Më pak se një muaj pasi janë lyer, vijat e bardha në gjithë Tiranën janë fshirë, apo po fshihen me shpejtësi si për të zbuluar një vjedhje në mes të qytetit. Paratë e taksave tona ishin të vërteta, të ndershme dhe të fituara me mund, por ajo që morëm në shkëmbim është kjo bojë që u zhduk në pak ditë, siç zhduken pa gjurmë paratë publike të këtij populli të varfër.

80 Komente

"Parà qe zhduken 2.0" - film me regji te Lulzim Bashes dhe skenar origjinal te Xhafer Isufit*

* vjerri i tij

Habitem qe ka gjurme vijash te bardha ne fakt. Heren e fundit qe isha atje, s'gjendeshin fare.

vjedhje ashiqare po me mentalitet shejtan-budallai.
Me klimen dhe trafikun qe ka Tirana vijat e bardha duhet te rezistonin minimalisht nje vit.

e shikon... -ja nje arsye me shume pse kryetar bashkie duhet nje Bojaxhi-u!!!

po te jet per bojaxhi, (se kshu i thoshin piktorit te talentuar, z. Edi Rama) e kemi pas nje dhe ia ka bere fora. Iu degjua krisma deri ne Washington, o Belul.

PS (& LSI): votoni koalicionin e madh. votoni te sotmen e lumtur dhe te ardhmen e ndritur. 

Une habitem pse nuk i bejne me gdhendje mor vella! 

me gur te bardh dekorativ. sipas tradites me te bukur te gurgdhendesve te gjirokastres, beratit, corovodes e me gjere...

I dashke te miren zonjave me taka te larta!!!!

progress qe duhet ndjekur: Corovode!

Ndal i themi korrupsionit me boje, me buze ne gaz dhe kenge ne goje smiley

Mire ktyre qe ju ka hyre babzia, po Kshilli bashkiak me shumice te majte, cfare ben? Nuk bejne   dot gje aty as Inspektoriate, as audite pordhe me simite, duhet rikthyer kontrolli punetor, kontrolli qytetar.Kur flet klasa, nuk flet korrupsioni .tha.

Nuk ka fare nevoje per vizione te mbedha, per programe me premtime butaforike, thjesht me evidentu ca gjera te "vogla", ndricuesit pa poca, pusetat pa kapake, rruget pa vijezime dhe Tirana shkon ne drejtimin e duhur.

Votoni majtas.Majtas, majtas, majtas! Gjithe pushtetin sovjeteve! smiley

 

Me shume LSI ne keshillat bashkiake!

Rrofshin Aleatet e Medhenj: META, Rama et al.! smiley

Dy udhheqsa ka sot vatani

Ilir Meta dhe Edi Rami smiley

Shiko, memedheu ka gjene me perfekte per mbatje ngrohte te politikaneve: ende sot e kesaj dite pas sa vitesh pas regjimit, askush nuk e di kush merret me cfare. Domethene dhe ti si rob i lexuar ( besoj) dhe i ditur, kapesh tek Keshilli Bashkiak ( nje Zot e di cfare lidhje ka por po shpresoj qe ke te drejte ) i Bashkise sepse me shume mundesi s'e ke idene kush merret fiks me sinjalistiken rrugore. Ky eshte ndryshimi thelbesor me vendet e tjera. Sepse kudo ne Europe Perendimore dihet qe Bashkia merret me 1,2,3,4 pune dhe brenda Bashkise, Qazimi merret me Vija, Hasani me Ujerat, Belushka me Banesat Sociale etj. Nga ana tjeter Qeveria merret me 4,5,6,7 pune qe minimalisht robi te dij kujt ti kerthas. Kerkesa e llogarise behet kur di robi ku ta bej. Por kjo s'i ka konvenuar asnje krahu politik andej.

Kjo teoria e ping-pongut, hidh andej e prit ketej, i ka bere njerzit atij vendit gjys skizofren qe varavingojne neper abise administratash boshe.

Ehhhh, "nje me Hodo leckamanin", tha ai.

tirane qytet i dashur

nuk te leme ne ty te pasur 

 

 

( orig: shqiperi atdhe i dashur

nuk te leme ne ty te varfer....)

Blend, të drejtohem si gazetar kryesor i dy emisioneve, një në radio e një në TV, por po deshe edhe si minireporter këtu në PPU. Ti ndoshta ke bërë intervista, apo kontakte me shkrim, që në rastin e parë të botimit të fotove në PPU për këtë problem, por nuk na i ke sjellë. Nëse nuk i ke bërë, të them të drejtën nuk e kuptoj përse.

Z. Taulant Zeneli – Drejtor i Përgjithshëm, Drejtoria e Përgjithshme e Planifikimit dhe Manaxhimit të Shërbimeve në Bashkinë e Tiranës. Brenda kësaj drejtorie përfshihet Drejtoria e Transportit dhe Lëvizshmërisë.

