Miratohet program i ri 5 vjecar. Mbështetje për reformat lidhur me qëndrueshmërinë makrofinanciare, nxitjen e rritjes së sektorit privat dhe krijimin e një qeverisjeje të përgjegjshme.

Banka Botërore njoftoi miratimin e një Programi të ri 5 vjecar 2015-2019 me Shqipërinë, Kuadri i Partneritetit, i cili parashikon një hua deri në 1.2 miliard dollarë për të mbështetur synimet e vendit për arritjen e një rritjeje të të drejtë dhe për integrimin europian. Bordi i Drejtorëve ekzekutivë, mirëpriti përparimet e fundit në zbatimin e refromave makro-fiskale dhe strukturore, ndërsa vuri ne dukje vendosmërinë e fortë të qeverisë ndaj këtyre reformave të pritura prej kohësh.

Programi i ri është në linjë me objektivin e dyfishtë të Bankës Botërore për uljen e varfërisë dhe rritjen e mirëqënies së përbashkët. “Banka do të rrisë dhe do të thellojë mbështetjen e saj ndaj reformave në Shqipëri që kanë për qëllim qëndrueshmërinë makrofinanciare, nxitjen e rritjes së sektorit privat dhe një qeverisje të përgjegjshme. Rruga e ndjekur për reformat dhe rezultatet inkurajuese përbëjnë shtysën për rritjen e nivelit të mbështetjes së Bankës Botërore për vendin”, nënvizon një deklaratë e Bankës.

“Shqipëria ka një mundësi historike për t’u ndarë nga e shkuara dhe të përshpejtojë ecjen e saj drejt begatisë dhe integrimit europian. Kuadri i ri i Partneritetit me Shqipërinë i përgjigjet kësaj mundësie dhe mbështet përparësitë e vendit”, tha Ellen Goldstein, Drejtoreshë e Bankës Botërore për Europën Juglindore, duke shtuar se “ne presim vijimin e reformave te nisura dhe zbatimin efektiv të tyre, në mënyrë që të arrihen rezultat në të mirë të qytetarëve shqiptarë”.

Programi i ri mbështet tre fusha. E para ka të bëjë me qëndrueshmërinë fiskale dhe stabilitetin financiar, për të cilën Banka do të mbështesë masat për përmirësimin e konsolidimit fiskal, forcimin e menaxhimit të investimeve publike në sektorin e Transportit, dhe përmirësimin e stabilitetit financiar.

Fusha e dytë është ajo e nxitjes së rritjes së sektorit privat, për të cilën Banka Botërore do të ofrojë mbështetje për rritjen e konkurrencës dhe krijimin e vendeve të punës, dhe për reduktimin e pengesave në klimën e biznesin dhe mungesave në infrastrukturorë, si për shembull ato që mbizotërojnë në sektorin energjetik.

Fusha e tretë ka të bëjë me forcimin e menaxhimit të sektorit publik dhe të shërbimeve. Mbështetja e Bankës Botërore synon krijimin e besimit të qytetarëve te qeverisja, forcimin e shërbimeve dhe të ofrimit të tyre si dhe aksesin ndaj shërbimeve bazë.

“IFC-ja do të mbështesë sektorët strategjikë në Shqipëri, si infrastruktura dhe energjia, përmes përmes shërbimeve këshillimore dhe investimeve të partneritetit publik-privat (PPP), do të ndihmojë forcimin e mbështetjes së sektorit bankar nga Ndërmarrjeve të vogla e të mesme dhe industrive të orientuara drejt eksporteve, si dhe të do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së investimeve për tërheqjen e investimeve të huaja direkte”, shpjegoi Tomasz Telma, Drejtor i IFC-së për Europës dhe Azinë Qëndrore.

Aktualisht Banka Botërore ka në zbatim në Shqipëri tetë projekte me një vlerë të përgjithshme prej 512 milion dollarësh.

11 Komente

E mire se vetem Bracja ka ngel pa vile .

Good!

Sa bukur qe thuhet per borxhet mor amani;  Ndihme, asocim, perkrahje smiley

 Njerez  edhe ...me fare pake shkolle , imagjinoni qe kete mal paresh ta kullandrise ministri, qe seqysh eshte mbrujtur ashtu surrati i tij, Ahmetaj ! Nuk mund ta imagjinoni deri ku shkon paftesia dhe ligesia e keti, ....bicimsez ministri ! 

Kush i zgjedh , voton e ve ne krye keta tipa?

Kot e ke marre inat, ka ngritur dhe nje universitet elitar ku salla e mesimit kufizohet me bilardon, te vetmin ne jug te shqiperise...

Eh te keqen, e boni targetin Ellen Goldstein, disburson 1.2 Miliarde ne Shqiperi dhe as i rruhet fare per problemet qe ka me disbursimet me Turqine fjala vjen. Jepi o burra, merre bonusin dhe per ket vit Ellen se nje pjese ta paguj une avash-avash me keste. Se ca suksesi eshte arrit deri tani me mbi 1 miliarde dollare qe ka dhene BB ne Shqiperi nuk e dime, po ci qi t'emen, ne republike bananesh jemi ne fund te fundit smiley

Se ca suksesi eshte arrit deri tani me mbi 1 miliarde dollare qe ka dhene BB ne Shqiperi nuk e dime

 

Po qy o se dime? BE- u thote, se po pertoj ta shkokoleps raportin, qe harxhoi 700 meleona per te kompatibilizu robt qe merren me linjat e integrimit, por simbas vete BE-ut, fatkeqsisht 75% e ktyne njerze aset, u flaken nga nendetsja fill pas zgjedhjeve smiley

E kshu, nji fond i ri alokohet dhe bota rrotmërrotrrotullohet 

shyqyr se arka shtetit  thane eshte boshatisur

dil o popull dil

shih se kush po vjen

po na vjen BE

bashke me qerrestene

dil o te keqen dil

dil e shih ne dere

po ngarkohen mushkat

bashke me gomere

Sa lumturi e madhe qe borxhi do rritet edhe me mbi 10% te gdp ne 5 vitet e fundit...pjeri me siguri qe tani do relomandoj short borxhin shqiptar

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).