Ndryshe nga vende të tjera ku këtë ditë protestohet, në Shqipëri asnjë sindikatë që përfaqëson punëtorët e thjeshtë në sektorin publik apo privat nuk e ka konsideruar të tillë ditën e 1 Majit, duke lënë të kuptohet që punëtorët janë të kënaqur nga punëdhënësit e tyre. Kjo ditë që shënon zyrtarisht pushim në kalendar ka marrë kuptimin e plotë të një feste, e cila festohet në mënyrë individuale nga secili. 

Rituali i përvitshëm nuk është ndalur as në këtë 1 Maj, ku turma njerëzish kanë vërshuar drejt parkut të Liqenit Artificial dhe rreth mesditës kanë konsumuar ushqimin e marrë nga shtëpia në lëndinat me bar, pa u kujdesur më pas aspak për ato që lënë në të vetmin park të kryeqytetit.

Ndërkohë, janë mbajtur demonstrata në Evropë dhe në të gjithë Azinë - Hong Kong, Indonizi, Kamboxhia, Filipinet dhe Koreja e Jugut - ku punëtorët kërkuan rritje të pagave minimale dhe kushte më të mira jetese.

43 Komente

Punetoret, ... sindikatat, ... proletariati, ... se ku i kam degjuar keto fjale, por nuk po me kujtohen! 

Fantazma...fantazma... Po sot Shqiperia nuk ka me proletare. Ka vetem Shtetare, gazetare dhe katunare

smiley

 

ps: ne fakt, shqiperia sot ka me teper se kurre 'proletare'. Deri ne shekullin e kaluar, ne gjithe Boten mbreteronte vetem ekonomia (kapitaliste ose e centralizuar), qe i linte te lire njerezit te ndiqnin interesat e tyre; ne shek. e XXI, forma e qeverisjes eshte kibernetika (qe kontrollon njerezit, duke i lene te lire te komunikojne).
Por "qeverisja kibernetike, eshte per nga natyra apokaliptike" (Wiener), prej nga... fantazmat! (qe evokon ti me te drejte)
 

Ndryshe nga qytetet e tjera ku këtë ditë protestohet, në Shqipëri asnjë sindikatë që përfaqëson punëtorët e thjeshtë në sektorin publik apo privat nuk e ka konsideruar të tillë ditën e 1 Majit, duke lënë të kuptohet që punëtorët janë të kënaqur nga punëdhënësit e tyre.

Jemi ne vitin 2070, njezet vjet pas kalimit nga nje sistem federal evropian ne nje sistem qendror, Shqiperia, qyteti dhe anetari me i fundit i ishBE-se, nuk do t'ia dije me per sindikatat. Ose keshtu mburret kryetari i bashkise, Edi Rama ne mediat e qytetit fqinj, Italise. 

 

1 maji, 14 shkurti, 8 marsi, dita e veres (se nga na doli dhe kjo feste i dreq e di) ka kohe qe jane kthyer ne dite ku qytetari mbyllet ne shtepi dhe lokalet dhe rruget zaptohen nga hordhia nare qe ecen, buzeqesh nen kostumin me kuadrata te qepur me porosi pikerisht per kete dite, kundron majtas djathtas ter kenaqesi teksa mban doren e se dashures me bluze me xixa

Te verteten ka then, ça me bo gam gam kot. 

osht mentalitet tjeter ai i rames (qe s'e kuptoj ca do te socjalistat, really). esht mentaliteti i knejshem, qe m'u bon kaq sa vjet dhe nuk di njeri qe t'ket konceptin "greve". s'kom nigju as ne muhabet, jo. kshu si pun shprehje gjografike, e kom fjalen.

s'i ke punet mire me pundhensin aktual, ose te pushoi, verdho daj, e gjej pun tjeter. mos rri gerr-gerr, me mitingje e manifeste. quit before he/she fires you, and go ahead.

Te verteten dhe te drejten njekohesisht, do te thoja. Me aq vende pune te krijuara, aty te 80 000 sipas E.V. (ne janar kjo, pa shtuar 6000 vendet e hapura keto ditet e fundit), shqiptaret nuk duhet te veçohen nga te tjeret evropiane per shqetesimin per te ardhurat e as te ikin rrugeve per nje jete me te rehatshme e me parazite.

po humnera e krijuar do kohe te mbushet oj jardin. 80 mije vende jane nje pike uje ne ate shkretetire. do kohe te zhbehet e keqja e trasheguar. po do zhbehet. 

