Kompania kanadeze e shtrytëzimit të hidrokarbureve në Marinzë ka publikuar raportin për ndotjen mjedisore bazuar në të dhënat e laboratorëve të pavarur, brenda dhe jashtë vendit. Sipas konkluzioneve të raportit, uji, toka dhe ajri në Marinzë janë në të njëjtat paramemtra si para çlirimit të gazit.

Bankers Petrolium”, kompania kanadeze që operon në zonën e Marinzës ka publikuar një raport nga laboratorë të pavarur brenda dhe jashtë vendit mbi ndotjen mjedisore të zonës pas çlirimit të gazet nga dy puse më 1 prill. Sipas të dhënave të publikuar nga “Bankers” konkluzioni vjen pas analizimit të mostrave përpara dhe pas çlirimit të gazit në Marinzë, ndërkohë që aktualisht kompania është fokusuar te koordinimi i punës me zyrtarët lokalë për të rehabilituar zonën. Gjithashtu është marrë një vlerësim teknik të praktikave të shpimit për të siguruar që s’do ketë më çlirime gazi.

“Cilësia e ajrit në zonë është e sigurt dhe mbetet e pandryshuar nga ajo para shpërthimit të puseve më 1 prill” thuhet në deklaratën e kompanisë kanadeze të naftës.

Edhe mostrat e marra nga toka në zonën përreth pusit nuk kishin përmbajtje të lartë të hidrokarbureve dhe ishin brenda niveleve ndërkombëtare të pranuara.

“Gjithashtu toka nuk kishte as kontaminim të rëndësishëm me metale”, njofton “Bankers Petrolium”.

Në lidhje me cilësinë e ujit është e njëjtë si në periudhën para prillit, nuk kanë shtim të prezencës së hidrokarbureve, ndonëse historikisht ka pasur prezencë të lartë përmbajtje bionike dhe biologjike si pasojë e aktivitetit njerëzor dhe bujqësor. Kompania kanadeze sqaron se janë në kontakt të vazhdueshëm me komunitetin e Marinzës, duke shtuar se zona nuk përbën rrezik për njerëzit apo bagëtitë dhe nuk është e prekur nga çlirimi i gazit.

12 Komente

shikon ti cdo gje normale, garanci centopercento nga Bankers Petrolium por edhe nga laboratoret e pavarura.  asgje spaska ndodhur ne Marinez!

kot si pranuam ato armet kimike!!

He mo c'beri 7% a 8%, rendesi ka puna te benet. Keto laboratoret e pavarur armet kimike do t'i kishin nxjerre thjesht kos i prishur. smiley

Buono per l'Albania. Keshtu i thone? Ndoshta varet dhe nga marka e sapunit. Si dhe nese perdoret per te lare duart apo ne vend te djathit. Kjo ndoshta kerkon dizertacion Ph.D. me vete.

Jo jo, tutto il mondo 'e paese (lexo se kam nje koment poshte), por rendesi ka te mos besh kot heroin a viktimen, dmth mos shkosh per dhjame qeni.  

nuk jane e njejta gje. thone qe cdo krahasim calon, po ky s'ka kembe fare, uo Belul. smiley

hej, nuk ndreqet nje gje meqe flitet gjithnje per te. eh, sa kollaj do ishte ashtu. smiley

jo jo, nuk ishte krahasim ky.. ishte, le te themi, ironi e holle/trashe..smiley  ja keshtu behen, apo ''mbyllen'' keto lloj punesh ne Albanie.. eshte dicka shume normale, askush nuk merr apo mban pergjegjesi, sidomos kur jane te huaj..

 

 

ironi me idealin tone!

shiko, e vecanta e helmeve siriane ishte jo aq lloji i helmit, se sa strukturat e perfshira ne ate mesele. garantet. interesat. 

ne te nuk kishte lapangjoze e private qe shikojne te nxjerrin dhjame edhe nga pleshti. nuk ishte as si puna e plehrave qe donin te hidhnin ne Vlore (aty ishte e drejte protesta, qe c'ke me ate pune).

edhe nje te fundit: nuk ka asnje arsye te besohet qe njera pale shqiptaresh (ku futem une) jemi me pak te ndjeshem ndaj mjedist se pala tjeter (ku futesh ti).

dakord. mesa kam kuptuar argumenti jot pro zberthimit te armeve kimike ne Shqiperi eshte:  ''garancia dhe serioziteti i shtetit amerikan, te cilet ne fakt merrnin gjithcka persiper, (vetem   ''vendi''  u duhej per kete pune), ndersa shqiptaret nuk do ngaterroheshin fare'',  apo jo?

