Ka një pyetje që nuk mund ta shmangim më. 
Kush e dëmton më shumë Shqipërinë? Shqiptarët apo partitë? Kush është përgjegjës për varfërinë, për skamjen dhe rrënimin? Votuesit apo qeveritë? Kush e ka ndëshkuar më shumë vendin? Ata që marrin vendime pasi votohen, apo ata që nuk marrin asnjë vendim pasi votojnë? Kush, pra, na ka ndëshkuar më shumë me papërgjegjshmëri, me deformim, me mjerim, me harrim dhe poshtërim? 
Shqiptarët thonë qeveritë. Dhe partitë. 
Çështja është se për shkak të izolimit, mjerimit, varfërimit të gjatë, qeveritë dhe partitë janë shfajësuar se nuk kanë pasur buxhet, nuk ka pasur kohë, nuk kanë pasur mundësitë, aftësitë dhe njerëzit e duhur për të marrë vendimet më të mira, që shtojnë mirëqenien dhe e bëjnë Shqipërinë më të jetueshme. 
Shumë njerëz më thonë se unë vetë jam pjesë e kësaj klase që nuk ka marrë vendimet e duhura, nuk ka bërë reformat e pritshme dhe prandaj nuk duhet të flas. 
I mirëkuptoj të gjithë dhe habitem se si kanë kaq pak paragjykime për mua dhe gjithë shokët e klasës sime politike. Nëse do e kishin në dorë, jam i bindur që do na kishin hedhur të gjithëve në det. Me sa duket, këtë mundësi nuk e kanë dhe prandaj i janë drejtuar vetë detit. Dhe kurbetit. Po ikin. Duke na lënë vetëm. Ata po refuzojnë të merren me ne dhe prandaj ne kemi filluar të merremi me veten. 
Ndoshta edhe unë nuk bëj përjashtim. 
Megjithatë, nuk është kjo çështja. Të paktën sot. 
Çështja është se çfarë vendimesh marrin qeveritë. Kur ato janë të dëmshme dhe kur janë të pamundura? Ka shumë vendime që janë të pamundura. Pa dyshim. Edhe për qeverinë gjermane ka vendime të pamundura. Pyetja është a duhet të jenë gjithmonë të moralshme vendimet e qeverive? 
Unë them se po. Në çdo rast. 
Vendimet e partive dhe të qeverive mund të jenë gjithmonë të moralshme, sepse morali është gratis. Pagat kërkojnë buxhet. Morali jo. Pensionet e larta kërkojnë para. Morali nuk do. Investimet duan financim. Morali nuk ka nevojë të financohet. Fushatat duan sponsorizim. Morali nuk sponsorizohet. Morali i shoqërive edukohet. Jo vetëm nga qeveritë, por kryesisht nga ato. Qeveritë kanë në dorë të japin shembuj që i shkojnë për shtat moralit dhe e kthejnë atë në normë që nuk negociohet. Dhe nuk ndryshohet me ardhjen e partive në pushtet. Qeveritë ikin, morali mbetet. 
Moralin mund ta kesh edhe kur je i varfër, edhe kur s’ke lekë, edhe kur je hollë, edhe kur s’ke shkollë, edhe kur s’ke punë, edhe kur s’ke shtëpi, edhe kur s’ke pjatë,edhe kur s’ke gotë, edhe kur s’ke votë. Morali është i shtrenjtë dhe kur është i lirë. 
Vendimet e moralshme i bëjnë qeveritë e varfra të duken të pranueshme. Dhe shpresa lind nga morali më shumë se nga pasuria. 
Pa u zgjatur, dua të ndaj një rast, i cili e vë në dyshim standardin e Rilindjes, për të cilin ka kohë që shkruaj dhe flas. 
Bëhet fjalë për zgjedhjen e kandidatit të Rilindjes në Kukës. Për të gjithë ata që nuk e dinë, kandidati i Rilindjes atje është kryetari aktual i Bashkisë, i zgjedhur dy herë si përfaqësues i PD së qytetit. Quhet Hasan Halilaj. 
Që Hasani kërkon të bëhet për herë të tretë kandidat dhe kryetar i Bashkisë së Kukësit, kjo për mua s’përbën asnjë problem. Duke mos qenë banor i Kukësit, nuk e njoh bilancin e punës së tij dhe nuk dua ta paragjykoj. Për çka do them më poshtë, bilanci nuk ka asnjë rëndësi, megjithëse mendoj se nëse puna e tij do kishte qenë e suksesshme, ai nuk do kishte arsye të ndërronte parti. Nuk do kishte, pra, nevojë të kalonte nga PD tek Rilindja. 
Duke thënë se nuk dua të gjykoj Hasan Halilajn si person, megjithëse kurrë nuk do të bëja atë që po bën ai, pikëpyetja ime nuk është për Hasanin, por për ata që e zgjodhën. 
Pse e zgjodhi Rilindja, Hasanin? Se ishte i zoti? Se ishte demokrat? Se ishte kryetar bashkie? Se kishte vota? Se kishte miq? Se kishte para? Se kishte punuar shumë mirë? Se ishte i pavarur? Se ishte përpjekur gjithë këto vite për të ndryshuar qeverinë e Partisë Demokratike me kontributin e tij si kryetar i Bashkisë së Partisë Demokratike? 
Pse e zgjodhën Hasanin, pra? 
A nuk kishte socialistë në Kukës? A nuk kishte progresistë? A nuk kishte opozitarë në Kukës? A nuk kishte vajza dhe djem të tjerë që besojnë se ka mundësi të ndershme të bësh karrierë? A nuk kishte aty shumë veta që me meritë duhet të vijnë një ditë në pushtet? A nuk kishte burra dhe gra që besojnë se Kukësi mund dhe duhet të ndryshojë duke u qeverisur ndryshe? A ishte një model qeverisja e Hasanit? 
Nuk besoj. Edhe nëse Hasani ishte një kryetar i shkëlqyer, ai ishte një demokrat. Një njeri, partia e të cilit u ndëshkua me votë dy vjet më parë. Pse u zgjodh Hasani nga Rilindja, pra? 
Kush më bind se Rilindja nuk kishte zgjedhje tjetër, përveç Hasanit? Për çfarë arsye Hasani ishte the only only? I vetmi dhe vetëm i vetmi Hasan? 
Ja pse. 
Sepse Rilindja ka humbur gjatë rrugës të gjitha virtytet, që e sollën në pushtet. Për të qenë pjesë e Rilindjes nuk është e domosdoshme të kesh besuar tek zgjedhjet, nuk është e udhës të kesh votuar për ndryshimin e qeverisë, nuk është e thënë të jesh socialist, nuk është kusht të jesh i majtë, nuk është e nevojshme të kesh besuar tek ndryshimi i vendit, mjafton të jesh Hasan. Të jesh pa din dhe pa iman. Pa sedër dhe pa nam. Pa kusur dhe pa plan. Pa kurajë, pa guxim dhe pa nishan. 
Por zgjidhja e Hasanit në Kukës nuk është vetëm kaq. Ajo është sa keq dhe sakaq. Ajo është hasanizimi i politikës. Është hasanizimi i Rilindjes. Është hasanizimi i Shqipërisë. 
Hasanizim do të thotë të kalosh nga një parti në tjetrën pa pasur asnjë besim as tek partia e vjetër dhe as tek partia e re. Hasanizim do të thotë të jesh gjithnjë në pushtet. Hasanizim do të thotë të mos besosh në asgjë. Në asnjë vend dhe asnjë qytet. Hasanizim do të thotë që gjithçka mundet dhe gjithçka duhet, pavarësisht se a mundet. Hasanizim do të thotë të mos kesh as dje, as sot dhe as nesër. Hasanizim do të thotë që kurrë të mos vish, por të presësh dhe të rrish. Hasanizim do të thotë që partitë nuk kanë asnjë dallim dhe qeveritë, kur ndërrohen, nuk sjellin asnjë ndryshim. Hasanizim do të thotë harrim. Amnezi dhe vazhdim.
Dhe Shqipërinë nuk po e hasanizon Hasani, por fatkeqësisht po e hasanizon Rilindja. Forca që erdhi në pushtet për të ndryshuar Shqipërinë. Padurimin për mirëqenie, skamjen dhe urinë. 
Ky, pra, është fundi i shpresave për çdo njeri në Kukës. Të votosh PD merr Hasanin. Të votosh Rilindjen merr Hasanin. Prapë. Ta mbyllësh në kutinë e votimit e hap. Të ikësh nga qyteti të kap. Të ikësh nga Shqipëria me vrap. 
Të votosh hasanizohesh një herë. Të mos votosh hasanizohesh dy herë. Rrugë tjetër nuk ke. Dhe nuk duhet të kesh. Hasan të mos jesh, askush s’të desh. Je i mbetur dhe i tretur përdhe. Je jetim, je fatkeq, je dreq. Je i mjerë, je i vrarë, je i tallur, i kallur dhe i dhjerë. Të mos jesh Hasan nuk është nder. Të mos jesh Hasan je guhak, je spurdhjak, je kot, je lot, s’je as nesër as sot, s’je dot. Të mos jesh Hasan je trap, sepse Rilindja me Hasanin e mbyll dhe me Hasanin e hap. 
Ky është standardi i Rilinjdes. Kjo është forca e saj. Ky është kuti, kutia, arma, fisheku dhe baruti. Kjo është furia, fuqia, uria, oreksi dhe vuxhuti. 
Unë i kuptoj si ndihen sot të gjithë në Kukës. Ka me siguri aty shumë burra dhe gra, të rinj dhe pleq, të cilët kanë bërë tetë vjet rresht fushatë kundër Hasanit. Ata kanë besuar se do vinte një ditë kur qyteti i tyre do çhasanizohej. Të varfër, të pashpresë, pa ndihmë dhe pa pushtet prisnin Rilindjen t’ua bënte ndryshimin me të lehtë.
Dhe kjo ditë erdhi. Por Rilindja u dha prapë Hasanin. Rilindja e hasanizoi Kukësin dhe ky virus, me sa duket, po përhapet. Po zbret nga Kukësi dhe po çapet. Po vërtitet, po na ndjek, na përndjek dhe po avitet. Të jesh me Rilindjen do të thotë të jesh Hasan. Të mos kesh as besim, as parti, as qytet, por vetëm han. Të gjesh Rilindjen si han politik ku fut kokën sa herë bie shi, sa herë fryn, sa herë shfryn, sa herë ka nevojë për reagim, sa herë s’ka dyshim, sa herë ka vrull dhe nevojë për ndryshim. 
Për çdo njeri që kërkon një arsye pse ikin shqiptarët nga Kukësi, Hasani është pyetja dhe përgjigjja. Shqiptarët nuk duan të hasanizohen. Dhe për këtë nuk kanë pse fajësohen. 
Ikin nga poshtërimi, nga skamja, mjerimi, vazhdimi dhe mashtrimi. 
Ikin dhe do ikin nga hasanizimi.
 