Meqë nuk shoh asnjë drejtor apo pozicion tjetër që mbulon marrëdhëniet me publikun dhe median, jam e sigurt se po të pyesësh ndonjë koleg gazetar do të të gjejë një nr. telefoni për një pikë të përshtatshme kontakti. As për z. Zeneli nuk gjeta numër telefoni në faqen e bashkisë, dhe gjithashtu besoj se kolegët e tu kanë numër më të saktë se ky i përgjithshmi: 0 800 0 888.

Po ashtu,

Elona Demollari

Këshilltare për Median

Avokati i Popullit

Tel. +355 42380322

Email: edemollari@avokatipopullit.gov.al

Trop. I kam marre disa here ne telefon dje. Asnje pergjigje. Ia kam lene porosi edhe nje gazetareje tek ora qe merret perdita me keshtu punesh. Deri tani, ping - pong. Une nuk kisha asnje iluzion se do merrja ndonje pergjigje te pergjegjshme, por per te bere minimumin harxhova pak kohe.

Je flori. Dëshira është që gazetaria shqiptare të përpiqet të ballafaqojë përgjegjësit jo thjesht të komentojë, sepse mënyra si bëhet tani, me sa jam në gjendje ta shoh unë, është thelbësisht e përcaktuar nga interesat batutaxhie të kryebatutaxhinjve.

Kot harxhojne paret se asnji nuk i respekto. Qe me kujto nji ndodhi kur ri- erdha ne Atdhe per here te pare ne Korrik '93. Dolem ne kome me plakun dhe vllain dhe u bome gati me kalu ke viat e bardha ke Xhamija per te dale ke Skenderbeu. Duhet thone qe eshte rrypi 15-20 metra i rruzullit toksor qe do e kem rraf me ecje shume se cdo cope toke ne jete ( shto icik nostalgji ketu). Long story short, une si amerimutikan, nisem serbes dhe zbres nga trotuari per te kalu. Kur me perfshi dikush nga zverku i bluzes dhe me ngre zgupthi ne trotuar: Ku shko mer toc ?- nigjoj vllain, qe duhet thone eshte nja i pllome me i gjate+lartesia e trotuarit. Te kalojme rrugen dreqi ta haje !!! - Po makinat nuk i shef? - Po vijat e bardha nuk i shofin ? Hec mer manall, se po shko per lesh ... me 3 vjet kujto ti se u civilizune derrat ? - m'u pergjigj ai ... smiley

Qemol, s'ka ndryshu gjo as sot, vecse ato vizat e bardha mo challenging ne bote jane shty icik, prej xhamise perballe teatrit te operas. Dhe osht veni mo i sigurte qe s'ka kurre nei polic perqark. 

ketej vijat e bardha nuk jane me boje, se boja nuk mban gjate, por nje si lloj nape qe ngjitet ne truall. kjo duron disa vjet, pastaj e zevendesojne.

Fshirja e vizave te bardha tregon qe ato jane bere .

Dhe fakti qe ato jane bere, tregon qe nuk ka patur 

Ishin supozu ne skadu ne Korrik smiley

Iken ato dite te erreta kur robt u ankojshin per rruge me gropa. Dyst rruget, allall. Sikur te kishte edhe pak siguri ne rruge e mos te te shtypte makina e policese nuk do ishte keq.

Ato ishin bo per mos tu marr m'sy!!!! Fatkeqsisht nuk pati sukses...

Jane bere rruget si lara-lara, ose larushe! "Rruge me vija qe nderpriten" Filmi i radhes. smiley

Berja e vizave te bardha per kembesoret  qe erdhi si rezultat i  vizionit  Evropian te Zotit Basha do vazhdoje edhe ne te ardhmen nen drejtimin e Zotit Kosova . 

Kosova në takimin me banorët: Për një duartrokitje kam punuar gjithë jetën, s’ju kushton gjë ta jepni

 

Banoret duartrokitjen e madhe e kishin lene per ne fund , nderhyrja e Halimit nje tregues qe i hane duart per pune , kete do qe ta ushqeje edhe tek zgjedhesit e vet , iku koha e duarve ne xhepa .

Me mire nje duartrokitje me pahir se sa te vjedhesh parate e socialit per tu martuar dy here.

Kosova banorëve: “Unë do bëj që të rrini për qafe, nga mëngjesi në darkë."

Dashuri dhe paqe nga mengjesi ne mengjes .

ne fshatin tim i lyejne me kujdes, me dore, vizat e bardha, prandaj edhe rezistojne gjate...

Po makinat ku kalojne ketu o Belo, ne kete fshatin tuaj? 

Se s'po i jap kon kesaj fotografie! smiley

Kosova kish thene "te perqendrohemi te publikja!" smiley 

E ci duan vizat aman. Se mos ndalojne maqinat atje. U still gonna run, run.

