Kur më mohuan të shkrep një foto teksa ngrihej flamuri shqiptar në qendër të Tiranës, filluan të më vijnë në mendje të gjitha duart që më janë nxjerrë përpara aparatit dhe rezultoi se ky na qenka një fenomen shqetësues që nuk e has vetëm unë.

Më 25 prill 2015, dy punonjës të Bashkisë së Tiranës po ngrinin flamurin shqiptar në një shtyllë gjigante përpara Teatrit të Operas dhe Baletit, kur një punonjës i tretë mu afrua me vrik dhe plot hakërrimë dhe më ndaloi të fiksoja në foto këtë çast, për mua solemn. “Nuk ka ç’të fotografosh këtu,”  tha ai gjithë kërcënim.

“Flamuri kishte pësuar një incident dhe ne po e riparojmë, hajt largohu,”parapriu punonjësi Valter Gjoni pa e pyetur askush.  Me të thënë këtë, më shtyu nga krahu, sikur të mos isha një shqiptare, një fotoreportere apo tek e fundit një vajzë, por sikur të isha një armike që kishte zbuluar një vend sekret (sheshin Skënderbej, në mes të Tiranës).

E kisha njohur kur punonte si shef i kulturës dhe trashëgimisë kulturore pranë Bashkisë, që si për ironi kishte mbaruar shkollën për gazetari dhe para ca kohësh kishte zbuluar nga arkiva 600 fotografi; por tashmë mban një pozicion tjetër në Bashki.

“Ai flamur ka kohë që është grisur dhe kishte marrë të tatëpjetën, ju mirë bëni që e ngrini, por nuk keni të drejtë ta prekni vajzën në atë mënyrë. Është e drejta e kujtdo të fotografojë flamurin e vet, tonin dhe të gjithë shqiptarëve,” tha një zotëri me biçikletë që u solidarizua me mua.

Për fat të keq, biseda nga ana e punonjësit të Bashkisë së Tiranës vazhdoi edhe më e ashpër, edhe më e hakërryer. “Hiqmuni se bëra një telefonatë dhe jua ndreq qejfin!”

Ja ku ishim, në qendër të Tiranës, krah një institucioni artistik, pak metra larg Bashkisë, në sy të monumentit të Skënderbeut dhe gjithë kalimtarëve që kishin shtangur, për të parë këtë mohim të paperceptueshëm të një të drejte kaq elementare: fotografimit të lartësimit të flamurit shqiptar.

Të ishte për këtë zotëri, mendova, foto e famshme e Ismail Qemalit në ballkonin e pavarësisë nuk do të ekzistonte.

“Nuk e di si ia bën ti të fotografosh në Shqipëri,” më tha një ditë një mikeshë, e cila ka hequr dorë nga fotografia, teksa po i tregoja që kisha marrë një kërcënim pas publikimit të një fotoje të një vajze në një nga urbanet e Tiranës.

Një person të cilin nuk e njihja më kishte shkruar “Të lutem hiqe fotografinë ose do të kesh telashe të mëdha, mos më thuaj që nuk të paralajmërova”. Sa çudi! Rrjeti që ky person përdori për të më kanosur mua është po ai ku deri në vitin 2013 ekzistonin 250 miliardë foto dhe ngarkoheshin vullnetarisht 350 milionë çdo ditë, aty ku bëhen 1.8 milionë pëlqime çdo minutë dhe ku njerëzit ta dinë për nder nëse i pëlqen një postim.

Është e paimagjinueshme që në kohën kur rrjetet sociale gëlojnë nga ‘selfie-t’, të të mohohet e drejta të fotografosh jetën e përditshme në Tiranë dhe të kërcënohesh me të papritura të pakëndshme për këtë gjë.

“Kur bëj foto dua të tregoj një histori të përditshme, për të përmirësuar diçka në jetën e personave që fotografoj dhe jo për t’i diskretituar. Respektoj atë që bëjnë njerëzit rrugëve dhe më mahnit forca që kanë dhe mënyrat që gjejnë për t’u punësuar, strehuar ose vetëpunësuar,” më tha një tjetër mikeshë që fotografon çdo ditë. “Por sa herë shkrep një foto të dikujt, tjetri më sheh sikur e kam shkelur,” shtoi ajo.

