Shumica e fëmijëve janë të lumtur pavarsisht të mirave materiale që familjet u sigurojnë. Këto janë rezultatet e një studimi nga Unversiteti Gëte në Gjermani të cilët i botuan të dhënat e mbledhura nga pyetësorët ku u përfshinë 53.000 fëmijë të moshës 8 deri në 12 vjeç. 2015 Children's Worlds Report thekson se megjithë ndryshimet në pasuri nga vendi në vend, ka fare pak ndryshim në mënyrën sesi fëmijët ndihen. Në vende si Rumania dhe Turqia 80% e fëmijëve të anketuar e vlerësuan lumturinë e tyre me 10 pikët maksimale. Vendi me rezultatet më të ulta ishte Korea e jugut, ku vetëm 40% e fëmijëve ndihen maksimalisht të lumtur. "Fëmijët janë më optimistë në jetë", thotë drejtuesi norvegjes i studimit për Quartz "Por arsyest pse 10 dhe 12 vjeçarët rumunë ndihen më mirë se bashkëmoshatarët mbetet disi e mistershme." Në sondazhet e të rriturve Rumania mban vendin e 12-të, dhe vihet re se me kalimin e viteve, ndjenjat materialiste forcohen.

Studimi mori parasysh shumë aspekte të jetës së fëmijëve, raporton Eureka Alert, përfshirë këtu jetën familjare, shoqërinë, të mirat materiale, jetën shkollore dhe pikëpamjet mbi të drejtat e fëmijëve. Norvegjia ka askesin më të lartë në gjëra materiale si TV, libra, lodra dhe celularë, madje edhe njohje të mirë të të drejtave të fëmijëve dhe respektimin e tyre nga të rriturit. Megjithatë, kjo nuk i bën fëmijët norvegjezë më të lumtur, ata listohen të gjashtët ndër 15 vendet e studiuara, duke u shprehur më pak të kënaqur me jetët e tyre sesa fëmijët në Rumani, Kolumbi, Izrael, Algjeri dhe Turqi, dhe vetëm pakëz fare më të kënaqur se fëmijët në Etiopi, Afrikë e jugut dhe Nepal.

48 Komente

Në Fëmiland !

Na lodhen me keto studime pa vlere. Lumturia eshte nje koncept relativ. Dhe me shume se gjithcka ka te bej me aspekte kulturore. Pervec aspekteve negative qe krijon ne vendet qe s'jane te paret e listes, s'ka asnje lloj vertetesie.

Femijeria ne kohen e partise, loznin femijet gjithe diten ne natyre, dilnin ne mengjes e ktheheshin ne darke, e nuk shqetesohishin prinderit.

Ne komuna e Parisit.

ku eshte balta me e embel se mjalta

ne psikiatri

i sigurt...

vendet e lindjes kane shoqwri me pak individualiste, kesisoj edhe femijet ndihen me pak te vetmum.

Ku ka mireqenie me Te larte ka dhe ankesa dhe kerkesa. Psh ne qe u rritem ne diktature, na bente shume Te lumtur stina e veres. Ca lojra modeste dhe ndonje akullore na lumturonte. Ja kshu shkriheshim, si keta 'jevgjit' e vegjel me lart. smiley

jetesa me SHOKE te ben lumtur, ne daç ne pasuri ne daç ne varferi te jetosh. 

puna eshte se ne pasuri ka me pak shoke pa interes.

Dakord, por po flasim per femije. ( shoket ti pranoj, interesin Jo )

per femije dhe per te rritur, dhe bile dhe per pleqte, eshte formula qe te dhashe siper.

Cila ish formula dhe njehere?

kur jeton me shoket je i lumtur. kur jeton me prinderit (siç jetojne ne perendim por edhe ne shqiperi ne kohen e sotme), nuk je i lumtur. nuk ke si te jesh i lumtur, se ke interesa te kunderta me prinderit. 

jeton ne harmoni me ata qe te perputhen interesat. prinderit s'te lejne me lujt pa bere mesimet. te detyrojne pra te besh gje tjeter nga ajo qe ti ke qejf te besh. etj.

pra femijet qe jetojne sa me shume jashte rrethit te familjes, jane me te lumturit, se jane me te LIRET. 

