Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha deklaroi mbrëmë në emisionin “Opinion” se nuk ka asnjë shans që projektet madhore të nisura për kryeqytetin të mbeten në mes ndërsa shprehu bindjen se këto projekte do të mbyllen sukses nga Halim Kosova, kandidati demokrat për Bashkinë e Tiranës. “Nuk ka asnjë shans. Projekti do të vijohet nga Halim Kosova. Asnjë projekt nuk rrezikon të kthehet” tha Basha.
Ai shprehu bindjen për një fitore të thellë  të  Halim Kosovës në zgjedhjet e 21 qershorit duke vlerësuar lart figurën e Kosovës si më dinjitozen për Tiranën dhe qytetarët e saj.

Gjatë kësaj interviste, Basha foli  për katër vitet e  djretimit të Bashkisë prej tij ndërsa bëri dhe një bilanc të arritjeve gjatë këtyre viteve. Ai theksoi se bilanci i punës së tij gjatë drejtimit të Bashkisë në këto katër vite, është bilanc suksesi. “Është një projekt tërësisht i suksesshëm. Modeli me të cilin unë kërkova votën e qytetarëve ishte një model krejt ndryshe. Premtova punë dhe jo bujë, vepra konkrete dhe jo fasada. Puna duket, preket nga qytetarët. Bilanci është i prekshëm kudo. Vepra konkrete për Tiranën janë ndërtuar, kemi me qindra investime publike” u shpreh Basha.  Duke u ndalur në disa nga projektet madhore të shpallura dhe të nisura prej tij, Basha cilësoi Bulevardin e ri të Tiranës si një nga veprat më madhore të Tiranës në  80 vite. “Bulevardi është një nga veprat më madhore që Tirana ka njohur në këto 80 vite. Është premtimi im për të krijuar një zonë të re zhvillimi në Tiranë. Është një masterplan, i cili do të kujdeset për 40 mijë banorë të rinj të Tiranës.

Tirana pritet që në 7 vitet e ardhshme të rritet me 100 mijë banorë dhe kjo zonë do të shërbejë. Bllokimi i Ramës nuk ka qenë kundër Lulzim Bashës, por ka qenë kundër qytetarëve të Tiranës. E ka bërë kundër 2300 qytetarëve që do të punësoheshin përmes këtij projekti. Sot kjo vepër ka nisur punën” tha Basha. Në lidhje me projektin e stacionit multimodal,Basha shprehu keqardhjen që edhe  ky projekt u bllokuar gjithashtu qëllimisht nga qeveria Rama. “Kjo ka qenë një nga çështjet e mprehta të debatit tonë politik. Projekti është i hartuar. Aty do të integrohen shërbimet e tramit, të autobusëve interurbanë. Projekti është financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH e konsideroi projektin të financueshëm. U bë gati procedura e koncesionit, pyeteni Ramën pse e ka bllokuar. Pyete përse e ka bllokuar koncesionin e plehrave, pse e ke bllokuar multimodalin, pse e ke bllokuar bulevardin, pse bllokon parkimet? E di çfarë bën apo jo? Çon policë në rrugë ku po bëhen ndërtime trotuarësh apo riparime, bllokon punimet dhe i merr punonjësit i çon në komisariat. Këtu ka shkuar abuziviteti tij, lufta politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës” tha Basha. Ai vlerësoi  gjithashtu edhe nisjen e punimeve për ndërtimin e Xhamisë së Madhe, duke theksuar se: “Xhamia e Madhe është natyrisht një borxh ndaj komunitetit mysliman, ndaj besimtarëve myslimanë. Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që kam pasur mundësinë të vë në rrugë të mbarë, procesin me shumë aktorë të ndërtimit të Xhamisë së Madhe” tha Basha.

- Pse morët vendimin të mos kandidonit zoti Basha?
Unë e kam bërë të qartë vendimin tim, ka lidhje me respektin tim ndaj qytetarëve të Tiranës, të cilët meritojnë një kryetar Bashkie me kohë të plotë. 

