Nga Balkanweb: Këshilltari i kreut të Kuvendit, Emiljano Aleksi na ka njohur sot me një autokolonë të makinave të LSI të cilën ai e quan “Autokolona e fitores”. Duke postuar një foto ku shfaqen disa makina të tipeve të ndryshme, të mbuluara me logon dhe ngjyrat e Partisë Lëvizja Socialiste për Intergim, Aleksi na tregon se si po përgatitet LSI-ja për fushatë. Ndërkohë që në një tjetër status të disa minutave më parë Aleksi ka bërë me dije se ndodhet në Velipojë duke shtuar se dhe pse është 1 maji, ai punon. Dhe siç duket, bashkë me të shkon edhe autokolona e makinave të LSI.

***

Mirë e bukur deri këtu me Autokolonën e Fitores (ose ç'u mbush mali plot me rrush, thotë nëneja janë krushq.) 

Natyrshëm lind pyetja: kush martohet? Ndjese, natyrshëm lind pyetja: ç'thote Kodi rrugor për mbulimin e xhamave?  Jo më larg se vjet shtypi raportonte për kontrolle blic ndaj makinave me xhama të zinj ose të errësuar.  Veshja e xhamave konsiderohet shkelje e Kodit Rrugor dhe është e ndëshkueshme me gjobë 5-20 mijë lekë të reja. 

Natyrshëm pra lind pyetja tjetër: a dorovitën krushqit policinë e Shkodrës? 

76 Komente

ç'thote Kodi rrugor për mbulimin e xhamave?

Xhelozi e paster! 

  • Xhelozia eshte e verdhe mo Ron.
  • Kjo eshte dashuri, dashuri e zjarrte...smiley
  •  

 

Haters gonna hate...

kur afron fushata lsi-se i celin lulet.

Monda ,jane krushq me pare keta ta prishin mendjensmiley

a e din ti mor qafir ç'thote kodi rrugor per mbulimin e xhamave..?  -hiç nuk e din!.smiley

kjo makina e fundit me ate shiritin e bardhe siper, qenka mu si ajo kafsha qe vjen erë e keqe (tamam per LSI)  qelbësi.

Me shpejt

Ncncncn, 2 milion e kusur klikime per tallavane me refleks. 

uje te zi i nxjerrin ne dasma smiley

Hera e pare qe e degjoj (rrofsh ene ti) dhe kam qene ne te pakten 2 dasma ne Shqiperi.

Pupupupu, te keqen e Nishtulles. 

Jo vetem veshja e xhamave konsiderohet shkelje e kodid rrugor, por edhe lyerja e makinave me nje boje (e kuqe) tjeter nga origjinali, nese nuk aprovohet dhe nuk regjistrohet ne lejen e qarkullimit te automjetit, perben shkelje te kodid rrugor dhe denohet me gjobe dhe bllokim te automjetit.  

ky i fundit ka veshur dhe xhamat e shoferit, per shkak te kohes si themi dot pilot bore

Ci avete aperto la pancia o lsi

FANTAZI!

Ferrarismiley

KUALITET!

GUSTO

Basta essere convinti thone taljont,s'kane shku kot ne shkodersmiley

Shkodra: kryqendra e komunizmit.

p.s. Jam i ri e nuk e njof shume mire historine e partise komuniste shqiptare por me te degjuar e kam qe grupi i shkodres ka qene me i pergatitmi. 

smiley​ sigurisht,idete ishin shume te bukurasmiley

buletini jeshil! eeeehhh, teori e komunizmit e klasit te pare. 

u bona melankolik tani.

a e din ti Ron se kuj i ka thon "dielli(alegorik)"!!! Migjeni.

Ajo toke atje ishte e etur per komunizem.

shkodranet e dun me shpirt te majten, socializmin. kan qen bij te devotshem te demokracise se masave, te aspiratave te proletariatit. Uzina e telave psh... kudher formimi... insituti i shkodres e conte pervojen socialiste me larg se 10 universitete... instituti i misrit dhe orizit... dajci... ai kengtari me kollare zhurmus qe tha PF-ja... m'u mor fryma ktu, me falni... etj. etj.

Natyrshëm pra lind pyetja tjetër: a dorovitën krushqit policinë e Shkodrës? 

Aludime dashakeqese!!!

Ballkanwebi le te shkruaje, autokolona shkon perpara.

