Në Tiranën e ngeshme të së dielës u zhvillua parada e radhës e LGBT-ve. Kronikat thanë se çdo gjë shkoi së mbari. Unë them se shkoi dëm. Dështimi erdhi nga një fakt i thjeshtë, që as organizatorët, as ambasadorët, as Avokati i Popullit, as ata që rrojnë me projekte, as ata që rrojnë me atë punë, e as gjithë ata që prisnin të kish fërkime, nuk e dinë.Për fatin e keq të të gjithë këtyre, shqiptarët as kanë qenë ndonjëherë homofobë. Ka qenë diktatura e tillë, por jo shqiptarët. Diktatura ishte homofobike, siç ishte fobike edhe ndaj çdo gjëje që dilte nga skema standarde e jetës së tharë nga çdo variacion, por jo shqiptarët. Të gjithë besoj e kujtojmë kur ishim të vegjël dhe nuk e pranonim që xhaxhi Enver të kishte fëmijë, sepse kjo do të thoshte që kishte bërë seks dhe asokohe edhe seksi kish filluar të ishte “gjë turpe” e jo më dylberllëku që ishte bërë turp me kohë e vakt.

Vetë osmanët nuk ishin homofobikër. Perandoria Osmane, si të gjitha perandoritë, në vetë thelbin e tyre janë të hapura dhe liberale. Në veçanti pastaj, perandoritë e Lindjes e kishin edhe më të zhvilluar këtë tendencë homofilike, që s’del vendi këtu të shpjegohet pse e si.Historitë me dylberë e çuna të bukur, janë të pafundme në folklorin tonë, por u spastruan pa gjurmë pas viteve ’50. Historitë e Elbasanit e të Kavajës, edhe ato janë të pafundme në kujtesën tonë historike dhe folklorike, por u spastruan dhunshëm nga diktatura, duke u mbetur pas vetëm një kujtim i deformuar.Këngët e ashikëve e të dylberëve nuk numëroheshin, por u harruan se as që bëhej fjalë që të toleroheshin nëpër shfaqjet e festivalet folklorike të kontrolluara ideologjikisht nga ca injorantë të tjerë politikë të asaj kohe.Thotë njëra syresh:“

Ç’po na vjen nji vark me vela,

thon se ka manifaktur.

Qenka mbush o me dylbera,

Jalla zot shkarkofshin ktu”.

Homofobia lidhet në radhë të parë me një qëndrim moral dhe fetar shumë të strukturuar e të fortë, por në ka gjë që shqiptarëve u mungon e për të cilën nuk bëhen merak, është feja. Një shqiptar fetar duket qesharak.Kushdo mund ta marrë lehtë me mend se ç’ndodhte brenda mureve të kazermave të jeniçerëve a içogllanëve të kohës kur atje kalonte edhe Gjergji-peng, ku djemtë e rinj stërviteshin e mundeshin mes tyre lakuriq.Evlia Çelebia, që e gjezdisi Shqipërinë e poshtme deri në Berat në mes të shekullit XVII, s’lë qytet ku ka vajtur pa vënë në dukje se pa qoshqe ku çuna të bukur recitonin e argëtonin burrat e ngeshëm.M. Leake, në fillim të shekullit XIX, i bie krye e tërthor pashallëkut të Ali Pashës dhe, në më tepër se një rast flet për çunat e bukur që rrinë ulur divaneve në paradhomat e të mëdhenjve.

Pak a shumë në të njëjtën kohë, lord Bajroni, homoseksual i deklaruar, e ndjeu në shpirt ndarjen me shërbëtorin shqiptar dervish Tahirin. Dhe, aq shumë ia kish parë hairin lordit, sa djaloshi i gjorë kur u ndanë – kujton Bajroni – qante me dënesë dhe thoshte “oh, më braktisi!”.Ndër fiset e Veriut, deri vonë në fillimet e shekullit XX, bëheshin konkurse bukurie mashkullore. E di që shumë prej atyre që më dëgjojnë, kjo u duket si e sajuar, por injoranca nuk është argument. E shkruajnë dhe e përshkruajnë pafundësisht udhëtarët e atyre anëve.Baroni Franz Nopcsa, një tjetër studiues i shqiptarëve, edhe ky homoseksual i njohur, shkon edhe më tej në fillim të shekullit XX, kur nuk ngurron të fotografojë shqiptarët që rrinin lakuriq pa asfare droje. Më vijnë ndërmend kujtimet e një bashkëkohësi që fliste për repartet kosovare të mobilizuara nga qeveritë kolaboracioniste të Tiranës në kohë të Luftës II Botërore. Ai kujton se gjatë kontrolleve që bënin nëpër shtëpi e banesa kundër partizanëve, ata (kosovarët pra) flisnin e kërkonin për çuna të bukur. Në fakt, te kosovarët komponentja myslimane dhe lidhjet me Turqinë ishin më të forta dhe kjo kujtesë ishte më e ndjeshme tek ata sesa midis shqiptarëve të këtejmë.Vetë fjala “bythë” deri në vitet ‘30-‘40 ishte fjalë normale e gjuhës, e përdorur pa ngarkesën emocionale të kohëve moderne. Bythëderr, në bythë të rrapit etj.

