Partia konservatore Britanike e drejtuar nga kryeministri David Cameron fitoi në zgjedhjet e përgjithëshme të vendit që u mbajtën të enjten. Partia Kombëtare Skoceze ka qënë surpriza e zgjedhjeve duke fituar më shumë se 50 vende. Pas zgjedhjeve kryetari i Partisë Laburiste Ed Miliband pranoi humbjen dhe dha dorëheqjen.  Ndërsa në daljen e parë në publik pas fitores, zoti Cameron pranoi se do të mbante zotimet për zhvillimin e një referendumi nëse Britania, ekonomia e pestë më e madhe e botës, do të qendrojë në Bashkimin Evropian apo jo. 

Partia konservatore e Kryeministrit David Cameron fitoi bindshëm në zgjedhje, ndonëse në mënyrë të paparashikuar, përkundër gjithë anketave që flisnin për një garë tepër të ngushtë. 

“Dua që partia ime dhe qeveria që do të doja ta kryesoja të rimarrë “mantelin” që nuk duhet ta kishin humbur, mbulesën e një kombi, një Mbretërie të Bashkuar, ja kështu do të udhëheq nëse kam shansin të formoj një qeveri gjatë ditëve që vijnë.”  

Partia Kombëtare Skoceze mesa duket do të ketë më shumë influencë në qeverinë e re pasi mundi bindshëm Partinë Laburiste, duke e bërë Skocinë thuajse shtet një partiak. Nicola Sturgeon është Ministri i Parë i Skocisë dhe udhëheqës i Partisë Kombëtare Skoceze.

“Është historike, pllakat tektonike të politikës skoceze kanë lëvizur sonte. Ky është një rast historik.”  

Edhe mbështetësit si Phil Green ishin të emocionuar nga fitorja historike.   

“Kam pritur 45 vjet për këtë ditë historike. Për 45 vjet ose kemi humbur ose nuk kemi dalë mirë dhe kjo tani është e pabesueshme. Do të ndryshojmë fytyrën e Skocisë dhe Britanisë.” 

Analistët thonë se qeveria konservatore duhet të gjejë një gjuhë të përbashkët me Skocinë dhe kërkesat për pavarësi më të madhe. Ndërkohë udhëheqësi i Partisë Laburiste Ed Miliband, dha dorëheqjen. Duke folur mbrëmë për median ai u shpreh se ishte një kohë e vështirë për partinë e tij.

“Jemi zhgënjyer dhe është një natë e vështirë për Partinë Laburiste. Nuk kemi arritur ato që kemi dashur në Angli, Uales dhe në Skoci kemi parë se si shtimi i nacionalizmit çoi në humbjen e partisë tonë.” 

Analistët presin që kryeministri Cameron të mbajë premtimin për zhvillimin e një referendumi nëse Britania, ekonomia e pestë më e madhe e botës, do të qendrojë në Bashkimin Evropian apo jo. 

Disa analistë britanikë kanë spekuluar se fitorja e konservatorëve mund të bëjë që referendumi të realizohet brenda dy viteve të ardhshme. 

50 Komente

Edhe pastaj shajne shqiptaret exit pollet e Gani Bobit .. Ne angli 3 muaj e fundit cdo exit poll dilte "neck and neck", kur dha BBC exit polling e vet ne oren 10 ne darke pasi u mbyllen votimet desh na ra te fiket (doli fiks sa rezultati).. Ky keshilltari i Rames tha sot ne mengjes: isha aq i mbledhur ne fllucken e partise time saqe fillova te besoja me te vertet propaganden e partise.. 

Hajde duroji konservativet 5 vjet ne pushtet, por edhe ai skuthi yn liberal peribret ishte.

 

ca thu kur ni dhimje smiley

ca ke qe qesh mer gjo e shemtut...mbylle gojen se i treme kalamojt smiley

Lajmi keq per emigrantet  do te privatizohet sherbimi mjeksor edhe pse paguhet taksa te larta,  gjoba e universitetit do te rritet ne 11 mije Paund per vit studimi. ! Sektori publik do te jete me i varfer ne ivestim sociale ect ..

