Ka pesë ditë që është mbyllur Festivali Folklorik i Gjirokastrës, i cili mblodhi pas vetes në një garë qindra artistë nga i gjithë vendi. Por jo çdo gjë ka shkuar vaj në festën e muzikës folklorike shqiptare. Përpos shfaqjes së bukur, mbrëmjen e fundit në skenën e qytetit të gurtë u ngjit edhe këngëtari dhe lahutari 105-vjeçar, Gjok Nonaj.
Dalja e tij në “qytetin e festivaleve” u konsiderua një surprizë e rrallë për publikun, studiuesit dhe dashamirësit e folklorit. Ai u ngjit në skenë së bashku me nipin e tij muzikant, Gjovalin Nonajn. Kjo familje edhe pse ka shprehur dëshirën për të qenë garuese në këtë festival, nuk është pranuar nga Qendra Kulturore e Lezhës, por ministria ka vendosur që lahutarët e familjes Nonaj të jenë të ftuarit specialë të këtij organizimi.Nipi i Gjokës, djali i vëllait, artisti Gjovalin Nonaj, i cili jeton prej afro 20 vjetësh në Belgjikë është një muzikant i talentuar, që ka krijuar një ansambël folklorik me artistë të tjerë emigrantë shqiptarë dhe ka marrë pjesë në shumë veprimtari ndërkombëtare, përfshi edhe Festivalin Ndërkombëtar “TRAFIK-Ballkan”. 

Ashtu si xhaxhai i tij Gjoka, edhe Gjovalini ka dalë në skenë dhe ka kënduar me çifteli qysh në moshën 5-vjeçare, por edhe gjatë viteve të emigracionit, ai ka luajtur me disa vegla muzikore dhe ka interpretuar shumë këngë dhe melodi shqiptare të cilat janë pranuar mirë nga belgët dhe kanë bërë të njohura vlerat e trashëgimisë së lashtë kulturore të kombit shqiptar.

Nuk janë vetëm xhaxhai e nipi, Gjoka dhe Gjovalin Nonaj të cilët kanë trashëguar traditën në familjen Nonaj dhe kanë fituar çmime në veprimtari të rëndësishme folklorike kombëtare dhe ndërkombëtare, por në këtë familje me tradita folklorike dhe muzikore janë edhe të tjerët, vëllai i Gjokës dhe nipërit e mbesat.

Kontaktuam dhe biseduam me Gjokën, 105 vjeç dhe Gjovalinin për të mësuar më shumë për pjesëmarrjen e tyre në skenën e festivalit. Gjovalini ndihet i fyer dhe i parespektuar në këtë pjesëmarrje. “Në festival kemi shkuar me shumë vështirësi, jo me Lezhën mbasi nuk na kanë pranuar, por drejtoresha e Festivalit na ka thirrur si të ftuar.

Më datën 15 Maj kemi shkuar në Gjirokastër dhe më 16 kemi kënduar me grupet më të mira. Gjoka dhe familja Nonaj janë të pakënaqur mbasi nuk na ka pritë asnjë nga organizatoret, as Meri Kumbe nuk i ka dhanë as dorën plakut, as neve, ky është një turp i madh. Nuk kishin marrë asnjë masë teknike duke mos vendosur as mikrofona. Ky ka qenë një sabotim për lahutën, për plakun dhe të gjithë. Uroj që gjëra të tilla të mos përsëriten në të ardhmen. Unë e kam filmuar të gjithë prezantimin dhe do ta nxjerrë shumë shpejt”.

Cili ishte reagimi i xhaxhait tuaj në këtë situatë?​

“Plaku është mërzitur, por përgjegjësit dhe organizatorët e këtij “krimi” do të mbajnë përgjegjësi. Dihet se janë komanduar nga njerëzit e këqij të Lezhës mbasi nuk donin që ne të ishim në festival. Nuk kanë pranuar të jemi 4 lahutarë, por vetëm 2. Ne jemi një familje dhe shyqyr që po e trashëgojmë këtë vegël të lashtë që rrezikohet të zhduket.