Aludime qe cenojne nderin dhe integritetin e policise dhe te LSI-se. 

Nje aludim i tille e ka hak nenin 617/1

smiley Fantazia (tm emo) jote e ka hak nenin!

O Roni, o kollovar LSI-je smiley

@ kuazimondo:

por edhe lyerja e makinave me nje boje (e kuqe) tjeter nga origjinali, nese nuk aprovohet dhe nuk regjistrohet ne lejen e qarkullimit te automjetit, perben shkelje te kodid rrugor dhe denohet me gjobe dhe bllokim te automjetit. 

Epo deri aty s'me shkoi mendja.  Kujtoja se i kishin mbledhur makinat e kuqe ku jane e ku s'jane

Vej bast se ajo "xhelateria" aty anash sherbe vetem akullore me luleshtrydhe. 

meqe me doli emri ne instancat e larta, me lejoni t'Ju them qe nuk shof asnji te keqe me kollovarllikun. esht nji laker tjeter nga mentaliteti obskurantist i yni qe duket pastru. po, po, nji skorje do thosha. sic nuk ka asnji te keqe po te marresh mbiemrin e grus!

smiley M'lejoni te them I gracefully give up smiley. Ku e nis i ziu rob, ku e con e kuqja LSI, e ku ta bitisni ju!

@ 'Bama: nga keto.

Zoterinj: Shkodra Socialiste nuk eshte Baltimore!

Na iqte syte me kete foto! Migrene per te pakten gjysem ore. Jam i sigurte se LSI u ka shpernda syze me filter antareve te vet. Kam pershtypjen se do kete nga nje te tille parkuar perpara cdo qendre votimi. 

 

Nga ana logjistike duhen pershendet patjeter. Kane marre masat qe te shkojne dhe te degjojne hallet e qytetarit ne cdo cep te qarkut. Vetura per ne fushe, fuoristrada per ne mal. Fugoni dergohet atje ku poplli ka shume pyetje e shume halle. 

Kush i zgjidh hallet e mija...

Fugoni dergohet atje ku populli ka shume pyetje e halle

smileysmiley

me kujtoi paradat e e kohes se komunizmit kjo foto...

Qeshu rini qeshu, bota eshte e jotja.
Te haj m... Tahiri me ligjin e barabarte per te gjithe. Disa jane me te barabarte se te barabartet.

Nji thirrje kam per Meten: Mos ja luj valinxhen Baba Takut.

Kush e financon LSI ? 

Ilir Baba dhe 40 hajdute. 

smiley

Cudi, se  kjo puna e hajdutllikut,  ka  pas  qene zanat i tepelenasve dhe jo i skrapallinjeve . E keshtu keshtu, tradita nuk harrohet trashgohet nga Ali Pash Tepelena tek Ilir Pash Skrapalliu. ose Ilir Baba me 40 hajdut smiley

Shyqyr qe ka zgjedhje njehere ne 2 vjet qi mbajne me lek gjithe te papunet e gjithe studiot nga keto te posterave e xhingla-mingla (rrofshin vellezerit kinez qe ndohmojne vellezerit e LSI-se). 

Mund te jem i gabura por ky fenomeni LSI po behet disi i frikshem atje. Ku ka varferi keta tipat e pushtetshem (qe jane te zhytur ne pislleqe por qe mund te te qajne hallet fet-e-fet) behen heronj e terheqin si me magnet. Dhe me kete aspekt te frikshem kam pershtypjen qe ka mbaruar koha per gallate, eshte koha per sensibilizim (nja dy pranga nuk do te ishte keq, por hajt mo)... Edhe Toma nuk na doli gje ...

your 7% money at work.smiley

Ju ndoshta s'e dini, por keto jane makinat e ca gjynafqareve qe shpresojne, urojne, punojne... qe te kapin ndonje pune neser.

waw

doli forca e ligjit

me gjujt fakirat

me kerkese nga amerika

se s'kena me ca me e rrujt ne amerik

Ju tregoni injorancen tuaj ligjore ne kete rast, sepse sipas kushtetutes se Shqiperise, Ilir Meta dhe LSI qendrojne mbi palet dhe mbi ligjin keshtu qe ketu s'ka asgje kundra ligjit apo kundra deshires dashamirese per te ndihmuar gjithe shqiptaret anembane vendit jo vetem me muhabetin dhe shakane spontane qe plas pas nje gote rakie Skrapari, por dhe me pune, prosperitet dhe p...ara. 