 Hajde paguaje kete borxh me konservatoret ! kapitalizem i eger ! Te pasurit do te behen me te pasur dhe te varferit me te varfer ! Do te rritet hendeku me shume , shenje jo e mire kjo ne 5 vitet e ardhshme !

99%-çi do zmadhohet kurse 1%-çi do zvogelohet

si gjithanej...do hapen community college me 2 mij paund ne vit...ja, Agroni eshte "diplomuar" ne nje prej tyre smiley

Nuk e marr vesh kete ankesen tende zoti Liqeni!

Nuk i dini anglezet keto kur votuan?

Apo kane probleme te tjera me te mprehta,qe ju besuan konservatoreve,kete rradhe me fitore te paster?

Juve qe jetoni atje,mund te na informoni me shume per gjendjen ne terren.

gjendja ne terren eshte shume e rende....

Zakonisht kur gjendja ne terren eshte shume e rende,votuesit ndeshkojne qeverine aktuale,nuk e shperblejne me fitore te thelle.

po se shef si ka ik noshka i mashtruar nga agjesite per te ardh me honger veten me dhome ketu

paundi eshte forcuar...kto bjondet nga midwesti  vdesin per paund.

Ca do bejne keta, do dalin gje nga EU-ja?

.... Ec e merre vesh kete Evrope ! Sic e ka parapare fatin e saj " Hazereti Lenin "  100 e kusur vite me pare  ! " Shtetet  e bashkuara te Evropes " V.I. Lenin 

    Ne po lutemi te hyjme ne te, anglezet do falen ...per te dale jashte saj ! 

Ne jemi te vonuar ne histori, ka thene me te drejte Qosja.

ky eshte dallimi i te ziut me te bardhin!    dhe ne fatkeqesisht qeverisemi nga te zinjte.   do thuash ti po il popolo cfare ben ,bar ha/   

ketu pastaj dalim ne shtigje te tjera.  si u nxi   shqiptari nga politika me ndihmen e  lubonja-janullatos-islami company!   te 3 keta i bashkon lufta kunder elementit qe pengon nxirjen, lufta kunder kombetarizmit.

nuk mund te jesh edhe multi-kult (afrika qendrore), edhe properendimor(kombetarist)!  kjo ndodh vetem ne shqiperi!

smiley smiley SNP, Nicola Sturgeon, Alex Salmond, Glasgow Rangers.... 

Nicola Sturgeon ka klas.

Populli britanik shprehu dashurine per emigrantet.

Te ishte ashtu, UKIP do kishte marre me teper vota. Mendoj qe me se shumti, populli britanik votoi per ekonomine ne te cilen kundershtaret ishin dobet. 

 

http://www.theguardian.com/politics/2014...

http://www.express.co.uk/news/uk/380278/...

http://www.telegraph.co.uk/news/politics...

 http://www.theguardian.com/politics/vide...

Cameroni beri cmos t'i merrte Ukipit shkelqimin ne kete ceshtje, dhe po te mos e kishte bere, UKIP do te kishte qene shume me e fuqishme. Te gjithe e pane qe UKIP u fuqizua shume,  deri sa Cameron mori masa dhe beri ate qe po bente UKIP, asgje me shume. Dhe UKIP mori jo pak po 13% te votave, eshte faji i sistemit qe doli me aq pak vende.

dhe po te mos e kishte bere, UKIP do te kishte qene shume me e fuqishme..

"do te kishte qene"... fjalet kyce. Po ja qe nuk eshte me...

Se jane me te zgjuar Cameroni me shoke se ky bandilli pa universitet qe i bente thirrje shtresave me te uleta the shoqerise.

Anglezet nuk i durojne sharlatanet!!!

 

Pikerisht pra, u be UKIP pa fitoi. Qendrimi anti-emgirant i cameronit ka qene njesoj si i UKIP-it, ndaj fitorja. Sa per britaniket...

