Hetimi i Prokurorisë së Vlorës për Shpëtim Gjikën ka përfunduar dhe çështja e tij ka shkuar në gjykatë.

Gjika akuzohet për 4 vepra penale me të cilat do të përballet në gjykatë.

Kryebashkiaku u Vlorës akuzohet për “Falsifikim dokumentash” të kryer shtatë herë, “Shpërdorim detyre”, “Ndërtim i paligjshëm” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Sipas prokurorisë së bashku me Gjikën janë dërguar për gjykim edhe 3 persona të tjerë:

Artur Haxhi i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë dhe “Ndërtimi i paligjshëm” në tokën e tjetrit dhe në tokën shtetërore, të kryer në bashkëpunim, parashikuar  si vepra  penale nga nenet 186/2 dhe 199a/2 e 25 të K.Penal.

Doriana Behari (Sulaj), i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” të kryer nga personi që ka për detyrë të lëshojë dokumentin, të kryer katër herë dhe në bashkëpunim, “Shpërdorimit të detyrës”,  “Ndërtimi i paligjshëm” të kryer në tokën e tjetrit dhe në tokën shtetërore, të kryer në bashkëpunim, parashikuar  si vepra  penale nga nenet  186/3 e 25, 248 dhe 199a/2 e 25 të K.Penal si dhe Ridvan Mersinaj i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, parashikuar  si vepra  penale nga nenet  186 dhe 287 gërma “d” të K.Penal.”

5 Komente

Mbahu Gjekë!

4 vepra penale sa vite burg bohen? N'kaush lale, aty duhet ta kene vendin te gjithe te korruptuarit dhe kriminelet. 

jane bere dy gjyqe  te ndryshme me te njejtat akuza per Gjiken deri tani dhe ky i ka fituar te dyja.. pra ka dale i pafajshem!

nuk e kuptoj perse duhet nje gjyq i trete per te njejten gje..?!  perse  duhen shperdoruar parate e shtetit  (oret e punes, paga e prokuroreve dhe gjykatesve, oret e gjyqit etj)  kur Gjika me siguri matematike me keto akuza nuk per tu denuar!  plus faktit qe nese fiton edhe gjyqin e trete ka per ti marre shtetit demshperbilm!!

Belul, ky eshte si ai gjysma gjeli i perralles, sa here ta tundesh nxjerr florinj. Kismeti i gjyqtareve dhe avokateve dmth. Plus, dmth si bonus,  rri dhe sus per fushate.

po Tirona.., kjo eshte e gjith loja  me ''gjyqet e Gjikes''... heren qe shkoi e ''arrestuan''  sepse akoma po tregohej kokeforte dhe nuk hiqte dore nga rikandidimi per kryetar bashkie ne Vlore..  pastaj kur e cuan nga burgu ne spital, u bind, e kuptoi mesazhin  dhe tha:  ''shendeti ka perparesi, jo kandidimi..''.smiley

kete here po e ''kercenojne me gjyq/denim''   qe te rri urte, meqe terthorazi kishte lene te kuptohej se ''do hakmerrej'',  pasi ishte pare disa here ne shoqerine e nje kandidati te pavarur per bashkine e Vlores..smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).