P.S. Meqe s'ra fjala, c'u be me ate byrone federale qe do bente Rama, apo s'po i gjejne dot zyrat e pershtatshme per headquarters tek Komuna e Parisit?

Goooool.

NE Revolushen 2 

ny red bulls 0

 

2-1 bre..

po shum dobet lol

    Qani, qani hallin LSI -se! Ka nje organizim qe asnje parti tjeter, jo me ketu por ne tere Evropen, nuk e kane.Nje organizim  e mobilizim te te rinjve qe mua me habisin.Dhe e tera kjo eshte merit e Monikes.Kushdo qe behet antar i kesaj force sistemohet ne pune.Eshte partia me fondet,me harxhet me te shumta  .....dhe qe nuk i mbarohen hic!

    Kjo force politike do te vazhdoje  ngjitjen dhe pesha e saj do rritet edhe me.Dy partite e medha do rrudhen dhe nje dit besoj se do dali nje force mobilizuese per ta shperbere kete rrjet partish qe shkaterroi te ardhmen e vendit.

    Kreu i LSI ka filluar te kuptoje se e ardhmja e vendit eshte mobilizimi i popullit per bujqesi dhe agro- turizem- turizem.

    Mbani mend, shum shpejt do te nise rregen ndertimi i ambjenteve te mbrojtura ( serrat me ngrohje ) per daljen e produkteve shqiptare ne tregun rajonal e me gjere.Po gjejme mbeshtetjen  e kesaj force ! Eshte kjo  njera prej rrugeve me te ardhme...Sa ka bujqesia jone te tilla mundesi ..! Une per kete e vleresoj rolin e kesaj force ..

Kryetari I saj sikur e ka vendin ne burg thone...

Kreu i LSI eshte nje fat jo vetem per Shqiperin, o Grave, por edhe per Ballkanin.

Ka sjelle elementin e maturise nder Shqiptaret e hardallos. E pe c'ishte bo ne Shkozet?

Eshte nga vendi i Riza Ceroves dhe Abas Ermenjit ai.  smiley

Eshte more xhan eshte PO ne ate koncesione qe kane shkaterruar naturen eshte edhe firma e tij .

Zoti i do mekataret Grave.

LSI-ja eshte pjella me e frikshme qe mund te kete prodhuar tranzicioni shqiptar ne politike.

Ne pritje te Shen Monikes dhe Shen Ilirit.

Te gjitha i kane edhe nga keto qe thoni ju e ca me shume,  por shifni ca organizimi te te rinjve! Mbetem i habitur se ca force i mbledh aty ! Ore ai investon per te rinjte.Covi dy muj ne Jale 350 djem e vajza ...Me te ngrena e te pira dhe organizime per defrim te rinise.Me thoni kush tjeter e ben ? I vesh te gjithe me uniforme etj etj ...

Po qe puna per hajduterie , nk dihet kush e fiton garen nder kreret e politikes .Te gjithe pa asnje pune dhe te gjithe milionere e me shume akoma ...

Eshte hata e madhe sepse po rrisin e selitin brezin tjeter te rryshfetcinjve.

Alba , ke marifet te na thush zgjidhjen  sipas pervojes andej , me kushtet e naijes tone se keto i dime qe heret .Ilaci cili eshte ? Nuk besoni por aty ve re nje rini qe " hidhet ne zjarr per Ilir Meten " ! Ishin gjehic hitlerjugenit ...

Ore mos besoni ne daci por mua me habisin ..

Sipas nahijes ketej kryetari I parlamentit te shtetit te new yorkut rrezikon 100 vjet burg per te njejtat gjera qe psh akuzonin Berishen (rekomandimi I firmes te se bijes).po ketu gjykatesit  jane komplet te pavarur e nuk pyesin kush je .

shyqyr qe me ne fund po flet mire dhe drejt, se na dokendise me ato muhabetet e Iranit dhe Dushanbeut dhe fidainjt. Tani je me ne fund Grava qe di une. Shum i qarti!

em, ndonje link per boksin , a di ?

ndonje link per boksin sot

Nuk ta pashe pjesen tjeter te komentit po korruptimi I rinise nga LSI eshte dicka e frikshme.rinise I jepet mesazhi se perparimi ne jete nuk behet nepermjet shkolles e punes por duke u bere pjese e LSI .njerezit dikur ne Columbia benin be per koke te Pablo Escobar se u blente shtepi te varferve pacaresisht se ato ishin pare droge e gjaku.

