Katër fshatra në Lushnjë janë revoltuar duke vendosur një lajmërim jo të zakonshëm. Ata kanë protestuar ndaj politikbërësve duke deklaruar se nëse nuk ndërtohet rruga që çon në këto fshatra përpara zgjedhjeve atëherë më mirë të mos çojnë kuti votimi pasi nuk do të votojnë. Fshatrat Toshkëz, Mazhaj, Zhelizhan dhe Kundje janë bërë bashkë në kërkesën e tyre.

27 Komente

Flete rrufeja trashëgimi e vyersmiley

Toshkëz**

ku eshte prof.Ilia Toli kur duhet.. smiley

Hallall!

Adria si je,gjithka ne rregull?

Mirë fare, faleminderit! smiley Po mendoj dhe unë, ashtu si dhe këta të lajmërimit, që mos të votoj fare. Lëre që jam lodhur nga premtimet idiote, në një kohë që unë ende kam ujë me orar në shtëpi, por na çmëndën duke na lypyr votën për Këshill bashkiak. S'guxon robi të dalë rrugës, se të kërkojnë ID-në smiley

Ok,simbas parashikimitsmiley,s'e disha qe ta kerkoshin me zorr,dhe une vrisja mendjen pse shkoni me votusmiley

Jo me zor, jo, por përfitojnë nga fakti që njihesh me ta. :/
Megjithatë unë i bie shkurt. Ua premtoj të gjithëve smiley

smiley s'e ke keq,nuk ndryshojne nga njeri tjetrismiley

Pa merak, kutite i mbushim vete ne qender.

Me respeket banorët e fshatrave

Gjigande.

smiley shume (gjigande, etj.)

Pervecse civilizim, e gjitha vjen dicka si poezia e jardines me delen (hi, jardin smiley  )

toshkëz o toshkëz
me emër peshku
toshkëz o toshkëz
o fshat dyfeku
që s’të kam parë fare
veç kam parë vajzën lozonjare
almën që s’është më fshatare
toshkëz-toshkëz
me kasht’ e baltë
toshkëz moj
me hu e lopatë
po të këndon ervini i ngratë
ndryshe nuk e qasin gratë
toshkëz o toshkëz
përparimtare
me çizme e shami basme
shami basme nëpër gardhe
gardhet janë nëpër ugare
ugaret plot me fshatare
të turpshme që punojnë
punojnë që të rrojnë
të rrojnë që të punojnë
e jetë të gëzojnë
toshkëz
me gardhe e varre
toshkëz
s’ke male fare
toshkëz
plot me traktorë
plot kombajna e zetorë
brigadierë e revizorë
shefa, dizenjatorë
stallierë, viça e lopë
kryetarë e agronomë
kapistra, shalë, hamshorë
pula, qena e milorë
plot mullarë hamullorë
kallamishte e piktorë
plot flamurë tranzitorë
dhe mësues provizorë

smiley...hë...ku eshte ajk'e penes? Doni vjersha sa te trulloseni?

 

toshkëz o toshkëz
përparimtare
me çizme e shami basme
shami basme nëpër gardhe
gardhet janë nëpër ugare
ugaret plot me fshatare
të turpshme që punojnë
punojnë që të rrojnë
të rrojnë që të punojnë
e jetë të gëzojnë

smileysmiley

 

Ndersa kjo smileysmiley per Lajmerimin smiley

do ulim naften, do ulim plehrat.....

 

do ulim naften, mire.. por do ulim plehrat?!.smiley     -toshkaraket apo toshkezaket,  (nuk e di si quhen banoret e Toshkezes), besoj se kane dashur te thone: do heqim plehrat, do pastrojme  vendin....

 

 

keta te shkretet s'kane pas mundesi te publikojne zerin e tyre. Kjo prurja jote psh. eshte njefare media per ta. great idea - funksionon edhe keshtu smiley

 

E kane fjalen per cmimin e plehrave, si ta them? per plehrimin e tokes, plehra kimike...apo jo?

 Te dashur baltaxhinj .Kom fryk se duhet ta coni ne Kine ate rrugen po deshet qe te shtrohet para votimeve. ( free shipping for items $49.95 and up). Atje bohen cudira mrena notes ... just saying. 

... Edhe ajo rruga e " S'emes " ( Nenes Mbretereshe- shenimi im ) me mire mos te ishte fare. Andej vetem ca pushter nga ata qe shkojne ne bordello kalojne. Po nga ata mos prit hajer se i ke gjithmone duke vrapuar ngaqe i ndjekin femijet e fshatit me gure... 

- Zoti Maksut ndante zonat e influences midis lypsave te Komunes ...

Me kujtohet te kem lexuar diku se ne 2-3 dekadat e fundit te sistemit ne ish-Bashkimin Sovjetik, banoret e zonave te ndryshme u kerkonin autoriteteve vendore komuniste qe tu shtronin rruge apo te benin rregullime te nevojshme per qendrat urbane, dhe keto lloj pazaresh beheshin para sezonit te votimeve, dmth "me jep dicka te te jap voten", nderkohe qe ne Shqiperine e atehershme nuk behej fjale per keshtu marreveshjesh.

