(Shënime për romanin “Engjëj të armatosur” të Diana Çulit)

Nëse letërsia do të mbetej vetëm si një përgjigje e pyetjeve “Kur?” dhe Ku?”, nuk do të kalonte kufijtë e gazetarisë. Më së shumti janë pyetjet “Pse?” dhe “Si?”, që plotësojnë arsyetimin e përfshirjes sonë në rrëfim, pasi i japin mundësi letërsisë të krijojë një kohë tjetër, që e tejkalon kohën e të shkruarit. Përgjithësisht, nuk ka  patur rëndësi thuajse për askënd nëse ka qenë i vërtetë apo jo Hamleti, Madamë Bovaria, Ana Karenina, Xha Gorioi, Don Kishoti, Shvejku, Çiçikovi apo dhjetëra e dhjetëra të tjerë personazhe që sot janë bërë pjesë e jetës sonë, pavarësisht se kujt kohe apo gjuhe i përkasin. Mesazhi dhe si kanë ardhur ata deri tek ne ka mbetur më i rëndësishmi, ndaj ata vijojnë të kenë kohën e vet, që ka qenë për shumëkënd edhe koha e tij në lexim.

Ndërkaq, në letërsinë që synon të zbardhë disa ngjarje të ndodhura, ose që kërkon t’u referohet atyre, siç ndodh me romanin e Diana Çulit te “Engjëj të armatosur”, që rrotullohet rreth historisë së pushkatimit të Ramize Gjebresë më 5 mars të vitit 1944, kërkohet padyshim edhe një qasje që nuk mund të shmangë dot dokumente apo dëshmi, që fatmirësisht janë tashmë publike. Por duket se Çulit, e shkuara e saj si letrare dhe skenariste në diktaturë, ia ka lënë pasojat e krijimit të një teksti ideologjik. Aq shumë ka parë dhe menduar ajo filma në ish-Kinostudion “Shqipëria Sot”, sa vijon të mendojë se figura e një ballisti është po ajo që është gatuar në kuzhinën e diktaturës, që i jepte si antishqiptarë apo tradhtarë.

“Fakti që ballistët thoshin lart e poshtë se partizanët kishin dalë në mal për dëfrime dhe jo për të çliruar atdheun nga pushtuesit, i kishte përforcuar edhe më ndjenjat e tij moraliste në këtë pikë dhe nuk mund ta falte askënd që do të shkelte betimin partizan…. Hitoja dyshonte se, përveç gjermanëve, disa nga të ballit kishin gisht në këtë vrasje dhe për këtë arsye i urrente”. (“Engjëj të armatosur”, Diana Çuli, f. 119-120)

Më së paku znj. Çuli mund të kishte shfletuar dokumentet e botuara rreth ngjarjes, sidomos dokumentet historike të botuara nga Vasfi Baruti, i cili jep edhe linjën e Mugoshës si ideator i vrasjes së Gjebresë për shkak të qëndrimeve të hapura anti- Jugosllave të saj. (E ëma e Ramizesë, Safia, ishte nga Kaçaniku i Kosovës).

Autorja edhe mund t’i ikte asaj ngjarjeje e të krijonte një tjetër histori, me fantazinë e saj, duke udhëtuar në mënyrë imagjinare në një mal tjetër. Gjithsesi, e shkuar 15 vite pas ndryshimit të sistemit (shkruar më 2005, botuar më 2009) ajo duhet të kishte disa pikëpyetje më të rëndësishme lidhur me Luftën, e cila ka mbetur vetëm në versionin e ish-Kinostudios, ku ajo vetë ka kontribuar me skenarë filmash ideologjikë. Mosreflektimi vihet re edhe në paradokset që vijojnë të jenë edhe në rrafshin e ideve politike të asaj kohe. P.sh, partizani i Çulit, Aleksi, mendon si një docent me përgjigjen e tij politike që i bëhet nga togeri italian që pas kapitullit bashkëjeton me luftën partizane.

“Me lirinë ju do sillni komunizmin, – vazhdoi togeri. -Nuk ju shqetëson kjo ndopak?

-Liria është diçka e ndryshme, – tha ai i menduar. – Nuk lidhet aq shumë me sistemin politik” (“Engjëj të armatosur”, Diana Çuli, f. 79)

Një përgjigje e denjë për Izajah Berlin me librin e tij “Idetë politike të shekullit XX dhe katër esse për Lirinë”. Ky dialog, në një majë mali, është një paradoks që nënkupton pakujdesinë e autores lidhur me situatën e vërtetë të dialogjeve, që mund t’i kish marrë fare mirë nga dokumentet e botuara të mbledhjeve partizane, që tashmë janë të hapura.

