Qeveria gjermane dëshiron ta përkujtojë 70-vjetorin e fitores mbi Gjermaninë naziste me rusët. Por instrumentalizimi i 9 Majit nga Putini e bën këtë gjë të vështirë, mendon Ingo Mannteufel.

70 vjet më parë përfundoi me kapitullimin e Rajhut gjerman Lufta e Dytë Botërore në Evropë . Por përkujtimi i këtij viti të fitores mbi Gjermaninë e Hitlerit bëhet në një kohë shumë të ngarkuar për Evropën dhe Rusinë.

Luftë kundër fashizmit - dje dhe sot?

Për shkak se Ukraina lindore si rrjedhojë e një politike agresive destabilizuese të Kremlinit ndodhet në një gjendje amorfe mes luftës dhe paqes. Dhe me aneksimin e Krimesë Rusia ka shkelur parimin e paprekshmërisë së kufijve, respektimin e integritetit territorial të shteteve dhe të heqjes dorë prej kërcënimit ose përdorimit të forcës. Rendi evropian i paqes që lindi gjatë Luftës së Ftohtë dhe u kodifikua në vitin 1990 përmes Kartës së Parisit vihet përsëri në thelb në pikëpyetje nga politika ruse.

Edhe më shumë madje: Kremlini i justifikon veprimet e tij në Ukrainë me luftën e pretenduar kundër një "qeverie puçisto-fashiste" në Kiev. Për muaj, media e kontrolluar nga Kremlini i sugjeron popullsisë së Rusisë dhe gjithashtu një audiencëetë huaj që pas rënies së presidentit autoritar dhe të korruptuar Janukoviç, se pushtetin në vendin fqinjë e kanë marrë "politikanë fashistë që kanë lidhje me shërbimet sekrete amerikane".

Fitore historike me fuqi të madhe simbolike

70 vjetori i fitores mbi Gjermaninë e Hitlerit i vjen udhëheqjes së Kremlinit në kohën e duhur. Fitorja mbi Gjermaninë në Luftën e Dytë Botërore është përdorur që në kohën sovjetike për ta paraqitur BRSS-në si fituesitn moral pavarësisht krimeve staliniste dhe diktaturës komuniste. Askush nuk mund apo do ta mohojë rolin e rëndësishëm të Bashkimit Sovjetik në fitoren ndaj Hitlerit. Megjithatë, një vështrim i padiferencuar i epokës së Luftës së Dytë Botërore pengon një reflektim kritik të katastrofës më të madhe të shekullit të 20-të.

Por edhe në periudhën post-sovjetike fuqia e madhe simbolike e fitores është shfrytëzuar politikisht nga Kremlini. Këtë vit kjo po duket edhe më e qartë: udhëheqja ruse po përpiqet për të legjitimuar me fitoren mbi Gjermaninë naziste 70 vjet më parë edhe ndërhyrjen e tanishme ruse në Ukrainë dhe politikën e jashtme antiperëndimore. Parada në Sheshin e Kuq më 9 maj do të jetë kulmi i kësaj atmosfere përkujtimore të ngarkuar me frymë konfrontuese.

Prandaj është krejtësisht e drejtë që sivjet politikanët më të rëndësishëm perëndimorë nuk do të jenë të pranishëm në festimet e kësaj ngjarjeje, duke theksuar me këtë që Rusia është vetëizoluar ndërkombëtarisht përmes politikës së saj ndaj Ukrainës. Fakt që në paradë do të marrin pjesë disa politikanë të huaj si dhe njësi ushtarake nga Kina, India, Mongolia dhe disa vende të tjera, nuk e zhvleftëson këtë gjykim. Kontrasti me festimet pesë vjet më parë, në përvjetorin e 65-të është i madh: asokohe në Moskë nuk ishin të pranishëm vetëm burra dhe gra të rëndësishëm shtetesh, por në paradën ushtarake në Sheshin e Kuq morën pjesë edhe ushtarë amerikanë dhe polakë - gjë kjo e pamendueshme në klimën politike të sotme.

