Kandidati i pavarur për Bashkinë e Tiranës, Gjergj Bojaxhiu i ftuar në emisionin “5 pyetje nga Babaramo” ka hedhur poshtë akuzat se ka hyrë në garë thjesht si një diversion. Këto akuza ai i quan si trillime e një tentative baltosje. Një nga gjërat e para që Gjergj Bojaxhiu premtoi se do të bënte nëse do të shpallej ishte referendumi për planin urbanistik. Duke folur rreth statusit të djalit të ish-kryeministrit Berisha në rrjetin social “Facebook” pas shpalljes së kandidaturës për Bashkinë e Tiranës, Bojaxhi u shpreh se nuk ka asnjë arsye pse duhet që t’i ishte mirënjohës atij “Pse duhet t’i jemi mirënjohës. Çfarë ka firmosur ai. Kam zgjedhur të mbroj interesin publik dhe jo interesat e ngushtë. Fakti që unë skam bërë karrierë politike në PD e tregon këtë.”

A mendoni se jeni në një rezultat të paragjykuar se në 25 vite nuk ka ndodhur që një i pavarur të fitojë? A e shikoni si handikap? 
Jo, pasi në Tiranë shumica e qytetarëve nuk dalin për të votuar dhe nuk përfaqësohen nga ndonjë parti.

Nga dilni në këtë konkluzion? 
Janë regjistruar mbi 600.000 votues, në zgjedhjet e fundit lokale kanë votuar më pak se 300.000. Me shumë të drejtë mund të themi se as gjysma nuk ka votuar. 4.000 qytetarë kanë dhënë haptazi mbështetjen ndaj meje.

Kur keni mbledhur firmat. Çfarë target grupi janë ata që kanë firmosur?
Firmat i kemi marrë nga të gjitha llojet e votuesve. Kemi mbështetje nga të gjitha nivelet, s’kemi një specifikë ët veçantë.

Nuk ju mbështet asnjë parti, nuk e shikoni si handikap?
Unë e quaj vlerë. Ne jemi kundër këtyre partive, Nëse në vitet 90 krijuam partitë për pluralizëm për ët zgjidhur problemet tona. Sot ne shohim se këta na janë kthyer në pengesa. Njerëzit nuk ndihen të përfaqësuar.

Keni qenë drejtor i KESH dhe Inspektoratit të Ndërtimit. Ju nuk ndjeheni përgjegjës për këtë situatë?
Kam pjesën time të përgjegjësisë. Secili nga duhet të vlerësohet për punën që bën. Nëse kam bërë diçka që nuk ka sjellë përmirësim jam i gatshëm të mbaj përgjegjësinë. Në vitin 2007 jam vënë në krye të KESH, kur Shqipëria nuk kishte energji. Kur lashë detyrën në vitin 2009 Shqipëria s’kishte probleme me energjinë.

Ju keni qenë një nga njerëzit që hartuar blerjen nga CEZ?
Ne kemi bërë pjesën teknike. Shitjen e ka bërë Ministria Ekonomike. Unë besoj se kam bërë një punë të besueshme.

Mjaftonte të importoje energji dhe nuk kishte ndonjë menaxhim. Si ishte gjendja financiare?
Pse Shqiptarët e kanë pasur problem furnizimin me energji. Nuk ka qenë aq e lehtë.

Kur ju hytë si drejtor i INUK. Çfarë shifrash pati, u rritën apo u ulën ndërtimet pa leje
Kam filluar në fillim të viti 2010 jam larguar në fund të këtij viti. Me ndodhinë e Hamallajt institucionet e tjera s’pranuan të bashkojnë me ne. Policia nuk na ndihmoi. Nuk mund të them a ishte e paaftë policia apo kishte pengesa të tjera. Dua të vlerësohem për punën jo për dështimin në total.

Në një aksion kaq të madh në Hamallaj keni qenë në komunikim me Ministrin e Brendshëm, Kryeministrin?
Kam qenë në kontakt me të gjithë titullarët e shtetit. Çfarë ju intrigon?

