Portali “Jeta Osh Qef” sjell foto interesante të ish- komandantit të seksionit në grupet e zjarrit të Gardës më 21 janar 2011. Agron Malaj shoqëron kryeministrin Edi Rama gjatë vizitës së tij në Burrel.

Malaj është shkarkuar nga detyra në tetor 2013 nga ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, por para disa muajsh mediat raportuan se ai është drejtor në OSHEE. Malaj, menjëherë pas demonstratës së 21 Janarit u përfshi nën hetim. Gardisti ka pranuar para grupit hetimor se edhe ai kishte qëlluar në ajër.

22 Komente

4 protestues te vrare .

Rilindje.

So ...smiley

o admin, rregullojeni titullin  21 janar jo 12 janar

edhe kjo eshte e vertete!. robi esht bo kryetar ps per burrelin a matin.

do thoni ju vari lesht se burrel eshte apo zone koti , e marume komplet. e vertet qe eshte zone e varfer dhe me pak resurse natyrore e ca me pak edhe njerezore, kjo sdote thote qe te vesh gardistet e 21 janarit per kryetar. 

Rilindje.

Varet se cfare shkruan pas rilindjes, ne kete rast, Rilindje djajsh qe behen engjej. Rolin e Zotit ( na fal o zot se po te permendim kot)  e luan si protagonist Edi Rama

Ja cfare deklaronte para pak kohesh Kumandanti :

“Asgjë veç drejtësisë nuk e mbyll 21 janarin!” - është shprehur sot Kryeministri Edi Rama.

 

Katër vjet pas vrasjeve të katër qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, familjarë të të rënëve, Kryeministri Rama, ministra, deputetë dhe qytetarë përkujtuan sot, atë ditë. Lule, lot dhe dhimbjeje në vendin ku 4 qytetarë u vranë dhe ku sot memorialet janë gjurmë të pashlyeshme të një historie që pret drejtësi.

 

“Koha për të lëvizur me një alternativë të re kërkimi të drejtësisë,” ka shkruar Kryeministri teksa priste në selinë e Qeverisë familjarët e të katër të rënëve në 21 janar 2011. Të gjithë bashkë, familjarë të Ziverit, Hekuranit, Aleksit e Faikut vendosën karafila të kuq në pllakatet përkujtimore.

I shfrytezoi ne max viktimat per te ardhur ne pushtet, tani shihni foton lart se e tregon vete

LEFTI, ja na trego si i shfrytezoi viktimat per te mbritur ne pushtet ? Pse o burre flisni kuturum.Nuk fitoi me ata jo ...humbi cdo besushmeri sala yt ! E urryen njerzit se vodhi , masakroi tere ekonomine dhe vrau...Rama i paska thene ; vrai  ti or shpellar , se do ti shfrytezoj une ? 

Shkruani gjer qe te qendrojne jo rromba per tomba koti ! 

.....nje gote vere brapa dhe.....

Po t'jete e vertete kjo, me nje llaf po mos kete bishta te tjere muhabeti, do kisha pas qejf me pa noi shkrim nga Ben Blush Koshjenca. 

Apo nuk merret me gjona ne ket nivel ai? 

Cfare trishtimi ee, qe tmerre te tilla i msojm nga nje faqe qe quhet "jeta osh qef" . smiley

sic thot nje komentues te gazeta tema. pune gyzelesh, varu k...

tfgs smiley

4 te vrar. Mjaftojn 4 vite zi. Aheng tani.

Nga drejtor garde ne drejtor ne OSHEE smiley

gjithsesi akoma nuk i paska plotesuar te gjitha kriteret per te hyre ne listen e deputeteve pas 2 vjetesh... smiley

 

Sikur te shoqeronte Ilir Meten apo njesoj eshte! 

mreti, mretnesha,fili, kali, torra

hapje klasike e lojes me filin djathtas perpara.

Eshte lajthitje e Palloshit kjo gje, apo noi gje e papritur per te, ai ndoshta nuk e dinte se ish gardisti ndodhej aty. Ose eshte provuar nga drejtesia, se arma e tij, plumbat e tij, nuk kane prekur asnje nga 4 te vraret.

LSI,Rosinanti i pushtetit te don Kishotit tone, ne luften e tij me ba shtetin! smiley

Perle nga Andi BUSHATI:

Fotoja që nxjerr hipokrizinë e Ramës

 

Një foto që qarkullon prej dy ditësh, ka lënë gojëmbyllur dhe pafjalë, socialistët që nuk dinë të përgjigjen. Në këtë foto, të postuar nga vetë Rama, ky i fundit shfaqet përkrah një personi të cilin socialistët e kanë hequr nga puna, si pjestar të grupit të zjarrit në 21 janar (shiko rubrikën lajme).

 

Por del se personi në fjalë fillimisht është bërë drejtor në KESH, pastaj kryetar rrethi i PS-së e së fundi është shfaqur edhe në fushatë përkrah kryeministrit. Megjithëse prej dy ditësh kjo foto qarkullon në shumë media, megjithëse ajo po çmend rrejtet sociale, askush në selinë rozë nuk merr guximin të japë përgjigje. Askush nuk mundet të shpjegojë se si dikush që del nga dera e zyrave të shtetit “si mbrojtës i gardhit kriminal të Berishës” gjen anën të futet nga dritarja për t’i shërbyer misionit të Rilindjes për të mos vjedhur energji.