- 4 vite nga ardhja juaj në krye të Bashkisë së Tiranës, a mendoni se projekti juaj dështoi në njëfarë mënyre, pra që nuk është realizuar në atë nivel që ju vetë prisnit?
Është një projekt tërësisht i suksesshëm. Modeli me të cilin unë kërkova votën e qytetarëve ishte një model krejt ndryshe. Premtova punë dhe jo bujë, vepra konkrete dhe jo fasada. Puna duket, preket nga qytetarët. Bilanci është i prekshëm kudo. Vepra konkrete për Tiranën janë ndërtuar, kemi me qindra investime publike.

- Bulevardi i madh i Tiranës... 
Bulevardi është një nga veprat më madhore që Tirana ka njohur në këto 80 vite. Është premtimi im për të krijuar një zonë të re zhvillimi në Tiranë. Është një masterplan, i cili do të kujdeset për 40 mijë banorë të rinj të Tiranës. Tirana pritet që në 7 vitet e ardhshme të rritet me 100 mijë banorë dhe kjo zonë do të shërbejë. Bllokimi i Ramës nuk ka qenë kundër Lulzim Bashës, por ka qenë kundër qytetarëve të Tiranës. E ka bërë kundër 2300 qytetarëve që do të punësoheshin përmes këtij projekti. Sot kjo vepër ka nisur punën.

- Nëse PS fiton zgjedhjet ka mundësi që ky projekt të kthehet?
Nuk ka asnjë shans. Projekti do të vijohet nga Halim Kosova. Asnjë projekt nuk rrezikon të kthehet.

- Projekti i tramit......
Në Bruksel sot është gati financimi për linjën tjetër të tramit, nga stacioni multimodal tek sheshi “Nënë Tereza”, cili nga kryebashkiakët e Ballkanit ka arritur që brenda dy vitesh të ketë gati financimin e ndërtimit të tramit. Kjo është çështje vizioni. Projekti është gati, kantieri do të jetë gati sapo një qeverisje e përgjegjshme do ta vlerësojë këtë jo vetëm si një projekt që i bën mirë transportit publik të qytetarëve, një projekt që hap mijëra vende pune. Kush është ky që e bllokon projektin e tramit? Projektin e bulevardit? A e dini që vetëm me këto dy projekte ka bllokuar 5 mijë vende pune këtu në Tiranë. 

- Projekti i Xhamisë së Madhe....
Xhamia e Madhe është natyrisht një borxh ndaj komunitetit mysliman, ndaj besimtarëve myslimanë. Unë jam jashtëzakonisht i lumtur që kam pasur mundësinë të vë në rrugë të mbarë, procesin me shumë aktorë të ndërtimit të Xhamisë së Madhe. 

- Duke ngrënë hapësirën e lulishtes...
Jo. Asnjë metër katror. Ishte pronë e komunitetit mysliman. E dizenjuar që në vitin ‘94 për t’u bërë xhami dhe e zvarritur për dekada me radhë. Padrejtësi e madhe ndaj besimtarëve të komunitetit mysliman. I çuan pas Pallatit të Kulturës, i çuan andej nga donin t’i çonin vetëm dhe vetëm që të mos ndërtohej Xhamia e Madhe. Unë bëra modelin tim. Mblodha të gjithë aktorët e komunitetit mysliman, arkitektë, përfaqësues të besimit, imamët, ambientalistët etj. U mor vendimi se vendi më i përshtatshëm ishte Namazgjaja, vend historik për komunitetin mysliman. Dhe çfarë ndodh? Pasi u bë gjithçka gati, erdhi Edi Rama dhe e bllokoi. 

- Rama bëri shpronësimin...
Jo nuk e ka bërë, janë në gjyq me pronarët. Ajo çfarë ndodhi ishte një bllokim i paligjshëm dhe i pamerituar i veprës së komunitetit mysliman. Dhe tani i kanë futur në probleme të mëdha me pronarët e tokës.

