Dita botërore e shtypit ishte rasti për të nxjerrë në dritë për të disatën herë nivelin e informalitetit që ka prekur mediat shqiptare. Aleksandër Çipa, kryetari I Unionit të Gazetarëve ka bërë të njohura shifra të ditura nga të gjithë në botën e gazetarëve, por të pa publikuara më parë:
 
"Në 23 gazeta të përditshme të vendit, vetëm në 4 prej tyre respektohet dhënia e pagave korrekte në kohë – deklaron para  mediave Çipa - në 72 televizionet e vendit, vetëm në 10 prej tyre nuk ka vonesa të pagave dhe detyrimeve financiare ndaj punonjësve; nga 71 radiot, vetëm në 8 paguahen rrogat në mënyrë korrektë  dhe nga 250 webe dhe gazeta online të çelura përgjatë periudhës 2014 e gjer më sot, në të cilat rezulton të jenë punësuar mbi 320 gazetarë, vetëm në 50 prej tyre ka një sistem modest pagesash”.
 
Bilanci i informalitetit në media është i frikshëm: Në 19 gazetat, në 62 televizione, në 63 radio dhe dhe në 200 faqe web (pra në 85% e mediave të vendit) gazetarët ose nuk janë paguar në kohë, ose nuk janë paguar fare.
 
Analiza e Çipës nuk përfshin tre mëkate të tjera të rënda për të cilat janë fajtorë shumë botues: evazioni tatimor, evazioni i sigurimeve shoqërore (për disa vite, deri pak muaj më parë, një televizion i rëndësishëm kombëtar deklaronte vetëm 96 punonjës edhe pse kishte në punë 500) dhe pirateria e transmetimeve: nga raporti më i fundit i AMA-s, rezulton se 80 përqind e televizioneve shqiptare shkel ligjin mbi licensat televizive, duke pushtuar dhjetëra kanale në mënyrë ilegale.
 
Lista e mediave informale përfshin edhe emra mediash shumë “prestigjioze” studiot e të cilave apo faqet e të cilave frekuentohen shpesh nga deputetë, ministra e ambasadorë që nuk pyesin fare se çfarë vendi po frekuentojnë.
 
Është tamam sikur policët të dilnin për darkë me trafikantë droge, sikur punonjësit e tatimeve të bënin pushime me evazorët fiskalë, o sikur një mjek në vend që të shpërndante ilaçe të këshillonte konsum virusi. Dikush mund të thotë se një Shqipëri për fat të keq ndodh edhe kjo, por jo për këtë arsye duhet ta pranojmë e të dorëzohemi sikur të ishte një gjë normale.
 
E keqja e mediave informale është se ato (shpesh në mënyrë shumë agresive) i rrëmbejnë burimet publicitare publike apo private mediave të rregullta, pasi marrin pjesë në shpërndarjen e atyre pak të ardhurave të disponueshme në tregun e reklamave pa u penalizuar në asnjë lloj mënyre për ilegalitetin e tyre.
 
Praktikisht bizneset e mëdha dhe Shteti bëhen bashkëpunëtorë të një sistemi të përgjithshëm paligjshmërie që gjen formën e shprehjes më të dukshme në punën në të zezë të gazetarëve.
 
Ndërsa qeveria më në fund po dënon ata që ecin me shpejtësi me makinë, ata që pinë duhan në lokalet publike, ata që ndërtojnë pa leje apo ata që nuk paguajnë faturat e energjisë elektrike (të gjitha krime që për shumë vite janë konsideruar legjitime nga shqiptarët), nuk harxhon akoma asnjë energji për të tentuar imponimin e respektit të rregullave edhe në tregun e mediave transparenca e të cilave duhej të përbënte një nga shtyllat e para të rilindjes liberale dhe demokratike të vendit.
 
