31 Komente

Nese Tirona ka me te vertete qytetare, duhet ta tregojne tani, duke shqelmuar kandidatet kerma te politikes helmuese dhe duke votuar per Gjergj Bojaxhi. Une per vehte ne menyre individuale i kam filluar perpjekjet per te bindur votues te Tiranes ta shikojne kandidatin e pavarur Gjergj si alternativen e shpetimit nga ndotja apo helmi politik shqipetar. 

edhe pse jam i bindur qe Vilajet Qyrku do e fitoje tironen, per shume arsye, jam po aq i bindur qe do tia jap voten time gjergjit per nje arsye te vetme , eshte personi me me integritet. Dr Halimi gezon respekt , por po perdoret si komardare shpetimi nga PD per nje humbje me dinjitet qe te mos shkoje drejt 20% te votave . 

Pa liste keshilltaresh dhe akoma pa program ne fund te muajit, Bojaxhiu te vetmin rol qe i cakton vetes, qellimisht apo jo,eshte heqja e votave nga njera ane politike ose tjetra. Cfare mund te ofroje vetem ne keshillin bashkiak, me ose pa varesi vendimarrese nga pushteti, qe kandidatet tjetre nuk ofrojne?

ju qepe ketij Bojaxhiut ti me "listen e keshilltareve"..smiley. mu si ajo barcoleta me lepurin qe shkonte cdo mengjes te pasticeria me famshme e qytetit, qe mburrej se bente cdo lloj torte, dhe pyeste pastiçierin: "po torte me karota ke ..?"

C'te them?! Me duket 100% BS kandidatura e tij, edhe me BS qe promovohet alla albanezshe. Top Channel-i  (çfare i bie te jete, rrjet social?) e promovon se perdor rrjetet sociale per fushate. Dmth argument bindes per integritetin e tij. E megjithate, te ishte per rrjetet sociale, i bie qe e njeja te vlente edhe per Berishat e Braçet fb-dashes. 

ke te drejte.

Me dashje apo pa dashje, ky ndihmon PS. Me militante fiton PS, problem mund te jene grite ose te pakenaqurit qe i kap ky, dhe u lame. 

Bojaxhi nxjerr armët e rënda: Ja si e kanë shkatërruar qytetin Rama dhe Basha

Gjergj Bojaxhi sot ka filluar me artilerinë e rëndë.  I akuzuar shpesh për mefshtësi ai këtë herë e ka ngritur stekën. Ai ka shkuar në një nga pikat më të nxehta të kryeqytetit, tek parku i Tiranës për të denoncuar shkatërrimin e kryeqytetit.  “Shkatërrimi i Tiranës ka qënë një proçes i qëllimshëm dhe sistematik i klasës politike që na ka qeverisur këtë çerek shekulli. Shkatërrimi i hapësirave publike ka ardhur për shkak të korrupsionit të kastës sonë politike, në bashkëpunim me klientët e tyre. Për çdo trotuar të zaptuar, për çdo lulishte të bërë pallat, për çdo terren sportiv të betonizuar një grusht politikanësh e një grusht biznesmenësh të tyre kanë futur miliarda në xhep. Kurse ne qytetarëve na kanë lënë një qytet gati të pabanueshëm”, ka thënë Bojaxhi.

Gjergj Bojaxhi ka sulmuar sot Edi Ramën, Lulzim Basha, Fatos Nanon dhe Sali Berishën, pasi sipas tij me vendimet e tyre kanë betonizuar hapësirat e gjelbërta në të Parkut të Liqenit në Tiranë. Sipas Bojaxhiut kjo kastë politike ka shkatërruar qëllimisht me klientët e tyre Tiranën, duke futur milarda në xhep.

