midis nesh dhe etnive te tjera (qe fundja nuk jane aq te ndryshme nga ne) brenda konteksit te nje Europe te bashkuar.

 

Jo! perkundrazi, bashkesia e flamureve eshte nje mencuri e shqiptareve .Deri sa maqedonasit te kuptojne se pa shqiptaret e ca me jeq kubder tyre nuk do kete Maqedoni ! 

Secila klase sjelljen e saj.

Revolucionaret festojne, sepse lumturia (kapercimi i nje situate X dhe kalimi ne situaten Y)  e revolucionarit, nese nga njera ane eshte me e veshtira (mund te paguhet me jeten !), nga ana tjeter eshte edhe më imediatja. Pra lumturia festohet menjehere.

Borgjezet (si klase, por dhe si 'état d'esprit' -state of mind), perkundrazi, gjeja e pare qe bejne pasi rimarrin situaten (politike, ekonomike... ) ne dore, eshte mbajtja e nje meshe, dmth mbajtja e Zgjedhjeve (psh, zgjedhjet legjislative te parakohshme ne Greqi, ne 2012). Keshtu ka qene prej shekujsh, ja nje tjeter shembull: kur borgjezia u rikthye ne Paris dhe i griu komunarët, pasi vendosi 'paqen' e saj, gjeja e pare qe propozoi ishte po ashtu nje meshe, dmth Zgjedhje.

Ka gjithmone diçka prej festiveje tek revolucionaret, sikurse ka gjithmone diçka prej lutjeje (faljeje -pra diçka prej funebreje), tek borgjezia. Fundja edhe zgjedhjet, Lutje jane, lutje te tipit "ma jep voten, te lutem".
Ja, ne peshqit, por dhe gjithe perdoruesit e botes virtuale : 'lutemi' prapa nje ekrani te ndodhe 'ashtu e keshtu', por nuk veme asgje ne rrezik, prej nga dhe nuk arrijme lulturine imediate. jemi rober te SMS, qe ne fakt do te thote: Save My Soul.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).