Tashmë janë të njëjtët policë, por ndërtimet pa leje po prishen dhe INUK ka mbështetjen e policisë. Kishte vullnet nga qeveria e kaluar?
Kam dhënë dorëheqjen pasi nuk kishte një vullnet të mjaftueshëm që Inspektoriati i Ndërtimit të bënte punën. Unë si drejtues institucionet pashë që nuk gjeja më mundësinë për të zbatuar ligjin.

Çfarë ju ka thënë Kryeministri në atë kohë?
Pushteti në tërësi nuk bashkëpunonte për zbatuar ligjin. Nuk ka rëndësi se çfarë më ka thënë apo çfarë i kam thënë kryeministrit.

Ju akuzojnë se jeni diversion i te majtës, duke i vënë në rolin e Hysni Milloshit në zgjedhjet e 2011-s?
Janë të trilluara, nuk tregojnë fare atë se çfarë na motivon në këtë garë. Akuzat një shembull që këto parti e kanë kthyer sistemin e baltosjes për çdo gjë. Duan të na bëjnë të mendojmë që është vetëm partia dhe asgjë tjetër. Duan të na bëjnë të mendojmë se ne duhet të shqetësohemi se çfarë do i ndodhë partive nga këta kandidatë.

Miterani në Francë i krijoi të gjitha mundësi Le Pen që të ndante të djathtën dhe në këtë mënyrë fitonte e majta. Çfarë garancie i jepni ju qytetarëve që nuk jeni ky rast?
Ne duhet të shqetësohemi se çfarë po na ndodh neve. Kemi një qytetet që gjerat më të dukshme janë ato që kanë bërë fashistët e komunistët. Gjithë gjërat e këqija që janë bërë në këtë qytet janë bërë këtë 25 vite. Kemi shkolla me dy turne.

Nga PD kandidimi juaj është trajtuar si tradhti. Djali i Berishës thotë se keni qenë njeriu më i bezdishëm. Keni kontaktuar me të?
Unë me të jo, por nëse më ka kontaktuar ai të japë arsye për arsyet pse. Edhe sot i biri i kryeministrit po t’i kontaktojë ministrat apo titullarët do t’i përgjigjen, do ia hapin telefonin. Por rëndësi ka se si do të veprojë titullari.

Ideja e statusit është që je mosmirënjohës
Pse duhet t’i jemi mirënjohës. Çfarë ka firmosur ai. Kam zgjedhur të mbroj interesin publik dhe jo interesat e ngushtë të njërit apo tjetrit. Fakti që unë skam bërë karrierë politike në PD e tregon këtë.

E shikoj që po shmangeni
Jo s’po i shmangem. Thashë jo dhe tregova sa e parëndësishme është kjo. Një njeri që s’ka firmosur kurrë për ndonjë gjë shkruan një status dhe një njeri që ka punuar duhet t’i përgjigjet, kjo është ofenduese.

Cilat janë gabimet më të mëdha që janë bërë këto 25 vite. Çfarë është bërë keq?
Këto 25 vite kemi një katastrofë. Rezultati është ky qytet që kemi sot. Ka sheshe më pak. Shkolla e çerdhe që nuk i përgjigjen standardeve. Kanë aktivitete kulturore më të pakta.

Ndërhyrja më e duhur është plani rregullator. Por çfarë duhet bërë?
Lejet e dhëna nga Basha në plan rregullator, por a i duan njerëzit ato. Dëmet më të mdha jo nga ndërtimet pa leje, por nga ato me leje. Ne s’kemi nevojë për plane të tilla. Kemi nevojë për standarde.

E keni parë planin rregullues?
Ka pallate poshtë digës së liqenit që nuk duheshin bërë. Askush nuk ndërhyn për të penalizuar ndërtuesit që shkelin numrin e kateve të pallatet. Është shfrytëzuar si trampolinë për karrirë politike. Që do të thotë se kanë bërë favore për të forcuar pozitat.