97 Komente

Të votosh PD merr Hasanin. Të votosh Rilindjen merr Hasanin.

 

nuk na bere ndonje zbulim kushedi mer Ben-Hill-Blushi.. kur u Ilirmetizua Shqiperia,  Hasanizimi  s'eshte hiçgje fare. 

Ne fakt hasanizimi eshte shpikje e Blushit, termi origjinal quhet Xhuvelizim

+1

   Duke e lexuar me stermundim, kete pamfletin me te ri te Blushkes , me personazh Hasanin, dhe duke e ditur shume mire pse blushka germon ne "kazanin e çorbes ku ka gjerbur aqe shume dhe kaqe gjate po vete", i sterlodhur dereziu tani, per te  gjetur hasane dhekthyer ate ne hasanizim, mu kujtua nje  historia nga historite e shkuara.Ngjarjet perseriten ne kohe, kur egoja dhe ambicjet per pushtete, qejfmbetjet dhe sekelldia  e madhe qe u sjell njerzve te vegjel ne shpirt, mos arritja e qellimeve te tyre, aspak bazuar ne norma morali. Te tillet, tipike si Blushi, po  per moral mbushin faqe duke faqorizuar imoralitetin e vesit. Te egos per pushtet.

   Aty nga viti 316 (pas J.K) ndodhi nje ngjarje qe prishi marredniet mes dy sundimtareve;mes Licinit  dhe Konstandinit te Madh,  njeri Perandor  i Lindjes dhe tjeteri i Perendimit.Ajo çka ndodhi ishte se Konstandini, duke dashur ta takonte ne menyre miqesore Licinin,  pati caktuar si " Cezarin " -shkese jo nje "Hasan", por nje me emrin Basan.Ky,  Basani  na kishte hedhur kurore me  gjysmemotren e Konstandinit  Anastasine, por ishte edhe miku me i ngushte i Licinit.Historia thote se ishte pikerisht ky Basani, qe miqesia mes te dy sundimtareve jo nuk u rregullua per mire, por u djallos fare.

   Shkaku duket se i mbeti Basanit... ! Duan te thone historianet se  vellai i Basanit,  Senecioja, (tamam ai qe pati krijuar lidhjen e ngushte te Basan ziut me Licinin) qendronte mbrapa atij komploti, sepse pati si qellim t`i merrte jeten Kosntandinit.Kete ai paskej patur synim ta bente bashke me gjysme vellezerit e Knstandinit  te bijte e Kosntancit  I-re,  Klorit.Me te drejte a bigarrihak, Licinin e akuzuan si nxitesin e atij komploti.Dhe me qe komploti u zbullua, pasi  ja bene te ditur krimin (e pa bere),... Basanit ziun e vrane ..si fajtor.E gjeten te tille ..si ky Blushi  qe na gjeti fajtor ..Hasan ziun..!

  E verteta nuk kishte te bente hiç me Basanin, ashtu siç nuk ka te beje fare me Hasanin,por me diçka tjeter thelbesore, qe Blushi nuk ka kurajon ta thote.

  Kosntandini donte ta hiqte qafe Basanin, sepse atij i pati lindur djali, qe e quajti  Krispi dhe per Perandorin,  trashegimtari do te ishte Krispi, (per "perandorin e Blushit, pasardhes  do te mebetet  Erioni e jo me ai )   dhe jo... Basani.. ...

Keshtu qe kot na torrovit Blushi, me hasanizime, pa bereqet morali!

 

 

Pershendetje Grava.

Me pelqeu historia e treguar me siper dhe paralelizmi koherent qe ben.

Tani kam nje pyetje: Sikur kete ta kishte shkruar dikush tjeter, jo Ben Blushi, a do i jepje te drejte ?

Vertet, Rama qe te merrte pushtetin duhet te bente pakt me djallin, dhe mire beri qe e beri. Midis dy te keqijave ai zgjodhi me te voglen. I tha derrit daje...