“Zona e parkut mes Korpusit të Universitetit dhe territorit të Gardës së Republikës ka qenë gjithmonë pjesë e Parkut të Liqenit, por ajo tashmë është bërë gati për t’u benotizuar me ndërtime. Kemi arritur në këtë pikë si rezultat i një serie vendimesh kryeministrash dhe kryetarësh të bashkisë së Tiranës: Në vitin 2004, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Rama dhe të kryeministrit Nano kjo zonë u hoq nga Parku i Liqenit duke e shtyrë kufirin e parkut në brendësi.  Në vitin 2006, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Rama dhe të kryeministrit Berisha zonës iu ndërrua destinacioni nga park në zonë ndërtimi. Në vitin 2013, me vendim të Kryetarit të Bashkisë së Tiranës Basha dhe të kryeministrit Berisha, Plani i ri i Rregullimit të Tiranës e cakton këtë zonë për ndërtime pa asnjë kufizim në intensitet e lartësi. Kjo do të thotë që ajo mund të betonizohet e gjitha me ndërtime të larta”, tha sot Bojaxhi.

Sipas Bojaxhiut, shkatërrimi i Tiranës ka qenë proces i qëllimshëm i klasës politike. Ai u shpreh më tej se parku i liqenit është një nga shembujt ‘’më të këqij të korrupsionit politik’’.

(1/2)

"Pjesa e parkut pas meje është një nga shembujt më domethënës dhe më të këqij të korrupsionit politik. Por mbi të gjitha është shembull i një fakti të dhimbshëm: ndërsa politikanët e të dy krahëve zihen e shahen gjoja për demokracinë, kur vjen puna për të grabitur vendin, për t’ju shërbyer klientëve të tyre ata janë gjithmonë bashkëpunëtorë të ngushtë. Tirana është sot një qytet i marrë peng dhe që shfrytëzohet nga një grusht njerëzish. Ne qytetarët e Tiranës duhet ta ndalojmë këtë pengmarrje të qytetit me votën tonë më 21 qershor”, përfundoi Bojaxhi.

(2/2)

Lapsi.al

Na sillni ndonje gje per ate Gjergj Bojaxhiun o Peshk o 'lla se s'po marrim vesh ca ka bo vaki!

Personalisht, kam pershtypjen qe Bojaxhiu merr me shume vota "majtas" se sa "djathtas", referuar votuesve te vitit 2013. Pikerisht ngaqe vleresoj mjaft bindes argumentin, qe kandidati ne fjale do te mbledhe kryesisht votat e elektoratit "gri" e "te pavendosur", nuk mendoj se do kete patur ndonje eksponent te elektoratit "gri" qe te kete vendosur te votoje djathtas heren e fundit, qofte edhe per kureshtjen per te provuar dicka ndryshe. Kesaj here nje pjese e tyre do te votoje Gjergjin, e jane te gjitha vota qe i rrudhen depozites se shpullave qe i dha e majta pushtetit te djeshem. 

Gjithashtu kam veshtiresi te kuptoj pse ndonje pseudo i djathte duhet te votoje Bojaxhiun. Gjergji nuk ka patur ndonjehere mundesi te vere ne zbatim politika te djathta, qe te kene dashuruar ideologjikisht  ndonje votues pas tij( gjithnje nese pranojme tezen, jo fort te lehte per tu besuar ,qe ka ende te djathte puritane ne Tirane). Eshte jollogjike te mendosh, qe kush ka votuar ne 2013 djathtas, e bente kete sepse i mungonte nje alternative si Bojaxhiu, e jo sepse ishte i dashuruar marrezisht pas Berishes (e rrjedhimisht pas privilegjeve qe leshonte). Edhe ata qe votuan ne 2013, per hir te antikomunizmit, dyshoj qe nqs nuk kane patur pas 25 vjetesh inteligjencen per te kuptuar kush ishte pasardhesi i PPSH, te kene aq emancipim mendor, sa te shohin tani drejt nje alternative tjeter qe pasqyron bindjet e tyre. 

E kam te pamundur gjithashtu te mendoj, qe shtresa e elektoratit qe do to perzgjdhe Bojaxhiun si alternative te saj, nuk do te kete thelb qytetar. Pikerisht per kete, padashur te ofendoj askend, dihet boterisht, qe shumica e qytetarise shqiptare voton prej kohesh kundra Berishes.

