Telenovelat turke pushtojnë ekranet e disa televizioneve kryesore, duke “imponuar” një model të debatueshëm të zgjedhjes së programacionit në kërkim të një shikueshmërie më të lartë. Rezistenca e Top Channel bën që ky i fundit të humbë kryesimin e audiencës, ndonëse mbetet i pashqetësuar nga kjo lloj konkurrence…

Nuk është aspak e lehtë gara për audiencë në televizionet shqiptare. Veç “luftës” brenda llojit, që i tundon shikuesit për të ndërruar sa më shpesh telekomandën, vitet e fundit duhet të përballojnë dhe teknologjinë, me internetin (smart phone, ipad) që po merr gjithnjë e më shumë kohën e shikuesve, që dikur ishin më besnikë. Dhe e gjitha kjo, teksa reklamuesit po bëhen më ekonomiqarë, që po kërkojnë të shpenzojmë më pak, duke arritur njëkohësisht më shumë klientë potencialë.

Me të gjitha mënyrat, televizionet po përpiqen të kapin pjesën më të madhe të tortës së audiencës, që përkthehet (ndonëse jo gjithnjë) në më shumë të ardhura nga spotet publicitare.

Pasi u argëtuan vitet e fundit me shfaqje nga realiteti, shikuesit duket se i janë kthyer telenovelave, të cilat po arrijnë një nivel të lartë audience, sidomos ato turke. Një modë kjo që është përshtatur nga disa televizione (TV Klan, Vizion Plus, Albanian Screen) dhe ka rezultuar e suksesshme deri tani në tërheqjen e audiencës, ndonëse ka debate për modelin që ajo po imponon te shikuesit dhe faktin që i ka “dembelosur” vetë televizionet nga prodhimet e tyre origjinale, ndërsa nuk ka të dhëna për eficiencën e reklamimit në këto programe.

“Monitor” publikon të dhënat e paraqitura nga kompania Telemetrix për audiencën e televizioneve kryesore në javën 6-12 prill 2015 (një javë normale, në një periudhë kur të gjithë televizionet kanë programacion të plotë) matur në bazë të një teknologjie dhe sistemeve më të fundit në këtë fushë, që mundëson llogaritjen e audiencës në kohë reale (për më shumë hollësi mbi metodologjinë dhe kompaninë shiko nëndarjet; metodologjia; Telemetrix SH.A; TiViMat).

Top Channel humb kryesimin, e merr TV Klan

I ka rezistuar “modës” së fundit për të zënë një pjesë të programacionit me telenovela turke dhe është përqendruar te prodhimet e veta, por kjo i ka kushtuar humbjen e kryesimit. Sipas Telemetrix, “3 kanalet TV që kanë arritur Rating më të madh mesatar të javës (06/04-12/04/15) janë Klan TV (6.4%), Top Channel (4.7%) dhe Vizion+ (3.1%)”. Grafiku “Tre kanalet TV kryesore – Renditja sipas ‘rating’ mesatar (%)” prezanton mesataren e ‘Rating’ të çdo minute të çdo dite të javës në fjalë.

Në një speciale të “Monitor” një vit më parë, për javën 31 mars – 6 prill 2014, 3 kanalet TV që kanë arritur ‘Rating’ më të madh mesatar të javës ishin Top Channel (5.5%), Klan TV (5.4%) dhe në pozicion të tretë me një diferencë jo të vogël, Vizion + (2.9%).

Këtë vit është TV Klan ai që ka marrë kryesimin, duke thelluar diferencën me Top Channel, ndërsa Vizion Plus vazhdon të ruajë vendin e tretë.

TV Klan që arrin të marrë një ‘Share’ prej 19.66% (përqindja e familjeve që e kanë ndjekur këtë televizion përgjatë javës) dhe Top Channel, pak më poshtë në 15%.