Cilat janë standardet tuaja. Çfarë do ndryshoni në këtë pallat
Nuk bëhet fjalë për pallatet, por për zhvillimin e jetesës. Zhvillimi i një prone ka të bëjë me trotuaret, hapësirat, shkollat. Shembull konkret Komuna e Parisit, sot një nënë me karrocë nuk ecën dot në ato trotuare. Duhet të llogariten të gjitha, shkollat sheshet, çerdhe.

Për të qenë konkret. Këtë plan që është aprovura do e rishikoni?
Do e rishikojmë dhe do të vendosim standarde të reja. Kjo nuk do bëhet nga Bashkia e Tiranës dhe kjo do të kalojë në referendum nga qytetarët e Tiranës.

Çfarë do të dërgoni tjetër në referendum?
Ato çështje ku deri më sot është abuzuar. Ato ku ka nevojë që qytetarët të vendosin.

Harta tani përfshin edhe zonën pas malit të Dajtit. Si do të integrohet kjo zonë në metropol?
Zonat jashtë periferisë kanë në shumë raste cilësi jetese të cilat një qytetari i ofrojnë cilësi më të mira. osh, në disa raste akset rrugore janë më të mira dhe ne kemi nevojë që ti integrojmë këto komuna në aktivitete, në turizëm. Nuk duam që ti bëjmë si qyteti sepse disa prej tyre kanë një identitet më të mirë që duhet ruajtur.

Trafiku i dendur është një tjetër problem për qytetin e Tiranës, si do zgjidhet?
Jam dakord është një nga problemet më të mëdha.

Basha tha se do ndërtonte tramvajin por se bëri…
Unë mendoj se është një turp trami sepse qyteti ka probleme të tjera që duhen zgjidhur para se të shkojmë tek trami. Duhen disa gjëra për ta zgjidhur këtë çështje. Një nga këto është problemi i parkimeve që s’kemi se ku i bëjmë.  Pra ka një kompleks problemesh që duhen zgjidhur para se të shokjmë tek trami.

Cili është elementi kryesor i kësaj zgjidhje?
Në akset kryesoret duhet të krijohen linja të veçanta për transportin publik dhe emergjencat. Kështu hiqet direkt trafiku.

Po kjo u krijua njëherë në 2011 dhe s’pati rezultat atëherë. Pse mendoni se tani do funksionojë?
Atëherë nuk funksionoi sepse nuk u respektuan standardet që u vunë. Shpesh ka raste kur mund të bëjmë një menaxhim me të mirë jo vetëm të hedhim më shumë lekë. Po nuk zbatove ligjin më mirë mos e ndërto një korsi të re.

Ka një numër të jashtëzakonshëm të transportit me makina kundrejt transportit publik dhe kjo krijon një kaos total në trafik.
Duhet të rishitet edhe njëherë e thashë problemi i transportit publik. Një qytet evropian kërkoi që ti jepet prioritet transportit urban duke krijuar autobusë të rinj. Ky është një problem kompleks që duhen një sërë veprimesh për ta zgjidhur.

Po ndotja e mjedisit, si keni ndërmend që ta zgjidhni këtë?
Tirana ka një cilësi jashtë standardeve. Ne themi që Tiranës ti vijnë më shpesh autoritete se kështu pastrohet ajri si në rastin e ardhjes së Papës. Ka disa arsye të ndotjes, cilësia e karburanteve, ndërtimet e papërfunduara të bulevardit të cilit çdo natë i hidhet rërë si dhe ndërtimet pa kriter. Ne kemi shkatërruar hapësirat e gjelbërta dhe duhet kohë të krijohen hapësirat e reja.

1 nga projektet e Bashës ishte bulevardi ju do ta mbështesni këtë?
Unë mendoj se është projekt i mirë por nuk jam dakord me mënyrën se si u përdorën favoret klienteliste për ndërtimin e bulevardit. Në parim nuk jam kundër zhvillimit të mëtejshëm të bulevardit dhe rishikimit të projektit.

