Në 2 korrik 2014, rreth orës 4 të mëngjesit, anija daneze Ark Futura hynte në portin italian të Gioia Taura, e mbushur me 800 kontenierë me lëndët kimike siriane. Lëndët duhet të kalonin te anija amerikane Cape Ray në 48 orë.

Rreth orës 10 të natës, Ark Futura largohej bosh. Për 22 orë 800 kontenierë kalonin pa asnjë incident. Çdo kontenier kapej me vinç, ulej në një rimorkio e cila pastaj futej brënda Cape Ray. Mjaftuan 30 punëtorë me dy turne dhe operacioni mori fund.

Ark Futura kthehej në Danimarkë, ndërsa Cape Ray dilte në ujëra ndërkombëtare dhe fillonte çmontimin e lëndëve.

Në Gusht 2014, Pentagoni raportonte që i gjithë materiali që gjendej në anijen Cape Ray ishte shkatërruar. Raport që pastaj konfirmohej edhe nga Organisation for the Prohibition of Chemical Weapons, një organizatë ndërkombëtare që shqyrton problemet e lëndëve kimike. Mbetjet e mbetjeve pastaj transportoheshin në Gjermani e Finlandë për shkaterrimin përfundimtar me inceneritor.

Në rreth 6 javë, në Cape Ray u shkatërruan 581 ton sarin 19.8 ton të një lënde të quajtur “sulfur mustard”. I gjithë operacioni zgjati më pak se dy muaj dhe nuk është rregjistruar asnjë incident.

Protesta kundër lëndëve kimike ngelet, akoma sot, një ndër momentet më të bukur të demokracisë shqiptare, dhe kjo nuk mund të vihet në diskutim. Por, kur hanxhiu kërkon hesapin, çfarë na ngelet tjetër? Na ngelen dhjetëra pika të rrezikshme që mund të ishin eleminuar me këtë rast, pika që vrasin përditë. Na ngelet skizofrenia e shumë personazheve pak a shumë publik që akuzonin qeverinë për shfarosje. Na ngelet, ndoshta, hidhërimi për një mundësi të humbur.

132 Komente

Me te vertete? Duhet me ju kthy perseri ketij muhabeti?!

Protesta kundër lëndëve kimike ngelet, akoma sot, një ndër momentet më të bukur të demokracisë shqiptare, dhe kjo nuk mund të vihet në diskutim.

Momenti (jo) me i bukur i demokracise shqiptare mund te jete psh ky momenti kur une vej ne diskutim, qe ai te kete qene momenti me i bukur i demokracise shqiptare.

Sipas kaplloqes time, ajo cfare ndodhi atehere nuk ishte moment demokracie, por ishte shfaqja me tipike e histerise se turmes.

Me zuri goja lesh atehere duke u shpjeguar njerezve... Iku ai muhabet tani!

Ci do leket mer njeri? Rendesi ka qe njerezit u kenoqen duke pretendu se ishin te rendesishem, te zgjut dhe ekomoderna. Goxha hap perpara nga populli trim, punetor dhe liridashes i Enverit. Pa fol ketu per PPU-ne qe vlonte...vlonte nga diskutimet me buke, gjalp dhe recel. smiley

well, kjo mbeshtet tezen qe shqipot sa kalo koha, aq me shum letohen. smiley

dikur duheshin kapacitete si Zogu, Fan Noli apo Enver Hoxha per t'ia marre mendjen.

sot ia bejn mendjen pordhe bubecer si sala, tosja (te dy toset), sudja, xhaferri ose nje fare sazan, sazan guri smiley

I ke parasysh ato katnaret qe vine era djerse dhe i vje ere goja. Jane ato tipat qe kur shkojne te doktori per tension te larte, fillojne e i majne leksione doktorit per te mirat e hudhres e per jelekun e leshit ne mish. Qe baba, po te vazhdosh te lexosh diskutimet me poshte e dallo se kush jane, megjthse ne vend te hudhres pine Malboro e ne vend te jelekut prej leshi, hudhin nonji shall qafes - tip Lubonje kupto ti. E kur vje puna per tju pergjigj Jankulloves fillojne e krujne koqet.

Po mire mer autor (ndonje link per shkrimin please) pse ata trimat e Gioia Taura nuk e kryn punen po i cune ne det? S'deshen dhe ato nei lek a pastrim-gjelbrim?

Sa per pastrimin e atyre 10 veneve ne Albanie, ka Amerika hale shume me te kiqija e s'e rru njeri, ato robt qe jetojne verdalle i qujne collateral damage, i japin nei lek e hajt shnet. Pranaj pyta per authorin, se do jete patjeter ndonje specialist i ketyre veneve te ndotura.

Ky muhabeti mbas pilafi eshte sikur te shkosh tek kompania e sigurimeve e te kerkosh paret mrapsh se kete vit s'pate aksident. Puna eshte qe riskun do ta marresh parasysh para vendimit dhe jo anasjelltas. Keshtu puno kjo dynjaja jone, koha ecen vetem ne nje drejtim. Mbase ne ndonje univers tjeter mund te shkosh back e te marresh vendim mbas pilafit. Ne keto kushte kur risku eshte shume i madh e shancet per ta pas s'dihen fare (se behet per here te pare) gjoja mo me men eshte ta evitosh. S'kam qene ndonjehere mo shume krenar per il popolo nostrum.   

Risku (dhe pasiguria) jane indekse qe kerkojne dije te sigurta.

po ktu te peshku te gjith i din te gjitha - mjafton nje opinion te kesh. dhe sic thot poplli yn i letum, s'ka met larask pa bisht dhe rob pa opinion. dhe pa tastjere, do kisha shtu. nuk po them me pentium 4, por me tresh, pa diskutim!

Mbaj mend dilnin njerez n'tv atehere, femra me shume ne fakt dhe bertisnin- do na vrasi femijet amerikani. Eh iku tani ai rast. 

e bukra eshte se ishin te indinjum nji popullat qe dendej me ushqimet e skadume te evropit (shpesh ndihme = dumping and disposal of), te cilat edhe i blenin sa pulen e frengut... 

ah te keqen, o hungari, thoshnja me vete, c'pula te mira qe kishe smiley  me tollon, me tollon, po u knoqte lagjia per dit te diel. te gjith pul me patate te furri i Mehdiut. tiron, mo, aristokracia e popllit smiley

Si pule hungareze- ka qene dhe si kompliment atehere qe u drejtohej femrave. Sa e mire si pule hungareze smiley. Kur shkoja me marre taven gjysmat i haja rruges une Emigranto. smiley 

smiley

ne Korce kam degju me te emblin kompliment: "me je si zocke qe behet me nje te vluar"  smiley

popull i urit, mo... ne te gjithe drejtimet...

ne krye kishin pundit blendi fevziun i cili nuk di se cfare eshte tabela e mendelejevit edhe sikur t'ia zografisin mu ne cacke te tulles.the rest is history.nuk po them beme mire apo keq po ata qe dinin me pak bertiten me shume.

 dikush rrodhi lajmin ne mase atehere, ruset ne s'jam gabim, dhe erdhi puna tek une e tek ti, masa e gjere mjfjle.... Qe nga ai moment, ish e paracaktuar te mbyllej sic u mbyll, s'mund te presesh ndryshe nga mileti.

i ashtuquajturi "mileti" ne vende te tjera ndalon deri dhe vendosjen e turbinave te eres ose centraleve per prodhim energjie diellore, ketu "mileti" ndaloi demontimin ndoshta te rrezikshem ndoshta te parrezikshem te armeve kimike. 

te ishte i parrezikshem nuk e sillnin te ne. as nuk e detyronin sirine qe t'u dorezonte ate lloj meteriali.

llogjike e thjeshte duhet ta kuptosh kaq pak.

mire, specifikoj: shqiptar

po po, fiksim me ka mbetur edhe mua kjo puna e armeve kimike!  sidomos ai  ''cmimi Nobel''  per Paqe qe na iku, ashtu kot, per shalesh..smiley   paska qene e shkruar qe barra e cmimit Nobel   ti mbetet  Ismail Kadarese per jete..

