Vetëm pak orë pas zgjedhjes së Shpëtim Idrizit të PDIU-së në postin e nënkryetarit të Parlamentit, ka reaguar edhe Athina zyrtare.

Në një komunikatë për shtyp, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme greke, Kosta Kutras, deklaroi se zgjedhja e zotit Idrizi në një prej posteve më të larta në Shqipëri, siç është ai i nënkryetarit të Parlamentit, nuk përcjell sinjale pozitive për bashkëpunimin dypalësh.

Me tone të larta dhe si pak herë ka ndodhur kohët e fundit, Kutras deklaron se zgjedhja e personave me tendenca ektremiste dhe irredentiste, që lidhen me të kaluarën fashiste dhe naziste të Europës, në poste të larta të shtetit, duke nënkuptuar këtu caktimin e Shpëtim Idrizit në postin e nënkryetarit të Parlamentit, nuk prodhon dhe nuk promovon miqësinë, bashkëpunimin dhe stabilitetin e vendeve të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe as natyrisht e ndihmon Shqipërinë në rrugën e saj europiane.

Sipas Kutras, pozicionimi i Idrizit dhe pasimi i menjëhershëm i dorëheqjes së Vangjel Dules prej postit të nënkryetarit të Parlamentit dhe largimi i PBDNJ-së prej koalicionit qeverisës, ka zemëruar së tepërmi Athinën, çka ka sjellë një ftohje të marrëdhënieve dypalëshe në një prej pikave të tyre më të këqija të viteve të fundit.
 
Kjo deklaratë është në vazhdën e përballjeve që dy vendet kanë pasur kohët e fundit, pas anulimit të marrëveshjes së detit, por edhe pas një sërë mosmarrëveshjesh në çështje të ndryshme që prekin marrëdhëniet dypalëshe.

Burime në Ministrinë e Jashtme greke thanë për Top Channel se do të duhet një kohë e gjatë për ngrohjen e marrëdhënieve, pasi të dy palët duket se u qëndrojnë pozicioneve të tyre në mosmarrëveshjet me njëra-tjetrën. Duket se mungesa e përvojës në të dy kampet, por edhe leximi dhe interpretimi i nxituar i deklaratave nga faktorë të ndryshëm në të dy vendet, ka krijuar një situatë jo të mirë në këto marrëdhënie.

Sipas këtyre burimeve, tashmë pritet një lëvizje në nivel të lartë që do të çojë drejt normalizimit të situatës, pasi të dyja palët kanë hyrë në një fazë deklarimesh emocionale që nuk përputhen me klimën e mirë dhe miqësore të dy vendeve tona.

 

Ministrat e Jashtëm të Ballkanit në Tiranë, mungon ministri grek, Daçiç i pranishëm

Ka nisur në Tiranë ministeriali i SEECP-së, mbledhja rajonale vjetore e Këshillit rajonal për bashkëpunimin dhe mbledhja e ministrave të jashtëm të Procesit të bashkëpunimit në Europës juglindore.

Në këtë takim, marrin pjesë 13 vende dhe përfaqësues të Bashkimit Europian, ku do të diskutohet për zhvillimet aktuale dhe për promovimin e bashkëpunimit fqinjësor.

Ashtu siç ishte përfolur edhe ditë më parë, ka rënë në sy mungesa e ministrit të Jashtëm të Greqisë Niko Kotzias, i cili vendosi të mos jetë i pranishëm në shenjë proteste për pretendimet e Tiranës zyrtare në lidhje me rishikimin e hartës detare për kërkimet e naftës në detin Jon. Megjithatë Greqia përfaqësohet nga Sekretari për Çështjet Europiane.

Maqedonia ka dërguar zv/kryeministrin Fatmir Besimi.

Ndërkohë është i pranishëm ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiç, i cili do të marrë pjesë në mbledhjen dy ditore (sot dhe nesër) në Tiranë.