 Po tani sikur po i kalon te gjitha limitet. SIkur ka filluar te flere me djallin...

Blushi, meqe ka hallin e Kukesit, po te donte mund te ndermerrte nje inisiative per te hetuar si eshte puna e ujesjellesit te ketij qyteti. E kam fjalen qe ai qytet duhet ndihmuar konkretisht dhe jo me llafe jo Hasani e jo Hyseni.

U investuan ca para, u cane rruget e qyteti anekend, u shtrun tuba etj dhe uje nuk ka.

Kryetar Hasani nuk ka pranuar ta marre ne dorezim.

Nese do na sqaronte kete histori si eshte puna Blushi do kishte mirenjohje te pakten nga ata banoret atje.

Nuk e ben dot? Atehere rri si moot aty ku je. smiley

Cfare pergjigje do kete Blushi nese kuksianet e votojne serisht kete Hasanin per kryetar bashkie apo do vazhdohet me kengen qe u blene kuksianet per nje thes miell?

 

Nuk ka asnje pergjigje Blushi, pergjigjen e ka dhene me kohe populli trim dhe liridashes i Gerdecit kur votoi me shumice derrmuese PD-ne direkt pas vrasjes me dashje te 26 bashkefshatareve midis te cileve kishte gra dhe femije. 

Ka mer ka pergjigje Blushi. Ka sepse nuk ka thene asnji gjysem fjale per Elbasanin ( Blushi eshte deputet i Rilindjes atje ) ku rikonkuron per te treten here nje anadollak.Duket atje punet e rilindjes ecin mbare.

P.S. Elbasani psh ka debat qe pse ka pak ortodokse ne administraten e Rilindjes. I thote nen ze keto, por mos u habit kur te dale me ndonje pamlet.

Blushi eshte njeri i lig o swed, njeri i lig.

Po Palloshi i bje te jete Shenjti? Po Vilajet intriga?

Kush eshte Palloshi? Po Vilajet intriga?

Hic ashtu eshte nje muhabet.

Une nuk po them qe Blushi eshte njeri i mire, as me shkon ndermend fare bile, po qe nuk e ka fajin ky qe qeverisja eshte kthyer ne gjasme-qeverisje dhe qe per numra eshte gati te marri ne bashkqeverisje dhe esat pashen, nuk e kundershtoj dot. Po te mos fliste do thoshin njerzit pse s'flet, tani qe flet thone pse flet ... s'ju gjend njehere kar-ari ketij muhabeti smiley

kjo pun eshte "kujt i qahesh?"

pse osht kaq e veshtir me u kap kjo.

kte qe ben ky duhet ta bente opozita. ky ka tjeter pun. ose, dil nga partia, krijo nji fraksion a ku di un, dhe jepi drejtim.

ju te gjith e shani meten, dhe eshte OK, por meta nuk beri gam gam, i tha nanos te kam dhi mu ne PS, doli me vete, edhe i dha drejtim. nuk nejti me bo pamflete... 

Ej mos u bej ne ti si Zaloshnja, qe gjithanej sjell si shembull LSI-ne.

Meta eshte Cakalli qe sla me pa shqyer kete vend. Meta eshte po aq fatkeqesi sa dhe Sala, Nqs duhet te fajesohet per nje gje Nano eshte se i mesoi kermen cakallit (Metes). Nje ordiner qe u gdhi kryeminister dhe ja niu bytha rehatin.

Eh mer Cim, meta kur krijoi parti kishte nja 100 MEUR (te panumrume nga une gjithsesi smiley ) menjane per ta mbajt partine, sic e mbaji per rreth 5 vjet, ndersa blushi vetem ta mbaje me lesh. ky do me marr ps-ne nuk do parti tjeter. 

po kshu osht muhabet i shemtut ky.

t'kujtohet si e boni ustai i kumarit dhe kuintave, nano. i vuni edhe emer, katharsis, ene ia filloi me sistem, tak e tak... deri sa i dul ne fund. 

pse merr shemull nanon dhe meten, thoni ju. po i mor se ata jan shembujt e suksesit n'lojen politike shqiptare. qe kane dale matane. sic esht edhe sala. sic eshte edhe me i suksesshmi nder politikajt shqiptar, enver hoxha. perndryshe i bi me fol si ariu: "Ah, sa do bohen gorricat sivjet". "Po pse, o ari?". "Se me hahen mua" smiley  megjithse kshu flet 74.8% e peshkut, xhanem smiley

smiley ok me kete ma ke mush menjen. Je i nolt Emo.

Po nuk po flet mer hic fare por po grin sallate.

Mu nuk me ha palla si i ka punet kryesia e PS-se, pra a po e pyt Rama Blushin per Hasanin, por per qeverine.

Po pse mer qeveria duke i shkru nje socialisti leter kritikohet apo permiresohet?

Ta kam shkru , asnje gjysem fjale per ate robin qe eshte duke kandidu per here te trete ne Elbasan, asnje gjysem fjale. Se ashtu jane ca pune ne Elbasan e po foli shkon ne gop t'sames.

Nejse , une uroj qe ta caktojne ne Kukes si te deleguar te KQ te Partise, si Ben Maljan para zgjedhjeve pulitike., Benin qe ky skuthi e la ne balte me ate levizjen per mendimin ndryshe a ndryshimin e levizjes a si e kishte emrin. 

Kur po fillon me shkru epitafe ky mer se per funeralin foli.

Prape ky? O Blusho na ënjte o rob, merr pak fryme, bej icik pushim. Tani qe ti ke te drejte ke po kur nxjerr nje shkrim ne dy dite behesh si kallashi leftit per zgjedhje, ste merr njeri seriozisht. Na le icik kohe per tretje. Edhe icik me shkurt shkrimet, me konciz se ke shume perseritje. 

Kshu si e ka nisur ky do perfundoje me nje shkrim kreshendo bombastik ku do deklaroje 'une ben blushi do emigroj'. 

Ehuuu mor zoti shok smiley

Ne Shqipni ka vdek me vakt morali i fabules, ti do me qit kunjin e barcaletes smiley

A ke boole me fol kthjellët e direkt per Mafjen? 

E kemi nji Lubonje çi dum dy smiley

Blushi te lumte pena.

Kete duhet te benin te gjithe ata qe ju pritet investimi ne mes, se ashtu i do palla palloshit.

Ne fakt ky eshte dhe thelbi i depresionit shqiptar: Qe investimi ne shqiperi nuk asnje vlere, nuk eshte kolateral per asgje. Vlere ka intriga. Del Grava dhe shan Blushin pse ka ambicie, ambicie te bazuara ne nje investim dhjetravjecar. Po pse nuk u dashka qe Blushi te mos kete ambicie o zoti Grave? Ndersa Vilajet Qyrkut ti hapen dyert dhe ti shtrohet tapeti i kuq. Apo pse Vilajeti, Koqua, Palloshi dhe Lir Koklopa bashkuan artilerine me Salen ne 2004-2005 kunder qeverise Socialiste. A nuk jane ata po aq fajtore sa edhe Sala per rrenimin Ekonomik te shqiperise nga nje rritje 6.6% ne 2005 e fundosen Shqiperine ne skamje e mjerim. Po ai Nano i korruptumi bashme me Blushin e Maljan etj e lane shqiperine me 6.6%, reduktuan borxhin i dhane lek Palloshit te ndertonte karrieren e vet politike me taksat e shqiptareve ne Tirane. 