Opo ua ka mat mire kokat shqipove ky, di c'thote tani. Lol

kot se vuri kryeminister poplli te gjatin o moz jo

qeveria as nuk duhet tu gjej pun njerezve me zyra pune e show kot, e as nuk duhet te bej filozofin me kto fjalimet por te siguroje qe punedhenesi tu paguj sigurimet punonjesve te vet gje te cilen nuk po e ben

mesa kam pare rastet e largimeve nga puna te vendet ku kam punuar un kan ikur ngaqe pundhensi nuk u pagunte sigurimet dhe as kontrata pune nuk kishin

ta rregullojn problemin ne thelb e ti lej kto shfaqje ofenduse qe vetem ndonje emigrant mund ta impresionojn

Per fjalimet e show-t, ok, por s'jam krejt dakord parimisht per zyrat e punes. Ka p.sh. disa profesione ne platformen shteterore dhe bashkiake qe mund te ofrohen shume mire nepermjet zyrave te punes shteterore. Kjo mund te sherbeje si menyre per te siguruar cilesine per ato institucione apo per ato sipermarrje qe funksionojne ne partneritet me shtetin, apo dhe per vete shtetin. Apriori, edhe per te siguruar te drejtat e punetorit. Me duket alternative shume me e mire se punesimi nepermjet partive te medha qe e ka çuar Shqiperine 25 vjet mbrapsht ne komunizem, e 200 vjet mbrapsht ne mentalitet feudal. 

Kjo qe thua per largimet nga puna per shkak mospagim sigurimesh, kam degjuar edhe per fabrikim dokumentash gjoja ku paguhej sigurimi por qe ne fakt s'derdhej asnje qindarke. Ne kompani te huaja madje... Ndersa KM mburret andej-kendej per mungese sindikatash, thua se te drejtat e punetorve jane te garantuara, e thua se Shqiperia eshte Gjermani per nga ekonomia dhe politikat sociale. Perdor gjuhe neoliberale ne kushte shqiptare qe eshte maskaralleku me i madh per nje lider, aq me teper nje qe e quan veten socialist. C'fjale e pakuptimte "socialist," eh?!

Jardin e di si esht kjo puna e zyres moderne apo panairit te punes dhe punekerkuesit tipik shqiptar? Si nje takim ne nje restorant me 5 yje i nje femre e klasit te larte me nje mashkull te rritur i cili eshte i virgjer i varfer dhe pa nje veshje te pershtatshme per kete rast ne garderoben e tij.
Dhe ketu nuk behet fjale nese e ben dot per vete femren apo jo por nuk ka kurajon te shkoje ne takim fare.

Vallaji me kembengulje se te shkosh ta kerkosh tre piksh punen deri ne Gjermani, nuk ka o zotrote efendi S1KQ smiley

Ka qellu kafja ne Gjermani mer. 

Eshte e vertete qe qeveria nuk te gjen pune por te krijon kushtet per te gjetur pune si psh trajnimi me zanatet me te fundit.Sa per qind e atij 1 trilion leke borxh eshte harxhuar ne kualifikimin e fuqise punetore ne te gjitha rangjet ne zeje shume te kerkuara ne bote si robotika, informatika  etj?

U dashka gjet nej kollare me 1M ne dizajn per sot smiley

 

Shqiperia 1 Euro, kollarja 100 Euro.

Kollaret jane te borgjezise mer iFiqo. Sot duhet lisho alla syriza.  

Poshte Kollaret ! 

E duam Km pa kollare ! 

(ose nqs ve kollare te pyes Kalemin 1 dite me pare )

shija e 1 majit eshte si shija e miqesise se vertete : njeriut, me sa duket, do ti duhet te kalojne se pari nga "i like" qe merr nga qindra "miq" ne facebook (te cileve, ne fakt, as qe u plas fare per te) dhe, vetem pasi eshte bere qesharak, te mund ta rigjeje shijen e miqesise.