po mire, nese i shikojme edhe njeher ngjarjet  kronologjikisht nga fillimi,  duket se amerikanet vete ishin te papergatitur per menaxhimin e  ''armeve kimike''  te Sirise..  une kam pershtypjen se ata ishin fokusuar ne presionin diplomatik ndaj Sirise per dorezimin e armeve dhe mesa duket nuk e prisnin qe Siria do ti dorezonte kaq shpejt ato...  nga ky moment filluan edhe teleshet e amerikanve se cfare do te benin me to, ku do ti shkaterronin..  pra na duall qe Amerika nuk kish kurrefare plani: cfare next me armet? aq me teper plan B,C etj..  kjo pra nuk defton aspak seriozitet!

me pas, kur u ''ngecen armet ne dore'',   filluan te mendonin se ku do ti shkaterronin keto arme,  dhe permenden nje sere vendesh sipas tyre te pershtashme, (Shqiperia natyrisht nuk  ekzistonte ne kete liste vendesh)  prape paten problem sepse asnje nga keto vende nuk pranoi ti merrte armet kimike te Sirise. (ketu na lind pyetja perse keto vende nuk i pranuan armet kimike?!)    pastaj dihet, menduan Shqiperine.. por ama Shqiperine e menduan nga halli, nga urgjenca. 

prandaj thashe me siper: amerikanet nuk ishin aspak serioze, per nje pune kaq serioze!  prandaj  shqiptaret  (edhe une qe jam proamerikan)  ishin me te drejte dyshues e mosbesues ndaj planit te tyre per shkaterrimin e ketyre armeve ne Shqiperi.

eh, jo, keto sinopset e bera keshtu nuk i treks dot un, o Belul. smiley

mbase nga kjo vjen edhe mosperputhja ne mendime. une di nje gje me siguri, qe te tilla zberthime jane bere edhe me pare, Shqiperia nuk do ishte nje here e pare, di edhe qe jane bere me sukses. edhe pse po t'i biesh guglles si turku sumes, do gjesh katastrofa ekologjike, nga amerikanet, NATO, biles rrezik gjen edhe nga suedezet... po kjo eshte njesoj sikur te mos besh operacione zemre meqe ka patur raste kur i operuari ka vdekur gjate operacionit. me gugell edhe kte me siguri e gjen. jane ezhderha keta motoret e kerkimit smiley

per kto pune ka protokolle, ka procedure fikse. 

plus, se po e perseris deri ne merzi, une nuk them se duheshin zberthyer tek ne me se s'ben. them se histeria kolektive qe shpertheu nuk tregon asgje te mire, pervec nje fare revolte ndaj manaxhimit te dobet nga qeveria, por kjo s'do me thene asgje perseri nese u be mire apo keq. per te ditur kete duhet nje fjale e dijes, nuk duhen nerva rruge, as kembengulje avdalle ne virtualitet.

une besoj qe u be gabim. une besoj (nisur nga nje intuite e pervojes dhe te njohjes qe kam per fushen qe flasim), une nuk e di. eshte detyre e qeverise qe te sjelle ne tavoline ekspertizen qe ne ta dime, e te mos valevisim flamuret e opinionit, sic e kemi zanane. dhe qevria kete nuk e ben. c'pret, qeveri shqiptare hesapi. qeveria duhet te paguante specialiste qe te benin nje raport per gjene, edhe te dilej me konluzion qe u be mire, apo keq, cili ishte risku dhe humbja. Pas faktit. Kur u vendos qe NUK do behej. Se prandaj eshte qeveri. Qe edhe ky muhabet qe po bejme ne tani, te ish i panevojshem. Qe te flase truri, dhe jo stomaku.

"Toke, det, ajer!!

Brenda standartit. Kete thone dhe ne Napoli kur eksportojne pamporrat me mozzarella.

Hani, hani pizza!

Belul, keta qenkan lule, dmth paskerkan bere ca matje (po qelloi kishin rene baterite e aparatit). Po ne US, qe garantonin me koken e kalamojve te Obames per helmet, ka ca zona goxha te medha, ku i kane rene me shkurt, s'bejne matje fare, per te qene rehat fare dmth. Do thuac ti po hundeve si ua bejne, ja ashtu, e ca s'hoqi robi i shkrete. 

Për të komentuar tek Peshku pa ujë, ju duhet të identifikoheni ose të regjistroheni (regjistrimi është falas).