Televizionet (përpara se radiot, gazetat dhe faqet web) prej vitesh janë terreni për një aktivitet intensiv pastrimi parash: perandori të tëra editoriale kanë lindur dhe vazhdojnë të financohen pa logjikën më minimale financiare dhe pa transparencën minimale mbi origjinën e kapitalit, dhe luksi me të cilin janë veshur mbetet mister për pjesën më të madhe të shqiptarëve dhe për vetë politikanët që nuk shqetësohen të frekuentojnë ato studio. Një luks i pashpjegueshëm që shpesh komentohet me batuta ironike të thëna nën zë, në vend që të ishin dënime publike apo hetime gjyqësore.
 
Perandori editoriale të ndërtuara mbi argjilë, “piramida mediatike” në sensin e vërtetë të fjalës që nuk janë prekur në gjithë këto vite, por që tani nisin të lëkunden: fakti që 85 përqind e mediave nuk arrin të paguajë pagat e gazetarëve dëshmon se ndoshta burimet financiare ilegale që kanë ushqyer këto “monstra” kanë nisur të thahen. Eshtë paradoksale pra që kriza ekonomike e denoncuar sot nga Aleksandër Çipa ndoshta përbën një sinjal pozitiv, prova që tregu i medias ka nisur procesin e tij të gjatë dhe të dhimbshëm të pastrimit. Një shpresë ama që kërkon bashkëpunimin e Shtetit, pa të cili asnjë katarsis mediatik nuk do të jetë vërtetë i mundur.
 
Për këtë arsye vazhdojmë të besojmë se pas dekriminalizimit të politikës ka ardhur momenti edhe i dekriminalizimit të medias: një proces i domosdoshëm për ta bërë më në fund Shqipërinë një vend të lirë dhe normal. 

_______

Gazetarja e ABC News denoncon: Televizioni 2 muaj pa na dhënë rrogat 

Televizioni informativ ABC News prej dy muajsh nuk u ka dhënë rrogat gazetarëve. Denoncimin e ka bërë njëra nga gazetaret që punon në këtë televizion, Alma Çupi e cila drejton emisionin “Histori Shqiptare”.

Gazetarja ka publikuar një status në profilin e saj në rrjetin social Facebook ku shkruan: ABC News dy muaj pa rroga. Kjo është histori shqiptare e paparë!

Menjëherë pas bërjes publik të këtij fakti të shumtë kanë qenë kolegë që punojnë në media të tjera, të cilët kanë vërshuar në komente duke mbështetur Çupin. Këtë të dielë Unioni i Gazetarëve Shqiptarë, në ditën Botërore të Medias denoncoi faktin se në  23 gazeta vetëm në 4 prej tyre respektohet dhënia e pagave dhe nga 72 televizione në vetëm në 10 prej tyre. 

31 Komente

Dhe kjo quhet lekundje. Mire.

ligji i majlindes po funksiono persembari ketu smiley

majlinda fare ju ka bo te gjithve smiley

 

Qesharake qe disa media e shkruan lajmin per t'i dhene dekorate vetes: "Ne jemi nder ato pak media qe i paguajme punonjesit ne kohe." Sa turp, te mburresh se i jep tjetrit pagen qe i takon ne kohe, edhe pse paga eshte mizerje, gjysma ne te zeze dhe sigurimet te paplota... 

Nuk eshte qesharake aspak, eshte njerezore, ne nje vend ku shumica jane uloke e calojne, ndihesh krenar qe ecen normalisht. Une kam punuar ne media dhe nuk e dija qe ky problem qenka kaq i shtrire, kudo jam paguar normalisht, dhe eshte mire atehere t'i them emrat  e ketyre: GSh, Ballkan, Shekulli. Po di qe ai felliqesira Nikolle Leshi i torturonte gazetaret,  nga tre muaj pa u dhene rrogat, teksa per vete shpenzonte neper udhetime, darka e kurva. Katil vertet, shume te ajo rroge i kishin shpresat, buka e familjes.