- Në lidhje me stacionin multimodal... 
Kjo ka qenë një nga çështjet e mprehta të debatit tonë politik. Projekti është i hartuar. Aty do të integrohen shërbimet e tramit, të autobusëve interurbanë. Projekti është financuar nga Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim. BERZH e konsideroi projektin të financueshëm. U bë gati procedura e koncesionit, pyeteni Ramën pse e ka bllokuar. Pyete përse e ka bllokuar koncesionin e plehrave, pse e ke bllokuar multimodalin, pse e ke bllokuar bulevardin, pse bllokon parkimet? E di çfarë bën apo jo? Çon policë në rrugë ku po bëhen ndërtime trotuarësh apo riparime, bllokon punimet dhe i merr punonjësit i çon në komisariat. Këtu ka shkuar abuziviteti tij, lufta politike që i ka shpallur Bashkisë së Tiranës.    

(Marrë me shkurtime nga emisioni Opinion)

57 Komente

Lul, humben laburistet.

Nese i ben keto zgjedhje, pra fushaten siq e ke nis politike, atehere mos u habit kur anetaret e PD-se te shkojne te Bamiri i Vitalit. smiley

Po si the dje si the?

Tek liqeni nuk eshte prek asnje cope lulishte ee ? smiley

Kesaj i thone te kesh faqen si bytha...

mire e tha Basha, edhe nje pushtues nuk do te ishte sjelle ashtu si KM i pshurrur i rilindjes po s'ka faj se me gjithe ato projekte madheshtore te Bashes do te kishte perfunduar ne cmendine. Vete do te mbahet mend per lyrjet e fasadave ne Tirane dhe lanen

http://tirana.gov.al/tme/

i bllokoi te gjitha projektet dhe tani pa pike turpi del dhe thote nuk ke bere asgje. Po mire e ka se shumica e te majteve sillen si dele qe vetem dine te blegerijne sic ju thote i pari. E kane ves qe nga koha e xhaxhi verit

 

 

 

Per dy vjet i kishin te dyja si qeverine edhe bashkine po nuk pame ndonje projekt, kush jane dele te majtet apo ata qe besojne pallavrat e ketij.

per dy vjet dashke te beheshin projektet, te gjendeshin mekanizmat e financimit dhe gjithashtu te realizoheshin ne menyre qe i pshurruri i rilindjes te mos i bllokonte pas dy vjetesh smiley

po dy vjet i kaloi dhe Rama ne pushtet por gjithmone justifikohet se prisni te gjithe mandatin, 4 vjet. Per Bashen mjaftojne 2 vjet sipas ripjelljes

bee bee bee bee

 

Ja e shikon ndryshimin, ti per nje fakt qe ky person ska bere asgje duke demostruar nje paaftesi te pa shembullt, dmth qe ta lesh dhe 20 te tjera nuk ben dott gje fillon e blegerin, kurse ne 'militantet e rames' jemi kritike edhe per qeverine....

Justifikimi me idiot eshte "bllokimi". nga 2011 ne 2013 nuk u be as edhe nje gje e vetme ne Tirane, dhe ishte sala ne pushtet. PD e ka 100% te humbur Tiranen. Syte jane nga shkodra.

nuk ka asnjë shans që projektet madhore të nisura për kryeqytetin të mbeten në mes

 

deri ketu shkova  smiley  smiley

 Ali Komiku ,pale kur merret me maxhorancen dhe i jep surratit ate pamjen kercenuese, si Selfo Qorri me trimat.

pikerisht, kur merret me maxhorancen e merr kete pamjen si selfo qorri smiley

note to Basha: mos u merr me maxhorancen mer, c'ke? se shqetesohen delet pastaj

Nderkohe,Basha dje ne prezantimin e kandidatit per Mirditen,ne qytetin e Rreshenit (6000 m'duket se kishte deklaru PD smiley )

 

Shife Bobin,shife - erdha une,-duket sikur thote,-hajde tunduni tani! smiley

po cfare te te them Pjeter, ti ke ra n'dashni vlla smiley ..me rilindjen smiley

 

smiley
Leni kto,m'duket se ene ty asht t'u t'pelqy. smiley

shume, bulldogu me kopene e tij

 

 

Harrove I LOVE YOU EDI RAMA.