Prandaj është thellësisht për të ardhur keq që tani 70 vjetori i fitores mbi nazizmin po shfrytëzohet dhe abuzohet në Rusi për të legjitimuar një politikë të jashtme agresive dhe të rrezikshme ruse ndaj Ukrainës fqinjë .

Përkujtim i përbashkët i vuajtjeve të viktimave

Megjithatë nga ana e Gjermanisë ka një synim të qartë për të qartësuar që në 70 vjetorin e përfundimit të luftës gjermanët janë të vetëdijshëm për fajin e tyre historik dhe përgjegjësinë për miliona padrejtësi. Prandaj pjesëmarrja e ministrit të Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier më 7 maj në ceremoninë përkujtimore në Volgograd, ish-Stalingrad, ëshë një shenjë e vërtetë dhe e rëndësishme pajtimi mes gjermanëve dhe rusëve. Për gjermanët emri i qytetit të Stalingradit është sinonim i krimeve të kryera prej gjermanëve kundër rusëve. Fakti që ministri i Jashtëm gjerman Shtajnmajer do të marrë pjesë vetëm në këtë ceremoni, i përgjigjet bindjes së Gjermanisë moderne që lufta dhe konfrontimi nuk mund të jetë zgjidhje për diferencat politike.

Në të njëtën linjë edhe Kancelarja gjermane Angela Merkel do të vendosë më 10 maj në Moskë së bashku me presidentin rus Vladimir Putin një kurorë tek monumenti i ushtarit të panjohur. Të dyja vizitat janë sinjale të rëndësishme në adresë të popullsisë ruse, që Gjermania dhe Perëndimi nuk kërkojnë konfrontim me popullin rus.

59 Komente

   Ky zoti Ingo, ka  disa pasaktesi ne sa ka shkruar.Sepse  konstatimi i tij qe " Ukraina lindore eshte destabilizuar prej politikes agresive, destabilizuese te Kremlinit, ndodhet ne gjendjen amorfe mes luftes dhe paqes..", eshte krejt i pasakte dhe qellimkeq! Perkundrazi, nuk kemi zbrit prej planetesh te na prallse ky,kur u pa shum mire, se jo me ajo lindore per e gjithe Ukraina u destabilizua nga puci fashist qe rrezoi nje president legjitim edhe pse vertet i korrtuptuar.

   Se dyti fitoria mbi nazifashizmin ishte paasnje dyshim sakrifica, vetmohimi i pashembullt i popujve sovjetike, me ne krye J.Stalinin, qe i dhane asaj lufte plot 22 milion  ushtare dhe viktima !Nuk mund te barazohen kurre ata qe humben 300 mije me te atyre popujve qe humben 22 milione ! Ajo fotore,  simbolike mund te konsiderohet, vetem e vetem nga ndonje, ...si ky dingua ! 

  Ne se nuk do marrin pjes ca kryetare shtetesh ne perkujtimoren ne Moske, aty nuk duhet te jete pjesmarres as Putini e jo me te tjere qe pas asaj lufte e deri sot, nuk kane nxjerre asnje mesim por thelle e me thelle,  boten e kane shtyre po ne luftra.Ca simbolike sjell perkujtimi, ajo fitoria mbi nazifashizmin kur jo me larg se dje, mbi popullin irakian u versulen hordhi pushtuese e shkaterrues qe e shperben ate komb.Po ne Afganistan, po ne granada,po ne Libi, ca po bejne keta paqesore te irrituar pse moska gjithashtu fuqi agresive e e prire te konfrontohet me fuqi po agresive , por qe ne rastin e Ukraines ka te gjithe te drejten te mbroje popullsine ruse 8 milionshe ne Ukraine, kur qe nga ana tjeter e globit u libdeka e drejra te vene ne kufi te Rusise dhe ti tundin ...koqet ? 

E drejta ka vec nje gjuhe! Bota e sotme nuk karakterizohet nga deshirat per paqen por nga konflikte nderimperialiste. Eshte matja e forcave mes luaneve e tigrave , ...per te zezen e popujve.

Pare me kete sy them se me mire qe nuk vene ne perkjtimoren e fitores mbi nazifashizmin sepse fashistizmi i politikes globale  sot eshte edhe me ogurzi, per te ardhmen e njerezimit, se sa ai qe i vuri flaken ne luften e dyte botrore.Ne se do merrnin pjese do  ta fyenin ate imazh qe i dha shpresen njerzimit per paqen e perhershme .Bota nuk eshte ne paqe por ne luftra ..ne krizen paane e fund ! 