E kane shkruar te zezen ne te bardhe fshataret e Lushnjes, por duhet pare se mos del me mire nqs shtrohet e bardha mbi te zeze. Dmth ne bote ekziston praktika e shtrimit ose vendosjes se shtreses se betonit mbi rrugen e vjeter te asfaltit. Sipas inxhiniereve, rruga prej betoni (ne zonat me klime te bute si Lushnja etj) i reziston me shume kohes dhe ka me pak shpenzime per tu mirembajtur. Asfalti kushton me lire (zakonisht), rruga shtrohet me shpejt, dhe te jep pershtypjen e nje rrugetimi me te bute por kerkon mirembajtje te vazhdueshme se degradon shpejt, sidomos kur behet me cilesi te dobet. Pra, ne nje vend ku pushtetaret vertet mendojne per plan afatgjate dhe per interesat e popullit, perzgjedhja do varet nga konkurenca mes kompanive te asfaltit dhe te betonit per te pare se cilat ofrojne cmime me te mira (se buxheti eshte gjithmone problem), por pa lene pas dore edhe jetegjatesine e cilesine qe ofron secila zgjedhje. 

Betonin e shpiken romaket dhe u perdor per rruge gjithashtu (Via-t e famshme), por jo shume pasi preferoheshin pllaka te medha guri (qe gjendeshin me shumice ne disa zona) te tipit kalldrem. Thuhet se rruga e betonit thjesht do nje bazament te mire pasi mban me shume ngarkese e jeton me gjate (edhe 30 vjet!). Po ashtu ekziston edhe praktika e shtrimit me asfalt persiper kesaj rruge betoni, dmth lejon te perftohet nje rruge e re asfalti mbi betonin e vjeter. Nqs dikur u betonizuan malet, fushat e kodrat (bunkieret), duhet menduar se betonizimi i rrugeve mund te jete nje mundesi e mire afatgjate qe mund te ndihmonte edhe biznesin vendas, plus qe mund te coje ne renie cmimesh per rruge asfalti.

Po ajo pjesa ku tregohet se nuk e rruan njeri nese votojne apo jo keta katundaret ketu nga eshte se nuk e pashe gjekundi?

Kjo ndodh kur behet bishti me i rende se sqepari.

Shtetaret e Shqiperise jane iqinperqin te dixhitalizuar bre, c'lodheni kot me lajmerime ne shtylla. Po s'patet llogari ne Twitter mund ta kontaktoni direkt njeshin nga faqja e tij e internetit, e cila sot diku mbi koken e Tony Blair ka kete kryeartikull: 

Rrashbull, 1200 free legalizations in one year

Mos u betoni kot se per nje thes miell ka me ju rreshtu Likja si delet.

Shume mire boni, mos votoni. Po ju kujtoni se po ju rruhet atyne te politikes? Te ishte per mu, nuk duhej te kishte fare zgjedhje lokale. Nuk kemi bythe dhe ndergjegje ne per decentralizim galopant. Pushteti lokal vetem deme te jashtezakonshme i ka sjell ketij vendi gjate gjithe ketyre viteve dhe nuk ka bere as dhe nje gje pozitive. Atehere pse duhet?

me ne fund nje lajm i hajrit. bile mendoj te kishin vene edhe nje fjali tjeter

Nqs do na genjeni edhe 1 HERE , kush do guxoje te sjelle kuti votimi ne fshat do perzihet jasht fshatit me shqelma b...theve

Fshatra te vegjel me probleme te medha. Duken ne periferi fare, ngjitur me qarkun e Beratit. Si ka qene ajo poezia dikur "C'kerkoi fshatari nder shekuj?" - ca investime (pak buke), nje rruge (pak asfalt), nje traktor (pak hekur). Tani varet kush e ka ne dore, cfare buxheti e cfare planesh kane per qarkun etj etj. "Problemi" mund te jete se nqs u behet rruga do ngrihen edhe te tjere me Lajmerime te tilla per te zgjidhur hallet qe kane, e kjo mund ti shtyje politikanet qe mos te bejne gje. Bota ka pare lloj-lloj menyrash origjinale per te terhequr vemendjen xhanem....

Lajmi i para ca muajve jep edhe nje foto te rruges se ketyre 4 fshatrave me rrugagropen e tyre:

Rruga në Mazhaj totalisht e degraduar

07/01/2015 12:13

Banorët: 25 vjet pa investime

Në një gjatësi prej rreth 3 km rruga e cila lidh fshatin Toshkëz me fshatin Zhelizhan dhe më pas Mazhaj, është totalisht e degraduar. Që prej përmbysjes së sistemit diktatorial sipas banorëve të këtij fshati nuk është investuar në infrastrukturën rrugore. Madje kanë qënë vetë ata që me kontribut të përbashkët kanë shtruar një pjesë rruge, e cila të shpie në kishën e fshatit Mazhaj.Si një vend me bujqësi, infrastruktura rrugore është jetike për këtë komunitet, pasi prodhimet e tyre duhet të tregtohen në tregun e fruta-perimeve në Lushnje.

Toshkaraket sa mblidhen dhe e cojne voten dem, pse nuk gjejne mes tyre nje perfaqesus te tyrin dhe te votojne ate? Ne fund te fundit kjo eshte dhe ideja e pushtetit lokal.

Te zgjedhin njeriun e tyre, te kontribuojne me taksa lokale dhe ta bojne vet e po ashtu ta mirmbajne vet ate cope rruge. Ketu nuk kuptohet thelbi i komunitetit, keta presin nga partite e qendres se do e rruj apo do e qethi njeri per ta. Forget about it. Mbijne anonimet vetem para zgjedhjeve, dhe ne Toshkaraket duhet te vihemi ne rresht e tu japim voten. Pastaj kater vjet shkelmin te gryka.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).