 

jo, nuk ka qene njesoj. Cameron eshte shume progresist dhe i sofistikuar. Farage eshte klloun cirku.

ke te drejte ne ate qe, cameroni u detyrua te beje disa levizje per te luftuar UKIP. kjo po, eshte e vertete.

Daily Mail eshte Zeri i Popullit Anglez. smiley

Populli anglez foli qarte se donin nje qeveri qe te menaxhonte ekonomine mire. Ai i laburisteve eshte komunist. dhe i merrej goja kur fliste. Laburistet nuk jane dalluar kurre per menaxhim te ekonomise. Kjo ishte kryesorja. Jo emigrantet. Cameroni ne cdo fjalim vetem dy fjali thoshte per emigrantet ne nje ore fjalim. Tani ekonomia eshte mire. Prandaj njerezit votuan Cameronin. Jo per emigracinin. Lere ca thote ky Lamonti. Se ky ka qene ne kohen kur Partia Conservatore quhej "the nasty party".

Shiko, klasat e mesme dhe industrialistet dhe financieret, e duan emigracionin. Vete ekonomia e do emigracionin, se economia do rritje te konsumit te mallrave qe te rritet. Cameroni kete klase perfaqson.

Puna eshte qe ardhja e polakeve ne turma te papermbajtshme krijoi nje shok te madh ketu. Se punojne shume me lire se te tjeret. Qe emigracioni duhet menaxhuar kete te gjithe e dine dhe e pranojne. Puna eshte se Farage krijoi nje fryme shume te shemtuar dhe shume ferkime mes njerezve ne menyren se si e beri politiken.

Dhe ne politike, nganjehere, ky eshte thelbi i vertete. Menyra se si e ben. smiley

 

 

edhe Zeri i Popullit ishte gazeta me e lexuar ne kohen e Enverit smiley

Nqs do seriozitet, lexo, BBC, Sunday Times, Sunday Telegraph, Independent. (the Guardian dhe Observer, jane shume majtas per mua)

Te tjerat jane .... per te mbeshtjelle buken..

Merr shumicen e klikimeve nga jashte dhe eshte n°1 ne Britanine e Madhe per shkak te rubrikes se thashethemeve, jo analizave politike e ekonomike. 

shume e drejte. edhe fotove...me shumice.

Pikerisht, jep gjera popullore, jo gjera elitare. Pra, eshte gazete per popullin, jo 1% qe jane financiere apo analiste. Populli voton. Populli vendos. 

Populli voton. Populli vendos

Prapanicen e Kardashianit per KM mundesisht. smiley

Prapanicen e Kardashianit per KM mundesisht.

Ku te mos ju kene inat. Mire qe shkoni si lypsare pune e kushtesh me te mira, por ofendoni ata qe jua mundesojne, ofendoni popullin per vendimet qe merr, kur s'jane sipas midese suaj.

nuk ishte ofendim per kardashianin (qe nga emri duket te jete vete emigrante) por per shijet e popullit. mjafton nje bythe e madhe, qe t'u zhvatesh milionat. 

Shkabe, populli (lexuesit) i Daily Mail, me se shumti jane njerez qe duan te lexojne lajme argetuese per prapanicat e Kardashianit apo per te dashuren e fundit te Di Caprios, me raste edhe te biejne dakord me titujt bombastike kunder imigranteve. Ne instanca te dyta e te treta, nuk do mbeshtetnin parti te ekstremit te djathte (apo dhe te majte) sepse nuk u intereson. Ekonomia e tregut e nevojit imigracionit dhe po kete ekonomi mbeshtet Cameron dhe ato vete. Komentimi dhe klikimet e shumta nuk jane medoemos indekse te besueshem te asaj qe do populli i Daily Mail apo me gjeresisht, populli britanik.

ata qe s'kane lek mbeshtesin ekstremet se s'kane çfare humbin edhe sikur situata stabel aktuale te degjeneroje ne kaos. krejt kunder veprojne ata qe zoterojne lek. se mund ta humbasin kete nga rremuja qe shkaktohet.