E pra ky ka qenë mjedisi shqiptar i shekujve të fundit, i çlirët seksualisht, që notonte në një lloj homoseksualizmi naiv, të qenësishëm, por të paidentifikuar.Në këtë hesap, islamikët shekullarë a fetarë, që demek protestojnë kundër LGBT-ve, nuk duhen vënë fare në hesap. Ata nuk kanë kurrfarë lidhjeje historike dhe vijimësie me myslimanizmin tradicional shqiptar, por janë një segment i importuar i islamit të shpëlarë që sillet “copy paste” sot nga qendrat fundamentaliste të Lindjes. Mjafton që të zhduken apo reformohen ato qendra dhe automatikisht do të reformohen edhe këta myteberët tanë.Pastaj s’do harruar se këta islamikët që shpallen kundër LBGT-ve, janë në fakt edhe shpresa e fundit e tyre për mbijetesë. Kësaj të diele askush nuk ia vari paradës së tyre. Askush nuk i shau, askush nuk doli t’i përkrahë, askush nuk bëri kundërprotestë, as shkrime nuk pati për ta a kundër tyre. Kjo do të thotë se të gjitha shoqatat që kanë 20 e kusur vjet që marrin projekte europianësh për të drejtat e tyre, rrezikojnë të mbeten pa punë.Normalisht që këta do të duhej të gëzoheshin nga këto që po shkruaj unë, nga kjo lloj parajse e dikurshme e tyre në këto troje, por kjo ka një të keqe, i lë pa punë dhe projekte sot. Dhe për t’i dalë përpara kësaj parajse të padashur, kanë vetëm një udhë: bëhen agresivë, imponues, posesivë, arrogantë dhe detyrues. Agresivë, se po t’u thuash një fjalë, të hidhen në fyt; po të duash të thuash një mendim, të mbyllin gojën dhe të imponohen; po të mos ua varësh, e shtojnë zullumin duke dalë nëpër rrugë dhe duke u bërë gjithnjë e më provokativë; posesivë, se po tentove debat rrezikon të damkosesh; detyrues, se tashmë nuk mund të thuash më asgjë rreth tyre, se është e ndaluar me ligj.Unë sot rrezikoj të bëhem armik me të dyja palët. Edhe me LGBT-mbrojtësit, se po ju heq bukën e gojës, edhe me miletin se po ju them se bën vaki t’i kenë pasur gjyshërit e stërgjyshërit qejflinj.

84 Komente

Shqiptaret jane homofobe qe cke me ate pune.

Ne kontekstin qe e ke kapur ti ma merr mendja se indiferentizmi i shoqerise ( per mire apo per keq)  vjen sepse stresi po i mbyt dhe se ka menjen njeri e ca bejne ata rruges

dhe kthehemi prap te homofobia , i gjithe ky shkrim rrezaton homofobi - tull fare

Jo, nuk e ke kuptuar Elba, ky eshte nacionalist, patriot, i tregon vendin te huajve zaptues te traditave tona te lashta.

Orientaleve ju thote: nuk kemi nevoje per fene tuaj se jemi fetare indiferente tradicionale, nuk e rrujme fare per asigjo, ndersa oksidentaleve ju thote: nuk kemi nevoje per pederastine tuaj, se kemi qene pederaste si tradite, yha! sa kohe me pare se ju.

 

varet varet , varet si e sheh smiley

Foto e bukur! Por nuk kuptohet mire domethenia. Mos valle kuptimi eshte: me pare dylberat udhetonin me anije ndersa tani udhetojne me avion?! Apo: dylberat jane si avionet reaktiv, stadi me i larte i zhvillimit te shoqerise prapamoderne!