Ndoshta ata qe humben 22 milione u sulmuan direkt nga Gjermania,e ke menduar ndonjehere ti kete?

Dmth nese trupat e Hitlerit te ishin 20km larg Washingtonit,ke pret ti qe ti luftoje amerikanet apo ruset?
Netyrisht qe vendasit do ti luftojne dhe do te kishe 22 milione amerikane te vrare.

Por fitorja me fituesit nuk eshte e njejte.

Fitoren e beri Rusia por fituesit ishin SHBA,qe sic thua ti me 300 mije te vrare mori gjysmen e Europes se bashku me Japonine,Anglia dhe Franca qe nuk shtiu asnje pushke dhe morri po aq sa BRSS-ja.

Me pas BRSS-ja me aleatet e saj shkoi e vrau edhe nja 10 milion te tjere ne kuader te luftes se kllasave dhe ne vinin 1990 uli breket para Perendimit,me varfanjake se ne vitet 1940.

Ju rrofte baba Stalini qe disa rastesira e bene qe te mos humbte luften me Hilerin.

    Them se te duhen ca leksione historie more mik, qe te jesh korrekt me te.Se ndryshe ti mund re versulesh e te thuash Se " Kapedanet e Medhenj " , si Donskoj, Pozharski, ....Kuruzovi etj etj . te atij kombi ...ishin ...komuniste ! Jo nje here i jane versulur prej Perendimit  asaj hapesire .Historia thore se te gjitha heret i ka mundur." Lufta e Dyte ishte me  egra, me shkatrruesja, me e perllogaritura per ta mposhtur ish BRSS  dhe pas asaj edhe gjith boten, nga Gjermania naziste.Ushpartallua ne hapsirat Ruse ! E ajo date perjetesisht do te  kujtohet dhe festohet, si nje nga datat e fitoreve te njerezimit.Politizimi i saj eshte pa asnje vlere moeale, sic mundohet ky pizevengu i artikullit. 

Kane kaluar mijera vite , por njerezimit i duket si ndodhi e djeshme kur kujtojne ca thote ajo tabela e thjeshte e Thermopileve :  " Ti udhetar qe kalon ketu, mos harro ti kujtoshe Spartes, se ne rame ,  per tju bindur moralit dhe ligjeve  te saj ..! " 

   Besoj e di, kur " Lufta e Dyte "  kthye ne " Botrore". E une permend dhe i referohem pikerisht atij fakti, jo te prallis duke perzier ate pjese historie gjithe lavdi se  u mposht bisha me e  eger e tere historise gjer ahere, me pjesen e historise qe vijoi, sikurse beni Ju .

Historia nuk ka qene , nuk eshte e s'mund te jete nje  mishmash i shtjelluar me  " stil berisherie ... " ,por pershkrim kronologjik  faktesh te ndodhura ... Un bej pjese tek lexuesit e kesaj historie 

ktu injorantet nuk te japin mend po ngrihen ne foltore dhe kerkojne me ngulm auditor
Kur Stalini e pa veten ngushte pas sulmit nazist (se firmosi traktat me hitlerin), kerkoi me krenari te cuditshme nga Churchilli jo vetem ndihma materiale (qe ky ja dha ne kurriz te nevojave te Britanise dhe kolonive), po edhe qe ky te sulmonte Hitlerin ne France me qellim qe Hitleri te ulte trysnine mbi BS.
Dhe u nevrikos kur Churchilli refuzoi duke argumentu rrezikun e nji sulmi iminent ndaj Anglise dhe supremacine gjermane fale nendetseve.
Kur Churchilli pa ket reagim mosmirnjohes ja plasi cope duke i thene se kur Anglia perballonte furine e sulmeve gjermane, Stalini me shume gjasa ferkonte duart duke shpresu ne ndonje thele qe do t'i linte Gjermania prej zoterimeve britanike ne lindje te mesme e se nuk i shkoi ndonjehere mendja ta ndihmonte, perkundrazi.

nuk kemi zbrit prej planetesh te na prallse ky,kur u pa shum mire, se jo me ajo lindore per e gjithe Ukraina u destabilizua nga puci fashist qe rrezoi nje president legjitim edhe pse vertet i korrtuptuar.