Ou, kjo qenka formula ? Prinder indiferent / femije te lire e te lumtur?! qenke interesant ti. 

Dhe padyshim me kete teori, femijet me te lumtur jane femijet e jetimores. Edhe me gjenialet. 2000 vjet liri Afrika, vetem Obamen nxorri, po dhe atij iu desh te vinte e te mbaronte Harwardin.

Po ku di Profili nga formulat e teorite, mos flasim pastaj ne praktike.. Kujton se di, Po shehtt, mire mire thuaji. lol 

kush po thote prinder indiferente ? 

prinder me shoke, femije me shoke. baba me shoket e tij, nena me shoqet e veta dhe femijet me shoket e tyre. kjo eshte jetese persmari.

dmth nje familje patriarkale ne fakt. ndersa prinderit indiferente jane ata qe ndahen. nuk ndahet prindi po t'i dhimsen kalamajt e tij. 

Ja kshu shkriheshim, si keta 'jevgjit' e vegjel me lart.

prej kesaj u ngjita ne faqen e ppu-se, i pashe edhe njehere keta te katert: U shkrine fare, u keputen me njeri tjetrin te kater kalamaqet smiley Pastaj aty per aty thashe: keta te studimit po duan t'ia u masin lumturine ne kete moment. Dhe m'u duk sh. negative kjo energji, perpjekja per ta ditur kete gje. Imagjino te pyeten, sa lumturi ke ti tani? Ne moment iken menjehere lumturia (se ajo eshte e paparamenduar dhe e paqellimte).

Plus edhe si kerkese materialiste kjo matja: sikur behet me parasynim te gjehet nje menyre ta blejne, ta posedojne lumturine e tyre, per c'arsye tjeter behen keto lloj gjerash. Le t'i lene te lire te jene si te duan, njerezit, pa matjesmiley. Na kenaqen keta mistrecat me lart.

Kalamajte edhe genjejne jane te djallezuar kalamajte e sotem, kur thone jemi te lumtur. Ashtu them edhe une kur me pyesin qe jam e lumtur, se nuk dua qe te thone ja kjo e shkreta smiley

Sa te bardha i kane dhembet jevgjitet!

s'ma ha mendja te kete qene vetem nje pyetje ajo anketa. 

pastaj femijet ne perendim qe te vegjel jane ne korrent te jetes se tyre, dine se çfare i pret ne te ardhmen, qe po s'moren nota te mira, do te kene te ardhme te keqe apo te pasigurte. prinderit u bejne presion qe ata te pregatiten mire qe te vegjel, te fitojne bazat. 

ndersa ne vendet e tjera, femijet kane boten e tyre akoma (12 u rri sahati). pa hallet e jetes, pa presionin e prinderve per te ardhmen e tyre. prindi se vret fare mendjen per femijet, siç as per ate nuk e vrau mendjen njeri. femija duke u rritur dhe duke mesuar vete nga jeta.

prandaj s'ka me gjenij ne bote. jane te edukuar qe femije. jane te deformuar. femija kurre nuk e gjen veten. ka trute e prinderve dhe i mjaftojne.

Te Komuna e Parisit.

Dhe babai ka  200 mije euro , ble nje lokal , dhe jeton me qiran,, qejf o qejf, dhe te 10 fsha. North York-un.

Ashtu de.

plus , 15 minuta larg Gerdecit, vend tjeter ku jetojne femijet me te lumtur

Na dogji malli per ate kadosh Shkabe. Me siguri do kete shku per pushime ne Gjermani... smiley

E morret ne qafe mer, duke i bo reklame emigrimit. smiley

Eshte grounded.