Familja Nonaj ka 600 vjet që interpreton me lahutë. Xhaxhai u ndie shumë keq mbasi nuk është pritur dhe respektuar nga askush. “Nuk shkoj ma në asnjë festival”, ka thënë plaku. E ta mendoni, është105 vjeç, rapsodi më i vjetër i Evropës, ndoshta”.

Habisë tonë ku e ka burimin jetëgjatësia dhe energjia e xhaxhait të tij, Gjovalini përgjigjet:

“Sekretet e jetëgjatësisë së plakut mund të jenë klima e mirë në Malin e Shëngjinit, ajri i detit, i malit. Ka ngrënë ushqim bio, ka kënduar gjithmonë me lahutë dhe është popullor dhe me shumë humor. Këtë herë ia kanë prishë pak humorin, por do të kalojë”.

“Mua më respektojnë nga e gjithë bota, këta nuk të japin as dorën”

Pas nipit, ne folëm me xhaxhain e tij, Gjokën. Zëri i kumbon nga telefoni, teksa flet me të, gati-gati harron që po komunikon me një 105-vjeçar, por në të njëjtën kohë të përfshin edhe një ndjenjë habie. Është i kujdesshëm, si fillim përshëndet dhe pyet për të përditshmen. Ndërsa vetë është mirë dhe sapo është kthyer nga një vizitë në shtëpinë e nipit të tij. E pyesim menjëherë për Festivalin e Gjirokastrës dhe na tregon që është shumë i mërzitur.

“E kam vendosur, nuk marr më pjesë në festivale edhe sikur të më luten. Në shtëpinë time kanë ardhur gazetarë italianë, gjermanë, edhe kanë ngelur shumë të kënaqur, kurse këta s’të japin as dorën. Do të doja të më respektonin më shumë. I kam dhënë mjaftueshëm muzikës folklorike shqiptare. Familja jonë ka 600 vite që i bie lahutës, dikush duhet ta vlerësojë këtë kontribut, jo të na trajtojnë kështu!. Jam shumë i mërzitur, shumë” – tregon Gjoka për DITA-n. Ai premton që nuk do të marrë më pjesë në festivale dhe… festivali i radhës realizohet pas pesë vitesh.

Nuk kuptohet qartë se përse organizatorët janë treguar kaq indiferentë ndaj kësaj familjeje të pazakontë, e mbi të gjitha ndaj 105-vjeçarit, i cili duhej konsideruar si një “gur i çmuar” i këtij festivali. Nuk e has shpesh një rast të tillë, që një burrë i cili ka kaluar një shekull jetë të këndojë dhe luajë me lahutë në skenë. Familjarët e 105-vjeçarit na kanë siguruar një kopje të pasaportës së tij, ndërsa ne, nga kurioziteti kemi bërë kërkimet tona dhe kemi verifikuar në Regjistrin e Gjendjes Civile të shtetasve se Gjoka ka lindur në 13 shkurt të vitit 1910.

600 vjet në lahutë

Gjok Nonaj është banues i Komunës së Shëngjinit, por prejardhja e hershme e familjes së tij është nga fshatrat e Malësisë së Madhe, që mendohet se është vend i origjinës dhe interpretimit të këngëve mitologjike të Eposit të Kreshnikëve. Interpretimi në Festivalin e Gjirokastrës nga goja dhe gishtat të këtij të moshuar të vargjeve mitologjike të eposit të lashtë shqiptar, vjen si një dëshmi e gjallë e transmetimit gojë më gojë dhe përcjelljes nga një brez te tjetri të këtij eposi të lashtë.