Ja perse jam i bindur, qe ne ate 12% aktual (por edhe sikur 1% te mbetet ne fund), me teper do te kete vota te "majta" se sa te "djathta"

 

ketej kuajt tunxh,ketejsmiley

te konsiderosh pd-ne te djathte eshte si konsiderosh janon shqiptar!

bathorja dhe paskuqani shtyllat e te djathtes!

cete anarkisto-populiste eshte!

thash te vij dhe un me ju mos beja ndonje lek!

Per mua ska fare rendesi nga mer vota Bojaxhi, por di qe po morri mbi 50 mije vota ka gjithe te drejten legjitimi te krijoj parti dhe ti bej kermat te mendohen mire. Ja pse e votoj une Gjergjin

Gjergji ska per te marre as 1 mije vota.

Jo per gje por sjane nxehur motorret e fushates,se ku te nxehen te gjithe juve qe thoni do te votoj per Gjergjin,do te votoni ose per PS-ne ose per PD-ne,nga frika se mos partia kundeshtare fiton.

Cdo vote eshte e rendesishme dhe kjo u pa ne zgjedhjet e fundit bashkiake,keshtu qe mundesia qe kandidatet tip Gjergj Bojaxhiu te marrin vota,eshte pothuajse zero.

Mbaje mend qe Gjergji do marre 25 000- 30 000 vota e kryesisht te majta , por ne fund do bashkohet me Ramen si te gjithe njerezit me men.....sic boni ene Bamiri me Camet per aresyen e thjeshte se me Shqupin e sotem vetem Maqedonsit, Serbet e Qoftelargu mund te rrijne ne nje tavoline.

Dy vjet te humbura nga Shqupi per te marre forme njerezore.....vazhdojne me lidershipin e Cunit te Sheqeres dhe pinjolleve...nderkohe bemat e Zenit ne kinematografine hollivudiane do jene fitimprurese per zgjedhjet e 2017.

Nuk ka kohe per bashkim.

Fituesi shpallet me nje votim te vetem.

Per kete arsye Gjergji nuk do te marre as 1 mije vota.

Do bashkohet mbas zgjedhjeve, ose bashkuar kane qene me perpara sipas Xhelit.

Gjergji do luftoje te riformoje te djathtet ne te ardhmen ne nje parti te funksionale ndoshta bashke me Bamirin e Selamin. Nje humbje e Shqupit kesaj rradhe kur sdo mbledh me shume se 20 % te votave do qerroje jo vetem Lulushin por edhe Cunin e Sheqeres qe pret me idiotesi te vije ne pushtet...sigurisht bashke me ndjekesit e tij.

E djathta duhet ribere nga e para e prandaj nuk ka VOTE per opoziteN E SOTME.

PD-ja do te marri 40% ne Tirane,ketu do te jemi.

Do te fitoje edhe ne Shkoder,Durres,Korce dhe ndoshta ne Elbasan.
Ketu do te jemi ne 22 Qershor dhe do te flasim.

deri ne 22 do e kemi harru, kshu qe pa problem smiley

jepi!

Gjergji ka pak shanse te fitoje, por edhe sikur te ndodhe sdo pritur mrekullia se erdhi gjergji e do ndryshoje cdo gje ne drejtimin e duhur. Duhet te ndryshoje nje mentalitet i tere e te krijohet nje fryme ndryshe qe te duken rezultate serioze. Pastaj kane per tja vjedhur votat, se di sa te bindur i ka komisioneret...

   Gjergji Bojaxhiu eshte nje investim qe nuk ka per te shkuar kot edhe pse mund te mos fitoje.Dhe nuk do munde te fitoje per faktin se shqiptaret akoma nuk jane pjekur qytetarisht, te marrin vesh se njeriu qe u duhet mbetet ai qe i bind se i do!I do ata po aqe sa qytetin...