Dihet ca beri Palloshi qe nga 2005 der ne 2011 ne Tirane, asgje. La rrenoje per vite pa mbaruar sheshin dhe rrethrrotullimin. Ku ishte MJAFTI nga 2005, pas Mission Acomplished? 

Vilajeti wannabe american politician.

Po qe qeka  rrote fare Baca Blushi....po e digjosha qe akuzonte palloshin nga nje krah se borxhi publik eshte rritur tek 1 trilion.....e tek fjalia tjeter akuzonte prap Palloshin se pse nuk rriste ndihmen sociale dhe pensionet??????? 25 vjet deputet tjetri e te mos te ket mesu i gjo qe borxhi publik nuk pakesohet tu rrit ndihmat sociale? Si duket Baca Blushi osht i specializu per poezi po nuk ja thek per gjona te tjera si ligjshmeria e ekonomia. Ah harrova, ky ja thot ene per status partie...pse po na injoro Rama. Mire ja u bo se e di gjthe populli qe jeni ene ju Hajdut, ju mba larg si Legena. 

Cpret mo, ky eshte Hasoni i Tos Nanos e Xhep Mejdanit.....

Taman tironco, pse palloshi nuk rrit ndihmen sociale po mbjell palma buze rruges nacionale qe demton dyfish ekonomine. Plama me para borxh dhe kohe e humbur ne trafik, pasi nje rruge me peme anesore e ka shpejtesine e limituar. 

Edhe ekonomia me bazike, qe eshte familja e mbytur ne borxhe nuk merr para te tjera borxh per te blere divane e krevate qe te rrine rehat, po munohet te gjenerojne nai koqe leku, ne fun te funit injektimi i parave ne ekonomi ne formen e pagave e pensioneve eshte me produktiv se palmat apo jo?

Ky Vilajeti ca boni paj zotin keto dy vjet? Harxhoi para publike per te hap zyra puna. Ka nai studim sa efektive kane qene keto zyrat e punes? Se mu me duket se thjesht jane djege para kot. Skam pa nai investitor qe te hape vene pune. 

 

Po mer po, Palloshi po bon ca gjona te mira qe ishin te pa-imagjinueshme me kta Meidanat a Blusherat...po pagu ca borxhe jo te vetat tu morr  borxhe....si pa te keq mblodhi faturat qe nuk po mblidheshin per 20 e kusur vjet e i Lumte.....i vuni fre ndertimeve pa leje ....bravo prape....po ngre ndonje stadium ktu e aty....e pritet qe te hapi ca vene pune me numra anemik kto dy vite, jo ndonje gjo te modhe.  Bravo i qofte per kaq, ecni juve mbas dy vjetesh e boni me shume.

Boll mer qat fukarallikun e Shqipetareve me kuje nga mengjesi ne darke. Shumica e Shqiptareve jetojne mire e kan i cik qejf me u anku me teper, jo fale qeveriut, fale punes se tyre. A e pe Derbin dje, Euro-Derb....I ke pa rruget e Tirones keto dite plot me kalamoj te lumtur e te fisem ne ate diell te mrekullueshem me prinderit e tyre punetore? Shifni mer zhvillimin qe po ndodh dita dites e pozitivitetin e mos shifni Bac Vermliun. Sa per Vilajetin, eshte tu fitu pike cdo dite kur Baca Blushi e pe si irrinin dje kur shkoji tek PS, sikur bite era FENd?

Vilajeti eshte cun punetor e ka meritat e veta....sigurisht me i zoti se Blushi, qe shkru Libra e nuk hap ndonje club Lexusash. Shpresoj qe ti boj ato vijat e bardha ne Tirone me mire se Halimi e te mbushi gropat se papunesine mos prit ta luftoje vilajeti, jo.

Cer Ke me Palmat? Shume te bukura jane e kan per ti dhon hije rrugeve, mu me pelqejne per vete kudo qe i shof. Sa per pensionet e ndihmat lutu te mos ja u presi Palloshi me urdher te FMN, se kom i lajm te keq qe e kum thon prej nja 7 vitesh po mbahet sekret: Shqiperia ka falimentu per 7-8 vjetesh dhe injektimi i kapitalit eshte per te mbajte njerezit gjalle....te kane rrejte o mik qe te kane thene se je vend i pasur apo do bohesh i pasur....je vend i varfer dhe keta Bacat jane sharlatan. PUna te nxjerr ne drite e jo zgjedhjet e PS. Me fal ti beson se e qeth njeri per Benin???? Shume mire votojeni e kjo eshte demokracia e jo du PS una se ma ka premtu Tosi apo Palloshi.

Eh ato vijat e bardha i beri dhe Palloshi, po si njiten hiq. Ti lale nai shifer me na mush menjen ke apo djelli ndrit e rrezellon dhe femijet e lumtur lodrojne rrugeve me diell.

Vilajeti cun punetor? smiley are u fucking kidding me. Puna sjell vlere te shtuar or mik, ca vlere ka sjelle puna e Vilajetit? Vilajeti Ministri Propagandes.

Puna or mik nuk eshte te palma, Puna eshte psh ne Bulqize ku punojne Sklleverit Moderrne. Te shkoje tu zgjidhi hallet atyre, tu japi dinjitet, tu coje femijet ne shkolle. Mos te na caje tarravellen me ate ekranin LED qe terrheq nga mbrapa. 

Tu bje rrugen lumit te Vlores, jane 80 mije banore aty qe rropaten ne ato shtigje. Jane 30 km nga Riviera shqiptare dhe u duhet gjysem dite te arrijne tregun me te afert. E votuan ne menyre plebishitare zogun e kurves dhe as ua hedh me qyrret. Lungo Marja, 4 km rruge, vajti dyt vjet rresht, shife ne ca faze eshte , 2, 3? Iku dhe kjo vere, qe jane miljona euro te humbura per ekonomine e nje qyteti te rroptuar si Vlora.

Po cer shifrash do me shume. Shko ne Tirone, ka pune....i cik me pak se me perpara po njerezit manaxhohen me nje pune te dyte mbasditeve. Jetojne mire, shtepite i kan rregulluar mire, jetojne me mire se ne Sofie psh e bile edhe Beograd, ndonese ato shifrat qe kerkon ti provojne te kunderten. Me kujton ndonjhere jeten ne ndonje komune te thjeshte ne Itali.  Jetohet mire ne Tirane prandaj ikin njerezit nga tepelena e Berati e Kuksi e vendosen atje.

Tirana ka pesuar zhvillim te modh keto vite ne dem te Shqiperise tjeter qyteza e katuneve....nderkohe ka para, lek,  qe leviz ndonese ankohen se me pak se para ca vjetesh. Nje shpjegim eshte qe Tirana eshte ne mes te krizes imobiliare, nuk ndertohet mo dhe cmimet e real estate kan mbetur te larta e nuk shiten. Ne Tirone Kuksianet kane punu per ngritjen e atyre pallateve e kan ndertu shtepite e tyre  ne Bathore. Tani ka me pak pune e nuk thithen dot mo varfanjak te rinj.

Nderkohe Bulqiza duhet mbyll o lum miku nese ka kushte sklleverish po si ne skllavopronari po e mbylle do te ngrihen sklleverit ne kryengritje se mbeten pa buke ....eshte catch-22 per ate pune. Kaq ven ka Tirona smund ti terheqesh mo nga rrethet fukarenjte si para 15 vjetesh, per me shume eshte bo e shtrenjte per fukarenjte.