Ndonëse në një moshë të shtyrë, ndoshta është edhe njeriu me moshën më të madhe në Shqipëri dhe Europë, Gjok Nonaj vazhdon të gëzojë një shëndet të mirë dhe të bëjë një jetë aktive familjare dhe shoqërore, por edhe një jetë kulturore duke kënduar me lahutën e tij në festa familjare, në dasma dhe në festivale lokale dhe kombëtare. Dy këngë të hershme të kënduara prej këngëtarit dhe lahutarit njëqindepesëvjeçar Gjok Gjonaj, me fragmente nga Eposi i Kreshnikëve dhe tjetra një këngë e lashtë 500-vjeçare për Skënderbeun, janë të regjistruara dhe mjaft të klikuara në YouTube.

Rapsodi Gjok Nonaj rrjedh dhe është pjesë e një familjeje të vjetër shqiptare nga Malësia e Madhe, familje në të cilën kënga, lahuta, çiftelia dhe sharkia kanë qenë pjesë e pandarë jetës së përditshme, familje e lidhur me traditën e të kënduarit në veri të Shqipërisë.

Pesë ditë më parë, rapsodi njëqindepesëvjeçar Gjok Nonaj ka interpretuar në koncertin përzgjedhës për në festivalin e madh të Gjirokastrës, ku morën pjesë edhe 270 interpretues nga grupe folklorike dhe artistë popullorë që përfaqësonin Qarkun e Lezhës nga Qendra Kulturore e Lezhës, Komuna e Shëngjinit, Komuna e Kallmetit, Qendra Kulturore Mirditë, Qendra Kulturore Kurbin, Ansambli Folklorik “Çiftelia” në Lezhë, Qendra Kulturore e Fëmijëve në Lezhë, Komuna e Zejmenit, Komuna e Pllanës, Komuna e Zadrimës, Komuna e Shënkollit, Komuna e Kolshit, Komuna e Ungrejit dhe Komuna e Dajçit. Sipas ekspertëve të folklorit që ndoqën këtë garë, që zgjati rreth 6 orë, grupet pjesëmarrëse prezantuan një pasuri me vlera të zonave etnografike të këtyre trevave. Interpretimi i rapsodit të vjetër u vlerësua dhe u pëlqye, jo vetëm për përmbajtjen e lashtë të tekstit, jo vetëm për interpretimin në instrumentin e lashtë të lahutës, por edhe për zërin e pastër të këngëtarit Gjok Nonaj.

33 Komente

Respekt per kete legjende smiley

nuk te kane respektuar sepse jane langaraqe kjo eshte arsyeja

pritshmerite per dicka pozitive ne kete klime jane zero

Respekt per Lahutarin si fillim!

 

Mor gazetare kotecesh por nuk e di ti qe publikimi i pasaportes dhe i te dheneve personale denohet me ligj....(apo aty ne Shqiperi ska as ligje as lesh)

Mire qe 105 vjecari spo te denoncon por ligji e denon si veprim i pa pergjegjshem i nje qytetari aq me teper qe je edhe gazetar dhe duhet te kesh pergjegjesira me te medha....

Mos u merzit i thuajni Lahutarit 105 vjecar se keto festivale jane "Made in Demokracia" dhe ju shuhet jehona shpejt.... Ben me jehone nese del me breke apo me halate perjashta sese me llahute te kendosh..... Plaku i shkrete si ben dot selfie te pasmeve "bombastike" te rrudhura te tij qe ti publikoje ne FB.....

Sic thote edhe gazetari festivali tjeter eshte pas 5 vjetesh dhe ti do jesh nje i ri 110 vjec......

Nese festivali folklorik nuk behet per te nderuar njerez te tille, atehere perse behet? Apo po nuk dole me breke te tejdukshme ne skene si Bleona, nuk te quhet.

Zoti te bekofte mjeshter! 

Po keta njerez jane vertet thesare te traditave tona shqiptare puro shqiptare, kam pershtypjen se shqiptaret katolik, kristian ne pergjithsi i kane i kane rujtur vlerat tradicionale shqiptare m mire se askush  tjter , respekte ketij njeriu te mocem shqiptar

figure fisnike!  105 vjec, 1,80 cm  si lis!  tamam Bacë bjeshkesh.. Baca i  'Gjokajve'!

