Të enjten në mbrëmje, pas një dokumentari shumë të arirë mbi dy kandidatet gra që konkurojnë në bashkinë e Shkodrës, emisioni “Të paekspozuarit” i Ylli Rakipit, kishte mledhur katër politikane të “seksit të dobët” jo vetëm për të komentuar këtë risi, por kryesisht për të folur për rolin e grave në politikë dhe perspektivat e shtimit të peshës së tyre në të ardhmen. E ndoqa me vëmendje, më tepër sesa nga kurioziteti, nga paragjykimi që mbaj me vete prej kohësh, se gratë e politikës, janë turpi i përfaqësimit të kauzës së tyre. Dua të them që në fillim se nuk u zhgënjeva aspak duke dëgjuar ato këndvështrime që vetëm ma shtuan bindjen time. Frazat standarte se gratë e zbusin politikën, se ato mund të shërbejnë për krijimin e modeleve të reja, se ato duhen mbrojtur me kuota përfaqësimi po aq sa dhe burrat, se ato janë më të afta për të dëgjuar problemet e njerëzve dhe me të paafta për t’u koruptuar, vërtet ta shpifnin. I dëgjojmë rëndom në seminare, pothuajse çdo 8 mars, kur para se t'u dorzohen orgjive ushqimore dhe vallëzimeve të stërgjatura brenda të njëjtit seks, gratë e angazhuara flasin për këto tema. I dëgjojmë kur mblidhen së bashku, të majta dhe të djathta të parlamentit dhe gërthasin të njëjtën gjë.

Deri në mërzi.

Por pyetja që shtrohet pas këtyre spektakleve të shëmtuara është e thjeshtë: a ka gjë reale pas gjithë kësaj zhurmënaje? A mundet që deputetet e parlamentit shqipëtar të bëhen flamurtare të mbrojtjes së kauzës që pretendojnë? A ka nxjerrë politika jonë gra që vërtet janë për tu respektuar? A janë në gjëndje të mbrojnë shqetësimet e të singjashmeve të tyre që shpesh janë të margjinalizuara, me mundësi më të vogla e pse jo, të pambrojtura dhe të nëpërkëmbura?

Jo, natyrisht që jo. Gratë shqiptare të politikës e kanë humbur këtë mision. Madje shumë më keq sesa kaq. Ato janë shndëruar në antisimbole të asaj që duhet të jetë një grua e lirë.

Kush prejt tyre gjendet në politikë si pasojë e vlerave personale dhe e pa sponzorizuar? Kush prej tyre e ka fituar statusin që ka sot pa përdorur si monedhë shkëmbimi, seksin, nënshtrimin, përuljen apo adhurimin ndaj mashkullit të fuqishëm që i ka katapultuar? Kush ka guxuar të ngrejë zërin kundër burrave të fuqishëm të politikës? Kush është përpjekur ti vërë fre atyre kur i ka parë sesi përdhosnin, përçmonin apo denigronin femrat e tjera? Kush prej tyre ka refuzuar qoftë edhe njëherë të vetme të dalë në podiumin e partisë, për të lexuar një tekst të gatshëm, ku përgojohen nëna dhe fëmijë? Sa vajza hajdute, motra kurva, personalitete lavire janë përmendur në atë parlament dhe askush nuk ka pasur guximin ti thotë ndal shefit të saj? Sa deputete liste janë detyruar të tërhiqen me kërcënime nga kuvendi për t’i hapur rrugë banditëve dhe shoqet e tyre kanë arritur të protestojnë?

Sa zonja, dikur normale, kanë degraduar deri sa të përligjin vrasjet dhe krimet sepse vetëm kështu e donte interesi meshkujve (në këtë rast nuk janë burra) me pushtet?  Sa prej tyre janë detyruar të ndryshojnë fjalorin, qasjen madje dhe personalitetin, për tu përshtatur me modele që në fakt duhej t’i luftonin?

Kjo listë pikpyetjesh mund të vijonte pa fund. Por mendoj se edhe kaq ajo është e mjaftë për të na bindur, se gratë e porlamentit janë jo krenaria, por turpi i kauzës që thonë se mbrojë. Se ato janë modeli më i mirë për të na treguar sesi një femër e lirë dhe krenare nuk duhet të sillet në jetë.

Ndaj dhe nderi më i madh që mund tu bëjnë të singjashmeve të tyre është që sëpaku të heshtin për këtë temë. Sepse përpos të tjerave e kanë humbur të drejtën qoftë edhe të justifikohen me tranzicionin e ashpër shqiptar.

Po t’i hyjmë historisë, ato janë edhe shumë më poshtë se kontributet që kanë dhënë katër princeshat, motrat ekstravagante të Zogut, me të cilat kemi qeshur aq dendur. Po të afrohemi në kohë, ato janë ku e ku më larg, me simbolin e femrës komuniste, që Realizmi socialist na e ka pasqyruar heroike dhe me muskuj, por që në fakt solli një emancipim të gruas që as mund të mendohej sot.

Ato janë thjeshtë të përulura dhe të përdorura ndaj dhe vlerën e vetme që kanë është që të shërbejnë si anti-shembuj.  

 

Lapsi.al

4 Komente

Shko mer legen !

se gratë e politikës, janë turpi i përfaqësimit të kauzës së tyre. 

Qe bejne asgje ose teper pak persa i perket permiresimit te kushteve dhe te drejtave te femrave, dakord, por ketu nisesh nga nje paragjykim fatkeq qe femrat ne politike kane medoemos kauza te pershtatura per gjinine e tyre. Ky eshte handikap ne ditet e sotme; kufizon qenien e tyre politike, ne vend qe ta hape. 

Frazat standarte se gratë e zbusin politikën, se ato mund të shërbejnë për krijimin e modeleve të reja, se ato duhen mbrojtur me kuota përfaqësimi po aq sa dhe burrat, se ato janë më të afta për të dëgjuar problemet e njerëzve dhe me të paafta për t’u koruptuar...

Kush i thote keto budallalleqe,qe grate korruptohen me pak?
Hajde idiotlleqe qe thuhen ne ato seminare hajde!

Le te plasin shkrimet alla Blushi! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).