 

Rreth orës 10 të natës, Ark Futura largohej bosh. Për 22 orë 800 kontenierë kalonin pa asnjë incident. Çdo kontenier kapej me vinç, ulej në një rimorkio e cila pastaj futej brënda Cape Ray. Mjaftuan 30 punëtorë me dy turne dhe operacioni mori fund.

Ark Futura kthehej në Danimarkë, ndërsa Cape Ray dilte në ujëra ndërkombëtare dhe fillonte çmontimin e lëndëve.

Në Gusht 2014, Pentagoni raportonte që i gjithë materiali që gjendej në anijen Cape Ray ishte shkatërruar. Raport që pastaj konfirmohej edhe nga Organisation for the Prohibition of Chemical Weapons, një organizatë ndërkombëtare që shqyrton problemet e lëndëve kimike. Mbetjet e mbetjeve pastaj transportoheshin në Gjermani e Finlandë për shkaterrimin përfundimtar me inceneritor

 

po mire,  i ke ti,  dmth Albanie,  te gjitha keto kushte, infrastrukture, kapacitete teknike e shkencore per te kryer nje pune te tille..??    -se mesa mbaj mend une  keto  ''armet kimike''  nuk do ti conin per zberthim  as ne Gjermani e Finlande,  as ne   det te hapur  (duke kerkuar komisarin dreqi e morri),  por diku ne nje fshat  ne Elbasan... sec kishin sajuar ashtu fët e fët  nje repart ushtarak te abandonuar dhe aty pretendohej qe do sillnin kontejneret me lende kimike e do ti shperbenin ato..  e kupton ti nashi se ku e ne cfare kushtesh  do ti  ''sistemonin''  armet kimike ne Shqiperi, apo jo..??

nderkoh nuk e kam kuptuar asnjehere  pse ja fusin gjithmone Elbasanit per ksi punesh te pista..?!.smiley   Elbasani eshte vendi me i ndotur kimikisht ne Albanie.. atje semundjet kanceroze jane ne nivel goxha te larte.. atje lindin vica me 5 kembe.. qengja me fytyre njeriu... zhaba qe qeshin,  kuaj me cizme meksikane..smiley

nuk kalohet me gallate kjo, mgjthse edhe gallata nje mjet i mire eshte, xhanem. po sidomos, nuk kalohet me opinion e hamendje. me squtsi dhe dije rruge.

gjasat qe kjo qe ndodhi te jete nje gafe dhe nje tjeter sumbull ne tespijen tone gjigande te avdallekut, jane shume te medha, Belul. Une kam studiuar jo pak per kimine e ambjentit, dhe as atehere, as tani, nuk di te them gje me kompetence per ceshtjen. thjesht nisem nga serioziteti i partnerit dhe garancive te tij ne rastin e dhene. me tej nga kjo, vjen klubi i xha brahos, plot me me nder intelektuale (sic) allbanez, qe qerasin me nga nje teke kush qellon brenda. dhe perfundojne me dijen e thelle: eeeh, te gjithe me te futur na e kane. smiley

po mire e the, avdalleku eshte nje karakteristike dalluese jona, gati gati epike!   -ai tipi ne Gerdec  u ul te clodhej  mbi nje ark me municion dhe ndezi cigaren  per qejf te vet  mu prane malit me barut...  perfundmi, hodhi gjithe fshatin ne ere.. 

nderkoh, mbaj mend dicka qe me ka thene nje italjan para 10 vjetesh:  te gjithe bejme pislleqe, por juve shqiptareve ju kapin  kollaj..  nenkuptonte, pikerisht, qe jemi avdalle!.smiley

shiko emo: ato  armet kimike  nuk i donte kerkush, madje as Greqia qe aso kohe ishte ngerthyer perfundimisht nga kriza.. dhe kjo do te thote dicka,apo jo..? 

  -une mendoj qe pranimi i armeve kimike  do te ishte nje risk i madh per Shqiperine qe nuk  ka as pervoje as kapacitete per te tilla pune..

 

Eshte me te vertete per te ardhur keq qe e humbem kete rast. Mire Shqiperia qe historikisht i ka thene fatit "jo", por vendet e tjera partnere si u treguan valle kaq miope?!

E humbe o e humbe rastin e arte te pompoje ujerat e vendit me helmet e Asadit...Eh te keqen e llogjikes dylekeshe.  Po se vrisni shume juve mer jo, silli gjithe helmet e botes per ju , ktheje vendin ne landfill toksik....vec te gjeneroje ca pare pa ci qi te'men te tjerave

Art, nuk ka ndonje artikull diku ne ndonje blog te humbur online sesi te kuptohet ironia? smiley

shqiptaret treguan qe nuk duan te jene halja e botes, por e vetes tyre.

shume zgjepsa ketu s'kane si ta kuptojne dot kete. 

te pikturat, te degjome, profil efendi. smiley

 smileysmileysmileysmileysmiley

Vazhdoni rrini ne hale tuaj pra. Injoranca eshte armiku me i madh i cdo kombi dhe ne kete pike ne sna e kalon kush. Sot rrime te gjithe krenare por te dhjere se e kuptuam ci beme vetes.

Ja t'a zeme se u xberthyen sipas rregullave...po nami? Po turistat? Po destinacioni turistik i 2015, ku di vente? Do vente per lesh?

Se keta amerikont met jau, te squt jane, kane bo shkolle, vetem se kendveshtrimin tredimensional e kane pak me yçkla, i marrin arsyetimet kutira kutira kineze!!

Ark Futura kthehej në Danimarkë, ndërsa Cape Ray dilte në ujëra ndërkombëtare dhe fillonte çmontimin e lëndëve.

Hic fare mos e luaj se Deti eshte pa zot dhe peshqit nuk kane goje, te tjerat qe ke shkruar nuk kane piken e vleres! Demagogji dylekeshe.  E permendi dhe lart Tirona gjithe ajo SHBA, Italie,Gjermanie,France,Kanadaje,etj dhe nuk mundit te gjente nje copez vend ti cmontonte dhe shkaterronte, ju hodh nje copez Shqiperie gjithe kjo barre mbi supe? Ju eshte erresuar llogjika dhe e kthyet nje ceshtje kaq te rendesishme ne ceshtjen e Sazanit. Me kete llogjiken tende hajd me qe kemi ca topa m@ti ne vend te lidhim kanalet e zeza te botes se helbete mos na jep ndonje kove uje ti lajme. Kemi sistemi Fracking eshte kthyer ne nje katastrofe ne shume zona ne SHBA duke helmuar ujerat dhe semurur njerezine, ndersa ju vazhdoni ende ti mshoni nje plani te felliqur i cili do ta shendrronte Shqiperine ne Somaline e Evropes! Pije nje gote uje te qetesohesh, me qe na qenke shqetesuar kaq shume qe na paska ik gjithe kjo mundesi "e arte nga dora" per te popuar helmet e botes ne ujerat e vendit....

PS: Ata qe ja shiten keto helme ata ti shkaterronin ne teritorin e tyre! (por e hoqen sumen menjane dhe ju a lane bunga-bungave te Evropes)

Rusi ia la pataten e nxehte Amerikes, e ata bene hesap kush mund ta hante pa u ndier. 

Dhe le te mos harrohet se "mund te laheshin thjesht me uje e sapun". Sapun Lux ose Duru.