Ne qe jena me Esfahonin, jena edhe me Muskovin. Interesant ky ekvacion smiley

Moska le te kujtoje deshmoret e diktatures se Stalinit Grave. E mjaft me keto patetizma.

Patetizem te perkujtosh 25 miljone deshmore te rene ne mbrojtje te vendit?  Eh mer kaush o kaush, keta jane heronjte tuaj.

kur thu ti ashtu ka mu be historia ! 

Historine e shkruajne fituesit. Humbesve iu mbetet fytyra e lobotizuar e Putinit dhe patetizmi i Russia Today.

......

Kronologjia e historise nga perendia mitologjike Kronos, kusheri i pare me perendine çmitologjike Absurdos:

Ne 1 shtator te vitit 1939 Gjermania sulmon Polonine, dy jave me pas, ne 17 shtator te 1939, edhe Bashkimi Sovjetik sulmon Polonine, duke e coptuar midis tyre. Nje te katerten e teritorit e gllaberon Gjermania, nje e katert tjeter kthehet ne guverne nen kontrollon nazist, kusuri u gllaberua nga Bashkimi Sovjetik.

Ne baze te paktit te agresionit Hitleri i lejon Stalin te pushtoje vendet baltike (Estoni, Letoni, Lituani) dhe Finlanden, ndersa mbeshtet pushtimin gjerman te Norvegjise dhe Danimarkes, duke e quajtur mbrojtje kete pushtim.

Stalini dergoi ne Paris sekretarin e Kominternit Dimitrov, dhe zevendesin e tij Togliatti per te kordinuar rreshtimin e komunisteve evropiane ne favor te nazizmit.

Kur Hitleri pushtoi Francen ne vitin 1940, partia komuniste franceze u rreshtua perkrah Hitlerit. Sekretari i Partise Komuniste Maurice Thorez hoqi divizen prej ushtari dhe leshoi apelin e dezertimit proletar per t’i mos bere lufte nazisteve.

 

Mos mer se na 10ve storine. 

PS. Jo vetem aq, Stalini pranoi te nenshkruante paktin e hekurt me Hitlerin. Nuk dihet akoma cfare lutje dhe kujt perendie ia beri Curcilli, qe Hitleri mbasi kishte punuar aq shume per kete, nderroi mendje dhe ...the rest is history. 

Yeah por ky nuk eshte versioni I historise qe komuniteti kalec me exile ka qejf te degjojne.smiley

kushedi sa ke gerthit ti per Enver Hoxhen. shtate te kan shku. smiley

smiley

 

shtate te kan shku

smiley

ymer o zot, ymer! 

albo, ca note ke mor ne marksizem, po te drejten e? smiley

Ka qene nxons i perpjek, po me njolle, familje kulakesh. Nuk ja dhane te drejten e studimit per degen qe deshte. Jo per gjo po shkolle katuni. Qy athere eshte thartu fare.

Damn nje llaf them una dhe kalecet dalin from bushes.ok tiku kalecet dhe alter egos e tyre are all yours.smiley

po pra, na ke bo per vete me erudicjon pa marim smiley

10 me * kam pas marre e s'me vjen aspak turp per kete se s'ishte faji im qe u linda be ate vend e ne are sistem.ai version i se vertetes Na jepej ate mesova.pas 90 u zhgenjeva kur gjithcka na kishin mesuar per historine ishte pure bullshit. 

pas 90 u zhgenjeva

smiley

Dmth i paske besuar Partise! smiley

Pjeri donte me e mor ndihmes. Disidenti me komformistin numero uno.

Ca t'i bosh. Plot tiganin ca tipa, si ne monizem, dhe ne demokraci.

hej, pa shaka tani: ty nuk te ka ron me bo as histori partie jo. apo e kom gabim?

Jo nuk e kam pas at fat. 