Daçiç ka thënë se Serbia ka një program ambicioz për të rritur bashkëpunimin në rajon: “Ne përpiqemi gjithnjë për një fqinjësi të mirë në ajon. Duam fqinjësi të mirë dhe gjithnjë kemi dialoguar me Prishtinën. Për këtë është në dijeni edhe BE. Serbia ka kontribuar për stabilitetin në ajon. Kemi bërë reforma dhe kemi bërë ligje të reja”.

35 Komente

pakenaqsi ne rajon per procesin e ''zbardhjes'' qe po nisin shqiptaret.

 

çudi se kur Athina zyrtare i doli (si pakkush!) ne krah shqiptareve te Kumanoves, nuk doli 'artikull me vete' ke peshku

Une them se te perkrahesh shqiptaret e Kumanoves eshte shume here me e rendesishme se te reagosh per zgjedhjen e nje nenkryetari parlamenti

po cfare lidhje ka kjo?  -Greqia i ''perkrahu''  shqiptaret e Kumanoves se ashtu e ka nje pune me  ''ta Skopja''..smiley  por jo se ju hap barku per shqiptaret e Kumanoves apo Maqedonise ne pergjithsi.. 

pse nuk ka  perkrahur kurre Athina shqiptaret e Kosoves, nen Serbi, edhe pas çlirimit..?!    po Syriza perse nuk ka levizur as edhe 1 milimeter nga qendrimi i kahershem i politikes se jashtme greke ndaj ceshtjes se Kosoves?

pse nuk ka  perkrahur kurre Athina shqiptaret e Kosoves

sepse nuk ka qene e njejta Athine qe eshte sot smiley

morpo edhe keta athinasit e sotçem kane ekzatesisht te njejtin qendrim per Kosoven si paraardhesit e tyre.. madje Tsipras e ka deklaruar (e ka bere te qarte) personalisht disa here!

nderkoh, shqiptaret e Maqedonise ( Ahmeti, Thaçi etj)  jane thirrur disa here ne Athine e jane pritur me ''dashamiresi''  nga ish qeverite e shkuara  greke..smiley  

Po ca Syzese leshi mer Belul. Dikur Odiseu sajoi marifetin e Kalit per te marre Trojen, dhe mbeti ne histori, sot marifeti eshte thjesht te ikin pa pagu nga restoranti. Dhe bravo u qofte kur i le "kamarieri" por po ai grek eshte, vecse bekat i kane rene ca. smiley

ah, dmth ti mendon se popujt jane gjithmone te njejtet, pak rendesi ka se cilin kane ne krye ? (thene ndryshe: gjermoni ka qene dhe eshte po ai, edhe i Hitlerit, edhe ai i Aidenauerit, edhe i Honekerit edhe i Merkelit ?? )

S'kane pune popujt ketu mer. Po ata qe jane ne krye s'kane ndryshuar (te pakten sa na perket ne). I vetmi ndryshim ne lidershipin grek, eshte se i sotmi po thote, me fal po ma ka henger portofolin qeni. 

I vetmi ndryshim ne lidershipin grek, eshte se i sotmi po thote, me fal po ma ka henger portofolin qeni

ti e di qe eshte çik me e ngaterruar se kaq por, edhe sikur te jete vetem kaq, nuk eshte keq! (pra nuk eshte aq pak sa kujtohet)

Ose thene ndryshe: keto (dmth populli-meqe the se s'kane pune popujt), nuk kane lidhje fare-fare me ardhjen e SYRIZA-s ne pushtet ??

Populli zgjodhi Syzesen se u premtoi lehtesim financiar, po s'ka pike lidhje apo ndryshimi politika ndaj shqiptareve kudo qofshin.

PS. Kot e ke, s'ka revolucion, vec ne ndonje film te Hollivudit.  smiley  

ne fakt, ti arsyeton me klishé, psh ti mendon se Greqia eshte armike e Maqedonise, nderkohe qe me perjashtim te emrit (qe praktikisht nuk ka pothuaj asnje rendesi), ato dy vende nuk kane asnje konflikt minoritetesh, ose kulturor ose ekonomik etj etj.