“Asnjë prej këtyre kanaleve TV nuk dominon gjatë 24 orëve të ditës, por dallohet qartë konkurrenca e tyre midis fashave të ndryshme kohore”, – pohon Ermal Çela, Drejtor Operacional i Telemetrix.

Në mëngjes, Bashkim Hoxha nuk lëshon terren

Bashkim Hoxha, me emisionin “Koha për t’u zgjuar”, vijon të jetë zëri i parë që pjesa më e madhe e teleshikuesve preferojnë të dëgjojnë në mëngjes, me leximin e gazetave dhe “qarjen e halleve” të qytetarëve. Sipas matjeve të Telemetrix, nga ora 7:00 deri në 8:00 të mëngjesit, News 24, ku transmetohet prej disa vitesh emisioni i Bashkim Hoxhës mbetet kanali më i ndjekur, duke lënë pas edhe televizionet kryesore si Klan apo Top Channel.

“Wake Up” renditet i dyti pas News 24 deri në orën 8:00, kur e ndjekin kryesisht ata që preferojnë të informohen, teksa bëhen gati për të shkuar në punë. “Aldo Morning Show” i TV Klan kalon i pari vetëm pas orës 8:00, kur me programin e tij argëtues arrin të marrë të gjithë vëmendjen e shtëpiakeve. I katërti renditet programi i mëngjesit në Vizion Plus, ndërsa në vend të pestë këtë vit shfaqet ABC News, që ka lënë pas Agon Channel, që një vit më parë ishte programi i pestë më i ndjekur.

Mesditë me telenovela

Në fashën orare të mesditës (10:00-15:59), një periudhë pak e qetë për televizionet, ku audiencën kryesore e përbëjnë femrat shtëpiake, shikueshmërinë më të lartë e ka marrë TV Klan, me ritransmetimin e telenovelave, i ndjekur nga Top Channel dhe Vizion Plus. Shikuesit nuk harrojnë të informohen me zhvillimet e ditës, duke pasur preferencë News 24 dhe ABC News.

Pasditja, “Bidai” thyen rekorde

“Bidai”, një telenovelë indiane e një stili të veçantë, që transmetohet në TV Klan çdo ditë në orën 17:00, ka arritur një audiencë rekord në Shqipëri, duke u renditur në programin më të ndjekur në javën në fjalë. Ajo kap një ‘rating’ mesatar prej 28.4%. Klan vijon të ruajë kryesimin deri në orën 19:30 të mbrëmjes, ku telekomanda kalon te Top Channel për ndjekjen e lajmeve të mbrëmjes. I dyti në segmentin kohor të pasdites është Top Channel, i ndjekur nga Vizion Plus. Sërish, lajmet ndiqen te News 24 dhe ABC News.

Në mbrëmje, kryeson sërish Klan

Nga ora 19:00 deri në orën 23:59, është TV Klan që mban kryesimin gjatë ditëve të javës, duke fituar pikë nga transmetimi i telenovelave turke, me një diferencë të ngushtë me Top Channel, ndryshe nga java e prillit e vitit të kaluar, ku ishte Top Channel ai që dominonte. I treti ruan pozicionin e konsoliduar Vizion Plus, i ndjekur nga kanalet e lajmeve News 24 dhe ABC News. Në oraret e vona shfaqet dhe “Digi Aksion”, kanali i filmave aksion në Digitalb.

 

Artikulli i plote

13 Komente

Maroi!

Me vendim unanim Mayweather.

Me Pasqualen isha sot po e smotheri me mjeshtri b.ziu. Diti me e lujt.

Spat apset. Bukmejkerat i ran kokes fiks.

nashti o po veme ne ne turqi o po mbrrin turqikoja ne evropi, pernrysh nuk mund te shpjegohet suksesi i telenovelas turke, cucuklar

i ka shpetuar analistes, por po te shohesh me vemedje luhatjet e top channel me ato te vizion plus, duhet te kene nje korrelacion negativ, sa me i larte top channel, aq me i ulet vizion plus.. cfare do te thote se eshte e njejta audience qe keta ndajne. Ndersa Klani ka nje audience thuajse statike, te qendrueshme - te paqyteruar, shtepiake qe nuk ben zapping apo nderron kanalin e televizorit qe ri ndez gjithe diten. 