“Mos e fotografo Tiranën nga oborri i përparmë i Korpusit të Politeknikut”, u orvat të më ndalonte një nga rojet e ndërtesës një ditë. “Nuk lejohen fotot këtu!” shtoi ai.

“Mua nuk më kanë ndaluar ndonjëherë të fotografoj flamurin shqiptar në qendër të Tiranës, as Korpusin e Politeknikut,” iu përgjigj interesimit tim një fotograf amator.

Të jetë kjo sjellje e motivuar edhe më tepër nga gjinia? Mos ndoshta një fotografeje është më e thjeshtë t’ia zësh me dorë objektivin?

Por fotografi i akredituar i parlamentit, Hamza Hatika shprehu po të njëjtin problem, kur lajmëroi në mesin e muajit prill largimin e tij nga Shqipëria përmes një statusi në Facebook ku përshkruante vështirësitë e punës si një fotoreporter dhe ndikimin burokratik mbi të.

“Mos e merr me kaq gjaknxehtësi, këto gjëra ndodhin përditë,” më sugjeroi dikush, që i ishte regjur lëkura me këtë fenomen.

Por unë nuk mendoj se heshtja është fjala që duhet thënë për të tilla raste. Kur dikush shkel një të drejtë themelore të një tjetri atëherë që kushtetuta me ngjyrën e po atij flamuri e garanton, përjashtimi nuk mund të lejohet të bëhet rregull.

Nëse të gjithë heshtin, atëherë duhet  të fillojmë t’i nxjerrim aparatet fotografikë nga dritaret e shtëpisë si snajperë. E për çfarë? Për të kapur bukurinë njerëzore, natyrore dhe kombëtare në një toke ku nga mëngjesi në darkë na thonë se kemi ecur përpara.

Nuk jam unë njeriu që zotëria kapi prej krahu dhe shtyu sikur të ishte një hiç, është shoqëria shqiptare, çdo njeri që e do flamurin e tij.

Mbase përgjigjen e këtij  tranzicioni fotografik që unë kam rastin të dëshmoj në Shqipëri, mund ta ketë dhenë Ansel Adams, një fotograf dhe ambientalist amerikan kur tha se “ka gjithmonë dy njerëz në foto: fotografi dhe shikuesi”.

Kështu, sa herë bëj ON aparatin, dy gjëra sigurohem që t’i kem aktivizuar gjithashtu: teleobjektivin dhe guximin.

17 Komente

“Nuk e di si ia bën ti të fotografosh në Shqipëri,” më tha një ditë një mikeshë, e cila ka hequr dorë nga fotografia, teksa po i tregoja që kisha marrë një kërcënim pas publikimit të një fotoje të një vajze në një nga urbanet e Tiranës.

Mire t'ka thone. Edhe e paske publiku foton e gruse se huje? 

Me c'te drejte? 

 Nejse, i ke bo lomsh dy koncepte. 

Te drejten tende per te bere fotografi ku ke qejf, kur vjen puna per gjera publike dhe vende publike- mund te kishe nisur nje proces te dobishem per shoqerine tone nese do e kishe hedhur ne gjyq ate te Bashkise per kercenim. 

Dy, e drejta e nje personi krejt privat per te mosaprovuar marrjen ne foto dhe sidomos e mosbotimit te ketyre fotove. 

Gawkers kane honger dru historikisht ne gjithe dynjane por sidomos ne Shqipni. Ca ke qe shef eshte akoma ne fuqi! 

Dhe jo pa t'drejte! 