 

provim marksizmi lalagjoni: vepra "Me Stalinin". Eh none non. Te korpusi. 

e matarova mire. Stalini i madh. klasiku i katert qe duan ta mohojn revizionistet. curcilli kishte respekt te modh etj etj. S'ma majti ama me thon ate anektoden, sikur curcilli masi vdiq stalini, kishte thon: po e lej tani, me kta carapaculet e rusis, merruni ju. kto i perhapte nji drejtori per dezinformimin smiley  

nejse, komisioni mbeti shum i kenoq. 10!

jemi brez i modh, Ron. Nqse krevatet i kishim te zakonshem, varret do t'i kemi madheshtor, tha njoni.

Kushedi me sa smirre ju ka pa soji Albes qe ju kishit mundesine me provu dijet e juja per "Me Stalinin" kurse Alba me shoke e shoqe jo. I parafytyroj ashtu te mbledh ne grupe nga 3-4 duke diskutu gjith indinjim per ket padrejtesi te bome karshi tyne. 

 

zysha e materializmit dialektik ishte yll. nuk di pse kto qe jepnin kesi londesh, por edhe rusisht (qe un s'kom bo), qellonin si cindy kroford, jo rralle. syt njul te zysha, ndersa shpjegonte Engelsin. I vetmi autor simpatik nga kta qe lejoheshin. Per Marksin s'kishte "kulo" (tm herua) njeri. ajo shpjegonte, ne e merrshim Engelsin me forma ala brooke shields. ajo simpati per fredin s'na ka hik qysh ateher. e kena lexu nji permbledhje qe u qunte dialektika e natyres nja 5 here. ashtu per qejf. literatura marksiste ishte e klasit te pare, Ron. Cilesi botimi dhe perkthimi e hatashme. 

ps. Marksin e kom dashuru prej 18 brymerit.

lenini ishte shum i forte, por fjaleshum deri ne merzi. librin me te mire per ne ka pas nji materializmi dhe empiriokriticizmi. edukat gjermone volodja ne shpi, nuk ishte muzhik me i llaf.

Une kam bo Marksizem ne universitete amerikane, dmth Diet Marksizem, 0 kalori. Vememndje i jepej teorive ekonomike por pa prekur kritikat ndaj kapitalizmit. Kritika qe per mu jane gjoja me entertaining ne vepren e Marksit. E kam bo plan, 2 shishe Oban 12 dhe drejt e ne Xhorxhian bujare, ku ne verande, nen rrezet e diellit pasditore ti do flasesh per kritiken Marksiste e une do mbaj shenime. 

smiley

edhe Bama.

ps. sot do renkoj grilla Ron. dje u ble nji sasi e konsiderueshme new york steak bone in.

Markzisem i shoqerum me Oban Skocez 12 vjecar (single malt, sigurisht) dhe NY strip steak (bone in)! 

Lërmë o zot të ronj!

kur maro shkolla nga ty? sa per te rakordu ca gjona.

Emo, do ta cojme ke Sweetwater? Apo thjesht te shkoj te marr nja 2 kegs 420 rruges?
Hej, mbase gjer atehere do me jete dhene rasti per te gjujt noi kaproll, apo preferoni gic te eger? Pse me zgjedh thuj; fisheku eshte vetem 50 cent copa...

Gati jam...koha me e pershtatshme eshte mbas memorial day weekend. Po akordohem me Bamen ne privat dhe dalim me nje date konsensuale. 

japonia pergatitet ti bjere kines. gjyq, permbarim. prone. plakat zekate kane bere magji me hije te grise kunder plakave kokobobo dhe babaramo, ndersa hitleri ka lene eva braun per nje fare barbarosa me origjine nga veshenskaja e rusise. u vendos qe istorija te mbaroje aty nga fundi i vitit 40, dhe jo sic do zoteria e tij, haile daladie de fuck u jama. njoftoj lexuesit se numri i pasneserm i gazetes llaiko vrima do dale me gabime shtypi ngaqe do jem semure nga stomaku. kryredaktori.

deri atehere dhe nqse s'shihemi: miremengjes, mirembrema dhe naten e mir.