Edhe ty s'te merret vesh ama. Tamam si cift bashkeshortor jeni. Njehere e do shume me germa te medha, njehere e shan.

Jo mire e ka qe permbahet ca (te pakten ne publik) perndryshe ka per ta nda fare prej gruse Ate. Te pakten jo tashti para zgjedhjeve. smiley

e mire mire,ti si duket po lepi buzet per vete dhe e shkarkon marazin te une. Edi pastaj, ka gusto te detajume,i don tironsa per here e mot,kshuqe futju;asht i gjithi i yti, mo kij galje.|smiley

Nuk jom i asaj nohije une mer. Mire thote gjembi, lesho shtrengo, do me e bo xheloz dmth. smiley 

i asaj nahie s'jam as une,po ju po ma shtroni si prespektive,kshu qe dhe ti futu i here, se noshta e ke pas si predispozite te mshefte dhe hala s'e ke pas kuptu, po u desht  ky lloj ballafqimi me e njoft veten. smiley

Po dashnine ti e ke shpreh me harpa te medhoja mer, apo s'esht e vertete. smiley

Rrofsh po mu me mjafto e tepro nahija ime. 

dhe mo u komplekso hic fare,se sic thote dhe zhardina;cdo kush ka te drejte ta perdore trupin e vet simas qefit.

jo diskriminimit!

Ca thu mer? Ti i shpreh dashnin pa pushim Liderit e une u kompleksokam? I ka dashnija e modhe keto, ta bo menjen jerem ta bo. 

Si po dilni me ato zgjedhje iher? 

jo,jo ato qi shprehen me zo te nolt s'kane komplekse si rregull,jan do te qere qi ja napin "paf" si ato geshtenjat e harrume ne prush.

zgjedhje? ca zgjedhjesh mo byrazer,pune e kollajt per ne tash me ket popull trim dhe socialistdashes. smiley

Sa kuti te kane caktu ty me rrujte? Se s'pyt per dashni Ai, du votat kokerr me kokerr tha. smiley

kokerr m'kokerr ka me i pas,se i dan punt ai;puna pune, qefi qef,mu m'ka per pune, ti e shof se po vetofrohesh per qef. smiley

Sa kuti te kane caktu ty me rrujte

R-ja shtese ishte me qellim? smiley

Dhe pa shkume fare. smiley

Nuk behet xheloze gruaja per keshtu gjerash. Te ishte aq xheloze, s'do bente aq shume selfies KM-ja me gjimnaziste

Shkuma,rrujtja te gjith keto tregojne se tashme keni vu ne pune fantazine tuj seksuale. Perpiqumi te permbaheni edhe pse e di qe s'e keni te lehte. smiley

Po c'mereni me kanakarin. Ai eshte vecse bytha e sali kafshes, ose e thene me muzikalitet eshte vegla e pordhes.

Ky ka qene 4 vjecar me i deshtuar dhe te hedhura ne plera nga bashkia e Tiranes ne gjithe keto vite.

kjo ndodh kur KM eshte nje ordiner qe per xhelozi refuzon te hedhe nje firme apo bllokon punimet ne bulevard perkunder vendimeve te gjykates

c'mund te pritet tjeter nga nje i droguar qe qeveris vendin?