Projekti tjetër ishte parku multimodal. Ju duket plan që duhet rimarrë në konsideratë?
Siç e thashë të gjitha qytete në botë janë një stacion në qendër dhe është fatkeqësi që kryetari aktual përmes bulevardit deshi ta spostojë këtë në periferi të qytetit. Projekti është i bllokuar dhe ka shumë mundësi që të rishikohet si projekt.

Ju kandidoni përballë Erjon Veliajt dhe Halim Kosovës. Konsideratat tuaja për kandidatët e tjerë?
Për mua nuk kanë rëndësi emrat e kandidatëve sepse janë të emëruar nga partitë dhe vijnë me barrën e këtyre partive. Unë përkundrazi vij nga qytetarët dhe mbaj barrën e tyre ndryshe nga kundërshtaret e mi që mbajnë barrën e partive politike, të votuesve të përhershëm. Ne garën nuk e kemi me kandidatët por me sistemin që partitë kanë krijuar.

Synoni krijimin e një force të tretë njësoj si ajo e Grillos në Itali apo e Tsipras në Greqi?
Kjo nuk është një ambicie por është një nevojë dhe kërkesë që të zgjidhim problemet e qytetarëve. Ka vullnet dhe dëshirë që ky ndryshim të shpaloset në të gjithë vendin. Unë kandidoj në Tiranë por nuk e përjashtoj mundësinë që e njëjta gjë që të kemi forca të treta të ndodhë edhe në qytetet e tjera të vendit sepse e kemi të nevojshme këtë.

Fushata elektorale është dhe financiare. Sa do ju kushtojë dhe kush e mbështet?
E mbështesin qytetarët dhe ne do ti bëjmë transparente financimet. Po mbledhim kontribute nga qytetarët se s’duam të jemi peng i financuesve. Procesi do jetë transparent në faqen tonë të internetit.

pamfleti.com

60 Komente

Në vitin 2007 jam vënë në krye të KESH, kur Shqipëria nuk kishte energji. Kur lashë detyrën në vitin 2009 Shqipëria s’kishte probleme me energjinë.

Dhe ti kerkon voten time per t'u bere kryetar bashkie?

 

Mos ndrysho tani, vota jote eshte e deklaruar...

Mali s'lun, burri lun qe ç'ke me te ...

Vazhdoj te mbeshtes idene e Bojaxhiut, por Bojaxhiu d.v. ta veshtireson mbeshtetjen. 

Ky Hasimja pike shume e forte e Bojaxhiut, nuk e di po me ka dhene gjithmone idene e nje vemjeje...

Lungo, I qafsh hallin Hasimes, ai ka universitet cilesor......apo e shiti? He ci kan bo Cunit te sheqers kata....i merrnin leje, licenca, monopole....... se ai e kish me mue vjedhin te gjithesmiley.....dhe ja shif si ja bon daljen. Bojne sikur se njofin plakun e Shqupit.

Vallahi, ti kete ikur njeriu truri ti jap leke Hasimes, apo me keq akoma te prese ta rregulloje hasimja, shyqyre qe kam nje cope toke e punoj ate e tani shes fruta te fresketa ne radhime smiley

me nurellarin jane mbledhur te hane e pine, se pune ky nurellari nuk ka ndermend te beje.. sidomos tani qe eshte i infektuar nga thaci 

Hasimja dhe Nurellari... Ku mund te jap leke kundra ketyre tre musketierve sharlatane?
Bojaxhiu qeka kokrra legenit; tani jam i bind qe Gjergji qeka pjese e makinacionit. Gjynof i modh me ja dhone voten Velise ama. smiley

Çerek Zen, çerek amerikan dhe gjysmë borgjez, Bojaxhiu po profilizohet si përfaqësues i mirë i Tiranës së të ardhmes së afërt, 5, 10 vjet. Kur digjesh nga qulli i fryn kosit, përsa u përket kandidatëve më pasionantë e revolucionarë, më elitarë apo më proletarë, prandaj them se ky duhet të bëjë dhe të bëjë mirë për atë qytet. Tani që e shoh në aspektin klasor shoh edhe që Bojaxhiu është thuajse identik me Veliajn, ndaj e ka vënë mirë në dukje se nuk janë dallimet mes kandidatëve por mes sistemit të shëmtuar partiak dhe mundësisë për një organizim apartiak të qytetit që duhet të përcaktojnë votën, dhe kam frikë se do ta përcaktojnë, për keq, për fat të keq. Vazhdoj të mendoj se shqiptari nuk jeton dot ende pa Nënën Parti. Sidoqoftë, Veliajt i mungon edhe Zeni - nuk e lë Evangjelizmi.