Stalini mbas pushtimit gjerman njohu regjimin kolaboracionist te Vichy duke derguar ne Paris ambasadorin Bogomolov, ndersa gjenerali Petain dergon ne Moske ambasadorin Bergerey.

......................................................

O Rono mer burr jausmiley, kur do t'msosh frengjisht me Mozhe er dreq?! Te duhet er dreq qe te kuptosh ne origjinal fjalimet e goces Petenit, dartanjo zhys kalamò dela kapistò!

 

Hajde mbushi mendjen grekeve qe ka 70 vjet qe eshte mundur Gjermania naziste

kom pershtypjen sikur ka i dor ktu qe thon stalini kshu, e sidomos "dulla" (sic) kshu, ene zejn karriket e rreshtit te pare, e rrin e presin se ca pale zie komtare do shkaktojn smiley

po e keqja nuk esht ktu, se robi robi duhet te endrroj. kinemoja duhet mush. kokoshka duhen shit. e keqja esht qe edhe kur flamura ne gjymes shtize nuk ka gjekun, ata vazhdojn prap me nji kembngulje qe sa me shum zgjatet, aq me teper ano nga babai i mushkes smiley

dhe dialektika esht e poshter, se po i dhe i cik koh, e co deshperimin nga ana e atyne qe e deshen deshperimin... Eh, shkaku, pasoja, antidyringu smiley  sikur te kishte fitu komunizmi ne Gjermani... ahahaha, lexoni mer Engelsin, qafira, se do vdisni injorant dhe te indoktrinum!!!

shpresa vdes e funit thon. mu me duket se i funit fare-fare ngordh avdalliku. smiley  

bonxhorrrrno. nji mjes glorioz mbi juglindjen e SHBA, fiks per t'lexu librin "Me Stalinin"... qe ta njofesh boten. smiley  Ah SIKUR te Kishin dY MiligraM NJOHJE (tm), tha i lavdishmi qe nuk vdes!

Emo, home?, te erdhen mestruacionet e te qenurit komunist, bile stalinist, me vershime stakanoviste?

Pse kshu, sipas kalendarit henor, apo ka ndodh ndonje gje tjeter ne Baltimore qe ne knej nuk e dime?

 

smiley

natjeta diell - Ndoc Papleka (me duket).

hej, ai kulti i diellit na i boni gjith kta belara. s'di a e ke menu. ai paganizmi nuk osht aq i pafaj sa e bojn jo, infektu me far komunizmi paskish qen. 

ai nolt (sic) na pajisi me dollapin e mendimit. daje menien (me te cilen AI te pajisi): po s'na u desh, e ka gabim AI, po na u desh, e ke ti. Njoni nga ju te dy keq e ka smiley

Ai e ka mire, e gjithashtu dhe une qe i shkoj mas.

Daukinsi, dhe ti qe i shko mas, e ka keq dallapin e menimit, se i shko dallapi majtas, e ka shtremet, i shko skiç si Stalinit.

Ta kom thone dhe here tjeter, asgje nuk zhduket, çdo gje trans-formohet.

Pra menim ke gjithnje, skiç majtas si Stalini, apo skiç djathtas si Cerçilli, po ajo pune eshte, menimin e ke, por puna eshte me e pas te drejte si Ai.

 

nuk di a e ndjen sa ra periher temperatura e IQs me ket koment. jo ne pik te akllit, po te zero absolute (e cila nuk eshte -274, meqe ra fjala).

cheers. 

Siç duket se nuk kam perdor termin e zakonshem "fele", aty e merrni gjithe ngrohtesine dhe energjine. Ca kan TEC majtas, ca kene HEC djathtas. Sa i permend Qendren, i ndalen turbinat, ju fiket drita (e diellit, alegorik), bien n'pike t'akllit.

Ne Absoluten he per he eshte vetem AI, sa per ne, ma kadale Emo.

 

po, po... vetem se duhet te jesh nga alidemi per felat qe te ken lezet kur i thu.

sic duhet te jesh nga Kampanja qe te shkoje mocarela.

kshu si e bo ti esht sikur me te sha nga nona virgjil kule.

ps. tani po, qe shkoi -374. smiley

Po mer Emo po, Qendra osht Alidemi, qendra e Kulos osht, bashke me Corovoden.

