Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme të ndërkombëtarëve, mazhoranca dhe opozita nuk gjejnë konsensus për miratimin e ligjit që do të bllokonte kandidimin e njerëzve me rekorde kriminale në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015. PS dhe PD nuk gjetën gjuhën e përbashkët për të miratuar draftin për Kodin Zgjedhor, që përcakton përjashtimin e kandidatëve të dënuar, apo siç njihen me rekorde penale.

Konferenca e Kryetarëve

Arritja e një konsensusi mes palëve ka qenë dje paradite objekt diskutimi edhe në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku dështimi i tij, u duk në përfundim të seancës së djeshme. Por palët nuk kanë rënë dakord mbi çështjen e arritjes së një konsensusi. Në fund të seancës parlamentare, pasdite, palët kanë nxjerrë në tavolinë dy variantet e ndryshimeve, duke bërë të qartë dhe qëndrimet ndarëse për nismën për dekriminalizimin. Deputeti socialist, Taulant Balla, listoi disa nga rastet të cilat ndalojnë kandidimin e një personi për kryetar bashkie. “Në veprat e rënda janë përfshirë gjenocidi, krime kundër njerëzimit, vrasja me dashje, rrëmbimi apo mbajtja peng e personit, shtrëngimi me anë të kanosjes apo dhunës për dhënien e pasurisë, trafikimi i personave, trafikimi i të miturve, atentati, komploti, kryengritja, vepra me qëllime terroriste, rekrutimi i personave për kryerjen e veprave me qëllime terroriste, financimi i terrorizimit – organizatat terroriste. Kemi përfshirë në variantin tonë edhe çështje që lidhen me korrupsionin aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike, shpërdorimin e detyrës. Më pas, janë vepra të tjera, trafikimi i armëve dhe municioneve, trafikimi i lëndëve djegëse dhe helmuese, radiokative, prodhimi – shitja e narkotikëve, organizimi- drejtimi i organizatave kriminale, pastrimi i produkteve të veprës penale apo të veprimtarisë kriminale, grupi i strukturuar kriminal, kryerja e veprave penale nga organizata kriminale, grup i strukturuar kriminal. Të gjitha këto janë vepra për të cilat çdo qytetar që rezulton i dënuar me vendim të formës së prerë nuk mund të kandidojë më 21 qershor”, tha Balla.

Qëndrimi i PD-së

Sipas deputetit Bylykbashi, në draftin e paraqitur nga mazhoranca nuk janë përfshirë disa pika të rëndësishme të propozuara në amendamentin e PD për dekriminalizimin. “Propozojmë që të gjithë personat që janë dënuar për kryerjen e një krimi të rëndë, qoftë edhe korrupsion, apo edhe vepra të tjera që nuk përbëjnë krim të rëndë, të jenë të përfshirë në amendament dhe bllokimi i tyre të jetë për 20 vite. Për ata të dënuar me një krim të kryer me dashje, të pengohen derisa nuk janë rehabilituar. Propozojmë që personat që kanë ende llogari të hapura me drejtësinë edhe në vendet e BE, ka masë sigurie arrest apo janë në kërkim ndërkombëtar, të jenë pjesë e këtij ndalimi”, tha Bylykbashi.

Debatet

Por kërkesa për marrjen e shenjave të gishtërinjve dhe verifikimi i tyre edhe për persona që kanë më shumë se një emër identifikimi, kërkesë e Bylykbashit, ka sjellë reagimin e Ballës, i cili i ka kujtuar edhe një herë opozitës emra të kandidatëve të saj që janë në lista edhe ose kanë një vendim gjykate si të dënuar. Ai fajësoi të djathtën se nuk e votoi draftin, pasi në listë për kandidatët të bashkisë ka Xhelal Mziun. “Unë dua të falënderoj që me zotin Bylykbashi kemi zhvilluar një seri takimesh për këtë çështje. Kemi marrë 90% të shqetësimeve të PD në draftin tonë dhe nuk kemi dashur ta bëjmë qesharak këtë proces dhe të nisim t’u kërkojmë kandidatëve shenjat e gishtërinjve. Ç’lidhje ka kjo?! Është si t’i themi Halim Kosovës tani jepi shenjat e gishtërinjve. Ai ka profesion të nderuar, por çfarë s’ka prekur me to. Shenjat e gishtërinjve çdo qytetar i lë te pasaportat dhe Policia e Interpoli mund t’i verifikojnë. Ne kemi shumë nga kandidaturat tuaja. Nëse nuk do të votohet ky draft, do të thotë që është një njeri që i shpëton kësaj. Nëse nuk e votoni këtë për Xhelalin, ky është faji juaj. Xhelali juaj, një njeri me vendim të formës së prerë në gjykatë. Kemi dhe një kandidat tjetër, imazhin e partisë suaj. Të 61 kandidaturat e PS janë të pastra qelibar dhe duhet ti kërkoni falje deputetit Artur Bushi”, tha Balla. Debatet për këtë çështje u mbyllën nga fjalimi i kreut të Kuvendit, Ilir Meta, i cili mbylli edhe seancën plenare. “Keq na vjen që nuk u gjet konsensusi”, tha Meta si fjali të fundit. Partitë kanë afat deri ditën e hënë për të dorëzuar listat me emrat e kandidatëve që do të garojnë në zgjedhjet lokale të 21 qershorit. Seanca e djeshme ishte shansi i fundit për arritjen e konsensusit mes shumicës dhe pakicës, pasi në fillim të muajit maj, KQZ-ja duhet të regjistrojë kandidatët për kryetar bashkie.