Duhet pohuar, struktura stilistike, e përzgjedhur nga Çuli, si një histori e treguar nga shumë persona, është një stil i këndshëm, që të jep mundësinë që të ndërtosh disa versione të ngjarjes. Edhe gjuha e përdorur është e përzgjedhur. Edhe si ngjarje, mbetet ndër më intrigueset që ka ndodhur në kohë lufte, pasi ka qenë një thashethemnajë prej 45 vitesh, ngaqë jo pak miq u prekën nga ajo histori. Por autorja nuk i ka dhënë asnjë rëndësi asaj që po gatuhej, se çfarë po trokiste për shqiptarët. Madje nuk i ka dhënë jetë as asaj loje që u luajt nga ish udhëheqësit e diktaturës mbi atë histori. Ndoshta edhe për shkakun se ka besuar për shumë vite me radhë në atë ideal dhe se të dërgoje dikë në vdekje ishte një punë e thjeshtë. Dhe këtë bindje ia përforcon qëndrimi ende denigrues ndaj Ballit Kombëtar, apo luhatjet debatuese mbi të drejtat e grave, a thua se po diskuton jo në majë mali në vitin 1944 por në 2005 në Rogner, me lëvizjen feministe.

“Ne gratë e kemi më të vështirë të ecim përpara, i tha Luiza një ditë Agimes, në një diskutim rreth barazisë së ardhshme gjinore që predikonin komunistët”. ( “Engjëj të armatosur”, Diana Çuli, f. 150)

Çuli ka tentuar që përmes Dorothesë (Ramizesë), të japë asosacionin e Doruntinës së baladës së njohur. Por në rrëfimet e saj nuk ka asgjë që ta lidhë as me amanetin, as me domosdoshmërinë për të kuptuar fjalën e dhënë. I gjithë romani tenton të pikturojë një këndvështrim tjetër për luftën, por që nuk ka rrokur frymën e vërtetë të debateve brenda formacioneve dhe popullatës, madje fatkeqësisht duke mbajtur ende qëndrime të gatuara dikur në ish-Kinostudio. Më shumë autorja ka humbur në legjendat e zonës, që pavarësisht se mund të jenë interesante, dhe herë-herë janë rrëfyer këndshëm, nuk ndjehen si pjesë e natyrshme të asaj që po ndodhte në një nga gjyqet më të çuditshme dhe kriminale, që la jo pak gjurmë jo vetëm në atë kohë, por edhe për shumë vite, duke ardhur deri në ditët e sotme si një ngjarje që ja vlen të zbardhet e të njihet, sepse bashkë me të zbulohen dhe shumë anë të errëta të Luftës dhe protagonistëve të saj.

Natyrisht autori ka të drejtë të ndërtojë një version të vetin dhe nuk gjykohet as për mënyrën se si i ekzekuton personazhet e as se si i dashuron. Por kur tendenca është zbardhja e një ngjarjeje shumë të përfolur dhe shmangen dokumentet e bëra publike tashmë mbi të, duket se kemi të bëjmë me një këmbëngulje për ta parë në mënyrë ideologjike një histori tragjike me sfond të pastër politik, ose që ishte domethënia e asaj që do të vijonte më pas mes miqve të dalë nga lufta, me gjyqe false dhe ekzekutime makabre. Megjithatë, ndoshta Çuli thjesht ka dashur të theksojë konceptet që ka mbrojtur për shumë vite në kohën e rinisë së saj, ndaj kuturisjet e saj letrare janë pjesë e rrethit të saj ideologjik, pa e kapërcyer dot kufirin e të menduarit në liri.

Një pafuqi e kuptimit të lirisë që vlen për ta studiuar psikologët dhe sociologët, e natyrisht edhe studiuesit e letërsisë, të cilët duhet të nxjerrin në pah të keqen që mbjell njeriu i prangosur në mungesën e guximit.