O ti i sapunit "duru" ...Po gjithe ato helme toksike te rrezikshem qe po pompoheshin ne ujerat e vendit ku do venin?  Eh te keqen e rradakes sate

po me gjakftohte bre Arto, me gjakftohte..  se pashe edhe me siper i je qepur ketij  olsix-it..  eshte ironi,  prandaj ka vene edhe thonjaza..smiley

Belul, thonjezat i kam vene pasi ato fjale i referohen nje eskponenti te rendesishem te politikes shqiptare.

dakord  dakord,  e kuptova  se kujt i referohet shprehja ne thonjeza..  behet fjale per nje eksponent  gjigand!

I pari nga fundi.

Po ndonje kenge nuk i duall? Tip: E haj hekurin me dhembe, e pij helmin per raki...smiley

Efekti negativ i helmeve do te eliminohej me anti-smerc.

Enough internet for me today

smiley

Mire o mire thiorite, po pse perfunduan ne det. 

PS. Kur eshte ngjarje unike, as Zoti nuk e di si do bij zari.

eh cna i kujto armet kimike amon. cna hap plage. ai muhabet u vulos qe kur doli ajo gruja histerike ne televizor dhe bertiste 'do na dalin fmijet me dy koka, po na vrisni femijet'. vk

S'e mor vesh cfare rendesie ka me e diskutu pas nje vit. Ene per me teper e kemi vu ne "Acarim Nervash". Ca ka me u acaru ketu mer? Iku ajo tani.

Aty u mbyllen shpejt e shpejt dhe diskutimet pro dhe kundra. Ai ishte shembull i qarte i psikologjise se turmes. Ashtu sic fare lehtazi behet si precedent qe mundesisht kur shteti do me bo ndonje gje, mos ta hap ne popull, se popull yne i ditur eshte i pameshireshme, s'pret per ekspert.smiley Ashtu sic Shqiperia dite per dite po behet kellire me plehra e cfaredo qelbesirlliku kimik e njerzor, dhe asnjoni se ca koken. 

Nejse se mbase kishte anet e mira dhe mos lejimi i armeve qimike. Te pakten robte paten cfare te postojne ne FB per nje dite te jetes se tyre.

jam kurioz ta di ca kan then per mbetjet qe do sillte saliu keta tipat pro armeve kimike

Helmi i Parties eshte mjalte more. Per keta qytyket e peshkut se robve atje bravo u qofte u treguan gjishtin e mesit. smiley

Nese krahason pelqimin/mospelqimin per bakteriet perkundrejt kimikateve, sikur jane keto te fundit ato qe japin me teper ndjesine e pastertise. Vlere e shtuar, perpos pasurimit te hatashem qe do vijonte.

Ej, merre atë letrën e çokollatës që hodhe përtokë!!

Bankers Petroleum disaster ose atë që po bën Kurum në Elbasan, ose furrat e gëlqeres që kanë lulëzuar përsëri!
Me këto merruni lërini ndodhitë e shkuara.
Duke pasur parasysh si bëhen gjërat në Shqipëri dhe si i bëjnë "marrëveshjet" pseudo-politikanët këtu...

rast i humbur.... nga paaftesia e qofteve tona drejtuese

 

E frikshme ta mendosh, por e vertete. Serioziteti i partnerit si edhe garancite... Nuk dua te jem "kualunkuist", por gjithsesi... Hidhi nje sy historise boterore te gjysem-shekullit te parafundit edhe nxirri vete perfundimet. "Shif e shkruj", si me thene.

PS: Keta Alzheimerin duhet ta kene sindrome si krahine. Se s'ka mundesi.

"Serioziteti i partnerit"...

Zot i madh...partner...seriozitet...rast i humbur...

Ca humbem?

Dhe kush qeka ky partner serioz? US?

Dhe ca dmth serioz ihere? Qe nuk tall bythen me ty por ta fut ne menyre te drejtperdrejte, seriozisht, duke te pare ne sy?

Dmth qe ta kuptoj...

Nga gjithe ato vende verdalle, cunat e Ameriksss pane dhe thane "kete nder mund t`ua bejme vetem shqiptareve, keta te tjeret nuk e meritojne kete privilegj"

Keta qe flasin per rast te humbur dhe partner serioz japin pershtypjen se thjesht bejne si salmona, u shijon rryma kunder

 

ky edhe datat nuk i ka tamam,  meqense e ka theksuar qe ne titull..

armet kimike 1 vit me vone nga shkaterrimi, por jo nga  protestat, koha qe u perfol se ato do te silleshin ne Shqiperi..  mos gaboj ngjarjet kane ndodhur ne Nentor 2013.

nejse......smiley

 

https://scontent-ams.xx.fbcdn.net/hphotos-frc3/v/t1.0-9/1450812_10200151149500602_824490365_n.jpg?oh=bb86cbe0990a1ad19af5945cfb988279&oe=5609800D

Di gje ti sa melone (dollaro dmth) per koke na binte po t'i futeshim me themel kesaj "kimise"?smiley

Aq sa ka fituar Italia. Nuk ke pare Italine qe ja ka kaluar dhe Gjermanise ngaqe ju dhane $$$$$$$$ Amerikanet dhe Natja?

E para e punes, ka kaluar 1 vit e gjysem dhe jo 1 vit.

E dyta, nuk kemi humbu asnje gje, vetem fituam qe nuk i pranuam.

Ne ato dite ne Tirane paniku kishte kapur majat ne popullate dhe do shperthente ndonje rremuj e papare spontane etj

Per te fituar nuk kemi fituar, o Lefti, por s'kishin faj robt qe nuk besonin se ne ate kohe s'kishte dale ende e keqja nga hija e Berishes dhe mungeses totale te shtetit, si ne gerdec e lazarat. S'mund te prisnin te zbatonte ligjin njeriu qe lejonte drogen, mospagimin e dritave, gerdecin e deri duhanin ne lokale nuk kontrollonte dot. S'i ve dot faj shqiptareve. Ate mungese besimi ne shtet la Berisha, familjaret e te cilit vinin femije te mitur, nen moshe, te hapnin predha me duar ne gerdec, pa asnje pike sigurie, dhe u jepnin dy leke per rroge. E pastaj bente cmos qe te mos denoheshin fajtoret e as demshperblim te mos u jepej viktimave. Po te protestonin, ai sistem i vriste njerezit ne trotuar me duar ne xhepa. Si mund te kishte besim populli me ate njesi shtypjeje si prej diktature arabe? Shyqyr thuaj qe s'ishte Berisha ne pushtet se do i kishte futur armet kimike pa bere ze e do ta kishim marre vesh mbrapa, sic e morem vesh se ca ndodhte ne gerdec vetem pasi vdiqen femijet e te tjereve.

Dy zhvillime pozitive dolen nga gjithe kjo mesele. E para shoqeria civile shiqptare ralle si ndonjehere arriti te mobilizohej rreth nje ceshje kaq te rendesishme. Topi kesaj radhe ishte ne fushen e te majtes ndesa e djathta futi koken si struci ne rere. E dyta ne dime dhe ti themi jo Daj Samit te Obames (i cili personalisht se bashku me gjithe kabinetin e vet zor se e di ndryshimin kulturoro-gjegrafik midis Shqiperise dhe Armenise). Rreziku qe i kanosej vendit nga ky plan ogurzi nuk ishin vetem ato mijera tone helmet e Asadit por ai investim i nje shkalle te tille (duke perfshire infrastrukturen komplekse) do ta shendrronte Shqiperine de fakto dhe de juro ne nje qender demontimi te armeve kimike te botes. Asnje vend i zhvilluar nuk e pranoi kete patate te nxehte sepse e dinin mire rrezikun  qe mbarte ne vetvete nje vendim i tille. Ishte turp presjoni qe ju vu nje vendi te vogel si shqiperia..demi qe do ti shkaktohej ujerave te vendit dhe brezave te ardhshem do te ishte i pallogaritshem. Sot Deti Mesdhe nuk ka goje te flase as per helmet e Asadit dhe as per mbetjet radioaktive te Camorras...