 

qekur kshu te shkrepesh kameran dhe ta drejtosh objektivin ngado qenka e ndaluar?? Do kete pas eksperince te keqe kjo me keta arrogantet dhe copat e mishit, por ne pergjithesi se besoj te jete ashtu. 

jo jo mos u fshih prapa "guximit", s'eshte relevant guximi fare per temen e fotos qe thua se do beje - ngritja e flamurit. Ju duhet te jeni subjekt profesional (i pajisur me id gazetar-i a fotografi, a dicka e tille) si kusht fillestar. Se dyti, pa konsentin e subjektit ti s'e ben dot foton. Imagjino, ajo foto do kete emrin e autorit (ty), dhe ti (ose puna jote) do kesh te drejtat e saj, pasi e ke marre, te cilat mund t'i shesesh si t'i duash.

dhe kjo  eshte e dobet si argument: 

Është e paimagjinueshme që në kohën kur rrjetet sociale gëlojnë nga ‘selfie-t’, të të mohohet e drejta të fotografosh jetën e përditshme në Tiranë dhe të kërcënohesh me të papritura të pakëndshme për këtë gjë

Per amatoret mund te jete me e lehte, per nje profesionist them se eshte pjese e punes se tij/saj (pjesa e veshtire ne fakt) ta  menaxhoje kete faze sa me korrekt me ligjet dhe kulturen e njerezve qe te jete e mundur.

 

Ma merr mendja se me ate paragraf I referohet - jetes se perditshme. Se sa here mund ta shkrepi kameran ajo - street photography nuk numerohen. Flicker dhe faqe te tjera mbartin milliona foto te tilla. Por nese do I referohet dikujt ne vecanti patjeter do marre aptovimi para se te publikohet. 

Ivana, duro dhe pak sa ta marri bashkin koalicioni i madh.

ditet e vuajtjeve dhe privacioneve do marrin fund shpejt. atehere a keni mundesi me fotografu. lum kush te rroje.

Nese e ben dot, le te marre sa te doje shots ajo nga rruga, vjen puna i poston dhe ia ka dhene mesazhin tjetri (kercenim ).

Shkurt, beware Moza !

Dhe praktike e mire nuk eshte, per mendimin tim eshte nje fushe e parregulluar akoma publikimet ne internet nga streetphotograhpy. Askush s'do donte ta gjente veten papritur neper foto amatore interneti. Nje kolegia ime refuzonte edhe fotografite ne pune, nga ato qe perdorin mgmnt. ne intranet-in e business-it per komunikim official. Ka edhe raste keshtu.

Dakord, Po ta kercenosh tjetren per nje foto urbane, kjo eshte jashte llogjike. Unless ajo femra ne foto ka qene duke bere dicka jashte normales. Sa per kolegen, intranet dalim te gjithe e nuk na gjen gje. Fotot ne Pune prandaj behen per nje qellim. If she looks fat and ugly eshte dicka tjeter pastaj smiley jk 

s'besoj ta kene kercenuar se fotografonte flamurin, por ata vete duke punuar. 

le t'u propozoje pagese, ndoshta arrin ne kete menyre t'i binde njerzit.

te ajo ndeshja boksit te djelen, kapi njeri per qafe tajsonin per te bere nje selfi. ja rrasi ky me bryl dhe e perzuri. maradona po njesoj, ja thyu njonit smartfonin, qe po e filmonte ca hapa perpara tij.

I Kane folur me ton arrogant, dhe te ashper- na moj ti, kujt ja drejton kameran ashtu. Mbaj mend njehere njeri m'tregonte kish dash me nxjerr ca rom Shqypnie, edhe I kishin dash me I marr cameran me dhune. Ka lloj lloj ne fakt. Ka njerez pastaj pozojne vete, e se Kane problem hic. ti profilo ky hyn? Me t fotografu Ty ca behet ?

s'ka pse qahet atehere. le te fotografoje ata qe pranojne. 

po ajo vete a pranon te fotografohet ? 

ndersa une, po s'pata perfitim vetjak s'pranoj te fotografohem. (formule qe perdor çdonjeri nga ne ne fakt, por pa e menduar ndoshta kurre. te gjithe duan shkrepje favorable, qe i nxjerrin me te bukur se ç'jane. jo poza qe jane ne disfavor te tyre, te veshur keq, duke bere punera te ulta, te pa lare, te pa rregulluar, etj, etj)