" Gjetajve ..." 

po po, i Gjetajve, e di..  por meqe bacen e quajne Gjok, prandaj e bera ashtu.. dhe prandaj e vura ne thonjeza emrin.

Edhe une ate mendova: lastar i drejte.

edhe sikur të më luten

Nuk di pse më kujtoi zotin Pjerin ky artikull!

Modestia shqiptare s'ka dallim moshe, krahine, ideje smiley

Pjeri eshte ne burg

ai ka luajtur me disa vegla muzikore dhe ka interpretuar shumë këngë dhe melodi shqiptare të cilat janë pranuar mirë nga belgët

 

105 vjec burri i botes, ka 60 vjet qe ekziston festivali i Gjirokastres dhe vetem tani u "zbulua" në Shqiperi.  Por ky duhet të kete qene me siguri i persekutuar, ndaj duhet ta kete fituar dhe azilin, njesoj si Pjeri yne, të cilit askush nuk ja njohu vleren në atdhe, as diktatura, as demokracia. Por ky burgu paska qene qershia mbi torte, tani po e mesoj !!

Eshte njeri me dinjitet qe rrespekton dhe vlereson veten. Sic duket ti kete gje nuk e kupton. 

palca e kombit, ze i bukur, kostum popullor, kendon kenge te vjetra...

“Sekretet e jetëgjatësisë së plakut mund të jenë klima e mirë në Malin e Shëngjinit, ajri i detit, i malit. Ka ngrënë ushqim bio, ka kënduar gjithmonë me lahutë dhe është popullor dhe me shumë humor.

smiley smiley smiley

Sekreti i jetegjatesise ishte seleksioni natyral atehere nuk kishte vaksina .kush ia delte gjalle nga femijeria kishte nje sistem imunitar te forte .

Edhe dashuria per Partine dhe xhaxhin Enver ishte nje tjeter sekret qe i mbante njerezet gjalle dhe te jetonin gjate..Uniteti Parti Popull ishte bio! smiley

po s'diskutohet ne themel te fitorjeve tona smiley

Enver Hoxha jo Hogja smiley

Festivali duhet te gjente menyren per t'i identifikuar dhe trajtuar vecmas njerez si ky. Keta jane burime reale folklori e ne njefare menyre perbejne edhe objektin e kesaj ngjarjeje e duhet te kene nje lloj statusi special ne te.

Kjo familje edhe pse ka shprehur dëshirën për të qenë garuese në këtë festival, nuk është pranuar nga Qendra Kulturore e Lezhës

Keshtu eshte kur nuk paguan haracin tek ata qe zgjidhin hallet. Kryetari i Bashkise se Lezhes eshte i partise se zgjidhjes se halleve. Nje nga punet e meparshme te tij ka qene Kryetar i Qendes Kulturore per femije.

Po m'vika keq per Gjoken 105 vjecar, vec per moshen duhet ta kishin respektue. Mbas 5 vjetesh I bie me qene 110. Prandaj thote ai nuk shkoj me dhe pike! smiley

N'shej mirnjohjet po munohem me shkrua n'dialektin e malsis për rrespekt t'itij rrapsodi t'maleve, e me m'fal n'kjoft se nuk po muneni me i kuptua tana fjalt. Qy' sa i gzum a ken plaku para se me nis festivali, masi ja kan ba edhe nji filmim:

https://www.youtube.com/watch?v=3cwraRrhgbg

Kur a ardh n'festival a vit qi drejtuesit me e përshnet "A je si je Gjok Nonaj! Ti mirsevjen e mirse t'kan pru kamt se na ke nerua, e t'knoft zemna se bash na ke knaq me ardhjen tane!" Edhe a dasht me ja krijua tana kushtet teknike, si shokve t'tjer pjesmarrsa, por edhe me i lejua me knua t'katërt e jo me i da përgjys. Pra plakut i kan borxh se i kan thye zemnën e familjen, se nuk e kan nerua si tjert (pale se a dasht me e çmua ma fort) dhe nuk e kan lejua me u paraqit si ka dasht me ropt e vet n'katërshe siç u shkon e siç e kan lyp për marak. E kan trajtua si me pas shkua mik dikun e i kan qit veç tavalinen e buks po as buk e as mish e as meze s'i kan vu perpara. Po ti as dorën s'ja kan dhan! Marre e madhe se burri por sidomos plaku per i fjal t'mir rron kaiheran e nuk i duhet gja edhe sikur me i fal tan paren e bots! 

