Ish-kryeministri i vendit, Sali Berisha, ka folur sot në Parlament për një skandal me rimbursimin e ilaçeve që arrin në shifrat 1.5 miliardë lekë. Sipas tij, “drejtuesi i ISKSH-së ka në pronësi 4 farmaci, 2 në emër të vëllait dhe dy në emrin e tij. Përmes recetave të faslifikuara ai ka kryer vjedhjen e ilaçeve të të sëmurëve që duhet t’i përfitonin ato me rimbursim.

Me nisjen e kontrollit nga kryeministria, këto farmaci e kanë ndërprerë kontratën me ISKSH dhe e kanë rilidhur një muaj më pas, pasi kontrolli kishte përfunduar. Edhe këto veprime janë në shkelje të ligjit, se në këtë mënyrë Skruaj dhe Beqaj u përpoqën të fshehin skandalin. Fsheshja ka vijuar më tej, pasi raporti prej 42 faqesh ka përfunduar në zyrën e kryeministrit, por ai e ka bllokuar atë”, tha Berisha. Vetë Beqaj e pranoi raportin dhe shtoi se e ka referuar në prokurori.

Ndërkohë portali “Lapsi.al” shkruan se ka një hetim edhe nga OBSH-ja në këtë drejtim, pasi Shqipëria ka importuar ilaçe më shumë sesa nevoja. Bëhet fjalë për ilaçe që janë të rimbursueshme nga shteti, por që në këto përmasa, i kanë shërbyer me sa duket xhepave të dikujt.

8 Komente

Po leri edhe socialistet te vjedhin nje cike ore te hengert,

Pse vetem ti the njerezit te tu duhet te vjedhin?

Mbaj rradhen se ka per te gjithe.

Mafje o mæjk smiley

E kan zaptue e kan boe zap e kan boe smiley

sa here qeverisin socialet vjedhin hapur fare qe nga i pari te i fundit , ne kete pike nuk te zgjenjejne ansjehere

ne nuk do vjedhim ashiqare si keta, pat thone ai Shali ne parlament....

avdallik...

 Po skandalet jane te zakonshme ne minitsrat e qeverive shqiptare keshtu qe nuk eshte lajm ky Jane bere skandalet ne Shqiperi se petet e byrekut ! smiley

Pu pu pu

Çfar plehrash smiley

http://www.balkanweb.com/site/legalizime...

Neni 1 ndryshon përmbajtjen e nenit 2, të ligjit në fuqi, duke ripërcaktuar fushën e zbatimit të tij. Tashmë, do të konsiderohen të përfshira në proces legalizimi, sipas pikës 1, të nenit, të gjitha ndërtimet pa leje të ngritura deri në datën 27 qershor 2014 “… me funksion banimi, për veprimtari ekonomike apo funksione të tjera social-kulturore dhe që posedohen nga individë apo persona juridikë të regjistruar...

Argumenti

Numri i madh i ndërtimeve pa leje dhe, për pasojë, edhe i subjekteve të mbetura jashtë fushës së zbatimit të ligjit (i cili sipas të dhënave paraprake vlerësohet të jetë rreth 60 mijë), është në vetvete tregues i përparësisë në miratimin e projektaktit të paraqitur për shqyrtim. Kjo për arsye të problematikës së mprehtë sociale dhe ekonomike që mbart dukuria e informalitetit në ndërtim. Në këtë kontekst, sqarojmë se një pjesë e këtyre ndërtimeve kanë funksion strehimi, çka do të thotë se moslegalizimi i tyre do të përkthehej në pamundësi të poseduesve respektivë për të disponuar një banesë të ligjshme dhe për ta gëzuar atë, si send, në kuptimin e plotë juridiko-civil të fjalës. Për më tepër, legalizimi, në rastin konkret, legjitimohet nga iniciativa e ligjvënësit për amnistimin e veprës penale të “ndërtimit të paligjshëm”, të kryer mbi truallin në pronësi shtetërore ose të të tretëve. Duke qenë se me propozimin e kësaj amnistie, ndërtimet e paligjshme do ta humbisnin cilësinë e produktit të mundshëm të veprës penale, tashmë legalizimi i tyre, në rrafshin parimor, nuk do të binte ndesh me legjislacionin penal.
Së fundi, duke u nisur nga nevoja për përshpejtimin dhe përmbylljen sa më të shpejtë të procesit të legalizimit, (e cila është më se e prekshme qoftë për arsyet e natyrës sociale-ekonomike, qoftë për arsyet e lidhura me sigurinë juridike), është e qartë se projektakti u përgjigjet plotësisht përparësive aktuale, nëse marrim parasysh faktin se, sikurse u përmend në krerët pararendës të këtij relacioni, ndryshimet ligjore të synuara prej tij do të ndikojnë në mënyrë pozitive në administrimin e procesit.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).