...janë dallimet mes sistemit të shëmtuar partiak dhe mundësisë për një organizim apartiak të qytetit që duhet të përcaktojnë votën

Qe nga momenti qe flitet per vote, "organizimi apartiak" kthehet ne (po aq) sistem te shemtuar.
 

Vetem jasht vote!

Vetem!

Të them të drejtën, po bëhen vite që nuk mendoj politikisht. Të jetuarit në Amerikë, jashtë universitetit, është profilaktiku më i fortë në këtë drejtim. Gjen një cep aty dhe e ndien me shqisa shoqërinë si një planet që vjen rrotull një ylli në yjësinë x. Kjo nuk përjashton revoltimet e rastit por vetja kthehet vetvetiu në rrjedha apolitike. Prandaj edhe pse do të doja shumë ta bëja këtë debat me ty, nuk besoj se kam energjinë dhe inercinë e duhur, dhe të lutem të shtjellosh idenë tënde "përtej votës" më tej dhe sidomos konkretisht, sepse jam kurioze, pa pritur ndonjë përgjigje të cilësuar prej meje.

Ja, fare thjesht: te shkruash ketu tek peshku eshte më mire se te vësh kandidature per c'faredo qofte (pra "te kerkosh voten").

Dhe kudo qofte.

Ne fakt, me voten duhet sjellur sikur ajo nuk ekziston. Aq me teper me ata qe e kerkojne ate!  

Dre prit iher se zoteria ne fjale, dikur besnik i partise, sot na paska ber operacion himenin politik dhe na paskish vesh fustanin e bardhe apolitik?
Cilat jane etapat e ketij procesi? Pastaj, kur ne staf fut Hasimen, kete kampion te "neoliberalizmit" Berishist cer mesazhi i jep elektoratit? Qe do privatizosh cdo qe te privatizushme ne bashki dhe do menaxhosh duke majt hallatet ne dore? Per ca po e zgjedhim?

Aman sa qejf që keni të flisni për organet e grave!

Apartiak thashë unë, jo apolitik, ndryshimi është thelbësor. Hasimja me sa e kam parë unë, duke i pas parë edhe programet e lëndëve që jep, nuk është neoliberal por kritik në sensin filozofik. Nurellari pastaj është muhabet tjetër. Po fundja nuk e gjen e keqja Tiranën nga idetë libertariane (Nurellari) edhe kur vijnë të artikuluara nga papagaj dhe kur një njeri si Bojaxhiu e di se edhe papagalli ka funksionin e vet. Konkretisht për privatizimin nuk shoh gjë të tillë të përmendur nga Bojaxhiu, që flet më shumë për parqe e rregullim territori, që bëhet me ndërhyrje masive shtetërore. Më tej për privatizimin, si demek e majtë që jam, them se ka vend plot ku ai mund të ndihmojë nëse qeveria ka minimum serioziteti. Për laboratoret mjekësore lexova që do të jepeshin me koncesion dhe në ndryshim nga maskarallëku i kontrollit bazë shëndetësor nga tregtarët e cigareve këtu u luhata me shpresën se ato vrima papërgjegjshmërie kriminale disi mund të përmirësohen. Do të kisha dashur të mbusheshin burgjet me laborantë, infermierë dhe doktorë por ëndrrat prandaj quhen ëndrra se i end për qejf.