Sa per voten e Vlores po spunoi mos ja jepni...kujt do i boni dom Rames???? Pastaj Vlora me sa kom pa eshte me mire se shume vende te tjera....Ke Diber, Librazhd, Lushnje e Berat qe jane tragjedi....nuk leviz gjo...staniacion 60 vjecar.

Per mu Vlora vjen vera edhe rregullohet vete, mbas Tirones e Durresit eshte ne vend te trete per standart jetese...Shume po bo Palloshi per ju per ate pune....me ket Lungomaren....jo po doni ene stadium meqe e boni ne Shkoder. Bashkia e Vlores te taksoje e te ndertoje sipas deshires se qytetareve, cer ti bosh Kuksit e qyteteve te mesit te Shqiperise qe jane bottle-necks.....Ti nga nje ane qan per Bulqizaket, nga krahu tjeter per Palmat e ne fund per Lungomaren. Ju Vlonjatet jeni te zote te rregulloni Vloren me ato pare qe ju nxjerr pushteti Lokal? Bojeni pra se sju kan pushtu te ardhurit ne Vlore.

Ej o tironco me verte e ke apo tall yarin? Po qy kur kshu qekan rrugullu shqiptaret, keto dy vitet e funit?

Se po tu referohemi ca ke shkrujt ti ketu te Peshki be none, del qe para dy vjetesh Cuni Sheqeres i kish shkerdhy nonen ua kish von lakun ne fyt Shqiptareve i kish katandis me keq se ne kohe te Merhumit Enver.

Po si meno ti se gjithe ato miljarda qe u moren borxh, ku shkun? Po gjithe ajo rehati qe thu ti, jane miljardat e borxheve qe marrin palopolitikanet dhe injektohen ne ekonomi e shkojne per llac e tulla, nafte, e makina rraqe nga gjermonia, per divane e bufet e shqipove. Njesoj si erot qe po djeg palloshi me estetike. Njesoj si Greqi gjithe keto vite.

Po ja do ta boje ai doktorri qe sullen nga Tirona ne Vloren.

Po kshu qeka plani RIlindjes? te deportojme shqiperine ne Tirone? Me nja si plani i Cunit te Sheqeres!! Po nesje mo, ci qi temen te na rroje Palloshi dhe Vilajeti.

Po cer Greqie, Greqia mblodhi 800 miliard euro borxhe me nje popullsi 3 here me te modhe se Shqiperia, kurse ne keto 25 vjet mezi kemi mor borxh 10 miliard euro....Nuk ka per te ndodhur si ne Greqi mos u boj merak por sdo te thote qe eshte gjo e mire.

Nuk eshte Shqiperia cer nxjerr fiksi apo lapsi. Fukarallik ka por ka zhvillim nganjehere te shemtuar e nganjehere jo. Ke vite qe nuk ke shku ne Shqiperi? Kur te shkosh ne Shqiperi, shif Tirone- Durres, Vlore, Shkoder, Kruje e Sarande nja 2 jave e do mrekullohesh. Kan per te qen nga pushimet me te bukura...por leviz e mos rri ne nje vend me shume se 1 deri 2-3 dite. Tironcit e Vlonjatet jan robt me pordhac e do te shesin men me ide biznesi tip traplliqesh.., shoqnia e vjeter jane te kapur ne lek e te pabese e te liq me njerin tjetrin, per fukarain spysin ata kaq shume se peshqit. Per Cudi, njerezit e thjeshte kan mbetur te mrekullueshem si rralle vend tjeter e te muhabetit. Mos harxho kohe me te pasurit por me robt e thjeshte e do kenoqesh.

Cuni i Sheqers i la me bo palle per ate pune per cer laku e ke llafin, sillte ndihma ne fillim e jua falte tregetarve tu pasuroshin, 90 % e Shqiptareve spagute taksa e 75 spagute drita. Cuni i Sheqeres duhet ta kish mbledh ne 2005 por se boni dhe e dhiu komplet muhabetin. Palloshi po e mbledh, ndoshta sja del dot....po per lesh shko Berisha style e jo Palloshi style.

"Ju Vlonjatet jeni te zote te rregulloni Vloren me ato pare qe ju nxjerr pushteti Lokal? Bojeni pra se sju kan pushtu te ardhurit ne Vlore."

Mutër jane vlonjatet per ate pune, tironco. Ne vend te organizohen me konceptin baze te Lagjes, autosuficiente, me doktora, avuketër, mesues, inxhiniera e urbanista, sipas te lavdishmit S.Jobs, projekte top secret me celula 4-5 veta, rrine i mbajne syte nga Tirona mer jau.

Apo s'kane dale tani dhe keto app-et e uotcape-t, tempo reale, zgjidh hallet, s'ke nevoje as per kryetar bashkie.

Do ishte Vlora lule, polica me kuaj e qylaf e fustanella, 5 euro vlla, per t'u hedhur tutje na Rradhima.

 Ne se ju hap qeveriu edhe nje aeroport nga ku te coni robt dhe peshkun per 35 minuta ne Itali,  ju ktheheni ne qender mesdhetare e ska ctju ofroje Tirana me shume. Vlora e Saranda duhet te gelonin me jahte 6 muaj ne vit. Nejse ai Mustaqemiu juaj i lig eshte po nuk ja u ka shemtuar qytetin si Durresin e Saranden. Ne rradhim nje hotel per koder jeni.....mire jeni marre vesh me njeri tjetrin. Ka shprese.

Po se shemton dot, se eshte nuse bukur...vithjet perpjete e pak xanxare!!

Po pse vetem aeroporti? Po jahte qe do t'i benim e do t'i shisnim? Po dhe ca wind turbine ne mes te gjirit e leme o Zot te rroj pastaj...

Disa gjera i ka ne rregull, por keto ankesat per Hasanin (apo Frrokun ne shkrime te tjera) ia ka adresuar kot Rames. Ne Kukes dhe disa qytete (sic ne Kavaje per shembull) keta njerez i do vete populli. Eshte e provuar ne zgjedhje me rradhe se eshte e kote t'ju vesh ndonje kandidat tjeter. Me intelektuale te ndershem, te pakompromentuar, per se mbari etj, PS nuk ka fituar dhe ka mare shume pak vota. Pastaj sa per Frrokun, ky as nuk ka qene fare kandidat i PShit, por ka partine e tij. Faji ketu eshte me teper i deleve te shumta qe do t'ja japin voten kujt eshte me hajduti. 

Rama duhet akuzuar per menyren sesi po e perdor kete mundesi qe i eshte dhene per ti permiresuar gjerat. Sesi po i lufton keto fenomene, si e lufton korrupsionin, per idete dhe reformat per te permiresuar gjendjen ekonomike, ate te drejtesise, kulturen, evoluimin e mentaliteteve etj.

Per ta permbedhur, faji i Rames nuk eshte pse i fitoi apo do fitoje zgjedhjet duke kandidur Hasane, faji  eshte se po behet edhe vete nje Hasan dhe ka per te lene emer ne histori (sic deshiron) por emer Hasani.

 

" Ne Kavaje dhe Kukes keta njerez do populli" Cjane me keto muhabete amon. Ne asnje qyet askush nuk do nje kryetar bashkie shites droge dhe dike qe i ndron flamuret per interes te vet. Ska me te mire se ate ve partia dhe prandaj 50-60% e njerezve nuk shkojne ne votime. Blushi ne kete rast ka te drejte ashtu dhe per faktin qe LSi eshte fatkeqesia e ketij vendi.