Avioni i dyte i ka ngul syte gjithe epsh bythes se avionit perpara. smiley

smiley Kjo duket me e mundshjma! Avionet simbolizojne nje cift homoseksualesh te vendosur ne pozicion sulmi, i pari pas te dytit 

smiley Me pelqeu qe e kapet foton. Eshte tamam ajo qe thote Pjetri. Pak a shume desha te "vertetoj" theniet e ca sumembeshtetesve qe vesi i pederastise i ka rrenjet ne ushtri dhe ketu mjafton te besh nje lidhje te pozicionit te piloteve moderne me pozicionin e Templareve te vjeter qe aq shume ka hapur diskutime mbi moralin e tyre. smiley Megjithe respektin e pafund qe kam per templaret, nuk ofendohem kur behet shaka me ta. dhe kur them ofendohem, e merr vesh ca lloj ofendimi them.

Po sigurisht. Na shpeton ndonjehere ndonje fjale e tepert, por ne fund te fundit nuk eshte se jua duam te keqen, perkundrazi.  

Duhet Te jete ajo qe the ( e dyta). Po mua me solli ne mend TopGun. Take my breath way. smiley

F22 Raptor lamja dhe sumcet ... smiley

Thuhet qe homoseksualet e fshehur jane edhe homofobe. Sic dyshojne per Hitlerin, psh. Dhe tjetra, kjo teoria qe shqiptaret paskeshin qene homoseksuale masivisht deri para ca dekadash, s'me tingellon e besueshme.

Per shqiptaret ne vetvete eshte e veshtire te flitet, por nese behet fjale per elitat osmane ketu nuk ka asnje teori. Nuk e di nese mund ti quajme saktesisht homoseksuale, apo biseksuale, por ka fakte plot qe pervec dashurise me femrat praktikonin masivisht edhe ate me meshkujt. Pa dashur ti paragjykoj, eshte ceshtje kulture apo zakonesh qe vinin prej elitave te Stambollit. 

Hitleri homoseksual ???????????????????????????? smiley

bir nona vet cfare spo na lexojne syte ......................

e or e...hitleri.., ky eshte "duel i heshtur". Kandidati "me hane duart" me kandidatin prej verteti...

"Vetë fjala “bythë” deri në vitet ‘30-‘40 ishte fjalë normale e gjuhës, e përdorur pa ngarkesën emocionale të kohëve moderne. Bythëderr, në bythë të rrapit etj"

o Lame, me apo pa ngarkese emocionale, ne kohen tone perdoret gjeresisht fjala 'bythe'.... ne forem sharje a poshterimi: "bythemut.., u be bytha jote"... apo ne form krahasimi/ngjashmerie: "filani n'byth".smiley.
...per ata qe fizikisht jane si mase pa forme: "koke e byth nje"... ose per servilet e skajshem thuhet: "bythlepires"... megjithse kjo e fundit ne boten e Kristit mund te perkthehet edhe: rim-job..smiley

Pata fatin e mire qe dikush mendoi per mua kur ma linkoi kete shkrim. Me pelqeu per sfiden qe i ben perceptimeve tona per seksualitetin ne te kaluaren, edhe pse mendoj qe jo e gjitha qe shkruhet duhet marre per te verteten absolute. P.sh., te huajt qe shkelnin toke te banuar nga shqiptaret, nuk deshmonin detyrimisht per tendencat seksuale te popullit me gjere, por te nje pjese qe gezonte mireqenje me te larte dhe natyrisht me liberale. Duhet marre parasysh edhe motivimi pas shkrimeve apo letrave te tyre, kujt ju drejtoheshin dhe pse? Shoqerise ma do mendja, per t'i argetuar.

Kritika ndaj Pinderit me duket pjeserisht e drejte. Them pjeserisht sepse ka hapesire dhe nevoje per nje organizate qe mbron dhe perfaqeson te drejtat e komunitetit LGBT. Perjashtuar kete, eshte e vertete qe puna e bere, megjithe agresivitetin, qendron ne nivel siperfaqesor : nje parade dhe dy-tre shkrime plot (dhe vetem me) pathos negativ. Artan Lame me nje shkrim ka bere per komunitetin LGBT shume me teper se Pinderi e te tjere kane bere ne nje vit. Retorika e tyre duhet me patjeter te jete edhe pozitive, te bazohet ne krenari, mbi figura e mite historike ose folklorike.  

por te nje pjese qe gezonte mireqenje me te larte dhe natyrisht me liberale.

jo, ketu je gabim. Zgjedhja (choice) seksuale eshte kryesisht transendentale, nuk eshte kulturaliste. Perderisa homo sapiens eshte pjese e 'rendit te kafsheve' (règne animal), edhe seksualiteti i tij i nenshtrohet veçorive te atij rendi. Ok, ka edhe elemente kulturaliste (mireqenia, liberalizmi...), por ne thelb, eshte transendetale (e dhene si e tille, ose si te thuash, "e lindur").

