Pas 33 vjetësh në ekranet amerikane komediani David Letterman i tha lamtumirë ekranit dje me një finale pothuajse të përkryer. "E dini se ç'gjëje do ia dedikoj vitet që më kanë mbetur?" pyeti Letterman. "Medias sociale!" u përgjigj po vetë, në stilin e tij të humorit të thatë, autoironik. David Letterman e nisi karrierën mediatike që në vitet e shkollës, kur punonte si spiker në radion e Ball State University në Indiana. Më pas ai ngjiti shkallët e karrierës me një sërë punësh mediatike, derisa hyri në rrethin e ngushtë të modertorëve të darkës më 1 Shkurt 1982 në NBC, dhe më pas në CBS.

Me një stil ironik, ku komedia vjen përmes fjalës, pa u bërë tepër fizike me këngë e valle (si Fallon), Letterman kishte si karakteristikë kufizimin e rëndësisë së tij dhe batutat ku përqeshte veten. Ai krijoi një model moderatori që ndryshonte nga paraardhësit dhe influencoi ndjekësit. Pesë presidentë, katër prej të cilëve kishin regjistruar mesazhe kasten për programin e fundit, përshëndetën largimin e David Letterman-it me fjalët "Ankthi ynë mori fund, D.L. po largohet nga televizioni." Edhe në natën finale, Letterman refuzoi të shfaqej i përlotur në ekran. Fjalët e fundit në The Late Show ishin "Faleminderit, dhe natën e mirë". Steven Colbert do zëvendësojë Dave Lettermanin në Late Show.

Presidentët:

David Letterman punon në Taco Bell:



David Letterman me fëmijët:

Monologu i fundit nga Dave:


 

Lista e fundit "Top Ten"

 

19 Komente

Ishte emision i lececem mbremshmi. Letterman padyshim qe eshte figure e cmuar e late night komedise amerikane tashme, dhe kishte origjnalitetin e tij. Personalisht, rralle shikoja monologun e tij; monologu i Jay Leno me pelqente me shume, por dhe i Fallon pas Lenos. Latterman e kishte te mbushur hapesiren e monologut me 'kashte', dmth fillers, hidh lapsa e hap-mbyll xhaketa, me perjashtim qe s'dilnin lepuj nga xhaketa lol

Dmth kishte vazhdimisht batuta/momente shume te forta, por pjesa tjeter ishte leng. 

Kjo pune ,si me cdo gjo osht me shije dhe preferencen individuale. Por opinioni i pergjithshem osht qe Letterman eshte ikone e humorit te nates. Jane dy-tre vene bosh pastaj vje Leno. Sa per ato te tjeret si Fallonrat, Kimmelrat bile edhe Coco, kane shume rruge te gjate per t'u radhitt ne nji fjali me Dave. Ky jo vetem opinioni im por ne pergjithesi i kritikve te medias. Pastaj osht pune tjeter si i thu ti Patates ( potato, potejto ) e ku di une. Une besoj se nuk vje mo si David Letterman. Respectfully.

Qemolo, ne Amerike eshte shume i thjeshte krahasimi: shif ku shko parja. Letterman ishte ne vend te pare e pastaj me rradhe. Pervec Lenos, te tjeret jane akoma lepra.

Mos me shaj nga COCO!!!!! Jo per gjo, po te bo tag team me John St. !!!!!

Qemalo, nuk besoj se do me dukej me me shume humor monologu i Letterman nese do kisha bere hulumtime per te lexuar kritikat e kritikeve smiley As you say, ceshtje shijesh individuale. 

duhet ta zevendesoje roni

nje ne 2 fjale e ka faleminderit

po Jerry Springer kur do largohet?.smiley

Pse te ka zene syte Jerry? Po ndrro o burre kanal here pas here. smiley

Personalisht mund ta kem pa nje a dy here per pak minuta. Kam idene qe Jerry shifet vetem ne Jersey dhe Jamaica.

 

une Jerryn e kam pare para nja 14 vjetesh per here te pare e te fundit.smiley  mbaj mend e jepte  nje kanal ketu ne Hollande.  kam ndjekur  nja 2-3 emisione per kuriozitet.

LETTERMAN: I'm not smart enough to debate your point to point on this, but I have the feeling -- I have the feeling -- I have the feeling about 60 percent of what you say is crap. But I don't know that for a fact.

PAUL SHAFFER (Late Show music director): Sixty percent.

LETTERMAN: Sixty percent, that's just a -- I'm just spitballing here now.

O'REILLY: Listen, I respect your opinion, you should respect mine.

LETTERMAN: Well, I -- I -- OK.

Tani le te beje zyrtare ,te shkoje te lere gruan dhe te shkoje tek dashnorja.
Bure leshi!

ç po thua bre ACDC, ''te lere gruan'', e lexova mire..??  dmth ti, dora vete, po i sugjeron ta divorcoje e te japi gjithe  pasurine asaj.smiley...smiley

Prap nuk zgjidhet ekuacioni, te lere gruan, te marri dashnoren, do duhet ... te gjeje dashnore tjetersmiley

Pasurine e tij e ka hallal ajo grua qe ka kete palo bure.

Une jam per ndarje te drejte te pasurise,por ky palo bure ska lene rast pa e tradhetuar gruan e tij.

Nese gra te tilla quhen kurva dhe i perbuzim, burra te tille quhen kurvare dhe si te tille duhet te marrin perbuzje nga shoqeria,jo duartrokitje.

Keshilli i lagjes dhe organizata e frontit atje ku banon duhet t'ia mbledhin  rrypat mire qe te mos i vere brire cupes se botes .smiley

shyqyr qe iku ky gjyshi se edhe kur nderroja kanalin 2 sek me acarote ky robshi

Lajmin e kishin dhe gazetat europiane kendej.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).