Në raportin e fundit ekonomik rajonal të Europës Qendrore, Lindore dhe Juglindore, të publikuar nga FMN, Shqipëria rezulton vendi i vetëm, ku është rritur papunësia dhe njëkohësisht ka rënë paga reale.

Flitet për tremujorin e tretë të vitit të kaluar, periudhë kur sipas raportit, kur pothuajse të gjitha vendet e tjera patën ulje të papunësisë. Në grafikun që mat ndryshimin e papunësisë dhe pagave reale, Shqipëria është i vetmi shtet, që rezulton me një rritje të lehtë të papunësisë. Ndërkohë, të gjitha vendet, përjashtuar Bullgarinë dhe Shqipërinë, kanë shënuar një rritje të pagës reale.

Përkeqësimi i këtyre treguesve vlerësohet të ndikojë negativisht në rritjen e konsumit, e cila është shpresa kryesore e institucioneve vendase për të zgjeruar aktivitetin eknomik.  Pak kohë më parë, të dhënat krahasuese të Eurostat nxirrnin Shqipërinë me pagën më të ulët mes vendeve të rajonit. Paga minimale llogaritet më pak se 160 euro. Në të njëjtën kohë, papunësia vërtitet rreth niveleve 18%, nga 14% që ishte dy vite më parë.

Për të gjithë rajonin, raporti thekson se rënia e papunësisë, pagat më të larta reale dhe përmirësimi i rritjes së kredisë për konsumatorët kanë kontribuar në fuqizimin e mëtejshëm të konsumit privat në pjesën më të madhe të vendeve të Baltikut, Europës Qendrore e Lindore dhe Europës Juglindore.

15 Komente

t'ju them nje gje juve lefti qe servirni akoma artikuj te tille ekonomie ketu: ne ekonomi (kontabilitet me sakte) ka nje term: "Accrued" !! Dhe e perdorin ne formen "accrued debits/credits".

Tani, per ta vene ne kontekst ty, papunesirat dhe reniet e pagave reale qe na tregon ne raportin e FMN, jane accrued credits* te qeverisjes qe shkoi !

Ta thashe, se me c'shikoj te del llogaria permbys.

*se flasim cfare ka ndertuar per mire

Po ça thu mo xhan, te papunet çan ferrin

smiley Ketu u tha me shume force qe ferre-caresit ishin nga zona Verilindore te administruara nga "demokratet." U injorua Orikumi se "ashtu ishte nje muhabet". (TM disa te tjere ketu)

Ah more ... jo jo fajin e ka Zogu. 

E pse jo? Pyetja shtrohet: a ishte king Zogu?

King me shume pasardhes. 

 Shqipëria rezulton vendi i vetëm, ku është rritur papunësia dhe njëkohësisht ka rënë paga reale.

faleminderit Rilindje smiley

double dip..

Hajt se ia meson Taipi Rames ekonomine. Si fillim i thote po te coj berberin tim te te beje synet. Eshte birinxhi-kasap, s'ka lone njeri cyrik deri me sot. 

Kohet moderne te ketij vendi dhe sidomos te kesaj klase politike ...synetllekun e kerkon nga " koka tjeter " ! 

Ky ne foto po fle gjume apo i ka rene te fiket!!?

nuk i ka rene te fiket, i ka rene paga, po e kerkon...

Apo duhet Idriz ferra ketu ta 'rrisi' pagen!

Ore...po Turqia, dini gje, na Ka nanje borxh a demshperblim,

se na humbi dhe defterri!!

Shume gjynaf...

2005-2013 jetuam me standarde Gjermanie

Vijne keta te tjeret, skamje, papunesi, burgjet plot me qytetare model...

E cuditshme si mund te zhytesh kaq keq per dy vjet. As Lulin s`lane me punu imagjino.

Keta jane kriminele dhe antishqiptare

Luli te lutem na shpeto, na rikthe ne parajsen ku ishim...

Dhe votoni Halimin se erdhi trami, pune muajsh dhe cdo problem ne TR u zgjidh

Mijera e mijera viza te bardha do vijne...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).