 

kto "kulot" jane nje menyre tjeter e mek mek mek-ut. smiley

Tani seriozisht Emigrant, ne qoftese akoma je ne gjendje me fol ketej pari seriozisht.

Si mund te shpjegohet racionalisht gjithe kjo lloj çorbe absurde?

Jo per gje por kam humb vite te tera per te bere dallimin e meritave ne kete rast.

Ta kam fjalen a mund te ekzistoje nje menyre shpjegimi qe nuk ka lidhje me dashnine per njeren fele, ose per te dyja felet ne menyre konfuze?

Opsioni "A business decision!????

 

nuk ka shpres qe ti te thus naj gjo te hajrit, jo.

ky muhabet hidh e prit me ty bohet vetem nga ato konsideratat qe di ti.

ps. nuk kam pare 1 fjali tenden qe te beje sens dhe te thote (sikur dhe ne menyre deftore) dicka qe ta mbash mend dhe qe te persiasesh mbi te.

tashi jepi me kulo e pederaster e me kesi guxhullash, po do i japesh vetem, se mu deri ktu me pate. smiley

terqeta mono.

Megjithse kam per te thene per kete çeshtje, ty nuk te them asgje, sepse ti beson ate qe thote Rasell, Curcill & Com., qe per kete çeshtje eshte trap, biles nuk osht trap, osht akademik.

Un desha vetem te stimuloja mekanizmin tend cerebral te pjerdhur edhe nga statistika si semundje profesionale, por siç duket nuk eshte gje qe behet.

E sa here gjendesh ngushte, pa te permendur njeri pederastet, i permend per vete i pari

Kij te pakten respekt per mikun tend O Ronosmiley.

 

ja se te erdhi albua i mial gramenos smiley

ahahahahaaa 

jepini drejtim. smiley

persh i nderuar..smiley

Nuk kom hik akoma . Prita ca kohe me pa ne se nga Mullari i.. i nderuari heretik do kishte dyndje e rrjedhje Inteligjence ashtu si LefTKopeka qe u be pale me Komunsitin Blushi smiley

Nuk isha gabuar .

Qe nga gomarlleqet e zbulimit te gjenive ne "obskurantizmin komunist e gulageve e ne sherbim te tyresmiley .. e deri tek *oqelleqet e "O belul o trim i marre se cu mplekse me radare "..duke e tjetersuar e futur ne qorrsokak debatin  mbi pasazhet e Marksit nga Perfundime ekonomike ne rrjedhje psikike  Morale "mbi krimin "  .Me kete shfaqi se bashku me ca llapaqens te tjere ,  nje Injorance Verbuese ..smiley se si duket nuk ja  ka ia Idene se " Nxjerrja ne treg e Vlerave Morale ...eshte Mbivlera ne fuqi te trete " etj etj .Dhe se c'kish rrotofolur edhe ne nje tjeter me Voltere a ku di une si bazament Intelektual per te Tredhurit Mendore.

Kj teme nuk ja vlen te bisedosh me kategorine e te nderuarit Here Tak Tuk Tik dhe mu be qejfin qe e paske kuptuar se ai "Nuk thote asgje " pervec llomotitjeve me veten se "po fola une ju do ini ne mes te feles ' smiley dhe patjeter ..o rrono ho merr burre ..qe mbyll Ligjeratat inteliDjente te tij me simpathisje O-sh .

Je klas ne rujatjen e integritetit per te mos u zhytur ne keto kalamalleqe te shenimeve te germuqes me citjane e xarre xarre te asaj me zamete .

Do bej prape ca pushim ...Pershendetje i nderuar Emigrant .Ti drejtova si perfaqesues i mendimit Normal pasi dihet qe edhe Here Tak Tuk Tiku thote mejtime me ane te mendjes ..

Kush te flase te gelltase , treqind gelase / gelasat e pulave ne brek te Pullumbave ...

smiley

smiley ... pa fund!

Mirseardhe Qillote e njollosur me Margarine!

Na shqetsove, thash se te ishin lene me barre ne gjeshke te Baltimores.

 

Shyqyr qe je mire .bej pushim pa gajle se ke emigrantin veqil ketu .smiley

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).