 

Nëse do ta bënin, nëse do të duhej të jepnin një shpjegim, dihej se çfarë do të thoshin. Se kjo qenkësh një rastësi fatkeqe, se në fund të fundit Agron Malaj nuk qenkësh i dënuar, se përsa kohë nuk është i tillë atij nuk mund t'i hiqet e drejta për punë, etj. Pallavra.

 

Rasti i njeriut që shfaqet në foto me Ramën nuk është një rastësi. Ashtu sikur nuk qe rastësi lidhja në koalicion me ata që viktimat i trajtuan me përçmim si kokëpalarë. Ashtu sikurse nuk qe rastësi votimi që bënë socialistët, ende në opozitë, për avokatin e Fatmir Mediut edhe pasi ky u tha se klienti i tij ishte i pafajshëm. Ashtu sikurse nuk qe rastësi futja në kabinetin qeveritar e avokatit të tij “de facto”.

 

Të gjitha këto raste tregojnë se Rilindasit nuk kanë pikë sensibiliteti për kauzat madhore që kanë mbrojtur si socialistë. Dhe deri këtu nuk ka asgjë të re. Kjo tashmë dihet. Por sa herë dalin fakte të reja, si kjo foto e Ramës me një nga pjestarët e grupit të zjarrit, vetëm një gjë të shkon në mend: të paktën të shmangin hipokrizinë. Sepse sa herë kapen me presh në duar, kur lirojnë një deputet me drogë, kur harrojnë në sirtar një dokument Interpoli, kur “u shpëton” një kriminel apo fshehin gjurmët e një tjetri, gjithnjë nga selia e PS-së del dikush që i kujton prokurorisë se bllokon hetimet për kriminelët e 21 janarit.

 

Të paktën këtë teatër ta kursejnë. Sepse njerëzit mund t'ua tolerojnë harrimin e 21 janarit, por nuk do t'ua falin kurrë hipokrizinë dhe cinizmin me të.

në fund të fundit Agron Malaj nuk qenkësh i dënuar, se përsa kohë nuk është i tillë atij nuk mund t'i hiqet e drejta për punë, etj.

Kjo eshte mese e vertete dhe PS ka cdo te drejte ta thote. Ne kete rast Bushati po kerkon qe te vazhdoje tradita e heqjes nga puna te dikujt vetem pse ka qene i punesuar nga administrate e meparshme. Nese denohet Malaj eshte tjeter gje.

nuk u bote gjo ta hiqshin edhe kete me te padrejte edhe te pagushin edhe nje tjeter per te njejtin vend pune...kshu na ka mesu rilindja prandaj me te drejte qahet bushati.

Kaktus,

Ka nje ndryshim ne kete mes. Ky robi ka pranu se ka gjujte ne ajer ate dite. Dhe ceshtja qendron pikerisht ketu "A duhet te gjuante garda (qofte edhe ne ajer) me kallash ne nje vend me aq shume rob?" Nuk eshte problemi se kush ishte me i panikume e qelloi me kend me te ulet, apo kujt i kapi plumbi ne peme e me pas vrau njerez te pafajshem. Thelbi eshte pse u gjuajt. Tani si e turpshme duket qe ky rob qe ka gjuajtur dhe nuk ka pas as guximin te thote se nga kush e mori urdherin, te jete krah atyre qe deshte t'i vriste 4 vjet me pare.

Nejse kemi fol boll ketu per sjelljen prej maskarai te Rames me 21 janar, kshu qe nuk kemi pse cuditemi pse tani merr pas vetes ushtaret e kriminelit vicidols. Keto jane sallaterat qe shoqerojne ngjalat e 1 prillit. 

Dhe ceshtja qendron pikerisht ketu "A duhet te gjuante garda (qofte edhe ne ajer) me kallash ne nje vend me aq shume rob?"

Nuk jam kundra teje, por kete pyetje nuk e zgjidhim dot ne. Nese Prokuroria apo organe te tjera qeveritare nuk hapin ceshtje penale, nuk eshte faji i ketij personi (qe, meqe ra fjala, nuk e njoh fare). Ne s'duhet te presim qe ky te dale vullnetar e te thote "shoke, spiunin e vrau Miloja." Varet dhe motivacioni me te cilin eshte hequr nga puna. Nuk e di atje, por ketu nese te heqin nga puna per dicka te rende (varet nga kompania e nga institucioni), nuk shkel me dot ne te njejten kompani/institucion.

Pra edhe njehere: nese ka gjuajtur ne menyre ilegale ne ajer apo vend tjeter, eshte detyre e institucioneve qeveritare/hetuese qe ta denojne. A eshte etike qe #rilindja ta promovoje keshtu? Sigurisht qe jo. A eshte ilegale? S'me duket. Megjithese une s'marr vesh nga ligjet.

Sa e dhimbshme per familjaret e viktimave qe shohin ramen krah per krah me gardistin...

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).