Me cfare i kane lyer keto me gelqere? 

Bojaxhiu: Nuk me ka ftuar njeri ne partine demokratike, por per zevendes minister me ka ftuar zoti Ruli. Mezi i nxori ato 4 germat e fundit...

kur e pyt per nivelin e mirqenies, thote nuk ndihem i pasur por kam te njejten nivel jetese si ne Amerike. (me nje vit rroge analist fillestar banke ne WS, dhe nje vit e gjys konsulent te WB) smiley 

Do i them ati shokut tim te PD-se tja jape ketij voten time. 

Bo...nji cop analist paska qen ky...po ne ca moshe mer

direkt pas BS-se tha.

aq e pati dmth....
ka plot nga kto qi se durojn dot punen ktu ene kthehen...noshta dhe ky

ore thote ca thote Kosova, por  te pakten i ka te thena e takime spontane me popullin...

po jo si ky qyrrashi, Veliu, qe i  ben  ''takimet'' me te rinjte te instudiuara dhe te inskenuara , nga ku gjoja vijne pyetje shqetesuese.smiley spontane, e natyrisht pasojne pergjigje spontane..smiley

Spontane o posi , me njerez nga stafi i bashkise aktuale. Aman o Belul, ku ka spontanitet ne Tiranastan. Me spontanitet as nuk te pjerdh njeri, robt duan skena, duan respekt, nuk jane legena me bo muhabet kot smiley

Mire e ke ti Belulo po hajde mbushi mendjen Mondes qe beson Erin smiley

Brado, si e ka slloganin  e zgjedhjeve  Kosova?

"Me duar te pastra!"

Nuk e di per zotin smiley

E di une Brad.

Thuaje pra .

E ke siper. Dmth. ky nuk eshte sllogani. E kam fjalen qe sllogani eshte siper.

" E ke siper "

smiley

Po qe i shkon Halimit ky sllogani ? 

ahh, ma morri ky olsix-i slloganin, se edhe une kete kisha menduar per  Dr.Kosoven:  ''Me duar te pastra''.smiley

nejse, me duhet te them ndonje tjeter tani,psh.  ''Njera dore lan tjetren, te dyja lajne fytyren''..smiley

 

"Paqe, qetesi', butesi'... pjellori'."

ose sllogan huazuar nga  sh.Enver... ''te bejme sa me shume femije, ti mbushim oborret me kalamane''

Bojaxhiun, hëpërhë.

Normal , ju kujton pallatet me ngjyra .

Po jam dhe brenda temës ama.

Po dha urdher Partia fshiji ato jashte temes .

Jam pa parti, si Gjergji. Ose, #nepeshku.

Po ishe si Gjergji dmth qe je me partine tone .

Ah ca je ti.

Do-me-e-thene ti po s'do-me-e-thene Gjergji. 

Ps: konsultohu me Leftin qe thote vota per Gjergjin eshte pupel per armikun.

Nuk di Lefti shume nga votat , pershembull Lefti nuk e di qe vota jote  , Graves dhe e Shemes per Gjergjin eshte plumb per Lul Bashen .

Aha, ti e mbuloke ate sektor. Me thuaj ne 22 qershor per ke votova.

Une ta them qe sot po deshe ti smiley

Po na lër me ca gjoja ethe elektorale. Si do e shtyjmë deri në qershor? Bayern ncuq ... Aman lëre për 22.

Mire , ke te drejte , duhen ca ethe .

Ishin rreshtu puntoret e bashkise cdo 20 metra ne rruge dhe e ndalonin doktorin e nderuar per te bo 2 pare muhabet para kamerave. smiley 

Na dhe nje per ty sportdashesin: "Sporti është vaksina, unë jam ilaçi."

Fajin e ka dyshja oligarkike Ramameta!!!

Te dhjefsha kostumin dhe pordhen e madhe, i thone kesaj, se as dy viza te hajrit nuk je i afte te lyesh. Vizat e Rames, (jo ato viza), se paku fshiheshin pas zgjedhjeve. Kishte raste qe arrinin edhe gushtin. Andej nga shtatori, pas plazhit, ulerisnin "rilindje". Kuptohet, fajin e kishin makinat qe kalonin siper tyre ne vend qe te pluskonin.

Ore se akoma sme ka dale, VELIAJN???? GTFOOH!!!!

Gonxhi djal i mire...

Po ta provojn iher ti bojn me shume ngjyra se mase nuk i dun te bardha kto komunistat

Fundi, the? Ai dihet!

Demir Hyskja (thene Birce Haskos) 

smileylerini vijat po shikoni pusetat pa kapake ne mes te rruges.

lodhen kot robt qe i fshijne keto viza , se bashkia prape do i vizatoje ato.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).