Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë, ka reaguar ndaj deklaratës së kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, i para pak ditësh i bëri të qartë Shkupit zyrtar se nuk do të ketë anëtarësim në NATO pa zbatuar marrëveshjen e Ohrit.

Bllokadat, kërcënimet për bllokada dhe pretekstet, nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk ndihmojnë në paqen dhe stabilitetin e rajonit, – thuhet në njoftimin e MPJ-së maqedonase.

“Qëllimi strategjik i Republikës së Maqedonisë është që të integrohet në BE dhe në NATO. Kjo është në interes të të gjithë qytetarëve të Maqedonisë, për një të ardhme më të mirë, zhvillim ekonomik, paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon, – vazhdon njoftimi. – Bashkëjetesa multietnike dhe respektimi i diversitetit kulturor, etnik, fetar dhe të drejtat e njeriut janë themeli i shoqërisë së Maqedonisë dhe rregullimit kushtetues. Të gjithë ne së bashku jemi të bashkuar për një të ardhme evropiane të Republikës së Maqedonisë. Nevojitet bashkëpunim i sinqertë dhe mbështetje e qartë nga fqinjët tanë dhe partnerët ndërkombëtarë. Të gjitha bllokadat, kërcënimet me bllokada dhe deklaratat për ofrimin e preteksteve kundër anëtarësimit tonë, nuk janë në frymën e vlerave evropiane dhe nuk kontribuojnë për paqe dhe stabilitet në rajon”.

Reagimi i MPJ-së vjen pas deklaratave të kryeministrit Rama se Shqipëria do ta mbështesë pranimin e Maqedonisë në NATO pasi të zbatohet plotësisht Marrëveshja e Ohrit, që garanton të drejtat e komunitetit shqiptar që jeton atje.

13 Komente

Prit prit se nuk keni pare gje akoma ...

0 problem me fqinjet

Me ne fund doli nje kryeminister qe s'ka frike ta ngreje zerin atehere kur duhet per shqiptaret ne rajon. 

Vdekshaaaa mos qofsha mo mire, politika e madhe e ktijna smiley

me ne fund ka shenja se politika ne shqiperi po i largohet modelit evgjto-lysar  te 20 e ca viteve te fundit.  kosto shume e larte kjo per te kuptuar qe lypsarizmi politik eshte metode e deshtuar.

do te thuash:  njesoj si SYRIZA ?

jo. greqia edhe perpara siriza-s gjihmone ka ndjekur nje politike agresive nacionaliste.  edhe siriza qeveris ne bashkpunim me nje parti tip balli kombetar francez.  qe ta kuptosh edhe ti ,siriza,qe eshte partia me pak nacionaliste ne greqi,ne skenen politike shqiptare mund te krahasohet me vetvendosjen,

ndersa ne shqiperi eshte ndryshe puna. tek ne,te gjitha partite jane teresisht te zhveshura nga kombetarizmi. ajo qe ne konsiderojme si parti nacionaliste ne shqiperi,ne greqi  esht ndonje parti ekologjike.

po, e di qe syriza bashkqeveris me nje parti qe eshte fort e djathte. Më eshte dhene te shoh nje interviste te shkurter te Ministrit te jashtem grek ne TV francez. Pyetjes se gazetarit se pse siriza beri aleance me ate parti (e cila, nese nuk gabohem, ka postin e ministrit te mbrojtjes), i intervistuari ju pergjigj troç dhe pa dredha: na mungonte 1 mandat per te matur shumicen,  plus qe nuk deshem te benim aleance me partite e tjera te majta, sepse do fillonin te na vinin kushte ne programin tone, sidomos per programin ekonomik

Po, jam dakort qe, nder shqiptarë, e vetmja homologe e sirizes nder mund te ishte vetvendosja. Por meqe ti the vete se me ne fund, edhe ne politiken e jashtme shqiptare diçka po leviz, une reagova dhe thashe : njesoj si siriza. Por me kete, nuk po doja te thoja se PS e shqiperise eshte si siriza e Greqise. Per kete nuk kam asnje iluzion. Por thjesht ne planin qe, ashtu sikurse siriza po i largohet politikes se nenshtrimit te greqise ndaj BE, edhe shqiperia, ndofta, po i largohet atij qe ti e quan model evgjito-lypsqar..

PS-ja nuk eshte njesoj si Syriza, por me deklaratat idiote dhe pa lidhje me realitetin po i afrohen goxha, ka mundesi dhe ta arrijne

Kjo gjë është kërkuar nga shqiptarët në FYROM që kur Shqipëria u bë pjesë e NATO-s, por qeveritë e asaj kohë as e çanin kokën për ato që ndodhte në FYROM. 
Më në fund një qeveri po provon të bëjë punët e prapambetura. Më mirë vonë se kurrë....

   Qysh sa ndodhi ngjarja ne Kumanove mendova se ishte nje skenar ruso- sllav!  Ruset nuk e fshen doren.Dolen hapur fare  dhe sfiduan perendimin, Ameriken,  me mbeshtetjen qe i dhane banditit qe udheheq krijesen artificiale FYROM ! 

    Eshte per te ardhur keq  qe disa djem shqiptare rane ne gracken e agjenturave ruso - serbe ...! 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).