Cfare te te them me teper! Shembulli eshte i qarte dhe besoj i shpjeguar mire. Ne Kavaje, PS ka kandiduar plot te tjere perpara Roshit dhe nuk ka fituar asnjehere. Kur kandidoi Roshin fitoi. Edhe ne Kukes, Hasanin e kane dashur se e kane votur 2 here.

e tmerrshme! smiley

natyrisht qe nuk e lexoj, sikur te ket zbulu edhe dhjete urdheresa te tjera qe i kish pshehur Moisiu.

O idiot! Si tha Marksi qe solli heretiku, profesori ben doracake, kengetari kendon kenge, shkrimtari shkruan libra, krimineli prodhon krime... ti si pjese e hyqymetit nuk ke per detyre te na cash derrasa me porllollo, por te veprosh! E di kuptimin e ksaj foljeje, se kshu mahesh si pun shkrimtari ti, vetem un shkruj libra ktu ne parlament, thua, duke e stervertetuar idiotesine tende.

Do te besh pamflete a ku di une? OK, behu si zhizheku, jeto me tekste e me lektyra po te ftuan, por per sa kohe je pjese e hyqymetit (posti s'ka rendesi, se tashme me eshte e qarte qe per ate te qan zemra, pa per tjeter s'pjerdh soji yt, or jo), ty nuk te bie te besh leninin, as enverin per kohen qe kerrente vepra e raporte e fjalime... po zaten e kam thene: rrjedha te enverit jeni te gjithe, aiishte pika fillestare e big bangut nga ku proftaset ju.

shko, mor lamash, tek zona jote, ne qofsh deputet a ca dreqin je, beje model ate, bej ndonje komune utopike ne kashar a terbuf, ku gazela ben muhabet me tigrin dhe macet hane ekskluzivisht bar te njome  edhe pasandaja jepi, mbushe dynjan me shkrime. gjidi pordhacer kafeneshe te tiranes. zuzare! smiley

Po pse o emo ta filloj ashtu si thu ti, me komuna eksperimentale. Te luj Age of Empires thu ti?

Jo or mik, jo, te flase sa ti luje fene, Te flase bash ashtu sic fliste Vilajet Goebbelsi ne 2004. e kena thon ClockWorkOrange eshte ky muhabe smiley

Ou? 

Qeka bo emri Hasan me tall karin keto pickat me paliceta karshi Mitropolise?

S'keni faj! Hic nuk keni!

Une personalisht, qe kam qellu myslimon me letra te pakten, e shikoj pak me bezdi kur emrat e gjyshve, dajallarve e axhallarve te mi perdoren me ironi nga njerez publike ne Shqiperi. 

dhe m'vje habi kur e shikoj sa pak njerez bezdisen nga kjo. A thu se nuk e kane Hasanin, Hakiun dhe Avniun ne shtepi ose emrin e pare ne skype. 

Kshu kshu qe thu ti...

 

Shkrim tjeter Blushi?

allah-allah! 

Shkrim shume i goditur por i vonuar...nuk duhet ta kishte ngritur zerin me para Blushi se hasanizimi ka filluar qe me meten dhe akoma me perpara kur 6 deputetet e ps votuan  Topin?!

Shkrim shume i goditur por i vonuar...nuk duhet ta kishte ngritur zerin me para Blushi se hasanizimi ka filluar qe me meten dhe akoma me perpara kur 6 deputetet e ps votuan  Topin?!

Tirana ka pesuar zhvillim te modh keto vite ne dem te Shqiperise tjeter

I lebetitmi.

Un nuk jam per zhvillim nji-qendror, por jo se kom naj bindje kushedi se ca mbi ket pik, dhe jom gati me ndrru mendje para argumentave bindse.

Emo, nuk jena tu vendos se cfare eshte me e mira per tu bo por cfare ka ndodhur. Ket rruge fillum ne qe ne 1990, keshtu qe smund te flasim ca do kish sjell pasoja te tjera kur nuk hypem ne shina te tjera.

Terapi shoku dhe shtet te vogel liberal, levizje e lire popullsie pa fre e kontroll pro-demokratike...ket model perqafum. Vende te tjera si puna e Mongolise, Bullgarise, Sllovakise ndoqen rruge tjeter. Ne perbuzem cdo lloj planifikimi si totalitar dhe perqafuam cdo liri apo dobesim te shtetit si engjellore.....sot jemi perpara faktit qe njerezit braktisen zonat e tyre te mjeruara per nje jete me te mire ne Tirane, Athine, a Rome. Me zor nuk i kthe dot e as i mban mrena.

E vetma shprese qe kam eshte qe ket shtet te vogel ta kthejme ne burokratik, ndryshe nga Blushi qe e do populist e partiak e deputist, dhe te mbledhesh taksat koke me koke, taksa te mcefta (tek cmimet) e taksa te hapura mbi te ardhura. 60% e ekonomise Shqiptare eshte Gri dhe shteti i vogel liberal nuk arrin te depertoje. Enderra e demokracise Shqiptare ketu e ka defektin, sepse ka shtet te vogel por te dobet e jo efektiv. Per fukarenjte une i gjo di ...te majtet jane armiqte me te keqinj te fukarenjve sepse ia dalin me sukses formidable me i mbajt fukarenj tere jeten.

Nje merite duhet t'ja njohim Rames.

Po ta shikoni me kujdes, Rama po perpiqet qe ti ndaje realisht pushtetet... Ai qe ben ligje, te beje ligje, ai qe qeverrise te qeverrisi dhe ai qe mba kerbaçin le ta mbaje gati...po ti shohesh me kujdes, te ashtuquajturit "senatore" po flasin... Por po flasin jo per ide, po po flasin me mllefe kunder... Pse??? Sepse Rama u ka thene qysh ne krye te heres... jini deputete, punoni si deputete dhe silluni si deputete...  Ministrat nuk do jene deputete... dhe e mbajti... Por te ashtuquajturit "senatore" te mesuar keq me futjehunde ne xhepin e tjetriit nuk po u vjen per mbare... pasi nuk kane te ardhura te tjera perveç rroges, ndaj seç ffillojne ca blusher, dade apo xhafera qe po fillojne te hedhin vickla... se nuk po u dalin parate e rroges...ja ketu qendron e verteta...

Prap tu i fol shoferit ky. Zbrite mer prej atobuzi. 

PS. Blusho ky ua morri Partine prej shkalleve te pallatit, e ti qahesh mas 10 vjetesh. 

Mire o Blush te drejte ke, po kur votoje Fullanin per guvernator, pavareisht se partia nuk e votonte, nuk beje te njejten gje dhe ti? Apo miku jot le te jete Hason, te tjeret nuk duhet me bo hasanlliqe? Anyway, naiv sic jom, po boj sikur te besoj kesaj radhe se coku po tha nanji gjo nga ato qe po ma plasin shpirtin dhe mu. 

ja pra shoke peshkare kjo eshte rilindja per te cilen u kam folur, qe kerkon te na hedh hi syve me ligjin e arsimit te larte, me na bujkrobue ne toke tone, me koncesionue pasurite e hapsirat tona per hasanin e rradhes.

Zoti Hasan eshte bere shoku Hasan .faleminderit Rilindje.smiley

“Vetëm të marrët apo të ligjtë mund të kërkojnë sot që fara e ‘Rilindjes’ hedhur para 18 muajsh të ishte bërë lis, e të rrinin poshtë të pinin birrë sikur ishte festa e birrës në Gjermani…A thua se në 18 muaj u prodhua varfëria. Ky është drejtimi i duhur”, tha ai Rama.