deri sa ata qe kane lek te jene me te shumte se ata qe s'kane lek, ruhet statukuoja ne fuqi. kur ata qe s'kane lek behen shumica, atehere ka permbysje te sistemit ne fuqi.

cameron ndoqi Sarkozy-n qe tha duhet vene karsheri ne lagjet me emigrante, per te pastruar llumin. por sa hypi ne pushtet nuk beri asgje nga ato qe tha.

edhe anglia asgje do beje kundra emigracionit, jo per gje, por nuk do te kete me hyrje-daljen me boten per te cilen ka nevoje hegjemonike. 

po vure mure (si enveri na vuri ne ne epoken komuniste) nuk del me as vete prej tyre. 

anglia ka nevoje per DALJE, se eshte shtet hegjemonist. a kupton ?

ashtu eshte profil. U intereson emigracioni. Nuk ishte budalla Tony Blair qe hapi portat. Problemi eshte se tani jane shqyer fare nga europiano-lindoret. Keshtu qe duhet pak me mase.

ne fakt u intereson hegjemonizmi ne bote me shume (jo vetem anglise por tere te tjerve, pra vendet me te industrializuara, se nuk kane lendet e para, vetem teknollogjine zoterojne per momentin qe edhe kjo po u iken pak nga pak). emigracioni hyn te demet kolaterale, nje e keqe e llogaritshme, nje sakrifice e vogel.

puna eshte se ky edhe do t'i shkaterroje, siç shkaterroi Romen. apo te gjitha perandorite.

well, emigracioni i tepruar mund te jete dem kolateral. Por ekonomia vete, kerkon jo vetem indianet e IT dhe polaket te lyejne me boje, por do dhe nje popullsi ne rritje te konsumoje. Eshte ekonomi konsumi, kapitalizmi. Sa me shume bleres, aq me lart ekonomia.

zhvillimin e tyre ekonomik, nuk e solli kapitalizmi, por KOLONIALIZMI. per shekuj me rradhe VODHEN boten, atje ku munden.

ehhh, ishin kapitalista pa u bene kolonialista. Se pse nuk u bene dhe fshataret e shqiperise kolonialiste ne vend qe t'i benin shurrne baces ne pike te diellit me pushken e gjate maji krahit. smiley dhe vidhnin pula ne kohen e dushmanit.

boten duan ta vjedhin dhe rumunet, po , maksimumi, xhepista ne Oxfort Street perfundojne. Angline nuk kane per ta kolonizuar ndonjehere. Jo se e kane zemren me te mire se anglezet, po nuk kane shpikur as lokomotiven me avull, dhe as kane ndonje Darwin mes tyre. Shume shume,  Asdrenin qe na beri hymin kombetar ne shqiptareve. smiley

mos ja fut kot nashti. kolonializmin e fillun mbreterit e tyre. nuk kishte gje kapitalizem ne ate epoke. bile kapitalizmi lindi kur nuk kish me VERESIJE. kur filloi dhe popujt e tjere, hodhen poshte skllaverine dhe kolonializmin.

edhe mos i zgjero shume diskutimet se tregon qe s'ke kulture te majftueshme.

Shiko, hasull hasull, kolonializmi lindi nga Mercantilizmi. dhe ky i fundit nga industria e ndertimit te anijeve qe mund te kalonin oqeanin, qe lindi gjate epokes se zbulimeve (portugeze dhe spanjolle)

Age of Discovery > Mercantilizem > Colonializm.

 

p.s.. ohh hahahaha. po ne per muhabet vijme keto ore, se nuk kam nevoje te paraqese temen e doktoratures ketu per tya te me besh oponencen  dhe t'i shese mend per kulturen nje katundari si ty..hahaha

Pastaj, pak me shume perulje, dhe pak me pak arrogance or tije. Ke ikur ti nga fshati, po nuk paska ikur fshati nga ty. (fshati shqiptar dmth. se ai francezi eshte lule Nqs vjen ketu duke pretenduar se je njeriu me i kulturuar i planetit dhe ke tagrin te besh gjykatesin se kush ka dhe kush nuk ka kulture, kjo pastaj do trajtuar ndryshe. Ka farmaci aty afer ku jeton ti?