Pra kemi nje segmentim te ngurte te audiences, ndermjet klan dhe top channel/vizion plus

problemi tjeter, eshte metodologjia e kompanise - merr ne telefon robt qe jane kryesisht ne shtepi, gra e plaka ne dhomen e ndjenjes... p.sh. ne dhomen e gjumit eshte babai duke pa ndeshje boksi -  pra ky kampion nuk eshte i besueshem ne aspektin metodologjik - tani qe kane dale televizionet digjital duhet te jete me e besueshme te marresh ate informacion, pasi me duket se te tre keta kanale transmetojne ne dvbt

Edhe 80% me 20% (8 me 2) te dale prap krenaristat do e shohin ne favor humbjen. Do thon wa sa mire vetem 20%. Tamam per ne hipsterat ky topi.

dmth, nga krejt statistika e publikuar prej Monitor, kane marre grafikun e mesatares se Rating dhe interpretimi i tij, motivi i te cilit sqarohet ne 2-3 paragrafet hyres e sintetizohet ke titulli, perben artikullin.

Shume mire, mua kjo me pelqeu - observim i thjeshte mbi ca matje deri diku te besueshme, pa "hartimet" karakteristike te prurjeve qe sillen ketu me se shumti. Edhe pse nuk eshte kushedi secfare per shkak se sjelljet e audiences jane  evidente nga grafiku, autorja ka shtuar si vlere titujt perkates te emisoneve/ per fashe kohore, duke e bere gjithen te gjalle dhe konkrete, qe ka qene sic duket qellimi i dyte i shkrimit. S'e besoj ka qene analiste autorja, mgjqe s'ka pse te jete. Mund t'a shtjellonte korrelacionin (intrigues!) Top Channel  / Vizion + ketu, ose edhe vecmas, xhanem.

Mire do ish ca informacion elementar mbi grafikun. Edhe pse te thote, lexo Monitor per metodologjine e te tjerat (qe une s'e bera se pertova, por pikerisht aty eshte e gjitha).

Rating - Raporti i shtepive  (households), me televizore qe po ndjekin programin e caktuar, me nr. total te shtepive (household) me televizore (pavaresisht te ndezur a te fikur ne momentin e matjes).

Share (tabela ne origjinal) - Raporti i shtepive (households) me televizore qe po ndjekin emisionin perkates, me nr e shtepive (households) me tv qe kane te ndezur tv-ne ne momentin e matjes.  

AVT(tabela ne origjinal) - average viewing time. 

nga eksperieca ime ne Shq, preferova Ora News. Me pelqeu sesi punohet me njerezit ne ate stacion tv-je. Kuptohet po te veresh sesi te drejtohen speaker-at ty si shikues i atij kanali, kur flasin, qofte ne lajmet qofte per te tjerat. S'e di c'ane te politikes mbajne me thene te drejten. 

Partizani vs Tirana fillon tani.

Qemal Stafa 100 % plot.

Seç kom nji parandjenje qi do ket rremuj smiley

Jo vallai. Ne stadium ngja sikur lu Real - Bajern ne finale. Tifo e madhe. 2-0 kane parrulle te madhe Tirana smiley

1-0 Tirana.

U ndez stadiumi.

Ka shku Ilir Meta per te ba tifo per Partizanin. smiley

Kome, a e jep interneti ket neshje gjo?

dhe ku, po ashu?

S'ma kapka ke telefoni. Tvsh-ja s'e ka lancu verzjonin mobil?

s'bohet ai vend! smiley

Skenderbeu per here te 5-te rresht kampion. smiley

Takohemi vitin tjeter!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).