 

Pse, ke projekt i paska bllokuar Berisha Bashes kur ishte kryeminister?

mesa di une dhe Rama eshte KM i Shqiperise apo meqenese jane te dy forcave te ndryshme duhej qe patjeter te sillej me keq se nje pushtues? Edhe Italiani kur ishte jo vetem qe nuk bllokoi por beri shume vepra ne infrastrukture megjithese ishin pushtues

Sado te thuash ti qe e bllokoi Rama ndaj s'beri gje, ne dime qe dhe me Berishen qe s'e bllokonte ai prape s'beri gje. Do te thote qe problemi s'eshte te bllokimi sepse dhe i zhbllokuar ai po njesoj veproi. Dihet qe puna me e madhe behet 300 ditet e para te pushtetit, eshte fakt i njohur. Rama ne dy vitet e para hoqi lazaratin, ndertoi stadiume, rindertoi qendra qytetesh, realizoi reforma ne energji, me duhanin, etj, etj. Ky ca beri per dy vjet? Edhe sikur te kete bere ndonje gje gabim, ndonje gje te shemtuar. S'ka rendesi. Ca beri per dy vitet e para qe te themi se ia paska prere hovin Rama ne dy vitet e dyta. Le te perdorim logjiken me liste faktesh, jo budallikun prej militanti si cope mishi me dy sy. Me jep nje liste te gjerave qe beri per 2 vjet, vec sheshit qe ia bllokoi Rames e coi miliona dem per ta dhjere vete.

llogjike kalamani

jo me larg se sot Rama tha qe gjerat nuk behen me shkop magjik per dy vjet, jo me per 300 dite. Kur i djeg prapanica e vet nuk ka shkop magjik ndersa per kundershtarin thote ti kishte perfunduar per 300 dite. Logjike deleje

beeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeeee

mos i permend sheshet. Te Durresit e kishte permjere, vetem beton ngjashem me ato pak lulishte qe pat ndertuar ne Tirane, ne fakt vetem lulishte nuk mund te quhen por ndoshta me mire betonishte. Vetem rindertim, asnje veper, duke perfshire stadiumet

reforma ne energji . Pse reforme quan ti ti falesh CEZ 700 milion Euro dhe ti marresh shpirtin popullit te keputur?

Kete reformen me duhanin po ta le ty ta shpjegosh se qenka e komplikuar

smiley

 

Jo liste, por as edhe nje gje te vetme nuk me solle qe ka bere Basha. Jam dakord qe s'i pelqen ato qe ka bere Rama. Por te pakten ka bere. Shiko sa i gjate te shkoi komenti duke ia share. Nuk fitohet bashkia duke share tjetrin, por duke ofruar ca ke bere. Kur s'je i afte te japesh 1 gje te vetme qe ka bere Basha e te them dhe une qe s'me pelqen, qepe gojen, fute koken mes shaleve dhe rri urte! Hic, as gek as mek s'ke ca thua pa u dukur si militant cope mishi. Kur as demokrati me i flakte s'ka ca thote per ate qe ka bere Basha, do te thote qe ka bere nje moot qe te haje.

po pres dhe pak mos e ndryshon komentin pastaj do te pergjigjem smiley

Akoma s'me ke sjelle nje gje te vetme qe ka bere Basha. shkoi 5 postime dhe asgje smiley

si ishte kjo reforma me duhanin mer smiley

Ashtu te lumte. As edhe nje gje qe ka bere Basha nuk sjell dot prape. Mos fol me se as dreqi nuk e mbron dot.

ta sjell une

tani ne shpjego pak kete reformen e duhanit, mos e kishe per reformen e kanabisit te Kokedhimes?

nderkohe, rruga e duhur perverse e Edi Drames eshte projektimi i modelit te bllokimit te bashkise Tiranes ne te gjithe vendin duke thene qe vetem kandidatet e majte do te kene mbeshtetjen qeveritare, qe nuk ekziston arsye pse te votohen kandidatet e djathte perderisa ato nuk do te mbijetonin pa mbeshtetjen qeveritare.