Po qellimi ai ishte te behej qender demontimi, se te ishte per detin, e benin qe ne fillim pa u ndjere, sic e bene. Duhet tu jemi mirenjohes atyre mijra robve, kryesisht rinise qe nuk iu ndane sheshit. 

 Sa per topin, qeveria i thirri menjes pikerisht kur u pa qe opozita do ta shfrytezonte zemerimin popullor, se me pare s'po e qethte fare. Dhe kjo eshte pikerisht forca e demokracise, qeverite kane frike se gafat mund tua shfrytezoje kundershtari. Bile the ambasadori amerikan, qe mbajti nje qendrim fare te ndyre me kercenime gjer nje nate para vendimit, me opoziten e pati me shume inatin (per arsyen qe thashe), me dolen llafi tha.   

ishte i vetmi rast, per te cilin u ndjeva krenar qe jam shqiptar. te gjithe keta qe thone jo humbem kete jo humbem ate, jane mjerane. 

esht interesant se si nuk del virusi i avdallikut me qamet.

kemi bo mire thon.

plot me argumente bindse smiley

Vec peshqit e detit (megjithse keta qyqaret s'i pyti njeri)  e peshqit e peshkut i pranune helmet.

Na ngelet, ndoshta, hidhërimi për një mundësi të humbur.

Me duket perspektive e gabuar Darien, ose mbase thjesht e shikojme gjene ndryshe. 

Per mua pati dy arritje te cilat ngelen si precedente (do ishte me mire nese riprodhoheshin aty ku e meritojne, ne rrethana te ndryshme):

1) Spontaniteti civil, dmth ishte nje reagim mirefilli i pakurdisur nga kanceri i shoqerise civile (uzurpimi nga partite) + doli i sukseshem!

2) Krijoi per rrjedhoje nje precedent nderkombetar te politikes se jashtme shqiptare, iu tha "Jo" Amerikes/Perendimit, ani pse nuk ishte shteti shqiptar qe i tha jo (iu tha jo se duhej thene jo, nuk ishte thjesht per kundershti). Kjo eshte ne vetvete shume e rendesishme per nje shtet pa pike palce kurrizore dhe realisht pa politike nderkombetare, e kesisoj nje shtet qe perfiton zero gjera nga angazhimi me Perendimin, ose realisht perfiton vetem lemoshat e Perendimit ngaqe vete nuk negocion per gje dhe e shet veten jo lire por falas. 

Pare ne perspektiven afatgjate, keto jane per mendimin tim shume me te rendesishme sesa arritjet apo mosarritjet konkrete sa i perket helmeve kimike (te cilat fundja Rilindja mund ti dizifektonte me furcen e dhembeve dhe sapunin e duarve, sic tha Bracja). 

une nuk e marr vesh per cfare mundesie te humbur flasin keta idiote.

Xhibi, perspektiva pak a shumë ajo është. Nuik ka dyshim që protesta ishte me e bukura që nga Dhjetori i Studentëve.

Ama

1) spontanitet deri në një farë pike. Duke lënë mënjanë personazhe më keq se kanceri, tip Sazan Guri apo ai tipi tjetër, ça i thonë, protesta lindi nga lajme të gabuara. Si thotë dikush sipër, dolën gratë me fëmijë në duar në tv e thoshin "Do na vrisni çilimijtë mor ju vraftë dreqi." Në mos gaboj edhe J.Topalli - jo aq shumë fytyrë e PD-së, sa ish kryetare parlamenti, pra ish person i rëndësishëm në përfaqsimin e shtetit shqiptar - hidhte në FB resme me fëmijë vrarë tmerrshëm, e kuptohet që atë donte të bënte edhe Rama në Shqipëri. Rama, apo Qeveria, që ka po aq faj se e lejoi këtë muhabet që të bëhej ortek e pastaj u kujtua që të fliste edhe me popullin. A është e denjë një protestë e bukur ndërtuar mbi arsyet e gabuara? Them të gabuara se askush nuk dinte asgjë, në atë moment. As ata që thoshin do na vrisni, as këta që thoshin ikën me sapun rrogozhine.

2) kam po aq dyshime për pikën 2. Qëndron çdo gjë që thua ti, në perspektivën tënde. Por tani, dreqi ta hajë, sa herë e ka garantuar Shqipërinë Amerika? Në 1913, të paktën po. Po lexoj një libër shumë të bukur, gjeje po munde (Valuble Find nga Albert Lulushi) e mund të themi që edhe nga 46 deri në 54, edhe pse armiq, Amerika ka ndaluar pushtime potenciale të Shqipërisë, megjithëse armik e tigër prej letre etj etj. Pa përmendur Kosovën. Pra, kur një shtet të cilit i ke borxh praktikisht gjithçka, të kërkon diçka të tillë (gjithmonë, në ishte pa rrezik, në bëhej si pastaj u bë në Itali) unë nuk shikoj asgjë për tu mburrur kur i thua Jo, thjesht një moskokëçarje e mosmirënjohje.

Më kupto: nuk isha e nuk jam, si budallai, pro lëndëve kimike. Jam, ama, i mendimit që një vendim kaq i rëndësishëm merret me fakte, jo me opinione.

 

Ka vetem nje fakt qe demontimi u be (apo thuhet se) ne det. Ti di ndonje fakt tjeter? 

Pentagoni, e ajo shoqëria tjetër, e konfermojnë, e s'ka ndonjë arsye për të dyshuar. Demontimi po, u bë në një anije ushtarake amerikane, me sa morra vesh.

E pra ai eshte i vetmi fakt. Ti po thoje te merrej vendimi ne baze te fakteve. Dhe une te pyeta a di ndonje fakt tjeter? Se ne baze te ketij fakti, pra qe u bene ne det, e jo ne ndonje toke, i bie qe s'duheshin bere as ne token shqiptare. 

Ah ok, tani të morra vesh tamam. Nejse, tani është muhabet kot, si kofini pas të vjelave.

Nga e di që do bëheshin në tokë shqiptare, e jo në ujëra ndërkombëtare, siç u bënë, e që ndoshta do përdorej vetëm një port shqiptar për të bërë kalimin nga një anije te tjetra? Se unë këtë punë se nga doli toka, Elbasani, repartet s'e kam marrë vesh asnjëherë.

Se unë këtë punë se nga doli toka, Elbasani, repartet s'e kam marrë vesh asnjëherë.

 

pikerisht, pikerisht.... ti ke informacione shume te pakta, por nuk ngurron ama te besh shkrim me opinion te qarte  per armet kimike.. tashi  opinion, dakord, me  ''ndofta'' , ''mbase'',   e  ''sikur''   halla........

pra behej fjale qe keto arme do te demontoheshin ne Mjekes te Elbasanit, ne nje repart ushtarak  ku jane c'montuar mina me pare....

Belul, "bëhej fjalë", s'do të thotë asgjë. Një gjë është frika se mos na i sjellin, gjë tjetër është vendimi i qeverisë. Të thashë "se morra vesh nga doli Elbasani" jo se nuk e di nga doli, por se doli nga burime që s'kishin të bënin fare me atë muhabet, më kupton?

nuk doli ashtu kot Elbasani.   ne Mjekes eshte e vetmja uzine/repart ushtarak qe merret me demontime armesh luftarake ku paskeshin investuar edhe amerikanet..

pastaj  sepse qeveria aso kohe zgjodhi ti jape  ''info''  publikut  meskinçe skuthçe, apo me specialist çapaçula tip  Erjon Brace qe duke ''lare duart me sapun'',  shperlante edhe lendet kimike perfundimisht,  ishte nje arsye e forte per te mos i pranuar lendet kimike.. ata nuk ishin serioze!!

