Një incident i ndodhur të premten gjatë një aktiviteti elektoral të kandidates Grida Duma në zonën e Shkozetit, ka tensionuar fushatën elektorale në qytetin bregdetar të Durrësit.  Në mbrëmje, Partia Demokratike përmes deputetit Edmond Spaho, drejtuesi politik i fushatës në Durrës, ka denoncuar ngjarjen publikisht. 

Incidenti ka ndodhur kur kandidatja për Bashkinë e Durrësit Grida Duma dhe grupi që e shoqëronte janë futur në zonën e Shkozetit për të takuar banorë të saj. Por sipas tyre, në këtë moment një makinë me një flamur të Partisë Socialiste është futur mes njerëzve duke provokuar dhe shkaktuar kaos. Disa persona janë përplasur fizikisht dhe për pasojë një prej pjesëtarëve të stafit të Dumës edhe është gjakosur. 

Këto janë edhe pamjet e ofruara nga një kamera e stafit të zonjës Duma që ka filmuar momentet e incidentit. 



Kryetari i PD, Lulzim Basha në një takim me banorët e lagjes numër 9 në Durrës, ka dënuar incidentin e ndodhur një ditë më parë ndaj kandidates së opozitës për bashkinë e këtij qyteti. Në fjalën e tij, Basha ia ka atribuuar përgjegjësinë kryetarit aktual të bashkisë, Vangjush Dako, duke e paralajmëruar se më 21 Qershor do të marrë ndëshkimin e merituar. 

“Vangjush Dako po sulmon me banda fushatën e PD-së. Por edhe 51 ditë dhe merr fund pushteti i tij”, ka thënë Basha. 

Pasi ka bërë thirrje që autorët e incidentit të djeshëm të dalin para drejtësisë, Basha u ka premtuar banorëve se ndryshimi do të nisë nga Durrësi dhe do të shtrihet në mbarë vendin. 

19 Komente

d.m.th vari dikun ky muhabet!

kur me duhet ai komentuesi, nuk eshte...

Mirembrema!

o mër komentues, ça bo kjo shurra kshu? 

PD-ja me Griden nese shkon 25 % ne Durres duhet ta quaj sukses te madh. Kandidati per kryetar do marre me pak vota dhe vete PD-ja.

E cun per ta poshteru me duket dhe per ta heq qafe. smiley

guru je me rob shpije

Dakort me 25%, por nese me ngrohjen e kohes deri ne qershor, fillon e na del me roba banjoje, besoj se mund te shkoje deri ne 31%.

25 % max PD, ndersa Grida merr me pak se po doli me robe bano do i dalin variçet. smiley

Nuk del kollaj vroma nga xhirua jo... po te kishim marre ndonje tollon benzine thuaj tani per fushate smiley

vangjushi eshte intelektual me vlera.kursin 4 vjecar te inxhinierise e mbaroi ne vetem 8 vjet.

xhenxhis khani pa shkoll fare u bo prijës per ate pune

po te ishte fut ne universitet Xhengis Kani do e kish marre Lidership&Managment per nje vit dhe do fillote si pedagog i jashtem po ate vit.

edhe bab myslimi nuk dinte as me shkruajt emrin e vet .ka shembuj plot per ate pune ..

Amerika thot qe vangjushi ka punuar ne Durres 

jo nuk esht e vertet, Vangjushi ka mbaruar universitetin, ka studjuar per gjeodezi, jam deshmitare

hajde, hongshin njoni tjetrin pa perjashtim.  t shpetoj ai ven i dit e me par.....

Rilindasit?????

Uaaaaaaa!

Po ankohen pedeistet per prishje fushate.Qafsha per Zotin,me pare besoja se do vinte dita e kataklizmo qametit.

Po si mer qelbesira na i mbroni qelbesirat? Ne vend qe te mobilizohet njerzia per mos me votu ne mase halet e te dyja paleve kanosen me njeri tjetrin, se aq moral kane qelbesirat. Te votosh halen qe e ka mbajt per 8 vjet bashkine e Dr i bje qe te pelqen era mutit dhe te ngopesh me mut, por dhe te votosh kte tjetren i bje qe te jesh zog gomarit. Ah ju mbulofte kolera o njerez pa shtylle kurrizore

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).