Po ti deri sa t publikohesh nuk do e marresh vesh se c'perfitim do kishe. Vec Po ishe ndonje model dhe Ben pazarin fillimisht - $500.00 nje shkrepje. 

lexoje dhe nje here, se ta pershtata me festen.

si dhe kur perdora fjalen PERFITIM, nuk e kisha ne lidhje me lekun.perfitimet jane te shumta gruje, leku eshte vetem njeri prej tyre. per shumicen ky eshte bere me i rendesishmi dhe ndoshta i vetmi interes qe kane. per te tjere leku eshte i fundit.

E para mos mu drejto me ket menyre - gruje. Wth. E dyta perfitim monetar e kisha po qe se ishe model. 

pse s'je grua ti ? qenke çupe atehere.

Hmmm nese do nje keshille nga dikush qe ka fotografuar e filmuar gjithshka ne Shqiperi nga 1990 deri ne 2002, gjej me e mire qe mund te besh ne keto raste si i flamurit kur ke te besh me punonjes te shetetit eshte t'u thuash qe ti sidoqe te jete puna do te vazhdosh ta besh dicka qe nuk eshte e ndaluar nga ligji, por qe je e hapur te presesh edhe reagimin e tij personal, cilido qofte. Thuaja kete me buzeqeshje, duke e pare ne sy dhe duke vazhduar punen. Gjeja me e rendesishme eshte qe mos tregosh frike dhe t'i japesh te kuptosh se nuk i trembesh cfaredo konfrontimi zyrtar, dhe mos terhiqesh kurre. Good luck.

Me privatet pastaj eshte tjeter muhabet...

Ndoshta do kete ose ka nevoje per ndonje ligj te tipit Mbi Te Drejtat e Fotografeve, bazuar edhe ne Konventen Europiane mbi te drejtat e njeriut, e duhen pare rregulloret per fotografet profesioniste ne Europen perendimore ku tradita eshte e gjate. Eshte pjese e natyres njerezore, shume njerez u druhen fotove private, nderkohe qe kendej por edhe andej, ne emisione lajmesh kur jepen filmime te pergjithshme te njerezve ne rruge, lokale etj, gjithmone perpiqen qe te mos ua kapin fytyrat por filmohen nga pas ose nga mesi e poshte ose ne nje fare kendi qe te mos u duket fytyra. Dmth edhe me fotot duhet te ekzistoje ndonje lloj e drejte e privatesise bazuar ne 2 ceshtje: ne c'kushte u be foto dhe si do perdoret ajo. E drejta e privatesise mund te shihet si e drejta per te mos u ngacmuar nga tjetri (qofte edhe me aparat). 

Ata/ai i Bashkise ne rruge do jete trembur nga prania e fotografes aty dhe mund te kete menduar "kushedi ku do ma postoje foton kjo, e kushedi kush do tallet me mua neser." Shtyrja/prekja me dore e fotografes eshte jo profesionale e me siguri shkel ndonje ligj. Pergjigjia nga bashkiaku mund te jete "po ajo me preku nderin me aparat" smiley Ndoshta duhet me pas edhe pak "burrni" goca fotografe: Shko edhe i thu tjetrit (para ose pas fotos) se per cfare qellimi e bere foton dhe ku do e perdoresh ate, apo qe vertet do te fiksoje pjese nga zhvillimi i vendit dhe momenti e frymezoi. Disa njerez vertet fyhen nqs fotografohen nga te huaj, sidomos kur foto perfundon ne gazeta, internet, faqe blogu e sidomos ne rubrikat "Foto e dites." Ka faqe interneti te cilat fitojne te gjitha te drejtat mbi fotot qe postohen aty pavaresisht se cila eshte deshira e postuesit/fotografit.

Duket se rregulli i pegjithshem eshte qe foto mund te perdoret per cfare te duash nqs personi i fotografuar NUK eshte i identifikueshem ne foto. Ne vende me rendesi etj kendej vendosin edhe tabela te tipit "Ndalohet fotografimi"

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).