Alba, e paske lexuar shkrimin ironik te Marksit "Lavdërimi i Krimit" qe e kam perkthyer gabim une.

Po pse nuk ke lene ndonje koment aty ajcen zingen dingen zungen, ti je dhe antikomuniste, antimarksiste, si puna ime.

 

Me ka shpetuar pa e lexuar heretik eshte shkrim shume interesant.Bibla e kaurit pershkruan mallekimet e perendise qe rane mbi popullin e izraelit se toleroi apo u be pale me udheheqesit e korruptuar.

Righteousness exalts a nation: but sin is a reproach to any people.

nuk mendoj se lsi eshte me e korruptume se dy partite meme, thjesht kane me te zhvillum instiktin e mbijeteses.
kush do me mesu si indoktrinohet lehte rinia te shofi filmin didaktik gjerman die welle

po c'e diskuton! nje derexhe jane te gjitha. duhet me pas trunin sa nje kokerr lajthie me besu qe meta na qenka me ndryshe nga kto te tjeret meqe e kapen me cimke tu vjedh. pse si qeka ky muhabet: po s'me kape me cimke, nuk vjedh, e? presumimi i pafajsis punon vetem ne gjyq. kjo ngatrrohet najher. vjedhin e korruptojn aq sa mundin; dhe mundin shume! kaq e thjesht. e jo vetem kaq: shumica e luftes behet me kap pushtetin pikerisht me vjedh e korruptu sapo te vije siraja.

cdo gje esht e qarte, edhe pse s'jetojm atje dhe s'i njofim kulisat e kulishat: kemi te bejme me nje oligopol te neveritshem, te kushtezum nga niveli yne mizerabel i kultures sone turli, me mbidoza imam ballajdie te lindjes se aferme ne te. pak sundues te organizum ne nje klase qe mirkuptohen mes tyre. kam prit (dhe do vazhdoj te pres, se ca do humb tek e funit) mos ndodh mrekullia e fillon te instalohet kultura e ndeshkueshmerise ne horizontal: pra kur sunduesi te procedoje ish-sunduesin, ose shokun sundues te korruptum.

deri tani: no bananas, thot amerikoni. deri tani vetem "he mo, c'i qi t'emen" kemi, laj-thaj.

vura re nje makine te kuqe me goma te trasha!

mos valle dhe Bradi...

Si u gdhive Rono , shi po bie smiley

Jo Brad koha eshte fantastike por fatkeqesisht vuaj nga alergjite sezonale dhe nuk mund te them se Pranvera eshte stina ime e preferuar.  

Brad, si mendon do dalin zgjedhjet?

Me le  ta pi kete kafe rehat pash zotin se sa jam zgju , aty po me rref se si dalin zgjedhjet , 8 vjet boll mo......smiley

te bofte mire kafja o Brad!

Rrofsh , Rono nuk e kam pas pire kafen me pare , u bo nja y muaj qe kam fillu me e pi , shenje e mire eshte apo e  keqe.

kafja ne mengjes trego qe duhet me u zgju heret. Zakonisht zgjimi heret nderlidhet me vajtjen ne pune. Vajtja ne pune nderlidhet me prosperitet ekoniomik. Pra mund te themi qe kafja ne mengjes eshte shenje e mire. Gjithmone flasim ne pergjithesi.

P.s. Brado e mer Grida Durresin apo jo? Te verteten!

Une i qendroj asaj qe kam thene , Me kollaj e ka Halimi me Vilajetin se sa Grida me Dakon , fitorja e Dakos ne Durres vendoset tek ai Restoranti qe hengren ato miqte e tuje nga Kosova , po degjove qe Vangjush Dako ka ngrene dreke tek ai restoranti me Blendi Klosin dhe Nar Koken fitoren e ka te sigurte smiley

Me ke nderu me at restorant. Po bojsha muhabet me njonin prej tyne para ca ditesh dhe i thashe per nji muhabet me cfare do ta vejm me bast? E vejm me tha me nji dreke te Pampas. 

Se ty s´para te merret vesh kur tallesh dhe kur e ke seriozisht smiley  ishin knoq megjithmen apo nuk kane qene fare dhe tall lesht smiley

per zotin e kam megjithmen!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).