Per hir te korrekteses, edhe une jam paguar gjithmone ne kohe ne mediat ku kam punuar dhe punoj. Me deklarime te plota, sigurim maksimal dhe asnje vonese ne pagese. Megjithate, as Club FM, as OraNews nuk jane permendur si media te rregullta ne kete raport.

Qe do te thote se eshte ajo qe mendoj, se e bejne qimen tra, po kjo per hir te thenies ne fakt, se qimja mund te jete dicka me e madhe. Qe ka vonesa ka, e po ashtu edhe probleme sigurimesh e ku e di cfare tjeter ne nje marredhenie normale pune.

Po qe nuk e bejne qimen tra fare sepse nuk paguhen gazetaret ne pergjithesi ne kohe per ate pune....Shekulli ka qene nga me jo-korrektet.....eshte prish kur ke ikur ti ndoshta.....dhe jo vetem gazetaret nuk paguhen por eshte stafi universitar ne universitet private paguhet me vonesa 3-4 mujore por edhe te me te gjata.... dhe ka edhe ulje rrogash te njeanshme dhe pa - paralajmerim.  

 

Mundet,une kam 10 vjet qe paguhem rregullisht nga kinezet.Po ta dija qe u prish pasi ika une,do ta kisha bere ate sakrifice e do rrija ne memedhe me Shkaben,qeni qepen le te hante.Unless marredhenia e ikjes sime me prishjen ka qene kohore e jo shkakore.

Se di sa ka qene kohore, se Koqoja tregonte parregullsi ne pagesa kudo...edhe tek futbollistet e klubit Apollonia. E kan pas praktike pune ....Gazetare, Profesor e futbolliste paguaji sa me vone. Une kte e dijsha por besoja se e bonin nga makuteria. Ktu del, se po nuk u subvencionuan nga shteti dhe po nuk punuan ne gri, keto media jane piramida...pra prit te falimentojne. Pranej ngrita vetullat me poshte kur autori kerkon bashkepunim nga Shteti. Bashkepunim per ti lere te falimentojne apo te konsolidohen nuk besoj se propozohet ketu.

"In the land of the blind, the one-eyed man is king"

...ose e thone shqip ( fjalet e atij faturinos qe kishte 3 muj qe nuk shkonte me mor rrogen ne bordero) : PSE KA EDHE RROGE KJO PUNA, E ? 

Po pse bo cudi? Ketu eshte bere lavderim shprehja "eshte burre i ndershem" qe dmth qe ndershmeria eshte devijimi dhe legenlliku norma, nderkohe qe duhet te jete komplet e kunderta. S'kam degjuar ndonjehere jashte te lavderojne dike se eshte burre i ndershem.

Piramidat Mediatike jane vetem pak nga te shumtat piramida te tjera ne Shqiperi qe bazamentin e kane mbeshtetur ne bazamentin e madh te Piramides Ekonomike. Avash avash po na del edhe narkoza e Sales, keto jane krizat e para te te qenit esell dhe nga pervoja e mirenjohur me Piramidat e tij dihet, it's not fun at all!!

E paska shkruajtur Carlo Bolino i cili nderhyri tek Kryeministri qe tenderin e Palmave te Autostrades ta merrte Albero Rancini      kundrejt dy mije eurove per cope Palme qe do e perfitonte Carlo , ahh gazetaria juaj a ju qrktk.

Brado, palmat kane kushtu 350 Euro copa, ky Albertoja po i ka dhene Karlos 2000 Euro/cope dmth qe ka pas shume lek me pastru

Ajo Palme me ato permasa 350 euro tek Alberto ? as qe bohet llaf swedo.

Nuk e kuptoj pse bo kshu per dy palma te qelbta o Brad?

200 milion euro nga rruga e Kombit dhe jemi nda si xhentellmen!

Një shpresë ama që kërkon bashkëpunimin e Shtetit...?????

Eshte ne metro ky ? Shteti nuk duhet te bashkepunoje me median sepse jane te pavarur ne kete aspekt...por te jete i ftohte e burokratik si gijotina e te vere gjoba e te konfiskoje per shkeljet financiare e mosrrespektimin e kontratave. Pse nuk pagu ABC gazetaret? Se ja ka mbyll rubinetin e reklamave Mimi me te gjelberta.