Ore mos donte rilindja ta bente hero Bracen? Se psh ky mund te bente nje demonstrim, dmth te lante doren me helm. smiley

PS. Belul, lere Elbasanin, po Vlores do ia benin peshqesh, dmth Sazanit turistik. 

Ore meqe ra fjala si eshte ai Erioni me shendet? Ka patur ndonje efekte anesor nga ato armet kimike? Tip renie flokesh , marrje mendsh e me the te thashe.smiley Nese jo do kene qene te skadume me duketsmiley

Shiko mer Belul, sa meqe e kam ndjek ate muhabet,  qeveria s'i tha info publikut meskince e skuthce fare, po nga gazi qe ishin zgjedh u transparentizuan menjehere. Bon gabimin e modh qe ta hapnin ne publik. Sa gjojna jane bere ne ate vend e s'ka bo ze njeri, aq te mira pacim.

Mbaj mend nje emision qe tregonte per derdhje kimikatesh neper lumenj e mbetje kimike ne SR me duket mos qofsha gabuar. Le qe c'te flasesh, sa u bo permbytja tani, lumenjte e shkrete kishin nxjerr nga fundi i tyre, si me nxjerr nga fundi i shpirtit vetem plehra te varme neper pemet anesore. Nje Katastrofe Natyrore ai vend. Te kishte qene puna vetem tek armet kimike ku ma gjen!

Ky eshte muhabet koti, por dhe ploti, se "helme" te tjera mund te dalin ne te ardhmen. Pastaj po qe aq muhabet koti, sikur ti e ka postuar ketu.

Sazanit ia kishin vene syrin per ate pune, dhe do ndertohej nje qender e perhershme demontimi. Po edhe sikur per nje port te behej fjale, pse portet tona jane me te pershtatshem se ato ku u be?  

Muhabet i bere e i sterbere ne ate kohe, skemi as strukturen as kapacitetet, as pergjegjesine per keto lloj operacionesh.

Skemi akoma struktura per perpunimin e mbetjeve urbane, i djegin evgjiterit cdo darke neper lagje, duam te demontojme arme kimike...

Po pra, po beme gabim, thone ca dhe e rihapin prap.  

S'e di në portet tona janë më të përshtatshme Tirana, me të rrejt.

Sa për të tjerat, po dreqi ta hajë, a mund të diskutohet apo jo? Se edhe kjo "E folëm i herë boll tani!" apo "E bëmë mirë mos e fol më!" s'janë as ballafaqim as diskutim serioz.

Ta përsëris: nuk e di në bëmë gabim apo jo. Di ama që vendimet merren (a, të paktën, duhen marrë) në mënyrë serioze, duke analizuar të gjithë faktorët. A jemi dakord për këtë?

Shiko se po shkojme ne rrathe ne kete muhabet. The qe vendimet duhet te merren ne baze te fakteve. Te pyeta a dije ndonje fakt tjeter vec demontimit ne det, the jo. Tashti thua qe vendimet duhet te merren duke analizuar te gjithe faktoret, dhe une po te pyes prap a i njeh ti te gjithe faktoret?

Dhe gjithe meseleja eshte pikerisht tek "te gjithe" faktoret, qe as Zoti vete nuk i di, se jane te rastit. Dmth aksidentet asnjehere nuk mund te menjanohen plotesisht, vecse nje aksident (pa hyre ne hesape te tjera) ne kete rast do kishte pasoja fatale per shume njerez. Dhe qershiza ne kete rast eshte qe ishte nje proces qe kryhej per here te pare, dmth aq me pak diheshin shanset e nje aksidenti. 

Tirona, po i bijmë rreth e rrotull po në fakt po themi të njëjtën gjë! smiley

Lungomare, mos më keqkuptu: nuk isha e nuk jam pro/kundër se, si përfundim, askush s'morri vesh asgjë nga ai muhabet e me kriju një ide të saktë ishte e pamundur.

Me fal po nuk po themi te njejten gje fare. Ti po thua qe nuk ishe/je pro/kundra, kurse une isha/jam e do te jem gjithmone kunder nje rreziku te kesaj shkalle kur nuk e ke kismet. Dhe arsyet e mija t'i thashe.

Hajt se po i shtoj nje shembull si bonus. smiley

E di ate "lojen" e quajtur ruleta ruse? Do thuash ti 1 ne 6 eshte goxha risk. Hajt se po themi qe eshte 1 ne 600 apo 1 ne cfardo numeri tjeter. Do te pranoje ta provoje njehere ruleten ruse ti?

Tirona, sikur shansi i një dëmtimi nga lëndët kimike të ishte 1 në 600 a 1 në 6000 do isha gjithmonë kundër e do kisha protestuar. Por këtë, (them unë e këtu është i gjithë thelbi i mendimit tim) duhet ta thoshte një ekspert i asaj pune e jo Sazan Guri a ku e di unë. Kaq.

 

qenke morboz i madh mer jau...po pse c'fare i di ti specialistet? Njerez si ty jane dhe ata. Ja kete ne Peshk ka ca si biçim kimisti shumeplanesh...bejne dhe vjersha.

Korruptoj me nje dore paresh e do te thone...pi koçifos se te ben mirë per aparatin tretes.

Po mirë më tani, ça të them unë? Kur të dhëmbi dhëmballa mos shko te dentisti - se njerëz si unë e ti janë ata - po pyet ndonjë kot në rrugë se si i bëhet hallit.

Ja kete ne Peshk ka ca si biçim kimisti shumeplanesh...bejne dhe vjersha.

Daj, une nuk jam bicim kimisti, jam PhD ne kimine e mjedisit, PhD jo e kristaleve, qe te merremi vesh, kam botuar dhe jam cituar pikerisht per gjera te tilla si reziku i helmimit te tokave nga metalet e renda (ne "peer reviewed journals", jo te Shkenca dhe Jeta), e di shume mire mekanizmin e ndotjes per te cilin behet fjale, NUK DI PROCESSIN e zhberjes se lendeve kimike ne fjale, dhe meqe NUK E DI, kam sterperseritur qe duhen pyetur njerezit qe dine e nuk duhet dale e uleritur si te cpuar ne koke. Apo shkruar kuturu, meqe kemi tastjere. Kshu, mer zotni anonim, se u mushem me Halim qe flasin qesim.

Ah, edhe jo vetem "vjersha", qe thua ti, por proze ne radhe te pare. Proze! smiley  Ka i far dallimi, jo per gje.

Shume shpejt te dogji...prozator i nderuar. Ka nje lloj etike qytetare, sociale, ambientale e cila duhet te qendroje gjithmone mbi ekspertet.

Elementare Watson!

Domethënë që kur qytetarët thonë që s'duhet bërë diçka, s'duhet bërë, pa pyetur ata që marrin vesh nga ajo punë? Domethënë që ty kur të prishet makina, bie fjala, mos shko te mekaniku po pyet atë shitësin e shumicës, se eksperti s'duhet gjë.

Mos na ul nivelin e debatit, se na ofendon.

Pyet specialistet e armeve kimike ne Irak, pyet dhe amerikont pipëll mer jau.

Asnjë qëllim për të të fyer Ballçekani. Por specialistët ose duhen ose s'duhen.

E s'kam nevojë të pyes specialistët në Irak apo amerikanot, se çmonimi në artikullin e mësipërm tregoi që mund të bëhej edhe u bë pa incidente.