Tek femijet sensi i lumturise , pervec plotesimit te nevojave, te mirat materiale, kujdesi prinderve, komoditeti ne familje etj. eshte i lidhur me sensin e lirise, me "aventuren" ne kohen e lire, me gjithcka qe e ben ate te jete vetvetja, jashte tuteles dhe kontrollit.

Le Clezio ne librin Afrikani  nenvizon pikerisht kete: lirine e thelle, dehese, aventuren e arratisjes ne savane, lojen me shoket papranine e syrit vezhgues dhe kontrollues te prinderve, zbulimin e natyres, ndjesite shqisore si burimin e vertete te lumturise ne vitet kur kaloi ne Afrike.

 Sot femijet ne vendet e zhvilluara kane te gjitha te mirat materiale, u plotsohet cdo teke por ndjehen te vetmuar.Kjo shpjegon dhe rritjen e komunikimeve virtuale. Oret e argetimit ne fundjave jane te shoqeruar/tuteluar nga prinderit. Femija kalon kohen nen mbikqyrjen e edukatoreve, instruktoreve, ne shkolle, neper kurse, te gjitha te nevojshme per formimin e tij. Prinderit dhe edukatoret perceptohen si despote. Permes ketyre formave femija standartizohet dhe mbi te  ushtrohet  disiplina dhe kontrolli.  Femijes i kufizohet liria, koha per veten dhe per te qene vetvetja.

Zog ne kafaz, thuaj

Futja kot. Dhe Ty Po Te dhame liri Te plote do ishe teper I lumtur. 

Po ja si je shprehur ti me lart:

Psh ne qe u rritem ne diktature, na bente shume Te lumtur stina e veres. Ca lojra modeste dhe ndonje akullore na lumturonte. Ja kshu shkriheshim, si keta 'jevgjit' e vegjel me lart. [smiley]

Tani, ja ke fut kot ketu , kur kujton kohen e lire ne roberi/diktature, kur rrije me çelsin varur ne qafe e qurret varur ne buze  smiley , kur luaje tere diten me litar e me peta? Ishte apo s ishe e lumtur? Pohoje pa frike se nuk te quajme afrikane.

E para, kam qene femije e paster kshu. Ti themi gjerat sic duhet. Lol. Lumturia eshte nocion paksa e komplikuar. Kur e ke/je Nuk e kupton derisa kur e  humbet, dhe Nuk je me. smiley. Ne atehere aq kishim, aq dinim. Kur Nuk ke, Nuk di se c'po humbet. Ndersa sot femijet i ke me kerkues, me sfidues. Ne lumturine e nje femije ndikojne shume faktore. Liria qe permende ti, eshte nje faktore por Jo aq I nevojshem sic e paraqet ti, apo shoku yt Profili. Sic je ti I limituar ndaj saj, ashtu do jete dhe per femijet. Opo o burra, jepi Spiritusit liri Te plote Te Te jape definacionin e lumturise ashtu sic I takon. Jam e bindur sa me shume njeriu Te kete ne jete, materialisht aq me pak eshte I lumtur. 

Tani ti e ke kunjen me Profilin dhe behesh kontradiktore dhe kundershton pohimet e tua. Une se kam shok Profilin.Shok kam  te verteten tha.

Lumturia si gjendje, si ndjesi, si situate eshte e nderlikuar , ok dhe lidhet jo vetem me te pasurit por edhe me te qenurit, lidhjet me anen materiale por edhe me ate shpirterore. Lumturia per sokratikun, stoikun, murgun, kristianin, indianin, budistin, islamistin, sekularistin, lindorin, perendimorin etj. eshte e ndryshme dhe lidhet me kulturen.  Po flasim per perceptimin e lumturise tek femijet duke u nisur nga nje nivel ku plotesohen kushtet e domosdoshme materiale. Se e kuptuar njanshmerisht koncept im per lirine, i bie qe femijet e rrugeve, lypsaret, ata qe germojne ne kazana e dhunohen, jane me te lumturit.