Papagallet ne ate vend din me perserit....shtet policor....se bon rrumpalle me Cunin e sheqeres dhe po bojne Rrumpalle me Ramen perseri. Duhet dekada me bo shtet minimalist ne ate vend . Imagjino kur institucionet nuk jane ne gjendje te garantojne mos-shkeljen e te drejtave te punonjesve ne Mediat Vizive .....mu para hundes ne Tirone.... cfare eshte ne gjendje tu grantojne punonjesve kur nuk u respektohen kontratat neper fasone apo firma minerare????

Kjo eshte thjeshte hipokrizi mediatike sepse po u morren masat nga Shteti, gjykatat e inspektoret financiare, keta gazetare do protestojne te paret per represion shteteror. Pse nuk e dine boset e mediave qe jane ne kontravajtje ligjore e po minojne themelet e shtetit?????

 Shqiptaret nga natyra e kane kundershtuar tradicionalisht shtetin e ndersa sot luten per kthimin e Merhumit apo Liderit per ti von gjonat ne vije sillen te gjithe si Mic Sokola. Kjo eshte kontradikta e pashtershme ne ate vend e cikli i anarkise a antishtetit nuk po thyhet. 

Shteti per ate pune duhet pra, qe ti detyroje te paguajne ose te falimentojne dhe te hapin rrugen. Si cdo biznes.

.... e pastaj fajësojnë njerëzit e rraskapitur të fshatrave që marin rrugët e emigrimit masiv! Kur ai/ata që kanë një diplomë në dorë e që teorikisht do kishin mundësi më të mira punësimi janë në kushte të mjerueshme, ç'i mbetet të bëj një i padiplomë e me banim në fshat!? 

Lëkundet piramida, thoni! Hi more u bëftë jo vetëm kjo por gjith piramidat e këtij vendi se po nuk u rrafshuan s'ka për të "rilindur" ky vend edhe pse udhëheq "rilindja" gjasme!

Media duhet ta kishte kuptu qe shqiptaret qe punojne me shume se te gjithe te tjeret, nuk kane kohe me pa 72 kanale televizive dhe me lexu 73 gazeta te perditshme. smiley

Si tha Volteri? 

Too many chiefs, not enough indians! smiley

Po Majlinda cfare mendon ( ne mungese te gjibit ) ?

Nuk duhet asgje me shume se sa formalizim i medias. Burimi i te ardhurave i atyre qe financojne mediat, deklarimi i punonjesve, 10 fishimi i sanksioneve per shpifjen. 1000 euro gjobe per cdo perdorim te fjaleve te huaja ne shkrimet qe publikojne.

Per nje vit do mbijetoje 10 % e tyre. Ku eshte e keqja e kesaj? Po do mbyllet ajo dega qe prodhon gazetare analfabete ( qe nuk dine shkrim e kendim ) e  do ngelet Mark Marku pa pune.

Gazetareve VIP t'ju behet vetem nje bilanc i thjeshte : nr i biletave te avionit me te ardhurat qe deklarojne. smiley

Gazetaret aktuale qe do i zere fshesa te punesohen si moderatore neper forume apo gazeta online qe komentuesit te mos shjane Majlinden si karakurve apo Mesilen si cope mishi me dy sy. smiley

P.S. Bolino te heqe dore nga perdorimi i shprehjes : Shqiptari vret nje italian kur jep lajmin se dikush ka vra dike ne Itali, ndersa Erion Velia te heqe dore nga perdorimi i shprehjes : mezi pres te filloj pune ... E ka shprehje parazitare kur flet sepse kur beri nje takim me Kumbaron e pashke-krishtlindjeve e perdori 20 here.

Ju faleminderit per vemendjen dhe durimin.