Kandidatët, KQZ, Hoxhaj: Afati i regjistrimit, 4 maji

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dhënë edhe dy ditë më tepër afat partive politike për dorëzimin e listave të kandidatëve për zgjedhjet për organet vendore që do të zhvillohen më datë 21 qershor. Edhe pse afati në kod përcaktonte datën 2 maj si datë e përcaktuar në Kod, zëdhënësja e KQZ, Drilona Hoxhaj, sqaroi se janë ditët pushim për festën e “1 Majit”, arsyeja e shtyrjes së afatit përfundimtar të regjistrimit të kandidatëve. “Afati është i vlefshëm për partitë politike që konkurrojnë më vete, partitë politike pjesëtare të dy koalicioneve të regjistruara në KQZ, si dhe për kandidatët e propozuar nga zgjedhësit. Afati përfundimtar për dorëzimin e dokumentacionit ligjor për regjistrimin e kandidatëve për kryetar bashkie apo të listave shumemërore nga subjektet zgjedhore, është data 4 maj ora 18.00″, tha ajo.

6 Komente

E keni vene re qe ka ca kohe qe nuk ka me tritole? Nuk e di qer ka ndryshuar. Eshte forcu shteti apo eshte dobesu krimi? Apo kane shku ne Gjermani per te kerku pune keta tritolvenesit?

Edhe ai Notari qe u be president per 8 ore nuk po del me ta demaskoje rritjen e krimeve.

Per momentin jane ne loje kallaret, por mbase fillojne prap me dashnoret e Tahirit, megjithese zyrtarsht FRD do beje opozite duke votu Erionin. smiley

Edhe Bojaxhiu ka fillu kritikat per qeverine, nderkohe qe garon per Tiranen. Per Lulin nuk eshte duke thene ndonje fjale, i here per i here. Kam pershtypjen qe beson qe do marre votat e te pakenaqurve nga mazhoranca.

Xhelo i Kamzacity ja hudhi se afati i fundit i rregjistrimit eshte 4 Maji. Vis Roshi ja ka hudh me kohe se hodhi ate dygishtin ne hava ne Kavaje, ndersa Grida nuk perfshihet tek keta me cene ne biografi sepse fajin qe kane shit apartamente nga dy here e ka marre ortaku. Nje zot e di pse ka bere aq shume sakrifice ai robi.

P.S. Une du telefon : Grida i ka shoqet e rralla.

ki parasysh qe levdatat e perseritura nuk quhen, ligji eshte i barabarte per te gjithe smiley

“Si t’i them unë Halim Kosovës tani hajde Halim bjer shenjat e gishtërinjve, Halimi ka edhe profesion të nderuar, ai ça s’ka prekur, kjo është qesharake. E kemi hequr se mendojmë se s’është e nevojshme, shenjat janë tek kompania e pasaportave, i ka INTERPOL… kemi rezervat tona për shumë nga kandidaturat tuaja, nëse s’votohet kjo,, një njeri që i shpëton është Xhelali juaj. Se një person i dënuar me vendim të formës së prerë është Xhelali. Keni edhe një kandidate tjetër, që është imazhi i partisë, mos e bëni atë të parandaloni këtë votim, për të shpëtuar imazhin e partisë që s’e mbajtët në Tiranë po e çuat në Durrës. Të 61 kandidatet e PS janë të pastra qelibar. Shfrytëzoni këtë seancë t’i kërkoni ndjesë edhe kolegut tonë Artur Bushi”, tha Balla.

Sa idiot!

(Sa pa kaluar akoma 617/1)

Nuk e di per ke e ke, per Ballen? Ja se cfare deputetesh drejtojne vendin. Dhe ne presim qe qe qytetaret e thjeshte te jene me te civilizuar. Apo eshte si dilema e vezes dhe pules? Qe deputetet flasin keshtu sepse kane dale nga populli i civilizuar? Ndoshta do ishte mire dhe nje debat tjeter per #kulturen. Balla eshte malok apo jo?

Me siguri do jete pjese e kultures Europjane qe kerkon te fuse ne Shqiperi z. Balla, si zëvendëskryetar i Komisionit për Integrimin Europian të Kuvendit të Shqipërisë.

Ka përfunduar Shkollën Doktorale tre vjeçare dhe do të mbrojë tezën e doktoraturës me temë: “Reformimi i sistemit të vendim-marrjes të Bashkimit Europian”.

smiley

S'ka faj, Halimi eshte i lindjeve ky eshte i Rilindjes. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).