Ideja ime nuk eshte kjo, pra qe  liria pa kufi te ben te lumtur por theksova nevojen e femijeve per hapsire te lire dhe se dyti, raporti mes tuteles/disiplines dhe dashurise. Femijet me shume i dhunojne ata qe i duan, pra prinderit dhe..ne emer te dashurise! Sot ne vendet e zhvilluara prinderit behen copash, punejone me orar e pa orar per te siguruar nje mireqenie me te larte per femijet.Por pak rrine me femijet dhe nuk gjejne kohe ti argetojne.E ke pare besoj si konofile qe je ne sa e sa filma kete problem

Besoj se femijet afrikane per te cilet ben fjale studimi ndjehen me te lumtur ne raport me femijet nordike psh, sepse nuk perceptojne dallime te forta mes tyre,  materialisht. Diferenca midis deshires dhe  mundesive  atje eshte e vogel.Ne vendet e zhvilluara femija e percepton se sa shume gjera duhet te kete dhe frustohet kur nuk ja sigurojne.Kujto frustimin e Lulit te vocerr te Migjenit kur shifte tollumbat e tij dhe cizmet lustrafine te femijeve borgjeze.

Kur them keto, nuk po predikoj asketizmin si kusht per lumturi. Prape me filma po ta them: e ke pare se si ndihen te palumtura femrat e mbyllura ne kafazin e arte te komfortit? Dhe sesi kerkojne nje hapsire lirie , nje flirt apo dicka me shume per te dale nga burgu parajses?

Lumturia eshte festa e lirise.Beheu e lire, Moza, qe te jesh e lumtur.

Mire mire Spiritus, lumturia si koncept eshte shume e gjere. Liria eshte nje pjese e saj, por Jo gjithshka. Dhe ta mbyll, e LIRE jam une deri aty, sa nuk demton/cenon lumturine e te tjereve. Si thote dhe nje kenge, no freedom without love. smiley

ja pra ku mbritem ne piken me kritike: femijet jane , ne nje kuptim, vetiu te lumtur sepse lumturia per ata nuk eshte kushtezim dhe as sakrifice (per te mos cenuar lumturine e te tjereve) Prandaj thone femijet jane vetvetja dhe vettja eshte masa e lumturise se tyre.

e mire, rendesi ka qe u dorezove, dmth u paqetove me veten.por qe paqia te jete totale duhet me shtu: no love without freedom smiley

Ok peace bradher smiley

Mendo te biesh te dore te kesaj, tip shefe a me keq. pupupusmiley

Pa he mendoje mire, cfare jane gjasat se do ndodhi?! smiley

Shume afer zeros, po s'do te thote gje, gjersa ka rob qe i bie dy here llotaria a rrufeja. smiley

psh ja nje ilustrim, pra Saliu i bie te jete me i lumtur se Edvini, pasi ky i pari esht rritur ne vicidol me dhi ndersa i dyti i rritur brenda ne pallat .

spiritusi eshte ne rregull. me definicion, lumturia eshte kalimi nga gjendja X ne gjendjen Y.
Kjo arrihet nepermjet lirise. per shembull : kalimi nga burgu ne arrast-shtepie te ben te lumtur.

plotesimit te nevojave, te mirat materiale...

Kjo eshte lumturia afat-gjate. Ose borgjeze.
 
Por ka dhe nje tjeter lumturi. Ajo imediatja. Por qe eshte dhe me e veshtira. Dhe qe duhet merituar qe te shijohet (ka nje çmim te kripur per ta shijuar)

Me te " lumturit ne bote " jetojne ne ndentoken irakiane e siriane ",e kudo ku kriminelet bejne luftra per fitime e hegjemoni,  sepse si engjej duhet te jene ne parajse, ku do bejne sehir tere kriminelet e kesaj bote te ndyre, duke filluar me ata qe tmerrohen kur kujtojne fundin e pashmangshem...te tyre ! 

 Keta jane te gjithe " te vdekurit mbi dhe ' ",  qe kujtojne se majmeria nga  luftrat e padrejta  do te mund te siguroje mosshpagimin e krimeve .....mbi femijet ! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).