Ne jemi njerez, dhe si te tille nuk na lejohet te mbajme pesha prej guri mbi supet tona, aq me teper ne shpirt. Bota qe po jetojme na perket te gjitheve, gradaçelat e larta, deti i kalter, muzgu, dhimbja, poezite, zenkat, e aq me shume dashuria, e cila duam apo nuk duam, nuk eshte personale, por unike. Por une jam shume i merzitur keto kohet e fundit, ndaj dua te ndaj me ty disa rreshta.

Me beso.

Asnjehere si sot nuk jam ndjere kaq i lehte, pupel. Gjithçka qe po te them me vijne nga zemra. Ti ndoshta kujton se mua me ka kapur ai çasti kur shfryn kundra gjithe botes, ose te duket sikur po recitoj ''Lumturia'' e Borguezit. Jo. Askush nuk eshte i prirur te degjoj perralla te tilla. Shih perreth, dhe me thuaj pertej gllaberimit, sistemin te ngritur mbi mashtrimin, mos skamjen e shumices, shegertin e vogel te Migjenit, lypsaret, seksere, njerez qe ankohen tek njerez qe edhe ata ankohen tek te tjeret çdo çast. A sheh ndryshe? Nuk e di. Ndaj kete leter po ta dergoj ty, veçmas te tjereve. Sepse po ta lexonte dikush tjeter nuk do te pajtohej asfare me kendveshtrimin tim. Dikush tjeter e sheh boten plot ajer te paster, me ngjyra dhe plote drite. Ti e di, me njeh me shume se te tjeret. Une nuk jam kurrsesi kundra kusureve qe i bjen njeriut nga Zoti. Fatkeqesive, epidemive, termeteve, semundjeve te pasherueshme.

Jo, apsolutisht jo.

Te gjitha i kam pranuar, ashtu si qeni pranon kocken e dhene nga nje njeri i zakonshem ne rruge. Une nuk jam dakort me padrejtesite qe i behen njeriut nga njeriu. Kjo eshte e pafalshme, pasi ngaqe ka filluar te ndodhe shpesh, ka ndertuar edhe kulturen nga ku nje pjese e mire mbijetojne.

Por ne jemi njerez, si ne te gjithe boten e jetueshme ne ditet e sotme, dhe ca gjera e ndrydhin njeriun aq sa ai nuk duron dot. Por ti do te jetosh, per kete jam i sigurte. Une mbase nuk ja dola dot, por te pakten do te keshilloja t'a falesh çdokend, dhe po munde jepi nje kafshate buke, sikur edhe nje qeni. E ke vene re se sa jane shtuar turmat e qenve. Sebepi,medemek jane buçja qe i shkojne pas. Jo,nuk eshte e vertet. Ata jane te dobesuar dhe te uritur per ushqim. Tamam si njerzit e botes ku do te jetosh edhe ti me pas. Fill tani jam duke te imagjinuar se si do te qeshesh kur te lexosh kete leter, sepse asnjehere nuk ke besuar. Edhe atehere kur kane ndodhur gjera me te trishta, t'i mezi i ke kaperdire.

I ke vene re, turma artistesh, narkomane, studente, pilote, infermiere, liber-lidhesa, ateiste qe vrapojne per diku, por askush nuk mberrin kurrkund ne fund. Une nuk ushqej me iluzione.Te gjitha lulet qe çelin do te thahen, e serishmi do te çelin per ty vyshkur prapd. Ja degjoje poezine time per ty.

Ka njerez qe kane shoke

Ka njerez qe kane miq

Ka njerez qe kane nene

 

Fatlumi une

Qe kam lulet

Arome, per shpirtin tend.

 

Nuk e di a te pelqen apo jo, por mua aroma me mbush, paçka kush e prodhon. Tani pranvera eshte ne kulmin e saj, njerzit vishen me te shkurtra nga dielli i nxehte. Dimri iku, dhe i mori me vehte te gjithe brengat,si nje i vdekur qe historine e tij e mbyll me dy lopata dhe. C'te te them tjeter. Do te te them nje poezi tjeter. Eshte e bukur. Poezi turke. Po ta them, lexoje....

 

Me i bukuri i deteve tane

Eshte deti ku ende nuk kemi lundruar

Me i bukuri i femijeve tane

Ende nuk ka lindur

Me te bukurat e diteve tona

Ende nuk i kemi jetuar

Dhe gjene me te bukur qe dua te te them

Ende nuk t'a kam thene.

 

He te pelqen ?... Njeriu here-here eshte i lumtur per lumturine e te tjereve, dhe ne heshtje, i perulur i nenshtrohet fatit, ose forces per t'u perballur me jeten. Por ne jemi njerez, dhe shpesh'here nuk e kuptojme kur duhet ate çka jemi te afte te prodhojme. Kemi vecse nje refren te perjetshem. Te vdesim. Por ti duhet te jetosh me doemos. Kjo nuk eshte nje deshire e imja, eshte urdher. Te jetosh per te zhdukur plaget e zemres sime. Une nuk dita kurre te dua nje pjese, por gjithnje kisha etjen te doja te gjithen. Me sa duket ky gabim me kushtoi shtrenjte. Njeriu duhet te marre ate çka i takon. Nuk i lejohet te zaptoj gjithçka. Nejse. Tani eshte vone. Per ty,si gjithnje une dua me te miren. Kaq mund te m'a pranosh. Ne jemi njerez, dhe si te tille ndodh qe edhe falim. Une per shembull te kam falur ty,te pakten nje milion here.Ty vetem nje here te duhet te provosh te falesh. Me beso.Eshte fare e lehte. Si nje puçer adoleshentesh qe shtrydhet vet, pa e prekur.

 

Ah... per pak harrova. Ne mbremje do gatuaj lule-laker. Do t'i jap nje vale, pastaj do t'i skuq me veze dhe pak miell. Kane nje shije prej parajse. Do te mbush nje kanister dhe do t'i shijoj ngadale-ngadale. Pastaj do ndez nje cigare, dhe do te shtyp filtrin per te pare germen e ''fatit'' tim. Keto letrat e lamtumires sado t'i zvogelosh,zgjaten vetvetiu. Jane si guret e kalase, qe vihen prej themeli njeri pas tjetrit.

 

Lamtumire....

2 Komente

Gjynah qe nje shkrim kaq i bukur eshte poaq mosperfilles ndaj rregullave te drejtshkrimit.Ndryshe kur bejme nje koment tek peshku,e shume ndryshe kur bejme letersi.

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).