Nuk nenkuptoja ate ne fakt, por meqe Bajroni e te tjere rane ne kontakt me nje pjese te caktuar te shoqerise, doemos qe vetem per ate pjese mund te flitet. I huaji asokohe akomodohej sipas asaj qe presupozohej qe i pelqente (perfshire seksin me prostituta, sherbetore,etj.).

Ndersa per zgjedhjen seksuale, jam dakord me "e dhene," por jo ne menyre absolute me "e lindur" (faktor biologjik) per faktin qe nuk ka konsensus nderdisiplinor per çfare influencon sjelljen dhe preferencat tona seksuale. 

Edhe une jam dakort me ty (dhe gjithe çke detajuar tek paragrafi i dyte)

e or e...po pse po bythpambuk nuk kishim neve?

Pse me shku deri te Hitleri, kur eshte me afer Enveri...

Lamja qenka i trashe. Ndoshta prandaj nuk e paska kandiduar Rama.

Lamja ka te drejte per shume gjera por une do te vecoja njeren. Komuniteti i LGTB nuk duhet te kthehet ne nje burim provokimi apo konflikti me pjesen tjeter te shoqerise duke u imponuar me zorr. Secili te vazhdoje ne rrugen e vet duke respektuar zgjedhjet reciproke.

Vlonjat, 

 

Ato lloj komunitetesh jane vetem per te provokuar  ...bile shume rende .... institucionet nationale dhe lokale i kuptuan vone se cfare qllimi kane keto lloj komunitetesh ....shiko skandinavet dhe hollanden  ... qe mbahen si vendet me liberale ne kete drejtim sa vjen dhe po i injorojne keto komunitete ....jane si bicim gozhde me u kap ! 

Ke shume te drejte. Kam pershtypjen qe gjithe kjo zhurme dhe deshire per ekzibicion vjen nga nje grup teper radikal ne gjirin e ketij komuniteti.

C'ne Lame kunder Qeverise.

Cfare professioni ka Lamja. Dmth, cfare di te beje tamam ky? "Zanat" i kane pas thene me te vjetrit. C'zanat ka ky?

Pyes me ter mend, sepse per te folur mbi seksualitetin apo mbi tendencat/orientimet seksuale ne nje popull e aq me teper ne kohe (histori), duhen vertet "bythe te forta".

cfare profesioni ka nje qe mbaron universitetin ne degen matematike? kot per kulture du me e dit....Te huajt ne vendin tone te shkrete e mbeshtetin kete grup jo se i plas shume per ata, por sepse nuk duan azilante ne vendet e tyre me kete justifikim (qe ne albani na sulmojne etj etj...) 

Te huajt ne vendin tone te shkrete e mbeshtetin kete grup jo se i plas shume per ata, por sepse nuk duan azilante ne vendet e tyre me kete justifikim (qe ne albani na sulmojne etj etj...)

Shume interesante. Si arite ne kete konkluzion?

Lamja eshte gjeolog, dmth ka studiu gjeologji, por eshte marre me politike, histori, numizmatike, koleksionizem, urbanistike, opinionberje, ndertimtari ne zona bregdetare ranore (e ashtuquajtur Golemistik dhe Malirobitstik) etj. Dmth, pak a shume eshte poliedrik, tani po merret dhe me shkencen e sumqimllikut historik smiley

S'ta mush menien profesioni GJITHOLLOG!

Nejse ky ka ngatarru pak detyren e tij per te legalizu ndertimet pa leje ne toke te tjetrit qe s'ka bythe ku te rri, me diskutimin per legalizimin e penetrimit me leje ne bythe. Po nejse nuk eshte nai cudi, se kur behen emerimet ne poste kyce te shtetit me leter me vrime, te emeruarve te vrima do i ngeli menia.