9 Komente

Dmth medemek u kthy perzotin edhe rrealizmi sacjalist ne letersi smiley 

Allall. Ne koke te piktures dhe shkulptures tashi smiley

 

Engjej te armatosur, Diana Culi

Title: Engjëj të armatosur
Original: Engjëj të armatosur
Category: Novel
Author: Diana Çuli
Publisher: Toena
Year: 2009
Pgs. 288
Weight: 0.32 kg
ISBN: 978-99943-1-495-9

Oh, qenka pas qene liber pararendes i rirealizmit socjalist, botuem nen diktaturen demokratike te satrapit Sali smiley

 

pararendes 

pararoje, avant-garde.

nen diktaturen demokratike te satrapit Sali smiley

Fajin e ka pra smiley

Ky Baçi kritiken letrare e kupton si njelloj kerbaçi. Nisur nga fakti i gjithepranuar se kritika e mirefillte ne kete kohe ja ka lene vendin te ashtuquajturave qoka ne Republiken e miqve te letrave, Baci ka hequr dorezat dhe gjuan sade.

Problemi pare eshte tek koncepti letersise, letrares, shkrimtarise e cila ka autonomi nga realiteti, historia dhe prandaj quhet letersia fiction. Baci duke e shperfillur kete koncept, e kritikon Çulin se perse nuk ka shfrytezuar dokumentacionin historik! Po kjo eshte pune e historianeve zotri. Eshte pak a shume e  njejta situate e krijuar kur Blushi botoi romanin Te jetosh ne ishull ku mjaft nga kritiket i hakerroheshin se kishte deformuar historine, Skenderbeun e pershkruante te shkurter dhe Ali Pashen e nxinte si gej.

Problemi tjeter eshte se Baçi duke e qortuar Çulin per socrealizem, paradoksalisht ka rene vete ne socrealizem me qasjen e tij, kur tekstin e gjykon permes kontekstit historik dhe biografise se autores. Analiza me e mire do te ishte a ka ndonje gje letrare teksti, cila eshte poetika , sa eshte e perligjur artistikisht fabula etj.

se paske lexu me duket artikullin. anet artistike te vepres i vlerson. 

Duhet pohuar, struktura stilistike, e përzgjedhur nga Çuli, si një histori e treguar nga shumë persona, është një stil i këndshëm, që të jep mundësinë që të ndërtosh disa versione të ngjarjes. Edhe gjuha e përdorur është e përzgjedhur. Edhe si ngjarje, mbetet ndër më intrigueset që ka ndodhur në kohë lufte, pasi ka qenë një thashethemnajë prej 45 vitesh, ngaqë jo pak miq u prekën nga ajo histori.

Jo tamam Spiritus. S'e kam lexuar librin (e lashë pas pak faqesh) por Baçi thotë diçka të thjeshtë: në shkruan një libër me baza historike, duhet ta bazosh në fakte. Ndryshe shkruaj një roman fantazie, ndërro emrat e bëj ça të duash. Por, bie fjala, një roman mbi Cristoforo Colombo, duhet ta çojë në Amerikë në 1492, e jo në 1543.

Djana Çuli ka qene shkrimtarja ime e preferuar. I kam lexu,"Zeri i Largët"(sipas të cilit është bëre filmi "hijet që mbeten pas"), "Rrethi i kujtesës","Requiem", "dhe nata u ca në mes". "Deri i trotuareve" me pat trondit. Personazhet ishin në te njëjten moshe me mua dhe ndoshta prandaj u përfshiva aq shumë, sa kur mbylla kapakun në fund, me kapi nje lloj trishtimi që s'po e merja dot veten. Tani qe m'u kujtu, dorremoj neraftin e librave t'a gjej e t'a lexoj prap. smiley
Per subjektin ne fjalë e kam ndjekur në një intervistë dhe duke qenë se ishte nga e njëjta zonë, e njihte me
detaje historinë, per te cilen është shoshit muhabeti bukur boll dhe ktu ne peshk. Them se njëllo si me romanin "dhe nata u ca ne mes" qe është historia e dhjetorit e rrëfyer ne menyre letrare dhe ky roman do jete diçka e ngjashme.

Ah, paska shkrujt per Ramize Gjebrene? Por paska bere nje fiksion mbi te, dhe kritikohet pse nuk i eshte permbajtur "ngjarjes reale"? What the hell? smiley

Nderkaq kadare tek mosmarrveshja ben fiks te kunderten: dmth NUK ben fiksion dhe ia keput pordhes mbi ngjarjen reale, duke lene vertet nje dokument te shemtuar pas. them "vertet", pasi ne nje shumice rastesh, gjerat per te cilat e akuzojne jane "ere e nxehte" ne kuptimin anglisht te fjales.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).