Dmth po me thua se i dhash nje merite qe akoma se meritoka; politikisht qenkish akoma ne nje krah me Berishe? Ndjese!
Nuk di cke lexuar ti nga Hasimja, po ketu ne peshk kemi diskutuar gjere e gjate artikuj e tij Berish-apologjik.

Ps: Nuk di te kete ndonje metode rivirgjerimi mashkullor.
Pss: Jam i sigurte se Dr.Kosova do te dije ta perdore me mire se une ate linjen e mesiperme, nese vendos ta perdore gjate fushates.

Politikisht duket në një krah me Ramën, nëse e kap nga ana e zbatimit të ligjit mbi popullin (prishje ndërtimesh, përgjegjësi ligjore, ankesë për mosveprim nga Berisha). Artikujt e Hasimes nuk i mbaj mend, do t'i kërkoj sa të kem mundësi.

Në lidhje me dr. Kosovën, nuk di ç'mund të përdorë më ai, pasi ju duket se e keni bërë telef që tani linjën.

"si demek e majtë që jam" he se s'ka njeri pa te meta. smiley

I kam taksur $50 para se të dija se po mblidhte. Pak pak po më mirë se hiç.

(Shumë keq me internetin Bojaxhiu, ku e kanë faqen? netirana.al është bosh. Dielli në zenit këta akoma në krevat.)

Bast me sa t'dush qe nese merr mbi 7-8% Gjergj Bojaxhiu do krijoje parti mbas zgjedhjeve. Ku osht ai bastaxhiu fiksimaxhi smiley ?

Çfarë ju ka thënë Kryeministri në atë kohë?
Pushteti në tërësi nuk bashkëpunonte për zbatuar ligjin. Nuk ka rëndësi se çfarë më ka thënë apo çfarë i kam thënë kryeministrit.

Ja mer kete thote Gjekja dhe e di si thote fjala e urte popullore e popullit tone te dashur, trim , punetor, sypatrimbur,liridashes, por veshderr?

Thote : i joti mishin ta ha, por kocken ta ruan. smiley

I jap trapin vote ketij une, trapin. Leqe dashka dhe nai lek si kontribut e qe me keto te paguje Hasimen. I moot te madh.

Griden !

Po ne duhet te marrim ndonje lek o burazer jo te japim se cu kuptua pastaj.

Punsimi nuk eshte vetem ne bordorot e bashkise. Punsimi vjen nga hapja e fronteve te punes, pra nga visioni dhe strategjia e drejtuesit. E nese Grida Duma vjen ne bashkin Durresit per te ribere bordorot e Gjushit me mire ta lej fare, por jam mese i sigurte se ajo ka vizionin e duhur per Durresin. Forza. Grida!

 

Se mos kerkon te futem mik per ndonje pune ne Durres pastaj, se kam per te ta mat koken me spango. smiley

I besojme vec fotografive (te pamanipulume). smiley

PS. Punet e mira me shume ... spango bohen. smiley

Ky Xherxhi eshte vegel e Sales. 

M'shpofsh mu n'hunet po s'doli ky llafi jem. 

 

mrroklla, meqë të lexova gjetkë të ankoheshe për keqpërdorimin e emrit Hasan (nuk di të them në ke të drejtë sepse nuk e lexova artikullin), a të bën ndonjë çikë përshtypje ky abuzimi me specifikat fonetike gege që sapo ke bërë me emrin e Gjergjit? Është diçka që e has rregullisht këtu dhe nuk e di sa e shpëndarë është në të shkruarin shqip, por di që sa herë lexoj gjëra të tilla skuqem nga turpi. Kjo është dalje nga tema por jo totalisht devijim nga fryma.

Licensa poetike qe une i dhashe vetes me perkimin fonetik te emrit te ketij te pavarurit nga Patosi me frymen qe ka sjelle ne Shqipni Saliu dhe krahina nga ka ardhe Sala me gjithe rracen e vet, eshte ku e ku me abuzimin apriori qe nigjon nga goja e personave publike per emrat myslimone. 

Ku Mrroklla pjatalarsi anonim ku deputeti i Kuvendit te Shqipnise. 