Bla bla ba be beeee

Une nuk e marr vesh ku e ka hallin ky Blushi me keto shkrime. Nuk te pelqen aty, po ik o vella, dhe formo parti tjeter po te vlejti lekura.

Blushi ka nje dyzim te madh, o politikan o shkrimtar.

te rrosh, apo te mos rrosh, kjo eshte ceshtja.

 

 

Pse te iki ai qe ishte aty. Te iki ai kanceri qe zaptoi PS. Apo ti je si Adhamudhi: Kërreje të shpëtosh tjatrën.

 po mire le te iki ai kanceri pastaj.

Kanceri iken me operacjon. Edhe Blushi kete po thote, te bojme operacionin. Po shifja Vilajet Qyrkun te Fantomasi dhe jam gati te vej bast qe Vilajeti ska mor diplome nga Amerika. Solli gazeten dhe nuk sjell nje foto diplome.

Iken. Po ne shqiperi nuk ka teknologji moderne per ate pune. smiley

Sa per ate te qirkun, nuk ke me ke te vesh bast. Nuk besoj se ka mbetur arrixhi nga ata qe mbledhin kanace (Respect!) qe nuk e di se cfare mashtruesi i peshtire eshte.

Blushi po e tepron me keto shkrimet armiqesore antiparti >po shkurt per muhaxhiret disleksike te cilet nuk jane ne gjendje te kuptojne ato qe lexojne e ka llafin se te njejtet te zgjedhur nen siglen e PD tani konkurrojne nen Rilindjen.le qe nuk jane njerez qe si lidh asgje apo nuk besojne ne te majten por edhe kane gjynahe si psh 10 milione $ ujesjelles i kukesit nen sahatin e hasanit i cili nuk ka sjelle asnje pike uje.Blushi me te drejte shtron pietjen :ckuptim ka qe premtojme ndryshim kur po zgjedhim te njejtet njerez?

wooow... shum i fell. po shyqyr qe te kemi, ajq, qe na i cpegon smiley

ahahahaha

o flori! smiley

Perpiqemi .asnje muhxhir te mos mbetet prapa .smiley

Po moj Zemer ate po thomi NE...forconi ate moot shtet qe te investigoje si te majte e si te djathte kur ngjyejne krahun e jo thjesht gjishtin.....se nje bark jane....

Baca Blushi ...zv-minister i Nanos e i korruptuar thoshte ti moj zonjush para ca ditesh. Ti na e hape syte me korrupsionin Nanoist te Blushit,  harrove, apo tani ska rendesi me? Po si harron cfare thua me Korbe....Po ne i dhimbset kaq shume fukaraja Baces te behet therror, te shese Tuaregun e Vilen per te ndihmuar fukareshat. Po Hasan eshte edhe ky pavaresisht se ta vodhi zemren keto dite.

Kena ene ie problem te vogel me Bacen qe qan na iku PartiaSocialiste e Palloshi nuk na degjon....po mire ja u ben me aq sa keni vjedhur gjithe keto vjet....Nuk ju pelqen Palloshi...yxhym tek Shqupi e behuni 1 meleon atje. Pse nuk e hengri turpin me buke Nano, Imami, Kaqi e Xhepi me co?

po pse hidhesh dege me dege e i ben biografine blushit ne vend te perqendrohesh ne problemin ne fjale .ka te drejte apo s'ka te drejte?si behet ndryshimi duke votuar te njejtet njerez?

Une veq biografi nuk bej, ti i numerove parate Baces para ca ditesh e ja keqyr prej amerike me dylbi vilen Ilirt neLalez. Po ku e pe Biografine a si i thone asaj ti me qorre, shikon te eme a te ate aty siper. Shpifarake, ke fol keq per Baca Blushin gjithe keto dite dhe e kethen pllaken si ta do qejfi.

ka te drejte apo s'ka te drejte?

C'rendesi ka? Problemi qendron tjeterkund.

Detyra e politikanit eshte te beje politike.

Detyra e gazetarit eshte te shkruaj artikuj gazete.

Detyra jote eshte te shash muhaxhiret.

Po detyra e blushit cfare eshte?

Kjo eshta ceshtja.

ka te drejte apo s'ka te drejte?

C'rendesi ka? Problemi qendron tjeterkund.

Ku qendron problemi ?ai po ngre zerin po thote kjo qe bohet atje nuk eshte e drejte .Jo hidheni ju se partia ka gjithmone te drejte.po s'te pelqeu bej partine tende.

po une per te miren e blushit e kam. ajo parti ka mbaruar. ka cofur. blushi e ka me kollaj, te krijoj nje parti tjeter. Fresh!

jugu socialistet do te votoje deri ne vdekje. jane si greket qe jane me shume komunista se kapitaliste. te gjithe duan te rrojne me social, t'i ushqeje shteti.

Qe ka per ta qerruar te gjithe doren e vjeter (pervec ndonje kokrre) Rama as diskutohet. Keshtu qe Blushi te pakten ben adetin; te pakten te quhet qe ra "deshmor." smiley

Blush jepi se ke te drejte. Po sfolem me keq e bejne kryetaret. Mos u ndiko nga legenat qe i bojn fresk partise apo kryetarit te rradhes. Meqe ka shume traplliqe te rilindjes thuaji nje nga nje perndryshe nuk kane per te reflektuar dhe do abuzojne edhe me shume. Ti e di dhe vete qe nuk ke mo vend ne parlamant mes kanabisteve dhe freskoreve te kryetarit. Beji nder vetes dhe vendit fol qe te ndalesh marrosjen e rileshjes.... Edhe ps do i besh nder.
Po nuk fole tani , nuk ke kur te flasesh me.

Eshte e montume kishte thone Likja smiley

Palloshi eshte dhjaks, njeri pa bythe e pa besim. Kjo eshte Rilindja, njesoj si Sala duke u bo presion administrates.

po nuk bere presion asnje nuk te voton. 

kur s'ke para siç behet ne vendet e pasura per fushate, do besh presion, s'ke ça ben tjeter.

bile dhe llafet per emigracion, jane hapur pikerisht per te trazuar shpirtin e te pakenaqurve, qe ta mbajne mendjen te emigracioni dhe te mos votojne. 

i njejti plan u perdor nga Ramiz Alia, kur hapi ambasadat ne 90-ten. te hiqte te pakenaqurit dhe te shpetonte çfare te mundte nga PPSH-ja.

 Në veçanti Hila e kishte me Luan Bregasin, ish kreu i Dhomës së tregtisë dhe aktualisht drejtues i një shoqate tjetër, Biznes Albania.

“Luan Bregasi është në listën e anëtarëve për këshillin bashkiak nën siglën e PS”, shkruan Hila ne fb, “e mbaj mend që ka qenë kryetar i Dhomës së Tregtisë, e më vonë krijoi një biçim shoqate a partie që quhet “Biznes Albania”.

Por kjo nuk mjafton që ta mbaj mend. Më është fiksuar se ka ngritur dy pallate pa leje te rruga Komuna e Parisit. I ka ngulur në mes të rrugës, duke e ngushtuar më keq atë. Tani, ky tipi, do më përfaqësojë mua ne bashki! Ky tipi qenka socialist si unë! Dmth ky tipi do jetë gardian qe mos prishet teritori! Ma prishën 5 Majin!”