Keshtu qe mbeshteja e Athines (aktuale) zyrtare ndaj shqiptareve te Athines eshte parimore dhe jo koniukturale (por ti e ke te veshtire ta pranosh nje gje te tille, nuk je i vetmi, aq shume eshte bere deti kos me politikat koniukturale europiane sa njerezit, biles edhe une bashke me ta, e kemi humbur cdo besim tek mundesia e nje qendrimi parimor ne fushen e mardhenieve nderkombetare). Prova e kesaj qe them : nese do te ishte koniukturale, kjo do te binte ne kontradikte me legjenden sipas te ciles, Tsiprasi eshte njeriu i Moskes, dhe automatikisht do te duhej te mbeshteste Gruevskin
 

jo jo, ti nuk e ke shume idene e mardhenieve Greqi-Maqedoni....   emri i Maqedonise eshte problemi qendror per Greqine!  kjo per arsyen e thjeshte sepse Greqia qe nga formimi i vet si shtet, pas periudhes otomane ketu e 180 vjet, po ushqehet vetem nga  emri i lashte qe trashegon dhe historia e grekeve antike..  pra emri/ lashtesia e tij  nuk negociohet, ndryshe i pret nje pjese te riskut  qe eshte jetike per greket!

nderkoh, keto vende kane edhe goxha konflikte minoritetesh.. sidomos minoretieti maqedonas ndihet i shtypur ne Greqi, si cdo minoritet ne ate vend xhanem..   por  problemi i emrit qe eshte shume me  madhor, Greqia per perfitimet nga trashegimine historike dhe Maqedonia per egzitencen te ardhmen e saj,  i eklipson te gjitha problemet e tjera.

 

ndersa paragrafi me poshte ku flet  ''politika koniukturale''  eshte i pakuptueshem per mua, nuk  marr vesh se cfare do te thuash.

gabimisht kisha shkruar 'shqiptareve te athines', ne vend te 'shqiptareve te Kumanoves'

pra thosha :

mbeshteja e Athines (aktuale) zyrtare ndaj shqiptareve te Kumanoves eshte parimore dhe jo koniukturale. Prova e kesaj qe them : nese do te ishte koniukturale (pra se ashtu e duan koniukturat), kjo do te binte ne kontradikte me legjenden qe qarkullon, sipas te ciles, Tsiprasi na qenka njeriu i Moskes, dhe automatikisht do ti duhej te mbeshteste Gruevskin (dhe jo shqiptaret)

ndersa une te kam thene te komenti me siper qe politika e jashtme e Greqise nuk ndryshon!  shqiptaret e Maqedonise  jane mbeshtetur edhe nga qeverite e tjera greke.. por kjo per interesat greke!

ndersa per rastin e Kosoves harrova te shtoj se: SYRIZA  si parti e majte e skajshme e sheh ceshtjen edhe si ''pune e SHBA'',  pune e imperialisteve amerikane.smiley  qe nderhyjne ne ceshtjet e brendshme te Ballkanit e shkaktojne luftera e vrasje mes popujve..smiley  kesisoj qendrimi i SYRIZA  eshte parimor dhe akoma me  ekstrem anti Kosove, sesa qasja e qeverive  paraardhese greke.

une nuk fola kerkund te komenti me siper  per  ''per borxhin qe u kemi SHBA'',  keshtuqe nuk e  kuptoj se perse me delegove te Arbri..?!   por fola per kendveshtrimin e SYRIZA  si parti e majte e skajshme, per  ceshtjen e Kosoves dhe rolin e SHBA.

por meqe ra fjala, PO, ne si Komb u  (duhet) jemi borxhli dhe mirenjohes perjete SHBA  per ate cka ata bene per Kosoven!!

tani kjo puna e 'perjete' çik e diskutushme po nejse...

ja naten e mire njehere !

çudi se kur Athina zyrtare i doli (si pakkush!) ne krah shqiptareve te Kumanoves, nuk doli 'artikull me vete' ke peshku

Kush te pengoi ta nxirrje? E solle ti dhe s'tu botua?

zgjedhja e personave me tendenca ektremiste dhe irredentiste, që lidhen me të kaluarën fashiste dhe naziste të Europës

smiley 

 spaska ardh ministri grek !!!smiley   

greku mootit, aty te  rri..