Kjo bohet akoma mo zi, kur abuzusi eshte antar i "nji ish-fejet tjeter". smiley

ka gabim drejtshkrimor qe ne titull. 

 

ka plot biznese qe nuk paguajne ryshfet te partite. nese ti premton drejtesi keto biznese do te te financojne pa kerkuar asnje favor personal ne kembim pasi ajo cka duan eshte thjeshte drejtesi. po te mos jesh i besueshem per fitoren ste financon asnje biznes dhe po nuk u financove tregon qe ske qellim te fitosh

çfare lloj drejtesie kerkon nje biznes ?

spo e gjej dot nje interviste te nje sipermarresi ku thoshte

sa me te rregullt te tregohemi ne biznes aq me shume na kontrollojne dhe penalizojne

kjo tregon presionin qe paguaj nen dore e bej ca te duash dhe ste shqeteson askush

e ngjashme me gjobat e mafias

nuk e kuptova llogjiken. 

pse ka banda ne shqiperi qe mbledhin leke nga bizneset lokale ?

 

profil nese po ben ironi me keto pyetjet beji pak me te qarta si psh tallja  e ronit dhe emigrantit me bemat e rilindjes

tregtari (ose biznesmeni) te HILJA ka sekretin e fitimit. po te jete burre i ndershem, nuk fiton koker leku. bile nuk merret fare me tregti nje rob i ndershem.

 

hile dhe zgjuarsi e madhe kercenimi me jeten e familjareve nese nuk nenshkruan kontrate.

i taksojne siç keta taksojne te tjeret.

si dikur kur sulmonin karvanet ( psh Ali Tepelena ishte bandit ne moshe te re). banditet jane perfitues me nje fare morali. nuk rrjepin fukarejte. rrjepin JASHTE LIGJIT ata qe i kane xhepat plot duke rrjepur popullin nepermjet LIGJIT. 

i leme te gjitha te tjerat po familjaret cfare faji kan te vriten kercenohen tmerrohen etj?

gjergj me ty per tiranen. edhe pse ske me fitu te pakten vota per ty te jete tregues kundra ped-hit dhe psss mjau mjau rilindas + cunat qe i bin liut 

me vjen keq po me vilajet qyrkun ose me erjon legenin nuk ka kuptim fare 

me doktor halimin??? qe nuk mund tu kerkoje voten pas 4 vjet mos qeverisjeje dhe keq qeverisjeje???

nuk kam noi vleresim per nurellarin apo hasimen pervec faktit qe dine me shume se erjon veliaj apo edhe udheheqesi i studenteve ne 8 dhjetor 1990 , edi ramaaaaaaaa

hahahahhahhahaha hahahhahahhahaha e mer erjon cer bothlepiresi je hahahhahahaah

Bravo Gjergj! Vota eshte peer ty! 

Po fitove mos harro te besh edhe ca banjo /WC publike, ku te pakten te ndjejme kenaqesine kur lirohesh nga nje siklet i madh sic eshte mbajtja e ujtit te holle, apo e atij te trashe. Kam shume besim, se qeveria do ta gjeje gjuhen edhe me ty. Doktori i grave eshte komplet out nga punet e menaxhimit te nje qyteti te madh, ndersa ish ministri i punes eshte vecse pordhac i peshtire. 

nurellari ka kohe,por edhe ky hasimja kohet e fundit,jane teper kritike me te ashtuquajturin integrim.  bile nurellarin e konsiderojne edhe nacionalist (per standartin shqiptar nacionalist konsiderohet dikush qe permend fjalen komb dhe ka pikpamje te partive te majta apo te qendres evropiane)

d.m.th jane dy integrimsa te penduar ,ashtu sikuse edhe bojaxhiu ka 10% partiotizem..  pak ,por gje e rralle ne shqiperi.  ky eshte nje proces qe me vonese faze 10 vjecare do te ndodhe edhe me te kokolepsizuarit e ps-se dhe pd-se.  mbeshtetje bojaxhiut edhe per te denuar ps-pd, edhe per te mbeshtetur nje ndryshim kursi te shqiperise,qofte edhe te lehte.