   Un kam bindjen e patundur se nje dite po ky Gjergj Bojaxhiu do te jete Presidenti i zgjedhur nga populli...per te zevendesuar gjytyrimet qe mendesia shpellare i ka vene mbi krye ketij populli te lashte .

   Inrelektualet ne se jane vertet te tille duhet te votojne Bojaxhiun.Katunaret le te vazhdojne radhen e mercenarizmit ..! 

erion veliu do e beje Tiranen lule!

Inrelektualet ne se jane vertet te tille duhet te votojne Bojaxhiun.Katunaret le te vazhdojne radhen e mercenarizmit ..! 

po me ca mysybeti ka ne radhen .....e karpuzeve me prove ....Ai do beje dicka te mire  se ka kush ti thote dy germe-qishte ! 

Sa me shume lexoj komentet e militanteve qe Gjergj sdi fitoj as 1 mije vota e kuptoj gjithnje e me teper qe ai do te dal shume mire e qe shume shpejt do te kthehet ne fenomenin e ri te politikes shqiptare qe mund te spostoj Lsi.

fushata ndryshe=straight from the book nga ca tipa qe nuk kane lidhje me realitetin por duan te eksperimentojne me mendimin se dicka do te dale ne fund kuptohet si perfitim per investimin e tyre. Nuk ka gje te keqe per perpjekjen e tyre por jo ne kurriz te njerzve. 100 here me mire vota Sazan Gurit i cili ka qene i qendrueshem ne mendimet e tija sesa Bojaxhiut as mish as peshk vetem nje kukull qe e levizin nga pas dhe ka ndryshuar qendrim ne varesi se ku e kishte payrollin

mendimi im per kandidatet:

Erjoni -mendoj qe Erioni si person ka marre shume gjera te keqija nga Rama, praktikisht mund te thuhet se eshte Rama ne miniature. Mund te mos kete qene keshtu qe ne fillim te karrieres por tani nuk ka shance te shpetoje nga Rama. Ne bashki ai do te jete mini Rama serish ne krye te bashkise

Halim Kosova - shpresoj te jete ashtu sic duket dhe nqs fiton, qe me duekt e veshtire, te zgjedhe nje administrate bashkie  te profesioniste qe ti dalin per zot punes se tyre.

 

Peisazhit te kesaj fushate zgjedhore i jane shtuar ngjyrat dhe telajo po fillon pak nga pak te konturohet me lloj lloj kandidatesh qe perpiqen te na mbushin mendjen qe jane me ne dhe ne jemi prioriteti i tyre ne kete 4 vitet ne vazhdim.Jete te ndryshme,profesione te ndryshme rreziqe dhe fatet e tyre paralale kane nje emerues te perbashket..Zgjedhje..Nje kontrast i forte  kesaj here i perdorur nga nje penel mjaft i stervitur.Keshtu po krijohet pak nga pak nje strukture arkitekturore mjaft komplekse qe ben te mendosh per detyrat ose pergjegjesite spekulative te kandidateve.Ne fund gjithcka  rilidhet me se miri,qe ndoshta nuk eshte me e mira qe pret spektatori,por qe te gjithe keto elemente ku perfshijme dhe gjinekologn punetor,ambientalistin,cunin e mamit punetore qe shet fiq per te siguruar fundin e muajit ,te gjithe keto personazhe pikturohen ne telajon e komanduar me mjeshteri dhe ne fund ti vetem shkon dhe voton.Pak rendesi ka nese te pelqen ose jo.Mund te flasesh per diskutime qe kane lidhje me gjelberimin ose betonizimin ose dhe  artin te gjitha keto ne dobi te asaj qe neve e quajme me pak fjale Zhvillim dhe Emancipim.

Bojaxhiu, me nje gugllim te shpejte, rezulton se ka qene i ftuar ne disa programe televizive ku, çuditerisht-çuditerisht, ka folur per kandidaturen e tij. Oops. Cfare quhet kjo? Fushate e bute? S'njehet?

 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).