Njesoj dhe "shija e 1 majit" (u dashka kaluar se pari nga Liqeni Artificial)

Shqipnija mund te perkufizohet edhe si veni ku e gjathta osht shum e merakosme per kushtet e puntorve, kurse e majta mburret qe skemi sindikata.
Thot mire Roni: te qifsha shvejkun...

ka then mire ai, proletaret nuk asgje vec cicave smiley

Dukej ndikimi i borgjezise nga mesi e poshte. smiley

Avash avash do ti vije fundi dhe atyre mbeturinave te kultures borgjeze ne mes e poshte .Njeriu i Russoit, njeriu i natyres dhe natyror (si Adami dhe Eva) do te shfaqet me te re bukurine e tij smiley

ju thafte dora policeve.a vihet dore mbi ato femra qe protestojne ne menyre paqesore/cicore smiley

ata nuk ishin police, por sherbimi civil i Partise Fashiste. Mbetet te mesohet se si munden te hyjne ne nje hotel privat, e akoma me teper, ne nje dhome (hoteli)

 

Mission accomplished : destabilizimi i Bjondes pa mustak ishte ... monumental !

heil Le Pen !

 

 

si hyne ne dhome? po me ato asete hepat cdo porte smiley

Perkundrazi, policet kishin thene, te kishim pas ca dur me shumesmiley

poshte borgjezia nudistesmileysmiley

po edhe ne bote te njejten gje bejne si ne shqiperi!  dalin ,hane e pine.  vetem disa qindra te partise komuniste dalin ne protesta.

ketu sot  beme 1 ore e gjysem me makine per te bere 30 km!  trafik i madh drejt detit dhe tavernave

Tu bon cunat,  oj non ! I ke te mencem .Te na rrojne e ti kemi, ....se na prejten me muhabet! 

Sidoqofte sindikata ne kemi, sindikata qe nuk mund te gjenden dot bashke ne nje shesh sepse njera eshte me PS-ne e tjetra me PD-ne. Me tej, fajin kete vit e ka Veliaj (Stalker) sepse I ka bere drejtore dhe keshilltare organizatoret e protestave prej 30 vetash qe mbaheshin tek Partizani I Panjohur (ose Clirimtar, sic sqaron Plasari). Gazetat tregojne se Veliaj gjithashtu ka pesefishuar fondin e nxitjes se punesimit, pra 1 Maji sot (dje) nuk ka pse te mos jete dite feste, si dikur. Oh kumbllat shahine!

ahahaha, ku te shkoi mendja tek kumbllat shahine thuaj ? smiley

Ej, po njesoj edhe ne France; dje manifestuan sindikatat ketu (pra ne vendin ku e majta (me demek) eshte ne pushtet). Te ndara manifestuan. Thua ta kete patur fajin Veliaj ? smiley

Dje, Evenimenti ishte gjetiu. Gje qe provon se kemi nderruar shekull. Pushtetin nuk e kane me partite, sindikatat... etj etj, por infrastrukturat.
Psh, gjinjte.

Click :

Des Femen ont interrompu le discours de Marine Le Pen, place de l'Opéra, vendredi 1er mai 2015. 

 

Se po I ha nderkohe qe shkruhemi, megjithate me kujtohen nga nje piknik 1 Maji I epokes Ramiz. Une nuk po fajesoj Veliajn per gjendjen, sqarova dy burimet e protestes ne Shqiperi dhe problemin global me ujin. Nuk di c'te them per spektaklin e protestes ne France, vete jetoj ne nje vend me tjeter tradite artistike, me simbolizem te thjeshtuar, ku te jesh revolucionar vazhdon te kete kuptimin e jetes s thjeshte si Guthrie dhe Whitman e jo si Bunuel, sepse ketu represioni gjithashtu ushtrohet ndryshe. Me duket nganjehete se jetojme akoma ne shoqeri pantacionesh ndersa ju jeni rikthyer ne vitet e paraluftes se pare. Nuk ka vend per Shqiperine ne kete pershtypje, pervecse si tym skapamentoje i makines se rastit.

.

 

Sindikata per Skllevrit.... Lesh P... n Kavanoz....

Me mir me i fut nai Got Raki te Liqeni.smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).