Ideja qe Bojaxhi dhe Ben Blushi do  bashkohen bashke para zgjedhjeve Parlamentare te 2017 - es po perforcohet nga dita ne dite , Blendi Klosi po ashtu .

po ben fushate per lek.

s'eshte ide e keqe. çdo kater vjet nga nje fushate si i pavarur, dhe pastaj prap gjume letargjik deri ne tjetren.

si dhe nje fushate elektorale s'ka nevoje per lek fare ne ditet tona te internetit. hapet nje blog falas dhe atje shprehen idete e zhvillimit lokal apo kombetar. po te kesh tru me IDE, behesh popullor shpejt, siç u be italiani Renzi. 

nuk di per ke te votoje njeriu i shkrete.

PS kane nje mashtrues te neveritshem

PD kane nje burre qe nuk ka haber nga politika.

Ky bojaxhiu qenka kot fare. Paska pasur gjithe kete mundesi te shpalos programin e tij me kete babaramon, dhe cfare ka bere, nje verre ne uje.

Popull i tredhur, nuk prodhon dot nje kryetar bashkie sagllam.

oh se harova ate mikun tim.

Forza Sazan Guri! Me mire ti se te hane keta horrat.

Rolando mos e vrit shume mendjen, na i ler ne kusuret smiley Llogarit nje vend qe ka mbi 1/3 e popullsise emigrant, ku eshte popullsia me aktive, me e afta per pune dhe per shkolle, me nje llogari te thjeshte gjendet kollaj ata qe kane ngelur ketu, dhe nga keta do dalin udheheqesit...

Mos u bej merak, voton komisioni per ty. Ti jep kater preferenca, ata zgjedhin nje prej tyre (brenda mundesive kuptohet). smiley

E degjut Pandeli  Majkon mo  ?  " Kam fiq tek shpia dua te behem si Erion Veliaj "

smiley

Haahah, pandi fiqte pandi hahaha

 Shembull konkret Komuna e Parisit, sot një nënë me karrocë nuk ecën dot në ato trotuare

Siii? KeP kam lexuar ketu qe eshte maja e urbanizmit shqiptar ku rradha per te prenotuar nje apartment arrin nga qendra e Tiranes deri ne Gerdec smiley))

Ne nje note (me) serioze, shume i zhgenjyer nga Bojaxhiu. Ky edhe me parti mbrapa te ishte zor se bente dicka te hajrit e jo me pa parti. Pajtohem me mendimin e njerit ketu me lart qe ketij dikush ja ka 'ngecur'  kete punen e kandidimit se duket qe ka ardhur si ... ne dasem. 

Per dy kandidatet e tjere pastaj, c'te thuash e c'te shkruash. Urime, urime, urime popullit te Tiranes se madhe qe dhe kete rradhe i bie te zgjedhe mes te keqiave me te vogla....

Nuk shof asgje konkrete te ca ka thene ky.

Dhe nuk e di per ca diskutohen keta kandidatet e tjere, kur do fitoje vemja i PS pa diskutim, gjeja me e peshtire dhe me false qe shof verdalle.

E keqja eshte qe prape eshte me mire se nje gjinekolog totalisht i komanduar qe s`ka lidhje me bashkine.

Nje pyetje kam une, keta te PD-se...si e bejne fushaten per nje kandidat te ri?

"Shifni si eshte katandisur Tirana, duhet nje fryme e re"?

Edhe 45 ditë deri në zgjedhjet e qershorit.  Për ideal të idesë së një Bojaxhiu, ku programi Xhexho? 

booooo, e hapi Thesin bojaxhiu smiley  

Sidoqofte djema, une uroj te fitoj ky, thjesht per t'ju thyer hunden politikisht dy krokodilve te politikes shqiptare.

Gjergj, po na zhgenjen.Po hedh hapa si Halimi ! Kuturum  pazar ! Tirana  eshte ...leqendisur, sa qe e " drejton"  humbomenua Bozdo ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).