Desaparacidos.., se na lodhe...po ku e di ti qe u be me sukses?

Mos kane qene kontainerat bosh ne det dhe plaçka ka shkuar prape ne elbasan, kshu me stil mnjllaf?

Opo lere te djeguren ti. 

Ajo etika mbi koke na ka qendruar gjithe kohen e na ka dhjere mu po aty. Ja, me ate etike hengrem e u dendem me skadenca te evropit e te turkut smiley Edhe Shqiperin e beme nje parajse ekologjike.

Me tregon etiken qytetare! Pa qytetare. 

Etika qytetare? 

Po e thjeshte fare. Shiko ata kalamajte ne protesta, me psikoza helmimi qe 10 vjece ne vend te qeshin e te hargalisen si gjithe femijet.

apo shkon ti me phd e i qeteson?

jo, nuk shkoj e i qetesoj, se nuk eshte detyra ime ajo. nuk di ta bej ate pune. ate detyre e ka shteti, i cili situaten e manaxhoi ne menyre mizerabel. alla shqiptarce. Por keqmanaxhimi i situates nga qeveria dhe te marret kot si pushke e jevgut, jane dy gjera te ndryshme. Po flisnim per jevgun dhe pushken e tij. Jo per qullin dhe per kosin.

Qeveria normale, qeveri e re, e brishte, po dhe ndonje lek i duhet, gabime do bej...

@desaparacidos

Ky muhabet u be balte, po te pergjigjem, meqe me qenke drejtuar. Pikerisht sa do te ishin mundesite e aksidentit 1 ne x duhet ta thonin ata qe e propozuan nje pune te tille. Ambasadori amerikan mbeti televizioneve dhe po ta dinte x-in do ta thoshte. Dhe Rama ate tha, partneret nuk na dhane garanci te mjaftueshme. 

Ka shume gjera ne kete bote qe nuk parashikohen dot me saktesi. Aksidentet jane ca prej tyre. Ne jeten reale ne rrojme me mundesine e aksidenteve dhe e pranojme ose jo rriskun, si psh udhetimi me makine, aroplan, etj.. Por meqe nuk i parashikojme dot saktesisht kemi gjetur zgjidhjen me te mire te mundeshme, sugurimin (insurance). Mirpo keto procese ndodhin shume here (psh udhetimi me makine) dhe mund te krijohet nje ide sa jane shanset per aksident. Ne kete menyre operojne kompanite e insurancave, perndryshe do falimentonin, dhe falimentojne kur ndodhin ngjarje fatale ne shkalle te gjere. Rasti ne fjale ishte hera e pare qe po kryhej procesi (plus bej hesap po i propozoheshin nje vendi rrumpalle), keshtu qe as Perendia s'e kishte idene e shanseve te aksidentit. (Sa per kimine ne fjale, besoj se kimiste te zote do kene qene ata qe i kane prodhuar keto lende per shfarosje ne mase.)  Nderkohe qe pasojat e nje aksidenti do te ishin shume te medha per nje vend te vogel. Prandaj ta thashe ate shembullin e ruletes ruse, beje sa te duash te vogel x-in, prap a do pranoje ta luaje me koken tende. Tashti ti mund te jesh trim i cartun, por une s'do te lejoja ta luaje me koken time apo te robve te mij.   

Ndoshta s'po e kupton cfare po te thote Tirona sepse edhe aji/ajo s'po e thote shkoqur. Nese paska qene pa rrezik ky proces, pas refuzimit qe te cmontoheshin ne Shqiperi (shiko pergjigjet e Belulit se jane te sakta - dmth me aq sa na eshte servirur nga qeveria), pse nuk u cmontuan ne toke ne Itali po u desh te beheshin ne mes te detit?

pse nuk u cmontuan ne Shqiperi do ishte pyetja me e sakte

Wow u bome dhe ai/ajo. Zot na rujt, ka shku peshku ... per peshk. 

PS. Sa per helmet, me ate nivel pordhaclliku qe kane ca ketu ... dmth mund ta kishin perdor si antidot, dhe as sapuni i Braces s'do ishte i nevojshem. 

o aji/ajo-jo

Tirona, pse s'me lejon te jem politically correct perderisa nuk fshihemi pas personae te internetit? Une s'njohe njeri ketu personalisht keshtu qe duhet te jem safe (dikush te me perktheje komentin ne Shqip).

Pyetja qe ka mbetur pa pergjigje eshte: cfare lloj sapuni perdor Bracja? Po lotion?

Double wow (kush po i numron mo). Une s'te lejoj? Shiko se keqkuptime ndodhin dhe robve u bohet ferra brahim dhe ne jeten reale. Por qe te bohet puna tamom, dmth mos kete ka luje fare dmth, besoj se ka mo rondesi te deklaronj une under oath qe nuk te njoh, dhe se kete e them i pa kercenuar apo i rryshfetosur (pervec 7% te Partise). Perenia lart, e  adminet ne peshk mo. smiley

Shoku, nuk e di sa shpesh vjen ne shqiperi, por ketu ka nje papergjegjshmeri totale ne kryerjen e punimeve:

1) Trajtim mbetjesh (akoma digjen rrugeve)

2) Rruget ( mungese e theksuar sinjalistike, ndricimi e shume te tjera)

3) Pallatet e reja (kot te flasim)

gerdeci i plasur jashte cdo kushti teknik. Ti mendon se mund te cmontojme arme kimike?

 

Vallai na ruajt Zoti, se ato pallatet jane mine me sahat. Te vjetrave u jane cpuar themelet per dyqane e lokale. Te rejat, ... me 7% cahet bllokada. Para ca vitesh ra nje termet ne Turqi e u be nami ne pallatet e reja.

Une nje gje du me dit, ti personalisht hedh plehra ne rruge?

Po hedh plehra ne rruge, peshty ku me vjen, bej shurren neper cepa, ja them te kerkoj azil ne gjermani mbase civilizohem...

Kjo shpjego shume.

Akoma me armet kimike? 

jo vetem "akoma", por edhe me ekspertize te thelle.

E cuditshme: padija u plotesoka me zellin per te fol mbi dicka. "Kompensimi i shqisave" tha Sami Ameni.

Professoreve tane te kimise ambjentale, si Professor Emeritus Sazanus Guru-ja, apo tosja (lubonja), iu shtohen edhe kompetentat e peshkut qe kujtojn se retorika dhe "lashe nje koment aty", te nxjerr matane. Sup me sup si malet.

Kshu ka qene gjithnje zaten me ne. Mbase emri i dyte i Shqipnis nuk duhej te ishte Arnautistan, por Qesimland. 

He mo mire dhe ju tashti sa kembengules qe paskeni qene. Rrespektoje o zoteri lirine e fjales. Straboni ne vepren e tij thote: "eshte e cuditshme se si ne nje vend (e ka fjalen per Ilirine sh.im) qe ne e konsiderojme barbare, mendimi dhe fjala e lire respektohet me rigorozitetin me te madh." Respektoni traditat mor edepsezer! Po lereni ore popullin te shprehet! 

e di c'eshte me e bukura? se edhe ata qe e nisen kete gurgule, sec qene ca sharlataner qe marrin vesh nga processi ne fjale me sa di gomari nga muzika, edhe ata pra, pasi u ftoh ajo psikopati kolektive dhe histeri prej zulushe, thane qe s'dinim gje, vepruam me tahmina dhe se ashtu na duall nga barku. dmth ca per debil-llek e ca per protagonizem, heronj te rinj masash e erin brokovich gratis, pse jo, thane, popull skandalesh esht ky, e c'i qi t'emen, embetha... gunat permbi tela edhe tutje, pa pare qe ato tela ishin thjesht te bahces me gorrica te Birce Mavroves nga Bolena smileysmiley

nderkaq, professorat emeritus te ktushem, jane gati qe edhe pas komentit te 1000-te, te pyesin gjith karshillek dhe inteligjenc inoksidabel: pse s'i mori Norvegjia kur qenkeshin kaq te mira ato helmet.

e gjitha eshte kaq bizarre, sa qe te le pa fjale. Nuk paska me te tmerrshme se inercia e injorances; ajo nuk te le te ndalesh nje sekonde e te thuash: une nuk di per cfare po flas, une po flas kot, ne tym, ketu po e le me kaq, stomaku ma donte te mos silleshin ato helmet ne shqiperi, edhe nuk u sollen, besoj se mire ka qene, ama UNE NUK DI GJE fare fare fare se c'do te thoshte processi, cili ishte risku, cila eshte humbja e mundesise, nga keto s'ia thek fare une, une kam vetem nje enderr sabahu qe me tha saken se sillni helmet siriane...