pas 200 vjetesh, studiuesit do debatojne me te madhe, sepse me nje ane do kene te dhenat e Lames mbi monizmin tone homofob, e me ane tjeter do lexojne deshmi e kronika qe s'do lene rast pa treguar Toren, Thimin dhe Bacin ne kryeqytetin e Rajhut te trete. Do hulumtohen faktet dhe do vertetohet se fraza "koreografia Pajanot Kanaci" eshte permendur 6934 here. Dhe asnje pushkatim, asnje hedhje nga dritarja e katit te dhjete. Do dalin ca te tjere studjonjes, e do thone qe keto ngjisnin pak me vone e pak me tutje, e aty do hapet sherr i madh, nje skizme me e forte se ajo e Kishes se krishtere do shperfaqet, e filluar nga nje sekt qe do njihet boterisht si "prolamistet". te tjere do e ngaterrojne kete me termin "islamist", qe do perkthehet nga anglishtja, gjuha e perbotshme e kohes, si "eshte lamist", cka do i perflake edhe me shume konflagracionet teorike, te papara qe nga sherret mbi seksin e engjejve...

torja , thimi, baci,

mu te pesmbdhjetkatshi......

Ne note serioze, problemi i vetem qe kam me komunitetin shumngjyrsh ne virtualitet, eshte nje fare zgjerimi i rrekjeve te tyre per t'u bere kampione te te drejtave te njeriut per cdo gje, luftetare e pishtare te illuminizmes. Kjo eshte shtirje, sepse te luftuarit per cfaredolloj te drejte, duhet merituar!!! Verehet nje fare "hapje bythesh" literale, e ata i sheh duke milituar per sa e sa te drejta te tjera, gjithe me eren mbeshtetese nga pas, te nje "ambasadizme" si buke bajate, qe vjen me ca piper paternalizmi perendimor, te cilen e ve re mire Lamja. E kesisoji shohim protesta madheshtore 30 veteshe, nga te cilet 15 fotografojne heroizmat e pashoqe te 15 te tjereve, pastaj kembejne rolet, shohme nje fare xheni xheni, qe e sjell vojo kushin ne ditet tona e kercen mbi makinen tank te policise, pa iu dridhur qerpiku, e me pas i kthehet s'emes, me krenari, e i thote qe "o ma, une nuk u bera intelektuale" (a thua se kjo eshte me deshire, e aq me shume, nje gje e keqe smiley ..), "por u bera lezbike" (o llah, a thua se kjo eshte nje merite, per te cilen duhet mund dhe qe "e con perpara shoqerine me shume se 10 universitete").

Po ne i shofim kto perdite knej mer Cim. Edhe ktu kshtu filloi, nje ze ketu e nje aty dhe u be revolucion. Ktu ku punoj une nje cift femrash u bo me kalamo para ca vitesh, fmija si yll se helbete u bo me katalog. Por hala nuk e kaperdij dot kur kemi nej aktivitet dhe shof nje voglush simpatik me 2 mama. Drejt ksaj po kerkon me shku edhe Xheni/Kristi me shoqe. Eshte trendy dhe ka plot benefite.

mendoj qe axhendat e ketyre e kane tejkaluar qellimin origjinal, nen efektin e kohes. mendoj qe edhe kauza te tjera kane kaluar ne te tilla tejkalime, psh feminizmi, ceshtjet e feve, apo ndonje tjeter. ndoshta demokracia deformon ... ose ka gjera te tjera qe po ndodhin dhe ne jemi komplet jashte me keto qe themi, por patjeter qe nuk kane me ne rend te dites synimet fillestare, jane shume me agresive.

problemi i vetem qe kam me komunitetin shumngjyrsh ne virtualitet, eshte nje fare zgjerimi i rrekjeve te tyre per t'u bere kampione te te drejtave te njeriut per cdo gje

Nuk e bejne ata jo..jane instrumentalizuar per arsye gjeopolitike.

Ketij komenti s'do ti hiqja asnje presje! Super koment! Kjo LGBT po viktimizohet. Me aq probleme sa ka Shqiperia, se ka asnje mendjen tek LGBT! Ne kemi komunitete ne shoqerine shqiptare qe kane shume teper probleme se LGBT!

if he says it, I agree ... (vec mosni me ate foton, keni shkuar cik larg)

Shume rond e paska morr ky ate moskandidimin ne bashki. Tashti, inotin s'e qit dot me partine, se ajo te pret tagjine, keshtu qe po bo rrezil "skuadren." smiley

PS. Mos e shikoni aq te deshperume situaten per avinon e pare, se me nje manover te shpejte rrotullimi mund t'i dali ne bythe avionit te dyte gjujtes. 

