Gjatë një vizite në Beograd, ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, deklaroi se qëndrimi i Rusisë për Kosovën mbetet i njëjtë dhe i pandryshueshëm. Duke folur për mediat serbe, Lavrov tha se Rusia do të japë mbështetjen e nevojshme për Serbinë lidhur me pavarësinë e Kosovës.

“Qëndrimi i Rusisë ndaj Kosovës është i qartë dhe i pandryshueshëm; rregullimi i këtij problemi është një zgjidhje ekskluzive mbi bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe të Rezolutës 1244 të Këshillit të Kombeve të Bashkuara. Sigurisht ato vendime që janë të pranueshme për Serbinë, janë të pranueshme dhe për ne. Nga ana jonë, ne jemi gati të ofrojmë mbështetjen e nevojshme për partnerët tanë serbë”, tha Lavrov.

I pyetur nga media serbe për një krahasim mes rastit të Krimesë dhe Kosovës, Lavrov theksoi dhe njëherë kundërshtimin e tij për deklaratën e pavarësisë dhe tha se nuk ka ngjashmëri mes dy çështjeve.

“Ne paralajmëruam (përsa i përket Kosovës) se ndërhyrja në praktikat ndërkombëtare me modelin e deklaratës së pavarësisë për një territor të veçantë do të krijojë precedentë. Kemi tërhequr disa herë vëmendjen mbi faktin se kohët e fundit aleanca perëndimore me SHBA-në ka përdorur standarde të dyfishta, duke thyer standardet thelbësore të ligjeve ndërkombëtare, dhe direkt ndërhyn në punët e brendshme të shteteve sovrane”, tha Lavrov.

Duke vijuar me fajësimin e SHBA-së dhe BE-së, Lavrov tha se falë mbështetjes së tyre Ukraina kaloi një vit më parë në kolaps nga protestat e ultranacionalistëve. “Në krahasim me këtë, banorët e Krimesë, në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare, në përputhje me parimet themelore të barazisë dhe vetëvendosjes së popujve, e cila citohet në Kapitullin e parë të Kartës së OKB… dhe disa dokumente të tjera ndërkombëtare, votoi me referendum për të deklaruar pavarësinë nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë”, tha Lavrov.

6 Komente

Duke vijuar me fajësimin e SHBA-së dhe BE-së, Lavrov tha se falë mbështetjes së tyre Ukraina kaloi një vit më parë në kolaps nga protestat e ultranacionalistëve. “Në krahasim me këtë, banorët e Krimesë, në përputhje të plotë me ligjet ndërkombëtare, në përputhje me parimet themelore të barazisë dhe vetëvendosjes së popujve, e cila citohet në Kapitullin e parë të Kartës së OKB… dhe disa dokumente të tjera ndërkombëtare, votoi me referendum për të deklaruar pavarësinë nga Ukraina dhe bashkimin me Rusinë”, tha Lavrov.

 

po po Lavre...  egzakt keshtu! -ai referendumi u be sebeb... ne fillimvitet 90-te (ish)Yugosllavia u perfshi ne kaos dhe luftera nderetnike midis republikave te saj.. ne 92-in  me iniciativen e LDK, partia me e madhe e shqiptareve ne Kosove, u mbaj nje referendum  ku shqiptaret e Kosoves u deklaruan masivisht, 87%, per vetvendosje, Pavaresi!!

Belul, ka te drejte ky, me thone te drejten, atje ne Krime referendimi do kete dale nja 120%. e kusur smiley

jo , ky ka te drejte qe se mban mend referendumin e Kosoves sepse aso kohe Rusia ishte ne kaos per vete... koha kur Jelcin ja fuste Dumes (jo Grides ore.smiley.) me top!.smiley

Ah Jelcini ishte flori, me nje shishe vodka maroshe pune.smiley Mire qe e bere ate sqarimin se du u binte te fiket nja dyve (e kushedi sa te tjereve) verdalle. smiley

C'a ka Sergei mer kshtu?Kush ia dridhi kafazin kesaj rradhe?

ka nje ndryshim  ne fakt!  kosova nuk u bashkua me shqiperine,si krimea me rusine!

duhej bere kjo qe te mos flisnin ruset

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).