He se harrova : mos pini Vital dhe Grida nuk ka variçe. smiley

Nuk me kane zene veshet ndonje projekt-propozim per reforme ne media, di gje ti?

Que passa ese ?

Për me shkrue zotni n'gazeta 
Duhet shkruesi t'jet ma parë 
Njeri i ndershëm e atdhetar
E masandej t'ket dhe dije
Dhe kërrkuj mos ti ket qenë afije!

... ka thone at Gjergji.

Eksod!!! smiley

Po pse duhet qe t'i paguajne genjeshtaret, me falni gazetaret, per genjeshtrat qe thone? Genjeshtra te tilla mund te thote kushdo pe patur nevoje per t'u paguar.

Sot pashe nje foto fantastike po nuk di si ta ve ketu, as nuk e di a lejohet nga Peshku. 

Esenca e medias shqip sot: nje nga ato qelbesirat e PD-se, ai gojemuti, Bogdani, fliste para nja dy tre "gazetareve", te cilet mbanin secili nga dy-tre mikrofone te tv-ve te ndryshem-te identifikueshem nga ajo qafa e trashe e sfungjerit me logot perkatese. smiley

Gazetaret shqiptare nuk punojne (mbase jo per faj te tyre) dhe nuk paguhen. 

Eshte gabim te mendohet se te mospaguaret mire dhe rregullisht e gazetareve eshte shkaku i nivelit kaq te ulet te mediave tona. 

Ky argument (shume i dashur per shume shqiptare) perdoret lirshem per mjeket, policet, gjykatesit e Shqiperise. 

E kemi pare ku na ka cuar eksperimenti me rroga disproporcionalisht te larta. Mjafton te shikojme nivelin e deputeteve dhe presidenteve qe kemi zgjedhur. 

Sorry po sjam dakord. Paga e drejte dhe e rregullt terheq ne sektor profesionistet dhe i nxit te konkurrojne mes tyre ne menyre te shendetshme. Kurse mungesa dhe parregullsia e pages i largon profesionistet dhe terheq sharlatanet, qe e degradojne sistemin. Po deshe lexo komentin tim pak me poshte...

meqe flitet per piramida smiley "American Madness" u pa se fundmi,  Great Depression years, Banks in the verge of bankruptcy. Vec qe film i shkelqyer, e plus ke qef t'ia shikosh figuren e kulluar dhe pse bardhezi, kuriozitet ish sesi popullata demonstroi humbjen e besimit ne banken, situate mjaft e ngjajshme me tonen ne fundin e 1996, dhe totalisht e ndryshme ne te njejten kohe. E ngjajshme sepse masivisht operohej ne cash, e ndryshme ne sjelljen masive si demonstrim i gjendjes psikologjike  ne kulturen e ketyre dhe ne tonen. Meqe jemi te filmi, Forbidden i te njejtit vit, autor, kohe e te parit dhe po aq i shkelqyer.

Situata qe pershkruhet ne artikull sjell disa efekte. Me kryesori, njerezit e afte dhe serioze largohen nga gazetaria, qe ne Shqiperi te le pa buke. Largimi i tyre i hap rrugen te paafteve, qe mbushin mediat me lajme te rreme, te pasakta, te shtrembra, e me rradhe. 

Kjo situate tolerohet, ne mos nxitet, pasi sjell si pasoje dobesine e madhe te gjithe sistemit mediatik perballe mafies politiko-ekonomike qe na ka 'shaluar'. 

Keshtu media, qe perndryshe eshte nje pushtet i katert i fuqishem opozitar shnderrohet ne argetimin banal te rradhes, alla 'Bidai' (telenovela indiane, programi me i ndjekur i mediave shqiptare!!).

Neve shyqyr qe na ka ngel edhe Peshku, ku coku lexojme dhe postojme akoma ndonje lajm me vlere (po edhe kjo pune po behet perdite e me veshtire, pasi lajmin apo komentin me vlere duhet ta kerkosh mes malit me mut te komenteve te militanteve!).

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).