Lames, ketij studiuesi te kujdesshem, nuk i falet qe e ka lene menjane ate shprehjen tjeter: ju fut punes si turku sumes! smiley

smiley Je i modh. Respecho smiley

Lame kerkon te me mbushe mendjen mua psh se shqipetaret nuk jane homofobe, perkundrazi kane qene edhe homoseksual. Dhe me pas jep nje sere shembuj te themi te 200 apo 300 viteve te fundit. Mendoj se e ka gabim pasi ne te gjitha shembujt qe jep, po te sforcohesh pak, kupton se homoseksualizmi shqipetar, i kesaj shoqerie te prapambetur dhe teresisht mashkullore deri ne ekstrem, ishte nje homoseksualizm pervers. E them kete sepse ne te gjitha rastet flitet per deshira dhe akte mashkullore per te penetruar dhe jo per tu penetruar, pra per te bere seksin pasiv. Pra, ne asnje rast nuk kam degjuar psh qe nje prires, apo nje sundimtar, apo qofte edhe psh Ali Pashai ta hante ne bythe. Nese po, atehere kesaj une do ti thoja homoseksualizem i vertete, por nese jo, atehere keta djemt e bukur i kishin si alternativa per shfryrjen e dufit mashkullor ne mungese te femrave, te cilat ne kete shoqeri mjerane dhe primitive mungonin krejtesisht.  

Kur filloi demokracia dhe u liru icik situata e sumes lulzun edhe homot qe dikur mcifeshin. Mkujtohet duke u kthy nje nate nga paralelet tek Sami Frasheri nje burre rreth 60 vjec qe e filloi me "ku bi kjo rruga" dhe e vazhdoi me "cer trupi qe ke bo mer" dhe e mbylli me nji t'kapme per koqesh. As nuk arrita me u nxef se m'erdhi per t'qesh. Ik er xhaj i thashe shko kap nej tjeter se s'mke per ket pune. Plot ka pas dhe i gjeje si tek parku Rinia, mrapa Skenderbeut, Teatri i Kukllave, liqeni.

Ta paska lypur xhaja! 

Po c'lidhje ka "lufta" brenda gazermave turke me seksualitetin e nje populli o Lam-ash? 

Na mbyten shkerdhatat! 

esht bo me festu kur shikon dicka qe ben kuptim. 

edhe me miletin se po ju them se bën vaki t’i kenë pasur gjyshërit e stërgjyshërit qejflinj.

U marrsh te keqen gjysherve tane! smiley

Tashti zakonisht bota u ka dhone drejtim ktyne muhabtege me ndihmen e numrave. Bota hap ato kodosh qitapesh dhe vre sa eshte perqindja e sulmeve kundrejt homosexualeve. Bota gjithashtu hap edhe qitapin e ligjeve dhe kontrollo legjislacionin a eshte diskriminues kundrejt homosexualeve. Nese % e krimeve eshte relativisht e ulet dhe legjislacioni nuk ka karakter diskriminativ bota thote kalo matone se je ne rregull. 

por ka dhe 'paradokse' : fakti qe Franca legalizoi parvjet martesat midis personave te se njejtes gjini (gje qe plot e plot vende te tjera te BE e kishin bere prej dekadash!), pra fakti qe legjislacioni u be edhe me pak diskriminues se ç'ishte, 'paradoksalisht' kjo rriti numrin e rasteve te homofobise me... 78%!

besoj biem dakort qe kjo bote nuk eshte perfekte.

Për fatin e keq të të gjithë këtyre, shqiptarët as kanë qenë ndonjëherë homofobë. 

Ne fakt nder Shqiptare me shume shqetesuese ka qene pedofilia sesa homofobia (duhet te dergoheshin femijet ne shkolle me roje). Se dyti, homofobia eshte e pranueshme per aq kohe sa ishe i martuar me kalamaqersmiley

Se treti: mbeshtetja qe i jep 'sumkultures' homoseksuale komuneti botnuer eshte se duan te promovojne nje stil jete te tipit mos bej familje e femije, po gjej njerin te besh koleksion plackash e mobiljesh e cer te njelet leja qenit.

duan te promovojne nje stil jete te tipit mos bej familje e femije, po gjej njerin te besh koleksion plackash e mobiljesh e cer te njelet leja qenit.

Ne France, nje vit pas ligjit te marteses per personat e te njejtes gjini, rezultati per vitin 2014 eshte : 10 mije martesa te tilla, nga 241 mije gjithesej.

Pra 4% e te gjithe martesave ne nje vit.

Ti mendon se 4% eshte = me stil jete ??