sipas rruges se duhur qe i tregon kokaina dhe frika per humbjen e votimeve zgjedhjet jane formalitet ndersa fondet e taksapaguesve shqiptare pa dallime partiake do te kanalizohen vetem te ato qytete qe jane votuar nga te majtet.

u desh te vije ripjellja ne pushtet te merrnim nje kuptim te ri te demokracise

 

 

 

 

ta sjell une

Ku e ke pra? Ke 10 komente e s'me ke thene ende se cfare ka bere Basha nje gje te vetme gjate ketyre kater viteve. Sa here ta kam kerkuar, aq here i je shmangur. Nuk merret bashkia duke share kundershtarin. S'eshte zotesi ajo. Merret duke treguar c'ke bere. Ti s'e ben dot.

kthehem pas 30 min kur ta kesh perfunduar

nga stili me ngjan me dike ketu smiley

Po e vertete qe basha sboni gjo, keybashkiaku me kot.
Ndersa rama legen qe i bllokoi punimet, nderkohe zyhdi Dajti gjykohet dhe rrezikon burg.
I harroi rama bllokimet e tij? Dhe qytetaret e tiranes vuajne nga keta politikane legena

Kshu eshte kur zmonton fabrikat e kallashit. Del bythe Maqedonise e tallet. Doni te beheni dhe si Izraeli ju, kopukër...

 

Basha eshte komplet zar...s'ka as i far impakti - i shkon mbrapa njeri ktij ne PD?

Basha ne kete interviste rikonfirmoi arrogancen dhe mosprofesionalizmin qe e karakterizon. Edhe doktor Halimin, duke ditur qe eshte nje figure e paster, me dinjitet dhe se njerezit e duan, e zgjodhi qe te ngushtoj rezultatin e humbjes. Me frymen qe solli Basha ne PD, qe kur flet ngjan si Adolf Hitler ne kohen e tij, shume shpejt PD do te kthehet ne shoqate! Kjo eshte e verteta e hidhur!

Kur u bë publike kandidatura e zotit Halim
Kososva pati shumë komente dashamirëse…dhe
ra në sy një përshtypje se ai është i njohur nga të
gjithë për kontributet. Unë personalisht e njoh
diçka më shumë sepse për katër vite e kam pasur
shok klase në shkollën e mesme Petro Nini
Luarasi. Ai studjoi për mjekësi dhe në hyrje të
viteve 1990 bëri një specializim jashtë vendit duke
sjellur në Shqipëri shërbimin e Eko-s për femrat
shtatzëna.
Krahas shërbimit në spitalin Obstetrik
Gjinekologjik, ai solli dhe një paisje private dhe
filloi ta jepte këtë shërbim privatisht duke punuar
ditë pas dite deri sa ndërtoi edhe një spital
privatë konform rregullave. Deri këtu jemi të
qartë…
Pak muaj Ministër Shëndetësie, dhe puna në
spitalin privat vazhdonte, diçka më shumë se një
vit deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe sërish
spitali tij privat funksionon. Tani vijmë tek pyetja.
I nderuar mjeku Halim Kosova, cili është gjykimi
juaj për publiken dhe për privaten, sa jeni Ju në
gjendje ta ndani këtë raport thelbësor nëse do të
jeni nesër Kryetari Bashkisë së Tiranës? Shkoqur,
ju nuk jeni thjesht mjek, përpos kësaj detyre
fisnike Ju jeni një kapitalist i pasuruar me biznes
në fushën e mjekësisë, që doni të qeverisni hallet
dhe interesat e qytetarëve të Tiranës të cilët më
së shumti nuk janë kapitalistë?
22 pril 2014 P
nga Perparim Kabo

Pa injoruar Berishen dhe pa u larguar sozia e dulles, nuk ka per ta marr veten kurre PD-ja. Duhet nje qilizem e thelle ne ate parti. Se nuk ka per te mbire drith ndonjehere ajo toke.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).