Për me dasht me rregullua disi punt vije qi dikush prej ktyne drejtusve t'nalt me shku me i ba i vizit n'shpin e plakut e me e pi i kafe e i god raki për qefit masi ja kan prish qefin. Edhe, nuk kan nevoj me i lyp per me ardh n'festivalin tjeter, po veç duhet me i than burrnisht se ta kena ba zi e ishalla ta len n'zemën për me na vizitua edhe i heran n'festival tjetër se ta kena marr ftyrën e nuk kena me e lan pa e zbardh faqen tane por dhe tonën. Edhe duhet me e majt fjalën... po a shtir për me gjet' ishtu lloj drejtusish qi e din sa pesh çon fjala e duhun njatu ku duhet e njashtu si duhet, e si a ken zakoni. Me pa ken jasht shtetit besa ja kishin çua letrat e kartolinat varg plakut, e noshta po e merr na nja se me siguri tan postjerat e Shnjinit e njohin plakun dhe shpin e Nonajve. Sido me ken puna, plaku Gjok i lahuts t'kreshnikve asht kapitull e faqe historijet, asht muze dhe legjend. Past jetën e g'jat e ju rrit'të nera se ka nerua tan Malcin e Shqypnin për kontributin n'përcjelljen e traditave t'lashta nër brezni.

Ma nalt kan shkrua diça edhe per moshen e madhe t'ktij burri t'fort, e po dua me ju citua diça prej studjusit Ahmet Osja, edhe me ju falenerua per durimin:

Sa per meshkujt e malsise, sipas etnografeve te huaj qe shetisnin Ballkanin, ata ishin padyshim meshkujt me te pashem te gadishullit. Madje Terens Toce, historian me origjine arbereshe, kish arritur ne perfundimin e nje studimi interesant. Sipas tij, per shkak te natyres, ajrit dhe ushqimeve qe prodhoheshin ne Alpet, e me te cilet rriteshin malsoret vendas, burrat me te gjate te Europes gjendeshin ne trekendeshin Beges, Vuklaj dhe Nikc." 

Ja doli edhe arsyeja se perse esteti lord Bajron dukej nga keto ane.

Por eshte çudi pse nuk vinte edhe lord esteti tjeter, Oscar Wilde?!

 

Po ti lorda po edhe mretnesha malesh e kan vizitua malsine dikur, por cdo te huji ja kishin borxh e tradit me i prit si mik t'mirë, me i shëtit e me i gostit. Por ama, simas fjalve t'malsorve,  edhe sot e ksaj dite n'malsi nuk thuhet kurr "mashkull i bukur" por "burr a djal i pashëm", pra i mshohet prezencës mashkullore qe duhet me ngjall malsori me pranin e tij. 

Respekte!

Po fatkeqesisht smund ta respektonin organizatoret, sepse gjirokastra nje nderim mund te jape ne vit, dhe e dha per dasmen e Shokut Velia, alias Eri Veli, alias Vilajet Qyrky!

Ja gicimici shqiptaresh. Kush e di me ke e kane inatin dhe ate te qendres kulturore e merren me plakun.

Respekte Legjende! E faleminderit qe zbrite deri poshte. Turp i madh per organizatoret qe s'te kane bere pritje te vecante, por falja se diletant.

Na publikoni videon ku ka perfomua ky Baca mer!

smiley   me jetu prej afro 20 vjetesh ne Belgjike, qenka merite ?! jalla çna kenaqet me kto shkrimet e fundjaves............. ka marr pjes tek TAFIK-BALLAKNI - thot shkrimtari tjeter ketu............smileysmiley

po po po

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).