 

Dre, Dre, sa Socialiste e thekur dhe mcefur paske qene? Po si ste shpeton nje deklarate e Punisto-kamunistave roze???? 

Po ti jeton gje ne Tirane e te shqeteson qe Luan Bregasi po konkuron? Me ta meshtet menimin ky ka ene i Hotel ne Rone ne Durres qe ja perplasin dallget e detit 6 muaj ne vit. Prandaj individet si puna jote duhet te futen ne politiken socialiste aktivisht. Nejse po u bon zgjedhjet e PS ktu ke peshku, Blushi fiton me gjithe keta Socialista qe paska ketu.  Thjesht numerova......

Me bythqir burre se ky Bregasi se bo nona. Kam pas nje histori me kete legen kur ka qene Kryetar i Dhomes se Tregtise, e i lepihej Nanos.

Mos je gje binaja e xakes ti  qe hidhesh perpjete sa here kritikohen socialistet?Nga behet Xakja meqe ra fjala?

Rama ja hoqi koromanen Plakut te Baces....krruje ...krruje me ket te gjatin. 

http://www.panorama.com.al/lista-e-keshi...

 

PS E me, ke filluar te mbash mungesat zotrote? Fokusohu tek mendimi e jo tek biografi a si i thua ti. Qeke ene Stalker

binaja e xakes

nc nc nc

e pasuroi shqipen, kur mos kem njeri smiley 

Po ti o Emo e dije qe edhe kesaj i digjej xhani per zhvillimet e fundit ne PS, pale per cilet individ do jen ne keshillat Bashkiake. Po si spaska njeri qe nuk i do te miren Partise Socialiste mer aman dhe ai Palloshi ua shperblen keshtu Socialistave???

nuk esht "kesaj"! s'ka mundesi.

e ma mend si tha george carlin per Zotin: s'ka mundesi te jet femer tha, se nje femer nuk do i djalloste punet kaq shum. smiley

 

Jo po me ka bere lemsh fare, para ca ditesh e bote Baca Blushin lecke, te korruptuar.... injorante....Nanoist, sot tak fak merret me problemin dhe realitetin e krizes se PS dhe keshillit bashkiak, qe vallaj ktu ku jetoj nuk njof asnjonin. Me lindi pyetja,... se qe eshte Grecke e Janullatosit e dija, po cne me Partine socialiste? Sa me shume ben gabime Palloshi aq me shume vota ne kosheret e Shqupit....nejse une Muhaxhiri si kuptoj mire ca gjona se me sa maj men une Shqiptaret ne Politike Xhuvelra, Ndokera e Blusha e Dule kan qen, tu kercy nga partia ne parti.

Pse me kaq skutheri, 

 

me sa maj men une Shqiptaret ne Politike Xhuvelra, Ndokera e Blusha e Dule kan qen,

Blushi s'ka levize nga pozicioni i vet, per aq sa maj men une Palloshi e ka fillu politiken si rradikal i djathte qe dote ta bote si ne Timishoare. 

Aq neveri ka palloshi per Te Majten Tradicionale Shqiptare sa nuk kurseu athere as Violeta Manushin e famshme. Po nejse, koha do flasi vete. Per ate qe nuk vuri ne lista per keshilltar bashkiak nje figure te nderuar si Kico Blushi, se ne fund te fundit eshte keshilli i qytetareve te Tiranes, kjo vetem sa perforco bindjen tone qe Palloshi eshte nje njeri i vogel mixgun.

e gjithe politika shqiptare eshte nje lloj vodevilli i cuditshem. Zogun e shoh te qarte deri ne momentin kur ia mbathi, Enveri, nje dandy, qytetar, shijeholle, qe merrte vesh nga jeta, u be "nje me fakir fukarane", saliu nje sekretar partie u be antikomunist i thek, rama nje ultra i djathte u gdhi kryetar socialistesh dhe me siguri i shkojne djerset pale-pale kur vete per 5 maj... c'te thuash. vetem kte mund te thuash: si mund te presesh qe ne te kemi politike decente, kur nuk kemi tjeter gje (te kultivuar) te tille? 

Effkey, nuk mban men gjo hic, Blushi ka qen Tek simotra tjeter me Palloqen e Fevzon. Shume seriozisht ke marre nje rast  bosh. Nuk ke pse bi ne dashni a urrejtje me Palloshin. Ate ka votu poplli ate do mbash, boji reklame Baca Blushit sa te dush, nuk pi uje.  Keni humbje lidhjeje me realitetin. Ne Shqiperi ka Shqiptare qe votojne ne nje menyre apo tjeter nderkohe qeveriu do bej i cik Pune. Me Bacen Xhepi e co njerezit tallen. Jo po senatore Jo po e majta tradicionale. Me sa kom njof une si analfabet funksional e Majta eshte tradicionalisht e korruptuar ne Europe. E keqja jone erdhi kur Sala kopjoi te Majten tone Nanoiste te korruptum. Palloshi po sfidon traditen e mire Bo. Po sja doli aty e keni Liken, ai eshte e majte tradicionale gjithashtu.

Duket sikur ramen e kan vu sala dhe iliri aty me i degjeneru ata qe u kan ca trapin kur ishin ne pozite.
Hala permendin 1 milion shuplakat debilat.

Une shkrimin refuzoj ta lexoj. Ama do e kritikoj autorin per shkrimin sa mos me keq.

Keto k**lliqet e Blushit me kujtojne David Cameron, qe doli ne foto me "bring back our girls"...

Ti je brenda, idiot! Je pjese e politikes, ca ke bere ti? 

Shkrime te tilla duhen inkurajuar persa kohe opozita fle. Eshte e rrezikshme te lihet populli demokrate pa opozite, e marrin neper kembe, e tallin apo e rrahin si ne Kukes.  E detyrojne te marrin rrugen ne azil e te mbajne rradhen e supes. 

E keqja dhe e trishtueshmja eshte se demokratet e Kuksit nuk jua ngre dot moralin nje socialist inatci dhe rilandasve as nuk ju ben pershtypja edhe me e vogel per shkrimet e Blushit, larg qofte ndonje votee humbur. Domethene kjo eshte ne fund te fundit  ceshtje prestigji dhe autoriteti. Kur nuk e zoteron dot, nuk e zoteron dhe pike. Te vjen keq ta thuash por kthehesh ne lehje. Leh dhe nuk te degjon kush.

p.s. sot Rilindja kishte publikuar foto ne hyrje te Durresit. Shikojeni dhe beni dallimin. https://twitter.com/ediramaal/status/595...

 

 

Se kush tha njeri ketu qe Rilindja eshte e majte.

Kjo eshte qeveria me mizore ne historine e Shqiperise

1 milion te mjere donin te gjatin, dhe te gjatin moren. Po ata qe nuk votuan per keta plehra c'kusur kane?

rilindja o si shpirt. 

kush e ka inot ti rruj trapin. 

Aksioni kundër abuzimit me naftën, Shehu: Nuk zgjidhet gjithçka me burg, Braçe: Po, po të gjithë në burg do shkojnë

kush shan rilindjen ka sha veten e vet

pasaporte kineze ketusmiley

Pavarsisht nga komentet pro ene kondra, shkrimi i Blushit me pelqeu. Mund te mos ta pelqejme si person, por kjo s'do te thote te mos gjykojme paanesisht.
Do ishte me interes nje replike edhe nga ana e Palloshit .

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).