+1

A, më mirë,

+100.

qeverija jone duke qene plotesisht e bindur nga ana e saj qe kjo marreveshje ishte ne te mire tonen, ça boni? nuk e pranoi marrveshjen, i boni mootin kimik interesave tona..

Pra, kur një shtet të cilit i ke borxh praktikisht gjithçka, të kërkon diçka të tillë (gjithmonë, në ishte pa rrezik, në bëhej si pastaj u bë në Itali) unë nuk shikoj asgjë për tu mburrur kur i thua Jo, thjesht një moskokëçarje e mosmirënjohje.

Kjo eshte teme pak a gjate per ta diskutuar ne ketu, por ne fakt nje teme/debat qe duhet bere, sidomos nga ata qe bejne opinionin publik ne Shqiperi, sikur vetem per faktin qe politikanet shqiptare te tranzicionit e justifikojne inegzistencen e politikes se jashtme shqiptare me kete mentalitet popullor-shqiptar "na i zgjidh hallet Amerika". Eshte krim fakti qe nje shtet si Shqiperia nuk ka politike te jashtme, sidomos po te kesh parasysh qe ka gjysmen e miletit jashte territorit, eshte rrethuar nga fqinj agresore por ama pozicionuar favorshem gjeo-politikisht, sidomos tani pas shtet-formimit te Kosoves. 

Une dhe po te mos isha edhe amerikan (pervec shqiptar) rrezik prap do ta doja fort Ameriken, sic dhe ti e shumica derrmuese e shqiptareve te tjere. POR, shtetet nuk veprojne me njeri-tjetrin ashtu sic e perfytyrojne naivisht shume shqipe (shpresoj ti te mos besh pjese aty), dmth e perfytyrojne Ameriken si xhajen/dajen cub qe do ti beje copa-copa te gjithe cunat e lagjes qe na ngacmojne ne, gjithmone, sepse ka nje debulese te papare per ne, apriori, ashtu si macja per peshqit dhe si peshqit (e PPU) per ngjalat. 

Mjafton te shikosh faktin qe p.sh. disa dekada me pare Amerika ishte duke perdhunuar Gjermanine e Japonine, perfshi shume qytetare civile te vrare ne te dy keto vende, shume ne menyre krejt abuzive e barbare, jo vetem ata me bombe berthamore, ndaj them ishte duke i perdhunuar. Sot SHBA i ka dy nga aleatet me te rendesishem keto shtete, ose 'miq shtepie', sic e perfytyrojme ne shpesh politiken e jashtme, e cila eshte xhungel plako, e Amerika nuk ben asgje pa pare interesat e saj, afat-mesme, shkurtra apo gjata. Dhe kjo eshte mese OK, jo thjesht ngaqe e ben Amerika (e cila ben shume gjera thjesht ngaqe s'kane ca i bejne, dmth because it can) po se keshtu veprojne te gjitha shtetet; nuk ka fort moral ne mardheniet e nje shteti me shtetet e tjera; ka interesa e strategji, ne baze te te cilave formohen dhe aleanca, te cilat edhe ndryshohen, ndonjehere 180 grade, sic ne rastin e Amerike - Gjermani/Japoni. (...vijon)

(...) Por dhe brenda aleancave ka plot reagime e nderveprime jo te njetrajtshme...p.sh. sa per ilustrim, Anglia sapo i tha "pirdh se lirohesh plako" presioneve te SHBA per te mos u bere (Anglia) pjesmarrese e nje banke zhvillimi te cilen Kina po e organizon me shume shtete si alternative ndaj FMN dhe BB.

Per me teper, cdo shtet, sado i vogel, realisht apo proporcionalisht (si Shqiperia karshi Amerieks) ka dicka per ti ofruar te medhenjve/tjereve, sic dhe ka interesat e veta. Ndaj eshte eshte detyra morale e ligjore e politikaneve te cdo shteti per te mbrojtur interesat e shteteve te tyre, TE TYRE, jo te tjetrit, duke krijuar strategji te caktuara e duke i ndjekur ato (ne vend qe ta varin politiken e jashtme si pallto te vjeter tek zyrat e abasadave perendimore). Amerika ka shume njerez qe bejne e mbrojne politikat e SHBA, fatmiresisht per Ameriken. Shqiperia dhe shqiptaret duhet te shqetesohen per mungesen e politikave te jashtme qe mbrojne e zhvillojne interesat e shqiptareve. Jane per tu dhunuar si tek ai filmi Pulp Fiction legene-politikanet shqiptare qe ia shesin miletit  shqiptar miqesine me Ameriken apo futjen eventuale ne BE si justifikim per mospatjen e politikes se jashtme. Eshte turp per gjithe 'eliten' shqiptare qe nuk ben asnje debat per mungesen e ketyre politikave te jashtme shqiptare.

Ne shqiptaret normal qe duhet t'i jemi thellesisht mirenjohes Amerikes se kemi perfituar nga ato gjera qe permend ti (pavaresisht arsyes pse Amerika i ka bere ato) por kjo nuk eshte aspak arsye qe shteti shqiptar te mos ndjeke interesat e tij, ashtu sic Amerika ndjek interesat e saj ne cdo mardhenie me cdo shtet, natyrisht perfshire dhe Shqiperine. (...vijon)

(...) 

Po te jap nje ilustrim nga zhvillimet e fundit (relativisht) per te vene ne dukje faktin qe Amerika ka mardhenie interesash me ne (sic me te gjithe) jo miqesira te pakushtezuara sic e perfytyrojme shume nga ne. Kur dhjetra mijera serbe bertisnin ne stadium para kamerave te gjithe botes "vrisni gjithe shqiptaret" dhe as shteti e politikanet serbe por as BE me politikanet e tyre nuk bene thirrje per ti denuar keto gjeste dhe per te detyruar shtetin serb te distancohet nga ato, kjo perbente nje kercenim egzistencial per shqiptaret, ose ashtu duhet te pakten te ishte perceptuar dhe reaguar nga shteti shqiptar (shtetet shqiptare me sake, perfshi Kosoven), sidomos per faktin qe gjaku i shqiptareve nuk eshte thare akoma tek duart e genocidit shteteror serb kundra shqiptareve.