Se gjithmone vjen me sokellima ketu ne forum. Dukesh se ke probleme ne jeten reale, dhe vjen ketu te implodosh. Keshtu tregon edhe kulturen tende te te komunikuarit.

Dukesh qe vuan nga Skizofrenia. Keshtu qe, ky eshte muhabeti i fundit qe bej me ty. ta ta..

 

kultura nuk ka lidhje me dipllomen. mund te kesh 100 diplloma dhe te mos kesh kulture. 

Kryetari i UKIP nuk u zgjodh vete.

Kunder emigranteve jane shumica e dembeleve angleze.

Dy perfundime nga zgjedhjet angleze:

- fundi i Mbreterise se Bashkuar, permes largimit të paevitueshem të Skocise

- dalja e paevitueshme (nepermjet referendumit të premtuar në 2017) e Anglise nga BE

 

Mesazhi i rezultatit : "Goodbye United Kingdom. Goodbye Europe. It was a pleasure" 

Stalker, me beri pershtypje perdorimi i fjales " i/te paevitueshem/me" ne te dyja ato perfundimet me siper. IMHO:

 1. Nuk ka referendum tjeter per 5 vjet per pavaresine e Skocise. E kishin ne Manifesto te perjashtuar kategorikisht. Dhe me beso mua, disa premtime keta i mbajne. Plus, mos te harrojme, qe vertet SNP mori te gjitha vendet ne Skoci pervec 3 ne keto zgjedhje, por vetem gati gjysma e Skocise e mbeshteti pavaresine e Skocise kur u be referendumi disa muaj me pare. Eshte pak e komplikuar situata atje...

 

2. The City of London (motorri kryesor i ekonomise ketu) nuk e do largimin nga EU. Cameroni do ta mbaj referendumin, se ka dhene llafin dhe nuk ka shkon. Por duhen pasur parasysh dy gjera:

 

  •  Cameroni premtoi referendum nja dy vjet me pare qe te kunderbalanconte valen e euroskepticizmit ne partine e tij, qe ka qene gjihmone, por qe mori vrull me fuqizimin e UKIP. UKIP kete rradhe doli shume keq (megjithese mori 4 milion vota, humbi nje deputet, dhe mbeti vetem me nje, nje deputet qe ka qene me Conserv. ne nje zone teper conservatore). E verteta eshte qe shumica e atyre qe votojne UKIP jane kunder emigranteve, nuk jane kane haberin ceshtjes se EU. Cameroni ka premtuar qe do ta rregulloj edhe ate pune (nuk do marrin me ndihma familjet e polakeve dhe rumuneve qe jetojne ne Poloni e Rumani, psh.; nuk do jepen me ndihma per rumunet e te tjere pa kontribuar ne shoqeri per te pakten 3 apo 5 vjet. etj.)

 

  • Cameroni ka premtuar gjithashtu qe do te rinegocioj marredheniet me EU. Shancet qe te arrije marreveshje ne favour te Anglise jane te medha, sepse as Gjermania as korporatat qofte te Amerikes, qofte te Kines nuk e duan nje largim the Anglise nga EU. Dhe kur kjo te arrihet, nuk ka largim nga EU Plus qe, as ai, as i dyti pas tij ne qeveri nuk duan largim nga EU.

Qe te dyja jane te evitueshme, tani per tani....

 

 

 If the UK votes to leave Europe in 2017, Sturgeon (SNP) will claim that circumstances have changed fundamentally and will demand a new referendum.
 

ne perendim do behet ajo qe u be ne lindje te europes pas renies se komunizmit (dmth prej krizes ekonomike). popujt me shume etni, do shperbehen.

nje europe qytet shtetesh, do te kemi perseri. ose nje lufte tjeter.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).