Stalker, ne c'menyre i doli Greqia ne krah shqiptareve te Maqedonise? Ndonje detaj deklarate do na ndihmonte te kuptonim nese ishte reagim pro shqiptareve apo thjesht kunder Maqedonise, te cilen Greqia s'e le ta kete emrin Maqedoni se greket ate emer e kane te tyre me tapi qe nga koha e Homerit.

Greqia ka afro 1 milion shqiptare ne vendit e vet, po te kete ndermend per ndonje qendrim autentik pro shqiptar besoj do (dhe duhet) ta filloje me ata njehere. 

Edit: E shoh qe e paska permendur dhe Beluli. 

Une nuk e kam para syve deklaraten, por di qe qeveria greke e beri nje te tille, ne mbeshtetje te popullit te Kumanoves (kuptohet, ishte minimalja nje gje e tille: qeveria greke eshte e majte, pra qofte dhe per reputacionin tek baza e saj -por jo vetem, do ti duhej ta bente!).

 

Greqia ka afro 1 milion shqiptare ne vendit e vet, po te kete ndermend per ndonje qendrim autentik pro shqiptar besoj do (dhe duhet) ta filloje me ata njehere.

Ketu PO! smiley  1000 here dakort me ty !!
Por te shohim, te presim, une nuk jam anetar i SYRIZES, te betohem ! smiley

se harrova: mendoj se ka dhe diçka xhib: nuk jane te paket shqiptaret, te cilet, duke qene mesuar (me shume se per 20 vjet) me politiken e Greqise ndaj shqiptareve (e cila dihet, nuk do koment), e kane ca te veshtire te kuptojne se, kjo SYRIZE qe eshte sot ne pushtet ne Athine, eshte edhe per shkak te ketyre gjerave qe kane ndodhur atje,  dhe jo pak por pergjate dy viteve (sikur vetem te kalosh faqen nga lart-poshte e te shohesh fotot, pershtypja nuk eshte e vogel!). Pra sikur qofte dhe ne planin simbolik (por sigurisht qe NUK eshte vetem ne ate plan!) SYRIZA ka detyrimet e saj (morale... etj etj)

pupupupu... ky Idrizi eshte nje matrapaz qe asgje te mire nuk ka per ti sjelle ceshtjes came dhe shqiptare ne teresi. Nga ana tjeter Greqia nuk ka pse na can trapin dhe nderhyn ne punet e brendshme te Shqiperise. Si eshte ajo shprehja '' te dal jashte me ha ujku te rri brenda me rreh burri'' .

super super proaktive ne marredheniet me fqinjet, greket. Nje zhvillim i vogel ne Shqiperi u pergjua ne moment nga struktura e posacme e tyre.  E processojne infon dhe prodhojne edhe reagimin / pergjigjen in no time.

...Ore kush Idriz njehere, ne rradhe te pare..

Idriz Shpetuesi

sotir idrizismiley

duhet thene se ky eshte nje zhvillim pozitiv ,paverisht se mund te behet edhe per llogari politike.   deri dje nuk mund te imagjinohej nje veprim i tille sepse ambasadori do kapte per veshi smiley.    kjo tregon se ka perpjekje per tu larguar nga roma-model

Te enjten, Ministria greke e Emigracionit, ne zbatim te premtimeve elektorale te kryeministrit Aleksis Cipras, nxorri per disktutim publik projektligjin per disa ndryshime ne Kodin e Emigracionit dhe Dhenien e Nenshtetesise per Brezin e dyte te Emigranteve …

 

Rreth 240 mije shqiptare do te perfitojne nenshtetesi ose leje qendrimi nga ky projektligj. …. Rreth 100 mije jane vetem te rinjte nga brezi i dyte i emigranteve qe perfitojne nga ky projekt, rreth 80 mije jane ata qe kane humbur te drejtetn e leje-qendrimit, qe do te behen serish te ligjshem, si dhe rreth 60 mije jane grate qe kane lindur femije ketu, qe jane “te paligjshme” dhe qe direkt behen te ligjshme me aprovimin e ketij projekti.

Wow smiley this is huge !!

Urime Evropes!!!

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).