Ne ato momente kritike per shqiptaret (te cilat u perforcuan nga propoganda serbe + duarnebythe-sia e shtetit shqiptar) sa deklarata degjove ti nga Dept i shtetit amerikan per te denuar fort keto thirrje per nje genocid te dyte serb pa kaluar dy dekada nga genocidi i fundit i tyre ne Ballkan, si dhe per nevojen urgjente qe shteti serb i cili sot aspiron Bashkimin Evropian duhet jo vetem te distancohet nga ato thirrje por te beje cmos per te denuar faktoret pergjegjes? Ok se 1shi i DASH mbase nuk do bente deklarata te tilla po personi tek DASH qe eshte pergjegjes per Evropen nuk mundej dot? Persona te atij niveli ne DASH nuk ngurojne te perfshihen ne cic-micet e brendshme te politikes shqiptare p.sh., kurse per kete rast hic. Po te pakten ambasadori amerikan ne Beograd (pse jo dhe ne Shqiperi e Kosove) nuk e hapte dot sqepin? I vetmi reagim amerikan ishte ne formen e nje pergjigje nga zedhenesja e DASH per nje pyetje qe ju be asaj disa dite me vone, dhe ai reagim ishte as mish as peshk, pare situate-perspektivisht. 

(...) 

Pse e permenda kete? Per te thene qe eshte ceshtje interesash shteterore plako, jo miqesisht njerezore. Nje nga keto interesa per Ameriken eshte dhe ruajtja e investimit qe ka bere ne Kosove, ku aktualisht ka nje goxha kamp (Bondsteel, baza me e madhe amerikane ne Ballkan) i cili jam i sigurt qe nuk u ndertua aty vec per te mbrojtur Kosoven por edhe per te projektuar interesat amerikane ne rajon, po dhe mijera ushtare amerikane qe jane akoma ne Kosove ketu e shume vite.  Une mendoj (thjesht spekullimi im) qe arsyeja pse Amerika nuk reagoi nuk ishte ndonje armiqesi me shqiptaret, por me gjase ose ka marre dicka si shkembim nga BE per te mbajtur heshtjen ne kete ceshtje (ndryshe qendrimi i duhur amerikan do ta qiste lakuriq qendrim shkerdhate te Evropes per ate ceshtje) ose dicka tjeter ka pasur te beje, po gjithsesi thjesht kalkulime interesash, jo se Amerikes i dolen nga qefi shqiptaret.

Fajin kryesor ama per kete mosreagim amerikan ne ate kohe une ja ve qeverise shqiptare. Po po, sepse nuk e besoj qe Rama te kete begenisur p.sh. t'i beje nje telefon ambasadorit amerikan ne Shqiperi per ti thene me pak fjale, ne cfare do menyre e tone miqesore "Kjo situate kerkon patjeter nje reagim nga ana juaj dhe ne e presim nje te tille" e nese do kishte marre pergjigje negative bile ti kishte lene te ditur qe shteti shqiptar ne rast mosreagimi duhet dhe do te mbante nje qendrim publik ne lidhje me kete ceshtje karshi agresionit shteteror serb, ku do te duhej te komentonte dhe (mos)reagimin e BE dhe te SHBA.  (...vijon)

(...) 

Per tu kthyer tek pika e "pse te mos i pranonim ne helmet e Sirise", mendoj qe ne ABSOLUTISHT nuk duhet t'i pranonim, per shume arsye, jo vetem per arsyet teknike e rreziqet (po deshe i diskutojme ato, mgjth jane diskutuar dhe me pare) por dhe sa i perket qendrimit politik te shtetit shqiptar. Nje shtet qe paraqitet si i dorezuar pa kushte, si nje jo-shtet, pa pike politike te jashtme, eshte i garantuar te perdoret nga shtetet e tjera dhe te marre si kembim vetem lemoshen qe ato shtete i ofrojne ne kembim te ketij perdorimi, pak a shume si pashallaret qemoti qe mbanin prostituta ne hareme dhe i jepnin atyre ne kembim cfare deshin ata si lemoshe. Shqiperia eshte fatkeqsisht ne kete raport me Perendimin sot, perfshi Ameriken, sidomos Ameriken, e cila e di shume mire qe s'ka nevoje te reciprokoje fort me Shqiperine se e ka ne xhep ngaqe politikanet shqiptare ne vend qe t'i adresohen amerikaneve si shtetare, shkojne i qahen per njeri-tjetrin. Ndaj ishte teper e rendesishme qe Shqiperia t'i thoshte "Jo" Amerikes per helmet e Sirise, e cila "Jo" do ishte plotesisht substanciale  per arsye materiale-teknike pavaresisht arsyes se politikes nderkombetare.

Fatkeqsisht Shqiperia/Rama i tha Amerikes "mos e diskuto plako, i demontojme ne me sapunin e Bracec, bile as i themi fare miletit shqiptar se ca do bejme, derisa te behet fakt i kryer". Fatmiresisht ato protestat (pavaresisht si e qysh) sensibilizuan miletin e i thane "Jo" Amerikes/Perendimit, duke krijuar keshtu qofte dhe per pasoje, precedentin e "Shqiperine nuk e perdorkemi dot si lecke sa here te na teket trapi".

P.S. Pi sa shume komente u deshen per ta qitur dufin...m'fal, opinionin, ne lidhje me "ne na i zgjidh hallet Amerika" apo "Mos i thuaj jo, Amerikes ti as sonte, mos i thuaj jo". smiley

Po pra po. America has no permanent friends or enemies, only interests.'' Henry Kissinger.

Ti thua shkojne i qahen Amerikes, por te shohesh gallatet qe shkojne e bejne ne Bruksel. Sepse dihet qe Europianeve i cahet shume per ate vend dhe sa here vete njoni apo tjetri te qurravitet, olele PS-ja ka kriminel, e PD-ja eshte qelbesire, hop zoti. Smithson gjen materiale per te mbush raportin kundra antaresimit te Shqiperise ne BE. Shenoje Mary, Shqiperia qenka vend kriminelash dhe qelbesirash ndaj te shtyhet antaresimi.

smileyMire e the, xhib. Ja dhe ballçekani...kur ben sulme, si Kissingeri.

Po kush na merr vesh neve kokave te medhaja..

Manje, nuk eshte pune kokemadhesie, dmth kshu ne pergjithesi ne shqipot te cajme per ceshtje kokash por une nuk eshte se kam studiuar per mardhenie nderkombetare apo dicka te ngjashme kshu qe s'kam aspak tager te kem pretendime te tilla. 

Megjithate ti mire bere qe komentove, sidomos per te na i bere te ditur mua dhe Debris qe s'duhet te kemi pretendime te tilla, se ku i dihet, ja patem pretendime krejt papritur, sidomos pa u keshilluar paraprakisht me juve? 

Po jo mer xhib...Kokat e medhaja: ballçekani e Kissingeri...

nuk ishte ironi per ty...

E ca e kishe per mua qyt ironin ti me? Bjeri shkurt o burre, ca halli ke.

...He dreq o pune:

" Ballçekani has no permanent friends or enemies, only interests.'' Henry Kissinger.

Dmth ti ballcekano e paske pasur te brendshme per juve te dy me Kisson smiley 

Kissinger-i e meriton dopjo-ironine ne fakt, koke e madhe goxha, si koke teorike per politikat nderkombetare te Amerikes ashtu dhe koke e madhe qe s'udheton dot ne shume vende te botes se e arrestojne per pasojat reale (dmth aspak teorike) te politikave te tij tek vendet e tjera.

Jo, Jo...ishte autoironi per ballçekanin.

Kissos Il Grande qe ka thene: " Eshte e veshtire qe Besimi i Vendeve te tjera ne nje Komb, te jete superior nga ai qe Kombi ka per veten e tij", i heqim vetem kapelen.

nji menje me thot qe perderisa xhibi ka shkrujt gjith ket koment i bie qe te kete dicka konstruktive mrena. Por nji menje tjeter po me thot kujdes se komenti eshte shkrujt nga e njeta dore qe pat bo krahasimin e cunave te ISIS-it me ata te Spanjes. Ne dileme te modhe jom! 

e gjtha eshte surreale. nuk di c'ka thene, por forma te shtang. 

shume mire mund te jete berthama e nje disertacioni per PHD ne mardhenie nderkombetare. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).