Sumkultur=modernitet. 4% mjafton si pararoje e stilit. Pse kujton ti se Putini lejon baret e homoseksualve por nderkohe ve legjislacion kunder asaj propagande?

Nuk e di në Kanada, por në SHBA lufta po bëhet për të drejta martese dhe adoptimi, pra e kundërta e asaj që thua se kërkohet të arrihet. Tjetër gjë interpretimet e kësaj lëvizjeje (në dukje?) konservatore.

Ne ne Kanukistanin Sovjetik jemi ne pararoje. Keta martohen dhe adoptojn femije. Une vete isha i ftuar ne nje dasem brenda gjinise. Ne tavolinen tone ishin perfaqsues nga dy familjet. Pyesnim vetem "vall kush eshte ketu nga ana nuses"? Dhe qeshnim.

Nderkohe Tropizma: lufta behet qe femijet te mos i besh, por ti importosh. "human resources" tha.

    Lamja eshte studjues i vemendshem dhe strikt ne ligjishmerite.Nuk eshte i korrupsionit  dhe bilez urren vartesit qe i dallon per te tille.Kete ja u them me siguri te plot.Per mendimin tim ai me kot eshte perfshire ne menddhenien, ne nje fushe " te minuar",  sidomos nga  opinionistet " erzllinj " , shumte te mosmesuar  me hynere te tilla , nga qenia ne vende ..." te ndershmerise madhe " ! 

   Ju marte e mira ju marte ! Tha dy mendime dhe Lamja, se mos ftoi ... njeri nga mergatat ...te beni ALUIZEN  te pasmes! 

''Ç’po na vjen nji vark me vela,

thon se ka manifaktur.

Qenka mbush o me dylbera,

Jalla zot shkarkofshin ktu”.

 

Sa kam qesh.... Edhe thone pastaj qi poplli ine eshte veshderr. Gura popullore eshte tablloja sinoptike e historise tone ne shekuj.

Thoshte nje plak nga anet tona:

B.Y.T.H.A eshte private dhe ben c'te duash me te......

Problemi eshte qe sa me shume vemendje i kushtojne kesaj teme aq me te rendesishem behen Pinderet a pederet si e kane emrin.....

shtepia do b''the - thone ca 

nuk ndertohet shtepia me b''the thone ca te tjere

nuk behen punet me b''the , shtojne ca

tashi thone- do hyje ne europe me b''the

po ters ne b''the pasket qene 

Jo Elba, ketu vec me by...jane bere tere " punet " ! 

Shqiperia po benet me by.. per inat te harramsezve.smiley

Autori qenka zymbyl naiv ,megjithate, 5 yje per te qeshurat qe mi solli  smiley

Më vijnë ndërmend kujtimet e një bashkëkohësi që fliste për repartet kosovare të mobilizuara nga qeveritë kolaboracioniste të Tiranës në kohë të Luftës II Botërore. Ai kujton se gjatë kontrolleve që bënin nëpër shtëpi e banesa kundër partizanëve, ata (kosovarët pra) flisnin e kërkonin për çuna të bukur

Ata po kerkonin Rita Markon, te cilin e kishin ngaterruar per nuse partizane smiley

Sidoqofte,besohet se nga ajo dite e deri ne vdekje,shoku Rita kurre më nuk kishte vuajtur nga konstipacioni smiley

 

konstipacioni - eshte problem me tretjen e ushqimit stomakun ne fakt dhe jo promlem mekanik, bythe smiley

Prandaj e kerkonin Dullen me qiri ata?smiley

A do kete edhe nje shkrim te dyte Lame per homoseksualitetin femeror dhe traditen liberale shqiptare ne kete drejtim? Nese po, c'ilustrim do te propozonin shoket?

Kjo fotoja mund te beje pune shume mire. Keta avione jane te afte edhe per "carpet bombing"....varet nga municioni dmth. 

nashti po te mos ishte per ato llambat e kuqe perpara me ato muskuj qe eshte portretizuar modelja do ta merrnim per shloqe. Shume e egjer shloqja sa dhe mistrine e ka sperdredh.

teknikisht, vizualisht dhe mesazhpercjellesisht brenda themes je.

meqe permende  homoseskualitetin femeror... presidenti i federates italjane te futbollit, e cila eshte ne krize financiare, paskesh bere nje deklarate perbuzese  per kampionatin e futbollit amator te femrave ne Itali:  ''nuk duhet tu japim me leke nje bande lesbienesh''.smiley

Qe ka nje konflikt interesi aty, ka. Dhe Lame e ka shprehur qarte.

Per mua, s'po them Shqiperia, por Tirana, eshte vendi me liberal dhe gay-friendly, se paku ne rajonin tone.

Problemi eshte qe homoseksualet ketu jane te frustruar po aq sa jane edhe heteroseksualet. Pra eshte nje problem qe nuk ka te beje aq shume me orientimin seksual se sa me nivelin e hapjes mendore dhe emancipimit.

Si me thene, nje homoseksual ne Tirane jeton po aq keq sa jeton nje hetero. Ketu meshkujt kane goxha probleme psikologjike, jane te mbaruar fare dhe kane shperfytyruar edhe femrat e gjora.

Eshte si nje kercim ne tango. Ketu meshkujt kercejne keq. S'dine te udheheqin.

Dhe tani qe e mendoj, kjo shpjegon shume qarte edhe faktin qe ne nuk kemi patur deri me sot udheheqes qe te jene 'eter' te kombit. Pergjithesisht ne kemi patur eter incestuoze. Dhe kjo ka krijuar nje lloj rrethi vicioz. Populli i dhunuar nga 'ati' i shkuar vazhdon te kerkoje eter te tjere gjithashtu incestuoze... and so on...

Lame pati frike se eshte duke u harruar nga mileti, ndaj e beri kete artikullin ne te cilin thote qe shoqatat LGBT bejne parada vetem qe te mos harrohen nga Evropa? Nese po besoj se funksionoi, pare nga reagimet ketu. Besoj suksesi i Lames erdhi nga grepi i paramenduar i tij "e mo bythedashes/**re kemi qene, harruat juve", pa te cilin grep p.sh. veshtire se do ishte botuar tek faqja kryesore ketu, apo te kishte kaq komente. 

Dmth i bie qe Lamja s'qenka budalla sic thoni juve, dhe nuk ditka vetem te rinovoje tavolinen e Rames.

Meqe ra llafi, c'behet me breshkat kryeministrore? Turp qe asnje analist nuk ia feston ditelindjen atyre. 

Belul Aga .....gojet e liga thone qe edhe Astriti i vlores( if you know what i mean) ishte per ne manifestim , por i ishin fishkur lulet.....vajti deri tek furgonat dhe u kthye......
osht qejfli qeratai edhe ne pleqeri punon, shet lule(nuk tallem)..biznes qejflliu.....ne rini ka qene shume shpirt doxhihar.....smiley

Ma vrave dylberin, o Hasan Zyber

Shtate shpirtra te kesh, te shtata t'i nxjerr

Ç'ma vrave dylberin o Hasan Zyber

me thikë nën sisë ma there si berr.

 

 

Jusufi – dylber në këtë dynja,
Arshikat me teste na i ka!
Mall e kishin të mjerët, o, me e pa –
Çare s’ më del, unë, pa e vra!...

 

“O, Halil, Halil Bilani,
Sa me naze ma jep selamin!
Të mjerin arshik e zu gondi –
Gjithë tuj kajtë i shkoj Bajrami!”.

 

 

konge qejfi kenduar nga qejfllinjte me buzet tere dhjamra ,nga trekondshi i arte  Elbason-Rrogozhin-Kavoj...dhurate nga ezmeret e anadollit

Ku Hyna N'portë T'kalasë

Kur hyna n'porte t'kalase
Dy çeshmet i pashe karshi
Ja merr zemren fukarase
Fjale te mire dhe bujari

Vall c'do t'jet port' e kalas
Arifi ceshmet i di
Si ke mbreti i Qerbelas
Ashtu ndodhi nje texheli

Hem Irfan hem burhan
Jam meledh te gjithe ke ti
Ti vetem na ban derman
Te kemi njofte qy n'ezeli

Vaj akshami garibane
Kur ngryse nje jabanxhi
Bujari s'asht ba pishman
E merr mikun ne shtepi.

Buzen hilalli ahem
Gjuha nxjerr fjale te zjarrta
Ah c'me fike o dilber
Me ato shenja gjithe t"arta

......(Isuf Myzyri)

Dikush qe thote 

 Një shqiptar fetar duket qesharak.

me duket qesharak.

halle halle kjo dynja...

ty nuk te duket Bame? sidomos ne nje shkrim qe dikush fare lehte mund t'ia hiqte vizen me nje argument te tille idiot "nje shqiptar gei duket qesharak"...

cudi si del kerpurdha pa shiut

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).